• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ministria mjerane e Kulturës dhe ngjashmëritë mes Mirela Kumbaros e talibanëve të Afganistanit

February 22, 2015 by dgreca

Nga Kolec TRABOINI/
Mrela Kumbaro, që i ka ngecur në derë kulturës shqiptare, shkul në mënyrë aventuroze pllakën përkujti- more të Kinostudios dhe vë veton duke refuzuar botimin e Antologjisë për Jetimët, ndërkohë që jep para për fan- tazmagorira si“TullaTV Online”apo për kompaninë private të Henri Çilit pa harruar televizionin satelit të qeverisë, Top-Channel, dhe pse jo, shtëpisë botuese të deputetit socialist. Mos vallë është i nxituar ky cilësim që i bëjmë ministres së Kulturës, Mirela Kumba- ro? Nuk besoj.Të gjithë e dinë se me të ardhur në pushtet talibanët hodhën në erë me dinamit skulpturat monumen- tale budiste mijëravjeçare të gdhendura në shkëmb, duke sfiduar kështu kul- turën e mbarë njerëzimit. Po çka të ng- jashëm mes ministres sonë të Kulturës, Mirela Kumbaro dhe talibanëve të Af- ganistanit, mund të pyesë me të drejtë lexuesi që nuk e di çfarë bëhet në çifli- gun personal të kulturës së Mirela Kum- baros. Të paktën në një akt ajo është treguar talibane e vërtetë. Pasi e push- toi ndërtesën e Kinostudios duke e bërë rezidencë të vetën, kjo ministre shkuli brutalisht pllakën përkujtimore që shënonte datën e inagurimit të Kino- studios, duke zhdukur kësisoj çdo gjur- më të kinematografisë shqiptare që ka qenë vërtet krenaria e çdo shqiptari.Tani kjo ndërtesë e hijshme e madhështore mund të konsiderohet thjesht si rezi- denca e Mirela Kumbaros. Edhe shpen- zimet prej qindra mijëra euro për ndërtimin e muzeut të kinematografisë shkuan për dhjamë qeni. Po se mos i nxori nga xhepi i vet ato para zonja ministre? Nga ana tjetër ajo mbase mendon se është harruar fakti se me të ardhur në postin e ministres në koor- dinim me një deputet socialist bënë shitjen e një pjese të truallit të Kinostu- dios për të cilën nuk qe i një mendje, madje kundërshtoi drejtori i Alba Filmit që nuk pranoi të firmoste dhe për këtë refuzim e shkarkuan. Këtë akt të tjetër- simit të pronës së popullit tek një me- dia private në duart e politikës, ne si kineastë e konsiderojmë një akt van- dal. Kështu një pjesë e oborrit të Kino- studios iu kalua televizionit Ora Neës në mënyrë të fshehtë dhe nuk është vështirë të kuptohet se e gjithë kjo u bë që ky televizion të ishte konformist me qeverinë e të lidhej pas qerres së saj. Dhe shenjat po duken. Në këtë rast kjo ministre është treguar një talibane e vërtetë për t’ia patur zili edhe në Kan- dahar. Por nuk është vetëm kjo. Kjo ministre është një shpërdoruese e vler- ave monetare, një njeri që i përdor paratë e popullit për të darovitur të afërm (vëllai i ministres mori dhjetëra milio- na lekë për një shfaqje teatri), po kësh- tu marrin të preferuarit personalë apo edhe institucionet e medias, të cilat i miklon për të qenë manarë të Qeverisë, që askush të mos gjejë një shteg në media për të patur një zë kundërshtues për veprimet arbitrare të ministres tonë të kulturës. Ministria e Kulturës edhe më parë, por edhe tani është një sektor ku fondet shtetërore për zhvillimin e kulturës kombëtare manipulohen në mënyrën më absurde e më spekulative. Ky institucion nuk mbështet sh- krimtarët të cilëve u ka marrë edhe ndërtesën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, në vend të tyre honxho- bonxhot e kulturës kanë zgjedhur një mënyrë origjinale, ta zëmë duke mbështetur programe të tilla si djathi kaçkavall. Se çfarë lidhje kanë djathi kaçkavall me kulturën shqiptare, këtë vetëm ata Ministrisë së Kulturës mund ta dinë. Po këtu dëgjon edhe mrekul- lira të kësaj natyre; mbështesin një pro- gram për historikun e muzikës rrok në Shqipëri. A thua se muzika rrok qen- ka një produkt kulturor autokton sh- qiptar dhe lënë në mjerim shtëpinë e Luigj Gurakuqit, Gjergj Fishtës dhe asaj të Migjenit që nuk i gjendet as nami e as nishani. Po le të shkojmë më tej. Këto ditë u njoftuan projektet e përzgjedhura për mbështetje financia- re në Art & Kulturë nga kjo ministri. Dhe çfarë nuk gjen në këtë përzgjedhje. “Letërsi/televizion” shkruhet emri i një fituesi për mbështetje nga ministria. Po se çfarë është ky program askush nuk e di. Gjen aty mbështetje për shtëpinë botuese familjare të deputetit socialist “Toena”, që në fund të fundit botimin e kanë biznes fitimprurës dhe është ab- surde të financohen bizneset në pro- gramin e kulturës. Shtëpitë botuese u marrin para për botim shkrimtarëve që janë katandisur në pikë të hallit dhe kjo e ministri e quajtur e kulturës në vend t’u japë shkrimtarëve mbështetje për botimet e veprave të tyre, u jep mbështetje financiare botuesve për t’ua shumëfishuar fitimet.Veç një mendje e çartur mund ta bëjë këtë. Gjen aty mbështetje për programe televizive, krejt e kuptueshme kjo me qëllim të miklimit dhe kthimin e tyre në aleatë qeverisës, po gjen aty edhe për festiva- lin“Jaz”meqë më parë kanë financuar për rrokun amerikan. Gjen aty dhe sajime të tilla veç për të marrë para si “Klubi kritikës shqip, Fondacioni Mapo”, pra këto para do t’i marrë Hen- ri Çili, se nuk i mjaftojnë ato që ka marrë me thes nga qeveria e mëparshme. Po ka mbështetje financiare për enigma si “Tullat Tv, media kulturore Online”, kur kësisoj mediash online bëhen me qindra e mijëra pa asnjë shpenzim, sepse bloget elektronike janë falas. Por atyre u duhet sebepi për të rrjepur arkën e shtetit dhe sebepet i gjejnë pa shumë mundim. Rrofsh moj zonja ministre me këto programet e tua. Po e ndrin me kandil e me bishtuk kulturën shqiptare, por edhe qokat i ke në qendër të vë- mendjes. Por një gjë duhet të na e shpjegosh mirë, të bësh transparencë e të japësh pse jo dhe llogari. Si është e mundur që ndërkohë që i jep para Ma- pos së Çilit apo edheTop Channel-it që është televizioni servil i qeverisë, apo më tej shtëpisë botuese “Saras” filiz i Top Channel, në mënyrë arbitrare re- fuzuat mbështetjen e botimit të një an- tologjie për jetimët të propozuar nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptar. Bordi i specialistëve prej 7 anëtarësh të Ministrisë së Kul- turës ishin të gjithë pro dhe asnjë kundër duke miratuar njëzëri projektin e antologjisë për jetimët, ishit ju dhe vetëm ju që vendoset veton dhe me një të fshirë lapsi e rrëzuat këtë botim të veçantë, i pari i këtij lloji në Shqipëri. E rëndë, shumë e rëndë kjo botohej në faqen zyrtare të ministrisë tuaj. Ku ishte problemi, sepse ju as që sollët ndonjë argument kur e fshitë nga lista. Ishte menduar të realizohej një libër antologji në të cilin të përfshi- heshin autorë jetimë, por edhe sh- krimtarë të shquar që kanë shkruar për jetimët e ky libër t’u bëhej dhuratë fëmijëve të kësaj kategorie me me- sazhin se ju mund të ecni në jetë nën shembullin e këtyre shkrimtarëve që kanë pasur fatin tuaj, por me guxim kanë çarë në jetë dhe i kanë plotësuar ëndërrimet e veta. Por ju zonja ministre e kulturës, e mohuat këtë mundësi me arrogancën që ju karakterizon dhe me praktikat absurde që ndiqni duke përkrahur vetëm ata që ju pëlqejnë ju personalisht apo me të cilët keni taraf apo miqësi. Ju ua mohuat fëmijëve atë libër, që do t’u jepej falas, i cili do të ishte një mesazh e stimul moral për t’i nxitur që edhe ata, jetimët, të guxo-nin të futeshin në udhën e artit dhe jemi të bindur që as ju ka vrarë ndërgjegjja fare. Sepse një njeri si ju që i keni ngecur në derë kulturës, nuk mund të ketë ndërgjegje të vrarë, ndaj gjëja më e mirë që mund të bëhej do të ishte që kryeministri i vendit t’ju lar- gonte nga ajo detyrë një orë e më parë, që kultura shqiptare të mos nëpërkëmbet edhe më tej. Aq më tepër zonja ministre, që manifestoni një sjellje si talibane e kulturës, duhet ta dini se njeriu edhe mund të lindë i shëmtuar, por kjo nuk është asgjë për- para asaj se si me sjellje e shëmton vetveten njeriu. Mos kini më guxim, zonja ministre e pseudokulturës, t’i shihni në sy kineastët që ua shkatër- rove krenarinë e tyre, aq më tepër jetimët e Shqipërisë, sepse ju me ak- tin tuaj shprehët një qëndrim shpër- fillës, injorues dhe përbuzës dhe nuk do ta gëzoni respektin e tyre kurrë më.

Filed Under: Kulture Tagged With: e talibanëve, Ministria mjerane e Kulturës dhe ngjashmëritë mes, Mirela Kumbaros, të Afganistanit

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT