• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

5 Janari, Dita e shtypit të lirë shqiptar

January 5, 2017 by dgreca

BASHA MESAZH PËR MEDIAT; BASHKË PËR ZGJEDHJE TË LIRA E TË NDERSHME/1-lulzim-25 Janari është dita e shtypit të lirë shqiptar/

Nuk ka qenë dhe nuk është nevoja të shpallej me ndonjë vendim a dekret të veçantë.  E njeh të tillë vetë historia e shtypit tonë të lirë.

Ku nisi?

Ja, përgjigja e kësaj pyetjeje na mbledh çdo vit ne ketë takim nderimi dhe respekti për gjenezën, për pikënisjen.PD dhe unë si kryetar i saj kemi kënaqësinë të ndajmë jo vetëm me RD-në, por me gjithë median shqiptare këtë ditë historike.

Përpjekjet e njerëzve që e themeluan dhe e rritën Rilindjen Demokratike janë shembull i jashtëzakonshëm i kurajos dhe sakrificës për ta nxjerrë vendin nga dhuna izolimi, genjeshtra dhe shtypja politike dhe për të ndërtuar një të ardhme të lirë, të denjë dhe europiane.Përpjekjet e tyre janë shembulli më i shkëlqyer i shërbimit të njerëzve të medias ndaj të vërtetës, ndaj interesit publik.Sikurse dua tu shpreh mirënjohjen gjithë gazetarëve e analistëve pavarësisht pozicioneve që mbajnë, për kontributin e tyre në gjithë këto vite.

5 janari i vitit 1991 solli bijën e parë të lirisë së medias, e sot kemi një shpërthim të lirisë, me gazeta, radio, televizione moderne, portale nga më të larmishmet, që përbëjne botën e medias shqiptare, opozitare, proqeveritare, të djathtë, të majtë, të qendres, të  lirë, e kështu me radhë.Media shqiptare ka qenë dhe mbetet në pararojë të Shqipërisë europiane. Është fakt se media ka mbërritur para politikës, para institucioneve dhe vetë shoqërisë sonë në stacionet e integrimit europian të vendit.Nderim për gjithë gazetarët, për gjithë publicistët, për gjithë mediat që kanë qenë dhe janë pjesë e këtij udhëtimi të vështirë, por të bukur dhe fisnik.Media shqiptare në tërësinë e saj ia ka dalë të qëndrojë si një nga shtyllat e lirisë, pavarësisht përpjekjeve që ka bërë e bën pushteti apo bota e krimit për t’i mbyllur gojën, për ta trembur, për ti diktuar censurën ekonomike, për ta kapur.

Ne emër të opozitës dhe si qytetar i këtij vendi unë përshendes dhe mbështes fuqishëm lirinë e medias dhe median e lirë shqiptare; mbështes pluralitetin dhe profesionalizmin e saj; mbështetes përpjekjet e çdo gazetari, analisti, apo botuesi për të ruajtur pavarësinë dhe busullën e interesit publik .“Liria jonë varet nga liria e mediave”- ky postulat i Thomas Jeferson vazhdon të tingëllojë i vërtetë për çdo demokraci, pavarësisht nga vendi dhe mosha e saj.Ja përse në konceptin dhe bindjet e mia, liria e medias, si e mirë publike, është një detyrë dhe një gur prove për çdo politikan dhe shtetar.Kush tundohet ta cënojë lirinë e medias, e ka me Lirinë.Kush shërben lirinë e medias shërben Lirinë.Besoj se këto takime do të ishin zbehur përgjatë viteve nëse 5 janari do të mbetej vetem në përmasën e nderimit apo nostalgjisë.Ku jemi? Ku do shkojmë? Cila është e ardhmja?

Ne mblidhemi sonte edhe për këtë.

Eshtë një analizë që e bën çdo media për llogaritë e saj. E bëjnë e duhet ta bëjnë edhe institucionet e demkoracisë, pra edhe opozita.Korrupsioni në sistem, krimi në sistem, klientelizmi në sistem, arroganca dhe arbitrariteti i skajshëm, janë sfidat dhe dorashkat që na ka hedhur të gjithëve në fytyrë pushteti i sotëm: opozitës, medias, shoqërisë civile, shoqërisë shqiptare.Kjo është qeveria që edhe kur kapet duke abuzuar e vjedhur, me presh në duar, me fakte dhe shifra të pakundështueshme, na thotë ne, ju thotë ju, ju thotë qytetarëve “pse hidhni baltë”.Kjo është qeveria e mjerimit dhe përkeqësimit, që i kërkon popullit të këndojë për të!

Një qeveri si kjo, kërkon të mundë njerëzit e t’u mbyllë gojën me të keqen e saj.Opozita e refuzon këtë cinizëm ekstrem të qeverisë. Media lypset ta refuzojë dhe neverisë  nga pozicioni i vet.Sonte do të doja të dalim nga pozicionet, e të afrojmë qëndrimet për disa çeshtje që nuk kanë ngjyrim politik, por janë standarde të etikës demokratike.

Së pari, diversiteti i opinioneve si vlerë, por jo si burim mjegulle për të fshehur të vërtetat që janë çeshtje faktesh dhe shifrash konkrete.E kam fjalën për të vërtetat e thjeshta, të pandshme, logjike.Nuk ka dy të vërteta për drogën. Ka vetëm një. Pesëfishim i sipërfaqes së mbjellë, në vitin 2016.Nuk ka dy të vërteta për bosët e drogës. Ka vetëm një: nuk kapen dhe këtë nuk e pengon vetingu. E pengon Qeveria, Ministri i Brendshëm, Kryeministri.

Kujt ia paguajnë paratë për cdo rrënjë droge trafikantët? Shoqërisë civile? Mediave? Apo opozitës? Ka vetëm një të vërtetë për këtë.

Nuk ka dy të vërteta për botën e korrupsionit dhe  krimit dhe: ka vetëm një.

Kudo ku vidhet me tendera dhe koncensione, janë njerëzit e qeverisë dhe kryeministrit. Nuk ka të tjerë!

Kush i hodhi në xhepa klientësh mbi 300 milionë euro gjasme të shëndetësisë. Kush? Qytetarët, pacientët, opozita, gazetarët? Ka vetëm një të vërtetë për këtë.

Kudo ku lartësohen ndërtime pa leje, kudo ku shqyhen, tjetërsohen e përvetësohen prona në mënyrë kriminale, janë njerëzit e lidhur me qeverinë, është krimi me pushtet.

Nuk ka dy të vërteta për rrogat dhe pensionet në tërësi. Ka vetëm një: nuk janë rritur asnjë qindarkë.

Nuk ka dy të vërteta për hapjen e negocitave: ka vetëm një. Nuk hapen sepse nuk janë përmbushur standardet dhe, sepse kemi zgjedhjet përpara dhe qeveria nuk ka besueshmërinë se mund ti zhvilloje sipas standarteve.

Europa kërkon provën. Ora e provës po vjen.

Meqë jemi të zgjedhjet, unë u bëj thirrje të gjitha mediave të vendit, pa asnjë dallim, përfshirë mediat që janë kritike e shumë kritike me opozitën apo me mua: të bashkohemi sot në një angazhim të përbashkët për zgjedhje të lira e të ndershme:

-të luftojmë sëbashku kundër çdo forme të riciklimit direkt apo indirekt në politikë të individëve me rekorde kriminale që ligji i dekriminailzimit i nxjerr nga dera, por vullneti i mbrapshtë i atyre që i promovuan në politikë po kërkon ti fusë nga dritarja, me bedelë e me forma të tjera.

-të luftojmë se bashku për të zhdukur njëherë e mirë shitblerjen e votës si atentati më i madh që mund t’u behet zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Të dashur miq,

Dua të pohoj para jush se si opozitë, prej të vërtetës ekzistojmë dhe prej saj do të fitojmë. Këtu kam parasysh edhe të vërtetën që lidhet me punën, me sjelljen, me qëndrimet e opozitës.

Kam qenë, jam dhe do të jem kurdoherë i hapur, bashkëpunues dhe mirëkuptues me mediat, me kritikat e saj. Vizioni im i hapjes së PD-së e përfshin këtë dimension: hapjen ndaj mendimit të lirë, hapjen ndaj mendimit ndryshe, hapjen ndaj medias pa dallim, hapjen ndaj kritikave.

Refuzimi i kritikës është refuzimi i vetë idesë së ndryshimit. Kjo është një nga pikat ku unë dëshiroj të bëj ndryshimin.

Besoj dhe uroj që kjo ditë të shënojë bashkëpunimin e ri të opozitës me median e lirë në funksion të së vërtetës, për të mirën e lirisë dhe interesit publik.

Mirësekeni ardhur sonte.

Gëzuar të gjithëve ditën e shtypit të lirë. Vit të mbarë për ju dhe mbarë shqiptarët.


Lulzim Basha në 26 vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike, 5 Janar 2016

Filed Under: Komente Tagged With: 5 Janari, Basha, dita e shtypit, të lirë

Nuk jemi armiq të barrikadave, jemi mendimtarë të lirë

March 20, 2014 by dgreca

Përgjigje z. Kristo Zharkalliut/

Nga Gani MEHMETAJ/

U pa puna, jemi të kundërt në pikëpamjet politike, por kjo s’na pengon të bëhemi miq. Se nga e keni opinionin e gabuar për Rugovën nuk e di, me ngjanë sikur u ka mbetur diçka me ato pamfletet e majta diasporiste me drapen e çekan, megjithëse ju keni ikur nga drapri e çekani, duke rrezikuar jetën. Kishit rastin të lexonit në gazetat prestigjioze e të shikonit në televizionet perëndimore vlerësimet e dinjitetshme për Rugovën nga Klintoni, Toni Bler, Shroderi e Holbruku, nga analistë e gazetarë me emër kumbues, po ashtu nga shtetet aleate që na ndihmuan pa kursim. Mendimin e këtyre burrështetasve e shteteve që ata përfaqësonin unë e marr tejet meritor, sepse ishin ata që na shpëtuan nga shfarosja e jo përrallat tona për luftë e rezistencë, megjithëse e vlerësoj çdo viktimë e sakrificë që është bërë, sepse ishin njerëzit e kombit e të fisit tim ata që u vranë.

I bindur se jeni të keqinformuar, u përpoqa t’ua zhdavaritë pezhishkat e merimangës, por më nuk do ta bëjë një gabim të tillë. Ju vazhdoni më mendimin tuaj, unë me timin.  Asnjëherë s’ më ka shkuar ndër mend t’ua mbyll gojën. Në moshën tuaj dhe timen opinionet nuk ndryshojnë aq lehtë, bindjet e reja më vështirësi shtresohen në trurin tonë. Me sinqeritet jam përpjekur t’ua sjelle një pjesë të informacionit të munguar, sepse pata ndjesinë sikur largësia gjeografike ua ka mjegulluar pamjen. Largësia ka ndikuar që emrin im t’u duket krejt i pa njohur dhe i padëgjuar. Emri juaj nuk është i panjohur për mua. Shkrimet ua kam lexuar në gazetën Kritika, ku unë e kam të botuar një roman dhe disa tregime. Nuk e marr këtë mungesë informacioni si fyerje, megjithëse shkruaj në pesë gazeta shqiptare në Prishtinë, Tiranë e Diasporë dhe në po aq portale elektronike. Shkrimi është profesion imi kryesor që nga viti 1978.

Z. Zharkalliu, kot më veni prapa barrikadave të polemikave të këtyre ditëve. Unë me sharjet e akademikëve “kosovarë” e shqiptarë nuk merrem fare. Nuk kam asnjë anim tifozësh. Ata le të vazhdojnë të polemizojnë për gjëra triviale, ndërsa shqiptarët në tërë hapësirën e Gadishullit Ilirik kanë probleme më të mprehta. Shqiptarë janë në një udhëkryqin dramatikë me mëdyshjen hamletiane, të rrosh a të mos rrosh, ose: në Lindje a në Perëndim. Asnjëri prej akademikëve tanë nuk na thotë si te futemi në Bashkimin Evropian, si ta luftojmë krimin e organizuar e korrupsionin që është bërë sëmundje e turp kombëtar, askush nuk na thotë si të dalim nga shtjella e ndikimit fatal të orientit që mund të jetë mallkim edhe për brezat e ardhshëm. Disa prej këtyre akademikëve e fusin kokën në rërë si makushi, të tjerët flirtojnë me forcat e korruptuara e agjenci turkoshake, të tretët merren me mustaqet e Çelos, sikurse thonë toskët, apo edhe më keq Stambolli digjet e kurva krihet.

Jam  përpjekur t’ua jap një informacion jashtë zënkave akademike, sepse zënkat e akademikëve me duken brutale si zënkat e politikanëve shqiptarë në Tiranë e në Prishtinë, përplot fyerje e denigrime, sharje nga më të ulëtat.

Nuk e di cili është mos durimi juaj me gazetën “Diellin”, por se si me duket cilësimi juaj “veprim agjenturor’! Përgjigjen time e ka botuar së pari në portalin ‘Fjala e lire’, ku  e lexova shkrimin tuaj, ndërsa kudo tjetër kur është transmetuar është vënë në pah se shkrimi im është përgjigje e shkrimit të “Fjala e lire” e  Kristo Zharkalliut. Nuk njoh personalisht asnjëri as në gazetën Dielli as në portalin “Fjala e lire”.

Metaforat për mbesat e nipërit e Xhungashvillit, s’di pse i morët kaq për zemër, është çështja e mendësisë së tyre e jo gjeneve. Është mbesa e Xhungashvillit me mendësi ajo që ia ofron mikrofonin akademikut tuaj të preferuar të shajë e të fyej si ti vjen për mbarë, ndërsa nuk ua dha asnjëherë mikrofonin të tjerëve t’i përgjigjen.

“Si bëhet pra që kjo parti  atdhetare, mban në gjirin e saj tradhtarë të tillë? Kush mund të më bindë mua se këta “turkoshakë” nuk do të marrin nesër në duart e tyre udhëheqjen e partisë dhe, pse jo, pushtetin në Kosovë, duke e larguar nga trungu kombëtar, duke shojtur ëndrrën shekullore për bashkim kombëtar?” pyesni me të drejtë z. Zharkalliu. Këtë shqetësim e kam edhe unë, këtë pyetje e kam bërë disa herë publikisht. Megjithatë mendoj se është një pjesë e kryesisë së kësaj partie pra e Lidhjes Demokratike të Kosovës që e ka mbërthyer korrupsioni e flirti i rrezikshëm me biznesmenë të korruptuar të vendit e të rajonit. Por duke e ditur që rugovistët në terren e jo në kryesi nuk do të gabojnë të votojnë njerëzit e tillë të korruptuar e “turkoshak” (sepse ju e dini se Rugova e mbante vazhdimisht fotografinë me Papa Gjon Palin e Dytë)  ua thash me siguri se nuk do të kenë sukses. Ajo mendësi properëndimore është mbizotëruese në Kosovë, megjithëse e margjinalizuar e ngulfatur dhe e frikësuar.

Asnjëherë asnjë “turkoshak” i LDK-së (partisë së Rugovës sikurse e quani ju), nuk është përjargur kundër Gjergj Kastriotit apo heronjve të tjerë shqiptarë. Këtë guxim besoj nuk do ta kenë as në të ardhëm. Edhe këtu bëni gabime. Denigrime të papara ndaj Skënderbeut e të tjerëve kanë bërë aleatët qeveritarë. Ndërkaq, akademiku juaj u bënë elozhe këtyre zërave të çjerrë që shajnë heronjtë tonë kombëtar.

Rugovën do ta mbroj edhe më tutje, sepse në partinë që e themeloi ai isha ndër nismëtarët e parë. Politikën e djeshme e të sotme të Tiranës, nuk e kam votuar unë. Janë shtetasit shqiptarë që e votuan. Mbetja e Shqipërisë anëtare e shteteve islamike është fyerje dhe turp për shqiptarët. Por asnjëri ndër kryeministrat shqiptar nuk bëri asnjë përçapje ta shkëpus nga kjo aleancë. Përderisa në dy shtetet e krishtera: në Serbi shtetet islamike investuan  3.5 miliard dollarë, ndërsa 1.5 miliard në Kroaci, në Shqipëri e në Kosovë pos që ndërtuan qindra xhami përçarëse e qendra të regrutimit të xhihadistëve asnjë të mirë nuk na e sollën beduinët e shkretëtirës as qeveritarët e Anadollit.

Noli zë vend të rëndësishëm në historinë shqiptare, është ndër personalitete shqiptare që i çmoj shumë si në punën kolosale që bëri në pavarësimin e Kishës Ortodokse shqiptare, ashtu dhe në poezitë margaritarë origjinale e të përkthyera. Prapë ua them me mburrje se në shkollën fillore e të mesme i kemi mësuar  përmendesh. ‘Anës lumenjve, “Mbahu nëno mos ke frikë” etj.  Njoh shumë “kosovarë” (në parapëlqejmë të na thonë shqiptarë të Kosovës) që e duan Berishën, por njoh edhe të tjerë që e duan Ramën, madje edhe Nanon e Majkon. Simpatitë janë çështje private, pse t’u ndërhyjmë?

Në Panteonin Shqiptar ka vend edhe për Nolin, edhe për Zogun, po edhe për Ismajl Qemajlin e Luigj Gurakuqin, sikurse ka vend për Gjergj Fishëtn aq shumë të anatemuar nga serbët e nga Enver Hoxha. Pse duhet ta luftojmë njërin me tjetrin, mjaftë luftuan ata në mes veti për pushtet. Noli u ngritë me grushtet kundër Zogut, pastaj Zogu e dëboi Nolin. Historia po na përsëritet edhe tash çdo dhjetë vjet për faqe të zezë.

Për dorëshkrimet tuaja sinqerisht me vjen keq që nuk janë botuar. Janë botuar me qindra libra koti në Kosovë, në vend se të botoheshin romanet tuaja, për të cilat nga titulli besoj se do të zgjonin kureshtje të madhe. me një kontakt të duhur besoj të gjeni financues në Prishtinë.

Sërish u ftojë, do t’u ndihmonte shumë t’iu shikonit gjërat nga afër, por ftesën nuk ua bëjë që të zhgënjeheni, megjithëse gjendja është zhgënjyese.

Miku jua: Gani MEHMETAJ

Filed Under: Opinion Tagged With: Gani mehmetaj, jemi mendimtarë, Nuk jemi armiq të barrikadave, të lirë

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT