• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Drejtësia, ambasadori Lu: Rama e Basha të takohen sërish

July 15, 2016 by dgreca

Ambasadori amerikan: Propozimi i opozitës i papranueshëm nga Shtetet e Bashkuara. Tregon se Basha ka thyer zotimin e tij ndaj Ambasadores Nuland. Po nuk u arrit kompromis deputetët të votojnë reformën/

Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu ftoi sot kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha të takohen sërish për të gjetur një zgjidhje për Reformën në Drejtësi. Ngërçi tanimë lidhet me rolin e ekspertëve ndërkombëtarë në procesin e verifikimit. Opozita ju përgjigj me një kundër-propozim ofertës së ndihmës sekretares amerikane Victoria Nuland, por për ambasadorin amerikan “është e papranueshme”. Ai tha se ka ende kohë për kompromis duke përsëritur se edhe në paumndësi të këtij kompromisi parlamenti duhet ta miratojë reformën.
Përpara se ambasadori amerikan të dilte pasdite për deklaratën e tij, kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha shëmbyen replika në distancë me njëri tjetrin. Ndërsa e cilësoi si alibi të opozitës, kundërshtimin e saj për rolin që duhet të kenë ekspertët ndërkombëtarë në procesin e verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kryeministri, siç dhe e kishte paralajmëruar dje përmes Facebook-ut deklaroi se: “Ne jemi gati të votojmë më 21 korrik çdo gjë që PD do të fusë në draftin e Reformës në Drejtësi me kushtin qëtë pranohet nga SHBA e BE se është në përputhje të plotë me standartet e kërkuara nga Shqipëria për reformimin e Drejtësisë në Shqipëri në funksion të integrimit europian. Ka më qartë dhe më shumë konsensus se kaq?”

Duke i mëshuar disa herë fjalës konsensus, kryeministri u duk se po i jepte një përgjigje dhe aleatit të vet, LSI e cila në mënyrë të qartë ngjan se po e kushtëzon votën pro me nevojën e konsensusit me opozitën, duke ritheksuar ashtu si dhe ajo se Reforma duhet të jetë në përputhje me Komisionin e Venecias. Zoti Rama gjithashtu deklaroi se nuk pranonte më vazhdimin e procesit të negocimit “për t’i dhënë mundësi, Partisë demokratike që të gënjejë shqiparët se është qeveria që nuk e do kompromisin”.

Zoti Basha u përgjigj përmes Facebook-ut duke shkruar se “Rama nuk tërhiqet nga bllokimi por gjen pretekste për t’i ikur përgjegjësisë dhe për t’ju fshehur Venecias. Nëse vërtetë e do reformën në drejtësi, zgjidhjen e ka gati, e ka në tryezë”.

Deklaratave të dy udhëheqësve shqiptarë, ambasadori amerikan ju përgjigj: “Sot, zoti Basha tha se opozita kishte vendosur mbi tavolinë një propozim të vlefshëm. I thashë Z. Basha se propozimi i tij ishte i papranueshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe se tregon që ka thyer zotimin e tij ditën e dielë ndaj Ambasadores Nuland. Gjithashtu sot, zoti Rama njoftoi se ai u ka dhënë fund negociatave me opozitën dhe se do të pranonte çdo kërkesë të opozitës që miratohet nga BE dhe SHBA. Unë e refuzoj edhe këtë rol. Përgjegjësia për zgjidhjen e problemeve politike të Shqipërisë është e udhëheqësve shqiptarë”.

Ambasadori Lu tha se i sfidonte të dy drejtuesit politik duke propozuar që ata të takoheshin sërish bashkë të hënën me premtimin se nuk do të dilnin nga takimi pa një zgjidhje: “Le të shohim se kush është me të vërtetë në favor të mbështetjes së një kompromisi. Kjo do ta zgjidhë problemin në njërën prej dy mënyrave. Ata ose do të gjejnë një zgjidhje që mund të mbështetet si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita. Ose, mund të mbyllen brenda asaj salle takimi së bashku, përjetë”.

Ambasadori amerikan kujtoi pyetjen që ai kishte ngritur muaj më parë lidhur me atë se kush i trembej reformës: Krerët e krimit të organizuar? Gjyqtarët e korruptuar? Apo politikanët kriminelë? Për ambasadorin Lu “sot, përgjigja është e qartë. Të gjithë ata kanë frikë dhe të gjithë po e luftojnë”.

Dhe për këtë arsye ai përsëriti thirrjen drejtuar deputetëve shqiptarë: “Të enjten, deputetët e kuvendit kanë mundësinë të tregojnë qëndresë për popullin e nderuar të Shqipërisë, që po e kërkon këtë reformë. Ka ende kohë që Z. Basha dhe Z. Rama të gjejnë një kompromis. Nëse ata nuk munden, Kuvendi duhet ta miratojë këtë Reformë”.

Për ambasadorin amerikan një ditë kjo Reformë do të miratohet, dhe se “e vetmja pyetje është nëse ky parlament dhe udhëheqësit e partive politike, do të mbahen mend për suksesin apo do të fajësohen për dështimin e saj”, nënvizoi ambasadori Lu.

DEKLARATA

Të dashur miq shqiptarë!

Mendoj se ka një gjë për të cilën biem dakord.  Të gjithë jemi të acaruar dhe të lodhur me udhëheqësit politikë të Shqipërisë.

Sot, Z. Basha tha se opozita kishte vendosur mbi tavolinë një propozim të vlefshëm. I thashë Z. Basha se propozimi i tij ishte i papranueshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe se tregon që ka thyer zotimin e tij ditën e dielë ndaj Ambasadores Nuland.

Gjithashtu sot, Z. Rama njoftoi se ai u ka dhënë fund negociatave me opozitën dhe se do të pranonte çdo kërkesë të opozitës që miratohet nga BE dhe SHBA.  Unë e refuzoj edhe këtë rol.  Përgjegjësia për zgjidhjen e problemeve politike të Shqipërisë është e udhëheqësve shqiptarë.

Propozoj një zgjidhje të thjeshtë. E sfidoj kryeministrin dhe kreun e opozitës që të takohen ballë për ballë të hënën dhe të premtojnë publikisht se nuk do të largohen nga salla e takimit deri sa të kenë një zgjidhje për çështjen e fundit të kësaj reforme.  Le të shohim se kush është me të vërtetë në favor të mbështetjes së një kompromisi.

Kjo do ta zgjidhë problemin në njërën prej dy mënyrave. Ata ose do të gjejnë një zgjidhje që mund të mbështetet si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita. Ose, mund të mbyllen brenda asaj salle takimi së bashku, përjetë.  Disa muaj më parë kam pyeta se kush ka më shumë frikë nga kjo reformë?   Krerët e krimit të organizuar? Gjyqtarët e korruptuar? Apo politikanët kriminelë?  Sot, përgjigja është e qartë.  Të gjithë ata kanë frikë dhe të gjithë po e luftojnë.

 Të enjten, deputetët e kuvendit kanë mundësinë të tregojnë qëndresë për popullin e nderuar të Shqipërisë, që po e kërkon këtë reformë.  Ka ende kohë që Z. Basha dhe Z. Rama të gjejnë një kompromis.  Nëse ata nuk munden, Kuvendi duhet ta miratojë këtë reformë.

 Harku i historisë është i gjatë, por anon nga drejtësia. Reforma në drejtësi do të miratohet. E vetmja pyetje është nëse ky kuvend dhe udhëheqësit e partive politike, do të mbahen mend për suksesin apo do të fajësohen për dështimin e saj”.

Filed Under: Komente Tagged With: ambasadori Lu: Rama e Basha, Drejtesia, të takohen sërish

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT