• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti Trump niset në turneun e tij të parë të jashtëm

May 19, 2017 by dgreca

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sot niset në turneun e tij të parë të jashtëm, derisa Uashingtoni është i përfshirë nga një krizë e thellë, lidhur me hetimin për lidhjet e ndihmësve të presidentit me zyrtarët e Rusisë.1 Trump

Administrata Trump shpreson se vizatat në Arabinë Saudite, Izrael, Itali, Vatikan dhe Bruksel, do t’i ndihmojnë zotit Trump, për t’i përforcuar lidhjet e afrërta të Shteteve të Bashkuara me aleatët kryesorë, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Por, ky udhëtim është disi nën hije të shkarkimit të drejtorit të agjencisë FBI, James Comey, nga ana e presidentit Trump, pasi Comey ishte duke i mbikëqyrë hetimet e FBI-së për komunikimet ndërmjet zyrtarëve rusë dhe ndihmësve të Trumpit. Më vonë është raportuar se Trump në muajin shkurt ishte përpjekur për të bërë presion ndaj zotit Comey për ta hedhur poshtë hetimin lidhur me këshilltarin e parë të sigurisë kombëtare të presidentit Trump, i cili raportohej se kishte gënjyer për komunikimet e tij ruse.

Shtëpia e Bardhë, po ashtu, në mënyrë të ashpër po reagon ndaj raporteve se gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, presidenti Trump kishte zbuluar informacione tejet sekrete të inteligjencës për grupin ekstremist, Shteti Islamik. Raportohet se inteligjenca kishte ardhur nga një spiun izraelit në Siri.

Në një goditje të mëtejshme kundër Shtëpisë së Bardhë, Departamenti i Drejtësisë ka shpallur se ish-drejtori i agjencisë FBI, Robert Mueller, është nominuar për ta udhëhequr hetimin special për lidhjet ruse.

Presidenti Donald Trump, e ka kritikuar këtë zhvillim, duke thënë se është viktimë e “gjuetisë më të madhe politike të shtrigave” në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Më vonë ai theksoi se “e ka respektuar këtë lëvizje” por ka përsëritur se ishte “gjueti shtrigash”, për të cilën vlerësoi “se e ndanë vendin”.

Mëtutje, ai ka folur për turneun e tij të parë të jashtëm.

“Unë shkoj në Arabinë Saudite, shkoj në Izrael, në Romë dhe ne kemi G-7. Ne kemi shumë gjëra të mëdha që po ndodhin dhe unë e urrej kur shoh çdo gjë që na ndanë. Unë jam në rregull me atë se njerëzit bëjnë çka të duan, por ne duhet të kthehemi në udhëheqjen realisht të mirë të këtij vendi”, tha Trump.

Arabia Saudite dhe Izraeli janë në mesin e aleatëve më të afërt të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, dhe të dy këto shtete i mbështesin përpjekjet amerikane për përfundimin e luftës shkatërruese gjashtëvjeçare në Siri.

Ekspertët, po ashtu, presin të shohin nëse presidenti amerikan, Donald Trump, do të sinjalizojë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në politikën amerikane për konfliktin izraelito-palestinez, e veçanërisht sa i përket statusit të Jerusalemti, që kontestohet nga palët.

Pritet që gjatë turnueut të tij, presidenti Trump do të takohet edhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe me Papën Françesk në Vatikan.

Në Bruksel, zoti Trump do të takohet me kolegët nga vendet anëtare të NATO-s. Liderët e shteteve anëtare shpresojnë të shohin mbështetje të fuqishme, pasi më herët Trump e kishte kritikuar aleancën.

Ai disa herë ka përsëritur se anëtarët nuk kontribuojnë me mjete të mjaftueshme, kështu që Shtetet e Bashkuara e bartin barrën më të madhe në NATO.

Pas takimit të NATO-s më 25 të këtij muaji, presidenti Trump në Sicili të Italisë, do të takohet me liderët e tjerë të grupit G-7, që përbëhet nga shtatë vendet e zhvilluara industrialisht, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Italia, Kanadaja dhe Japonia.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Filed Under: Politike Tagged With: e tij të parë, Presidenti Trump niset në turneun, TË JASHTËM

MBLEDHJA E MINISTRAVE TË JASHTËM TË NATOS

June 26, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Ministrat e Jashtëm të 28-vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, u mblodhën të ënjtën në Bruksel për të biseduar mbi mbledhjen e nivelit të lartë të Aleancës së Atlantikut që do të mbahet në shtator dhe për të biseduar mbi një numër çështjesh të tjera të rëndësishme me të cilat përballet sot bota, përfshirë edhe gjëndjen në Ukrainë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen u shpreh për median se, “Mbledhja e nivelit të lartë të Ministrave të Jashtëm u mbajtë në një kohë kur po shtohen sfidat ndaj sigurisë përtej kufijve të Aleancës së Nato-s”, dhe shtoi se “Sot, ne theksuam rëndësinë e mbrojtjes së përbashkët”, duke marrë parasyshë ndryshimin e gjëndjes së sigurisë në Europë, si përfundim i agresionit rus në Ukrainë. Udhëheqsi i NATO-s në deklaratën e tij, mbështeti planin për paqë të propozuar nga Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, duke thënë se “Ukraina ka një strategji të qartë për zgjidhjen e krizës”, duke shtuar se “Marrëdhënjet (e Natos) me Rusinë nuk do të normalizohen për derisa Rusia nuk sillet në përputhje me obligimet e saja ndërkombëtare.” Si përfundim, në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm u shqyrtuan gjithashtu edhe marrëdhënjet e Aleancës me Rusinë. Ndërkaq, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry tha për gazetarët, pas takimit në Bruksel se, “Për derisa Rusia nuk angazhohet plotësisht dhe seriozisht ndaj procesit të paqës dhe stabilitetit në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe Europa do të vazhdojnë të përgatiten për marrjen e masave më të forta kundër Rusisë, përfshirë sanksione të rrepta ekonomike, me shpresë se nuk do të jetë e nevojshme që ato të përdoren.” Por, u shpreh kryediplomati amerikan Kerry, “Kjo varet nga masat që do të marrë Rusia dhe presidenti i saj, në ditët dhe javët e ardhëshme.”
Takimi i Ministrave të Jashtëm të Aleancës Perëndimore në Bruksel të mërkurën ishte mbledhja e fundit para se udhëheqsit e NATO-s të mbajnë mbledhjen e tyre të nivelit të lartë në shtator, në samitin e Uellsit të Anglisë. Gjatë takimit të mërkurën në Bruksel, Ministrat e Jashtëm të Aleancës perëndimore ranë dakort mbi propozimet për të përpiluar një plan veprimi gatishmërie të aleancës për t’ua paraqitur udhëheqsve të lartë të NATO-s në mbledhjen e shtatorit, me qëllim për të ndihmuar Ukrainën që ajo të jetë e aftë të mbrojë veten. U bisedua gjithashtu se ç’duhet bërë me Afganistanin kur në atë vend do të të marrë fundi misioni luftarak në fund të këtij viti. Në njoftimin e aleancës mbi punimet e mbledhjes, thuhet se Ministrat e Jashtëm biseduan gjithashtu edhe mbi mënyrat për të përforcuar bashkpunimin me partnerët e saj anë e mbanë botës dhe se njëkohsisht u diskutuan mënyrat për të ndihmuar partnerët, të cilët kanë nevojë për të bërë reformat e nevojshme në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Në lidhje me antarësimin e vendeve të tjera në NATO, Sekretari i Përgjithëshëm i Aleancës, Anders Fogh Rasmussen tha të mërkurën se dera mbetet e hapur për ato vende që dëshirojnë të antarësohen, duke shtuar se: “Dua të jem i qartë: Dera e antarësimit në NATO mbetet e hapur dhe asnjë vend i tretë”, siç duket kjo një reference ndaj Rusisë, “nuk ka veto mbi zgjërimin e aleancës NATO.” Sipas njoftimit të NATO-s për media, Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s shqyrtuan përparimin e bërë nga katër vende që aspirojnë antarësimin në NATO e që janë, Gjorgjia, Mali i Zi, Bosna Hercegovina dhe Maqedonia. Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Rasmussen citohet të ketë thënë se secili vend to gjykohet për antarësim, bazuar në meritat dhe shtoi se, “Secili prej këtyre vendeve ka gjithnjë shumë për të bërë në fusha të ndryshme, por ne do tu japim mbështetjen e nevojshme për t’ua bërë të mundur antarësimin.” Specifikisht mbi aspiratën e Malit të Zi për tu bërë anëtar i NATO-s, thuhet se Aleanca do të fillojë bisedimet intensive dhe të fokusuara me Podgoricën për të vlerësuar, jo më larg se fundi i vitit 2015, nëse do të ftojë Malin e Zi që t’i bashkohet Aleancës. Sipas njoftimeve në media, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania kundërshtojnë ftesën për Malin e Zi, sepse sipas tyre ai vend ka gjithnjë nevojë të bëjë reforma të mëtejshme në fushën e zbatimit të ligjit, që të ndërmarrë reformat në përputhje me standardet e NATO-s në sektorin e sigurisë dhe të luftojë korrupsionin si dhe krimin e organizuar. Ndërsa në lidhje me antarësimin e Gjorgjisë, Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s tha se Aleatët ranë dakort, në parim, që gjatë javëve të ardhëshme të përgatisin një paketë të konsiderueshme propozimesh, që sipas tij ,do të bëjë të mundur dhe të ndihmojë Gjorgjinë të jetë më afër NATO-s. Njëkohësisht, thuhet se disa aleatë, sidomos ministrat nga vendet Baltike dhe ata të Europës Lindore u shprehën se me këtë rast, NATO-ja duhej t’i dërgonte një mesazh të fortë Moskës duke e ftuar Gjeorgjinë të bënte pjesë në programin MAP, një program ky që ofron këshilla, ndihma dhe mbështetje për vendet që dëshirojnë antarësimin në NATO, por kjo nuk ndodhi.
Pas mbarimit të luftës së ftohtë shumë veta bënin pyetjen nëse Aleanca e NATO-s ishte gjithnjë e nevojshme.Por pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, shkruante revista prestigjoze britanike, Economist marsin që kaloi, NATO-ja s’ka më nevojë të arsyetojë ekzistencën e saj.Këtë e bëri Rusia e re revanshiste me agresionin e saj në Ukrainë, megjithëse ajo nuk përbën rrezikun që përbënte dikurë Bashkimi Sovjetik për Perëndimin, thotë revista Economist. Por, ajo vazhdon duke thënë se sfida me të cilën përballet tani NATO-ja, është se si të mund të bindë të gjithë 28- vendet anëtare të saj mbi natyrën e rrezikut që paraqet Rusia për sigurinë në Europë dhe për të vendosur se si duhet përgjigjur ndaj këytre sfidave.Revista thotë se Vladimir Putin është i gabuar kur mendon se NATO është një aleancë e dominuar nga Amerika, qëllimi i së cilës është të mposhtë Rusinë. Në të vërtetë, thotë Economist, AleancaNATO është treguar shumë elastike duke lëshuar pe dhe ka provuar me seriozitetin më të madh për të bërë Rusinë ortake të Aleancës. Revista britanike shkruante se NATO ndoshta nuk e di ende se si të përballet me kërcënimet që paraqet sot Rusia e Putinit, por thekson se NATO ka përballuar në të kaluarën sfida edhe më të mëdha.Këtë, në të vërtetë, e tha edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry në konferencën me median në Bruksel të mërkurën që kaloi kur theksoi se, “ AleancaNATO ka vazhduar të jetë e suksesshme për më shumë se 60-vjetë të historisë së saj, për faktin se ajo ishte e vetdijshme se kërcënimet ndajë sigurisë në të ardhmen nuk do të jenë gjithmonë si kërcënimet me të cilat përballemi sot dhe sigurisht që nuk do të jenë të ngjashme me kërcënimet me të cilat jemi përballur në të kaluarën.”Kryediplomati amerikan u tha gazetarve se përpjekjet dhe organizatat shumë kombëshe si NATO mund të ndikojnë gjithnjëpozitivisht në përballjen e sfidave të ndryshme. “Dhe jam i bindur”, tha ai, “Se në konferencën e ardhëshme të nivelit të lartë të NATO-s në Uells të Anglisë shtatorin që vjen, Aleanca e Atlantikut do të demonstrojë forcën dhe guximin e përbashkët duke përballuar — me mënyra të reja – shumë sfida të shekullit 21, me të cilat përballet sot bota”, përfundoi Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry në përmbyllje të takimit të Ministrave të Jashtëm të 28-vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel të mërkurën.

Filed Under: Rajon Tagged With: Frank shkreli, MBLEDHJA E MINISTRAVE, TË JASHTËM, TË NATOS

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT