• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TAKIME TË DR. BARDH SPAHIA NË SHBA

June 15, 2016 by dgreca

Dr. Bardh Spahia, Shef i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës pranë Partisë Demokratike Shqiptare realizoi takime në Nju Jork, Nju Xhersi dhe Washington./

Ne Foto:Dr.Spahia u takua edhe me kryetarin e bashkisë të qytetit Cliffside Park të shtetit të Nju Xhersit,z.Thomas Calabrese. Në këtë qytet do të hapet një zyrë e Partisë Demokratike Shqiptare./

Dr. Bardh Spahia, Shef i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës pranë Partisë Demokratike Shqiptare gjatë vizitës së tij në SHBA bëri takime me komunitetin shqiptar, por edhe me personalitete amerikane. Një takim interesant ishte ai që Dr. Bardh Spahia realizoi në qytetin Cliffside të Nju Xhersit. Dr.Spahia u takua me kryetarin e bashkisë të qytetit Cliffside Park të shtetit të Nju Xhersit. Në këtë qytet jeton një komunitet i madh shqiptarësh, të cilët i kanë dhënë mbëshetjen e  tyre zotit Thomas Calabreze. Kryebashkiaku Calabrese është banor i hershëm i Cliffside Park. Ai, para  se të merrte postin e Majorit, ka shërbyer në Këshillin Borough Cliffside Park, që nga viti 2001. Ai gëzon mbështeteje të madhe ngase punon shumë për qytetarët dhe ka sjellë shumë programe për komunitetin, veçanërisht për të rinjët. Ai është popullor ndoshta edhe pse ka një karrierë të pasur sportive si lojtar dhe si kapiten, ku në vitin 1979 udhëhoqi ekipin në finale. Ndoshta kjo i ka dhënë popullaritet por edhe angazhim për të sjellë progarme për rininë.Ai banon në Oncrest Terrace me zonjën e tij, Donna, dhe fëmijët e tyre, Nina dhe Thomas.

Kryetari i Bashkisë e priti në zyrën e tij mysafirin nga Shqipëria, duke treguar respekt dhe ngrohtësi. Thomas Calabrese i foli dr. Bardhisë Spahia për mbarëvajtjen e qytezës, për programet dhe projektete e kryera dhe ato të  së ardhmes.

Në këtë takim dr. Spahia u shoqërua nga biznesmeni i njohur dhe aktivisti i palodhur i komunitetit shqiptar  z. Bedri Lita, i cili e njeh mjaft mirë këtë qytet ,pasi jeton prej 20 vitesh në këtë qytet. Gjatë takimit, z. Spahia shprehi dëshirën e hapjes së një zyre të Partisë Demokratike në Amerikë, për përfaqesuesit e kësaj partie. Për këtë projekt është gjetë mirëkuptim. Zoti Bedri Lita i ka ofruar mbështetjen z Spahia. Kështuqë këtë zyrë do t’a mundësojë z.Bedri Lita për të gjithë simpatizantet e Partisë Demokratike, që dëshirojnë të bejnë takime për të kontribuar për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Në fakt  kjo zyrë tanimë është e hapur, dhe pritet shumë shpejt inagurimi i saj.

Një takim interesant i zotit Spahia ishte ai që zhvilloi  në Washington. Dr. Spahia krahas takimeve të tjera në Washington, realizoi edhe një takim të ngrohtë me ish ambasadorin  amerikan në Tiranë z. William Rayerson, i cili mbetet një figurë e dashur dhe e njohur për rolin e tij gjatë viteve më të vështira të ndryshimit të sistemit prej shqiptarëve. Ai ishte ambasadori i parë që i dha mbështetje të  jashtzakonshme triumfit të Demokracisë. Takimi tyre ishte miqësor, duke u nisur dhe nga fakti , që i ndjeri Ali Spahia, i ati i Bardhit me ambsadorin Rayrason gezonin marrdhënie të shkelqyera miqësore asokohe.  Madje ambasadori tha fjalë të ngrohta për të ndjerin Dr. Ali Spahia dhe kontributin e tij në proceset demokratike.

Takim i veçantë ishet edhe që Dr. Bardh Spahia zhvilloi me Senatorin e Shtetit të Nju Jorkut, zotin  Marty Golden, i cili e priti me  dashamirësi të madhe dhe zhvilloi me të një bisedë të ngrohtë. Kur Senatori Golden u njoh me backgraundin e dr.Bardhit, edhe si mjek, po edhe si përfaqësues i një brezi të ri në Politikën Shqiptare, tha se ai e vlerësonte shumë afrimin e këtij brezi. Senatori tha se figura të tilla dinjitoze duhet të bëhen pjesë e partive politike në Shqipëri.

– Një figurë e tillë, dinjitoze dhe teper solide, i duhet nëj Partie Politike, konkretisht dhe Partisë Demokratike, që ju përfaqësoni, pasi njerez me kapacitet e vlera, jo vetem qytetare por dhe intelekti, i duhen skenes politike, tha Senatori.

Senatori  Marty Golden e ka ftuar dr. Spahinë edhe në takime të tjera duke e quajtur një mik të mirë, që shqiptaret por dhe partia e tij, duhet të jetë krenare për z Spahia, që i përfaqëson në menyren më të mirë, siç i ka hije një shqiptari me vlera e vyrtyte.

Një tjetër takim interesant ishte edhe ai që Dr. Bardh Spahia realizoi me bashkombasin z. Mark Gjonaj. Natyrisht që  kurrësesi nuk mund të mungonte një takim me Asambleistin e njohur tashmë për shtetin e Nju Jork-ut, si i pari shqipat në një nivel kaq të lartë, z. Mark Gjonaj. Në një takim miqësor ata ndanë dhe shkëmbyen realitetin por dhe ide mbi të ardhmen e afërt politike.

Takimi e pare dr. Bardh Spahia e pat kryer ne VATER, që në ditën e parë, me 1 Qershor 2016, sapo ai mbërriti në Nju Jork. Kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj, i ka uruar mirëseardhjen dhe e ka njohur me qëndrimet dhe veprimtaritë e Vatrës, veçanërisht për Çështjen Kombëtare. Dr. Buçaj u ndal gjatë në situatën politike shqiptare në trojet Kombëtare, por edhe në qëndrimet e Vatrës për çështjen “Çame” dhe marrdhëniet me fqinjin Jugor, që ende nuk e sheh realisht zgjidhjen e problemit çam, duke pretenduar mosegzistenën e një gjenocidi të dokumentuar, ndërkohë që këmbëngul për ndërtimin e varrezave greke në tokën shqiptare, një kërkesë e padrejtë për një ushtri që ka shkelë tokën shqiptare dhe në vend që t’i tërheqë eshtrat e ushtarëve pushtues(Siç kanë vepruar edhe shtetet e tjerë si Itali, Gjermania etj.), kërkon që t’i kthejë ata në heronjë në tokën shqiptare të pushtuar prej tyre. Problemet me palën kundërshtare të luftës Italo-Greke, diplomacia dhe shteti helen duhet t’i zgjidhë me italianët dhe jo me shqiptarët. Mosnjohja e çështjes çame, apo moslejimi i kthimit të çamëve në shtëpitë dhe pronat e tyre, mbajtja e një Ligji absurd të Luftës me një vend fqinj, që është anëtar aktiv i NATO-s dhe aspiron BE-në, duket më shumë se Paradoks. Traktati i Miqësisë Shqiptaro-Greke, tha dr. Buçaj, nuk i ka zgjidhur problemet e mbetura pezull mes dy vendeve.
Dr. Bardh Spahia falenderoi për pritjen e ngrohtë që i rezervoi Vatra dhe tha se ndjehej shumë mirë që vizitonte këtë Tempull Historik Kombëtar. Ndjehem mirë edhe për faktin, se babai im i ndjerë , Dr. Ali Spahia, ruante respekt e nderim për Vatrën dhe vatranët ( I ndjeri Dr. Ali Spahia, deputet, ish nënkryetar i Partisë Demokratike dhe kryetar i grupit parlamentar të PD-së ndërroi jetë në Pavia(Itali) me 13 tetor të vitit 2000). Spahia ishte anëtar i komisionit të jashtëm parlamentar të Shqipërisë, si edhe kryetar i delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës në Strasburg. Pas vitit 1997 ai ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe kryetar i Departamentit të të Drejtave të Njeriut të PD-së.Më pas dr. Bardh Spahia trajtoi problemet e Deparatmentit të emigracionit dhe të Diasporës, dhe parashtroi programin e Partisë Demokratike. Këtij qëllimi, tha ai, i shërben edhe kjo vizitë si dhe takimet në Nju Jork, Nju Xhersi, Ëashington, Chikago etj. Jo rastësisht kontaktin e parë e bëmë me Vatrën e shqiptarëve të Amerikës, theksoi ai.
Editori i Diellit i njohu mysafirët me historinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA dhe Gazetës 107 Vjeçare “Dielli” përmes ekspozitës fotografike” 100 vitet e Vatrës në Shërbim të Kombit” dhe përmes dokumentave arkivore.
Në takim ishin të pranishëm edhe zv/kryetari i Vatrës Asllan Bushati dhe vatrani veteran Zef Përndocaj.
Mysafiret i dhuruan kryetarit te Vatres shtatoren e Nene Terezes.(Korresp. i Diellit)

Filed Under: Kronike Tagged With: ne SHBA, takime, TË DR. BARDH SPAHIA

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT