• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Maqedonia në pritje të qeverisë së re

May 6, 2017 by dgreca

Kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, njoftoi presidentin e vendit mbi formimin e shumicës së re parlamentare dhe plotësimin e të gjitha kushteve për mandatimin e Zoran Zaevit për kryeministër.1 Talat Xhaferri

Nga Fatos Musliu/Kryeparlamentari Talat Xhaferi theksoi, se thirrja e seancës së radhës të Parlamentit varet nga mbërritja e propozim-programit dhe propozimit për përbërjen e Qeverisë së re. Ai ka thënë se kjo do të kryhet në një afat prej 15 ditëve. “Presidenti Ivanov ka obligim që në një afat prej 10 ditësh të reflektojë dhe të japë mandat. Nëse ai nuk jep mandat, në mënyrë hipotetike tani Parlamenti ka të drejtë ekskluzive për çështje të vendosjes së zgjedhjes të qeverisë së ardhëshme dhe në këtë kontekst kompetenca e Parlamentit dhe kryetarit të parlamentit nuk varet nga asnjë institucion tjetër”, shprehet kryetari i parlamentit Talat Xhaferi.

Zaev: Çdo pengim i transferimit të pushtetit do të ndëshkohet

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, beson se presidenti kësaj radhe nuk do ta shkelë Kushtetutën dhe do t’i japë atij mandatin për formimin e qeverisë së re. Ai hodhi poshtë pretendimet e kreut të shtetit se shumica e re parlamentare rrezikon të ardhmen e vendit. “Jam i gatshëm që të vizitoj presidentin Ivanov. Do t’i ftojmë edhe partnerët e koalicionit nëse duan të na bashkohen dhe me Ivanovin të bisedojmë për karakterin unitar të shtetit, NATO-n, BE-në, multietnicitetin, pra për të gjitha ato çështje që brengosin Ivanovin. E gjitha kjo do të ishte në funksion që sa më parë të marrim mandatin dhe të formojmë kabinetin e ri qeveritar”, ka deklaruar Zaev.Kreu i LSDM-së.

Mazedonien Skopje Parlemant Abstimmung (picture-alliance/abaca/B. Ademi)

Ai beson se deri në fund të muajit mund të formohet qeveria e re, por gjithçka varet nga Ivanovi nëse do t’i japë mandatin. LSDM vlerëson se nevojitet pjekuri nga të gjitha subjektet politike, institucionet, të punësuarit dhe individët, sipas obligimeve ligjore, përgjegjësisë personale dhe në pajtim me interesat shtetërore, të mundësohet formimi i qeverisë së re. “Çdo pengim i transferimitt të pushtetit dhe çdo veprim joligjor është ndëshkues sipas ligjeve ekzistuese”, ka deklaruar Zoran Zaev kryetar i LSDM-së.

Reagimi i presidentit

Nga kabineti i presidentit konfirmojnë marrjen e letrës, përmes së cilës konfirmohet shumica parlamentare dhe zgjedhja e kryetarit të ri të Parlamentit. “Kabineti i kryetarit të shtetit konfirmon se ka arritur letër nga parlamenti. Presidenti Gjorgje Ivanov do të veprojë konform kushtetutës dhe praktikës së vendosur”, thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit të Maqedonisë.

Kushtetuta ia garanton mandatin shumicës parlamentare

Profesori universitar, Vllado Popovski vlerëson se presidenti tani më është i obliguar t’ia jep mandatin Zaevit, sepse janë mbushur të gjitha kushtet. Kushtetuta ështëe qartë në këtë aspekt dhe nuk parasheh obligime tjera të caktuara per presidentin, përpos se është i detyruar që në afat prej 10 ditësh të ndajë mandatin.

“Çdo hap tjetër i presidentit do të ishte mosrespektim i Kushtetutës. Ne kemi edhe zyrtarisht një deklaratë nga kabineti i presidentit, se ai do ta respektojë Kushtetutën”, thotë Popovski.

Kryeparlamentari i ri Talat Xhaferi vetëm njofton presidentin e shtetit se është siguruar shumica parlamentare, ky është hapi i parë për të lëvizur procesin, më pas përgjegjësia për dhënien ose jo të mandatit, i mbetet presidentit, vlerëson eksperti i çështjeve juridike Osman Kadiu .

Mazedonien Jubel Wahlen Zoran Zaev (picture-alliance/dpa/V. Xhemaj)

“Me njoftimin duhet të ceken jo të kërkojë nga kryetari besimin e mandatit, kryetari i parlamentit nuk mund të obligojë kryetarin e shtetit, ai e njofton vetëm për dy çështje: është zgjedhur kryetari i parlamentit dhe dy- se është siguruar shumica parlamentare. Më tutje vetë kryetari i shtetit e di se ç’ duhet të bërë. Atë që duhet të bëj kryetari i shtetit e obligon kushtetuta. Kushtetuta thotë, se me plotësimin e kushteve kryetari i shtetit detyrohet ta besojë mandatin përfaqësuesit të koalicionit, i cili ka fituar shumicën parlamentare”, shprehet profesori Osman Kadriu.

Analisti politik Jove Kekenovski vlerëson se VMRO-DPMNE është detyruar të shkojë në opozitë për shkak të presionit të fuqishëm ndërkombëtar, ndonëse nuk beson se Gruevski do të largohet nga drejtimi i partisë. Kekenovski thotë se Gruevski partinë e shfrytëzon si mburojë për të mos iu përgjigjur drejtësisë për akuzat që janë ngritur ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij për përfshirje në vepra kriminale.

“Unë jam më shumë se i sigurt se Gruevski tani po edhe gjatë periudhës së ardhshme do të luaj me kartën nacionaliste që partia, përkatësisht anëtarësia e VMRO-DPMNE-së, edhe më tej t’i shërbejë si “mish për top” që ai të mund të shpëtojë nga veprat e shumta kriminale, për të cilat hetohet dhe ndiqet nga Prokuroria Speciale Publike”, vlerëson Kekenovski.

Filed Under: Analiza Tagged With: Maqedonia në pritje, Talat Xhaferri, të qeverisë së re

Talat Xhaferi merr kabinetin e kryeparlamentarit të Maqedonisë

May 3, 2017 by dgreca

*Kryetari i ri i Kuvendit është njohur edhe nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, të cilët presin formimin e shpejtë të qeverisë së re./

Xhaferi TelatNe Foto: Talat Xhaferi merr kabinetin e kryeparlamentarit të Maqedonisë/Kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i është dorëzuar kabineti nga paraardhësi i tij, Trajko Veljanovski përkundër kundërshtimeve nga ana e tij që këtë ta bënte pas zgjedhjes së Xhaferit për kryeparlamentar të enjten e kaluar nga shumica e re parlamentare.

Madje deputetët e VMRO DPMNE-së të martën kishin hyrë të gjitha në kabinetin e kryetarit të Kuvendit për të manifestuar unitet në vendimin e tyre për të mos hequr dorë nga mos-njohja e Xhaferit.“Akti i pranim-dorëzimit të detyrës u realizua në procedurë normale në bazë të parimeve të parlamentarizmit”, thuhet në komunikatën e parë për media nga kabineti i Xhaferi.Pas largimit të Veljanovskit i cili kryesonte për gati një muaj mbledhjen konstitutive të Kuvendit, shërbimet e Kuvendit tanimë kanë nisur procedurën e zyrtarizmit të Talat Xhaferit në gazetën zyrtare për të rrumbullakësuar procesin e emërimit tij për kryetar të Kuvendit.“Duhet të ketë një akt juridik, vendim se kryetari i ri është zgjedhur. . Këtë duhet shërbimet e Kuvendit ta bëjnë. Vendimi duhet të shpallet në gazetën zyrtare dhe me këtë kompletohet e gjithë procedura. Nëse procedura është e rregullt me dokumentacion të kompletuar, patjetër që duhet të shpallet”, thotë ish kryetari i Kuvendit Stojan Andov.Pas këtij akti pritet që Xhaferi të njoftojë presidentin Gjorge Ivanov se në Kuvendin e Maqedonisë ka shumicë parlamentare dhe se mandati për kryeministër duhet ti ndahet liderit social-demokrat, Zoran Zaev.Nga shumica parlamentare presin që presidenti Gjorge Ivanov të mos pengojë më dhënien e mandatit liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili ka hartuar edhe programin qeveritar si garanci se nuk do të ketë ndarje të shtetit, apo prishje të karakterit unitar siç pretendonte Ivanov, por edhe VMRO-ja e Nikolla Gruevski.Osman Kadriu, profesor i së drejtës kushtetuese beson se presidenti Ivanov do të respektojë Kushtetutën në dhënien e mandatit, por gjithashtu nuk përjashton edhe pengesat.“Ai duhet të veprojë sipas Kushtetutës dhe vlerësoj se vizitat e fundit të zyrtarëve të lartë nga jashtë, e në veçanti e diplomatit amerikan Hoyt Bryan Yee do të kenë ndikim që ai të ndryshoj mendimin dhe t’ia jep mandatin liderit Social-Demokrat Zoran Zaev. Nëse këtë nuk e bënë dhe e shkel Kushtetutën siç ka bërë deri më tani, atëherë shumicës së re nuk i mbetet asgjë tjetër pos të veprojë si deri më tani apo si në rastin e kryetarit të Kuvendit, të formojë edhe qeverinë e re”, thotë Kadriu.Nga ana tjetër, Talat Xhaferi takimin e parë si kryer Kuvendi e ka realizuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar.“Bashkimi Evropian është i gatshëm të punojë me kryetarin Xhaferi për zbatimin e reformave të nevojshme për integrimin euroatlantik të Maqedonisë”, ka shkruar ambasadori Zhbogar në Twitter pas takimit me kryeparlamentarin e ri të Maqedonisë.Zgjedhja e Talat Xhaferi për kryetar Kuvendi është njohur edhe nga Britania e Madhe e cila kërkon formimin edhe të qeverisë së re nga LSDM-ja dhe partitë shqiptare.“Mbretëria e Bashkuar mbështet vendimin demokratik të shumicës së deputetëve të Maqedonisë për ta përzgjedhur Talat Xhaferin si Kryeparlamentar. Ne do të bashkëpunojmë me të. I bëjmë thirrje të gjithë individëve, institucioneve dhe partive që të mundësojnë transferim të pa dhunë dhe pa pengesa të qeverisë. Sa më shpejtë që të formohet ajo, aq më shpejtë do të mund të vazhdohet me implementimin e reformave urgjente nga të cilat do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

Kryetari i ri i Kuvendit është njohur edhe nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, të cilët presin formimin e shpejtë të qeverisë së re.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: merr Kabinetin, Talat Xhaferri

Talat Xhaferi pritet t’i dërgojë letër Ivanovit për mandatin qeveritar

May 2, 2017 by dgreca

Deputetë të VMRO-DPMNE-së bllokojnë zyrën e Talat Xhaferit/

Xhaferi Telat

Ne Foto:Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi/Kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, pritet që t`i dërgojë letër zyrtare presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, me të cilën do të t’i kërkohet që t’i dorëzojë Zoran Zaevit mandatin për formimit e qeverisë së re.

Situata duket se është komplikuar pasi organet kuvendore akoma nuk janë vënë nën kontroll të kryetarittë parlamentit Xhaferi, po akoma janë në duart e kryesuesit të seancës konstituive, Trajko Veljanovski .

“Sot në Kuvend deputetët e shumicës parlamentare bashkë me Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi janë duke kryer obligimet e tyre administrative të punës. Në mënyrë që Kuvendi të rivihet në funksion, z. Xhaferi, në atmosferë normale pune dha udhëzimet e nevojshme administrative“, ka shkruar në faqen e tij në facebook deputeti, Artan Grubi.

Gazetarët nuk kanë pasur qasje tek kabineti i kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, ndërkohë që deputeti i VMRO DPMNE-së Antonio Milloshovski në rrjetin e tij social facebook, ka publikuar një fotografi ku duket se si po qëndrojnë deputetët e kësaj partie në kabinetin e Trajko Veljanovskit.

Deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Miloshovski publikoi në facebook një fotografi te deputetëve të Partisë në zyrën e kryesuesit Veljanovski

Deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Miloshovski publikoi në facebook një fotografi te deputetëve të Partisë në zyrën e kryesuesit Veljanovski.

Ai ka shkruar se çdo deputet ka mandat dhe obligim që të respektojë rregulloren e punës së Parlamentit, ligjet dhe kushtetutën e Maqedonisë.

“Kundër dy deputetëve Ferit Muhiq dhe Goran Misovski, të cilët vepruan në kundërshtim me rregulloren e punës, nxitën dhunë politike, do të ngremë padi penale në organet përkatëse.

Maqedonisë tani nuk i duhet kryetar jo-legjitim i cili mund të shkaktojë dëme dhe pasoja të pariparueshme. Platforma e Tiranës nuk është më e rëndësishme se rregullorja e Kuvendit, ligjet dhe Kushtetuta ”, ka shkruar në rrjetin social deputeti i VMRO DPMNE-së Antonio Milloshovski

Nga ana tjetër VMRO DPMNE e cila drejtohet nga ish kryeministri Nikolla Gruevski edhe sot përmes një komunikate me shkrim ka theksuar se zgjedhja e Talat Xhaferit është bërë në kundërshtim me rregulloren e punës së Parlamentit të Republikës së Maqedonisë.

Njohësit e çështjeve juridike për Radion Evropa e Lirë thonë se kryesuesi i seancës konstitutive duhet t`ia dorëzojë zyrën kryeparlamentarit të ri, Talat Xhaferit, në të kundërtën do të pasojnë padi penale ndaj tij për pengim në kryerjen e detyrës zyrtare.Kortezi: RFL- Zërijeta Hajro Jajaga/

***

Deputetë të VMRO-DPMNE-së bllokojnë zyrën e Talat Xhaferit/

Deputetë të partisë VMRO-DPMNE e kanë zënë zyrën e kryetarit të parlamentit dhe nuk ia lirojnë atë kreut të sapozgjedhur, Talat Xhaferi. VMRO-ja thotë se zoti Xhaferi nuk u zgjodh në mënyrë të ligjshme. Por, ndryshe mendojnë ekspertët ligjorë në Maqedoni. Ndërkaq, Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se po pret që vendimi për zgjedhjen e Xhaferit në krye të parlamentit të dalë në fletoren zyrtare.Ish-kryetari dhe kryesuesi i seancës konstituive pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit, Trajko Veljanovski nuk ia dorëzon zyrën kryetarit të zgjedhur më 27 prill, Talat Xhaferit dhe kjo situatë duket se çon edhe më tej drejt thellimit të krizës. Madje një grup ligjvënësish të partisë VMRO-DPMNE në krye me Nikolla Gruevskin, ish–kryeministër, janë futur në zyrë, e kanë bllokuar kabinetin dhe nuk kanë lejuar zotin Xhaferi të hyjë. Ky i fundit nuk është prononcuar mbi këto zhvillime, ndërsa përfaqësuesit e VMRO-së nuk kanë lejuar as qasjen e medias.

Ekspertët ligjorë, siç është profesori Mersim Maksuti vlerësojnë se kryetari i ri i parlamentit duhet të marrë të gjitha detyrat që i takojnë me ligj:“Të gjitha ingerencat kalojnë tek kryetari i ri, Talat Xhaferi, duke përfshirë edhe ]ështjen e sigurimit të tij personal dhe të gjitha të drejtat që i gëzon si kryetar i parlamentit të këtij vendi”, thotë z. Maksuti.

VMRO-DPMNE nuk e njeh legjitimitetin e Talat Xhaferit duke u përpjekjur për ta vënë në dyshim mënyrën e zgjedhjes së tij.

Në lidhje me zërat se partia apo subjekte të afërta me VMRO-në të mund ta kontestojnë zgjedhjen e zotit Xhaferi përmes një nisme në Gjykatën Kushtetuese, analisti Maksuti është i bindur se vendimi i fundit i parlamentit nuk mund pengohet:

“Gjykata Kushtetuese edhepse ka të drejtë të vlerësojë kushtetutshmërinë e akteve juridike, pra edhe të veprimeve politike, në rastin konkret, zgjedhja e kryetarit të parlamentit është krejtësisht legjitime dhe në asnjë moment Gjykata Kushtetuese nuk mund ta kontestojë tashmë vendimin e ri të parlamentit të Maqedonisë, i cili me shumicë votash zgjodhi kryetarin e ri, z. Talat Xhaferin”, thotë eksperti ligjor Mersim Maksuti.

Maksuti thotë se hapi i ardhshëm që i takon Xhaferit ta bëjë, është që ta njoftojë me shkrim presidentin e vendit Gjorgje Ivanov për shumicën ekzistuese në parlament dhe t’i kërkojë atij që ta japë mandatin për formimin e qeverisë.

Në këtë kuadër, kreu i parlamentit Xhaferi ka paralajmëruar se do t’i lejojë një afat prej dhjetë ditësh presidentit lidhur me mandatin, në të kundërt parlamenti do të vepronte përmes alternativave që i mundësojnë ligjet dhe kushtetuta e vendit.

Nga ana tjetër, edhepse gjatë takimeve të së hënës të zyrtarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, u duk se qëndrimet, sidomos të presidentit Ivanov të ishin zbutur, për sa i përket formimit të qeverisë, mbështetësit e VMRO-së nuk heqin dorë nga protestat përpara parlamentit. Ata kanë njoftuar për vazhdimin e protestave të marten në mbrëje, ndërkohë që një pjesë e protestuesve të dhunshëm të cilët sulmuan deputetët më 27 prill i kërkojnë presidentit të vendit që të shpallë amnisiti për të akuzuarit. Edhe VMRO-DPMNE bën thirrje për ndalimin e arrestimeve duke i quajtur të pafajshëm ata që u përfshinë në sulmet e dhunshme kundër ligjvënësve të Lidhjes Social Demokrate dhe Ziadin Selës të Aleancës për Shqiptarët dhe duke i cilësuar këta të fundit si provokues dhe nxitës të skenarëve të dhunshëm.(VOA)

 

Filed Under: Analiza Tagged With: leter Ivanovit, mandati qeveritar, Talat Xhaferri

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT