• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Orë letrare në Lalish Theater të Vjenës

May 31, 2016 by dgreca

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/

  Lexoi dhe shkrimtari i njohur austriak Peter Paul Wiplinger. / “…na duhen poetë që heshtjen e bëjnë të flas”/ Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve shqiptarë „Aleksandër Moisiu“ në Austri organizoi orë letrare në bashkëpunim me Lalish Teater të Vjenës i njohur për aktivitete nga arti e kultura  e kombeve të ndryshme që krijojnë në Austri.
Mbrëmjen e hapi Anton Marku, kryetar i Lidhjes i cili falënderoi përfaqësuesit e Lalish Theter- Ai në vazhdim  paraqiti historikun e shkurtër të veprimtarisë pesëvjeçare. “Brenda kësaj kohe kemi botuar 2 antologji në gjermanisht dhe shqip si dhe kemi mbajtur mbi 40 orë letrare, ku kemi promovuar dhjetëra vepra nga krijuesit tanë këtu në Austri dhe nga vende tjera”, shtoi ai.
Ishte i ftuar edhe shkrimtari i njohur austriak Peter Paul Wiplinger, një mik i madhe i së vërtetës, lirisë edhe atëherë kur nuk është lehtë të thuhet e shkruhet.  Peter Paul Wiplinger, është  anëtar nderi i Lidhjes. Ai, deri tani,  ka të botuar 45 vepra letrare të përkthyera në 20 gjuhë dhe në gjuhën shqipe. Wiplinger u paraqit në mbi 350 lexime letrare në shumë shtete të botës, lexoi disa poezi nga krijimtaria e tij duke dhënë sqarime shtesë për publikun rreth kohës, rrethanave për secilën prej tyre.   Wiplinger i njohur si mik i Dr.Ibrahim Rugovës dhe Ali Podrimjes. Ai me nostalgji përmendi takimet me ta dikur kur shqiptarëve u ishte mohuar e drejta e fjalës, e jetës. Atëherë “poeti rebel” mik,  ishte aty ku duhet thënë e vërteta, atëherë kur mikrofoni i shkulet nga foltorja, por jo dhe mesazhi i lirisë, siç i kishte ndodhur në Tetovë dikur nga autoritet qeveritare të asaj kohe.  Mes poezive të mbrëmjes, ai lexoi një të cilën ia kishte kushtuar mikut të tij,  Ali Podrimja. Leximet e tij dhe fjala e tij u duartrokit fuqishëm nga publiku i pakët si rrallë ndonjëherë. Nuk ishin dhe ata që obligim kanë marrë me programin e tyre koordinues,  Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri, as përfaqësuesit e ambasadave tona që kanë obligim përcjelljen dhe mbështetjen e arsimit e kulturës  edhe pse nuk janë të pakët në stafin e një vendi të vogël e të varfër sikur shtetet tona.  Arti bashkon popujt, fisnikëron shpirtin artistik pa dallim gjuhe e kombi.
Besim Xhelil, lexoi fragment  nga romani i tij i fundit “1803”në gjermanisht, kurs Anton Marku lexo disa poezi nga katër vëllimet e tij.  Programin e drejtoj me kompetencë Jehona Muja- Sukaj, në të dy gjuhët. Jetë e shije të veçantë leximeve poetike u dhanë meloditë shqiptare të luajtura me fyell e çifteli mjeshtërisht nga Tahir Turkaj, Afrim Rukolli e Agron Nuredini të ardhur nergut për mbrëmjen nga Badeni. Në fund për të pranishmit u dha një koktej rasti.

Filed Under: Mergata Tagged With: Hazir Mehmeti, në Lalish Theater, Orë letrare, të Vjenës!

Koncertet e mëdha të Vjenës!

January 21, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
“Austria jo vetëm që njohu Europën me shqiptarët por e bëri Shqiperinë shtet,se mos ishte ajo sot ishim as nuk ishim ketu ku jemi Thedor Ipeni ishte pjese e aksionit austriak per Shqiperine dhe ka shkruar nen direktivat e mnistrise se jashtme austriake (Elena Kocaqi, historiane)”.
Koncertet e Vjenes në nderim të kombit tonë luheshin dhe luhen ende .Koncerti i fundit i vitit të Ri 2015 , me melodinë shqipe të lozur nga vetë shqiptarët ia përcolli botës mesazhin e përjetshëm që në Ballkan jeton ende shpirti shqiptar në tokat e veta.Nuk e di se si duhet lexuar gjuhën diplomatike të shprehur nëpër mjet të muzikës; një gjuhë që më duket më shumë e kuptuan ata që nuk e deshtën mesazhin se sa ne që , neve që na ishte drejtuar.
Koncertet e mëdha të Vjenës gjatë historisë sonë të re janë luajtur me instrumente të ndryshme , por gjithëmonë me të njejtin qëllim për mbrojtjen e këtij populli të pa mbrojtur nga askush dhe mbrojtjen e tokave të po këtij populli që duheshin “rrafshuar” nga historia e saj nga ata të cilët edhe sot e kësaj dite e kanë të njejtin qëllim.
Monarkia austro-hungareze nxori një vistër emrash të njohur siç janë: Hahn, Meyer, Jokl, Bopp, Miklosich, Šufflay, Patsch, Steinmetz, Lambertz, Thalloczy, Ippen, Haberlandt, të cilët në mënyrë permanente u morën me shqiptarët, dhe nxitësja kryesore e këtij interesimi të planifikuar vlerash shqiptare ishte vetë krijimi i shtetit dhe ruajtja e kombit shqiptar.
Koncertet e dirigjuara në Vjenë e të luajtura për Shqipërinë , nga ta që i përmendem më lartë ishe me instrumentat e pendës , pendë e cila e krijoj simfoninë e pavdekshem shqiptare , simfoni e cila gjallon edhe sot e kësaj dite.
As qeveritarët dhe as akademikët tanë nuk i dhanë kurrë rëndësi asaj që sado pak dhe me më shumë falemnderim të trajtohet figura e Theodor Anton Ippenit, hebreut austriak që ia rizbuloi Europës, Shqipërinë; që sado pak të përmend njeriun që kishte nxjerrë me aq hollësi në dritën e botës shkencore të kaluarën e vjetër të Shqipërisë. Ky njeri i madh i Austro Hungarisë , përveç shkruarjës së të vërtetës për ne “kishte ndihmuar prapa kuintave të diplomacisë në mënyrë vendimtare në krijimin e shtetit shqiptar, i cili themi se pa Ippenin, si të vetmin ekspert të çështjeve shqiptare në Konferencën e Londrës do të ishte katandisur edhe më keq nga sa doli me dhimbje në vitin 1913.”(A.K)
Por , të jemi falëmnderues e që jemi me siguri , herët në vitin 1912 Kontit Leopold Berthold i ngutej, e donte një njeri të besueshëm që s`i del fjala, e donte një përkthyes e shkuar përkthyesi, sepse ai kishte për t`u takuar me Ismail Qemailin për t`i thënë se kishte ardhur koha e shqiptarëve. Çfarë mrekullie e fatit , të gjëndet dikush në botë dhe të jep shenjat e forta se kishte ardhur koha e shqiptarëve , koha e duhur par 500 vjetësh robërie.
A nuk ishte ky një një koncert i madh i Vjenës ? A nuk u mblodh oguri i bardhë për kombin tonë ?
Në Vjenë më 1912-n, ”nëpunësit e Ministrisë Jashtme në Vjenë kërkuan kolegun e tij, Atë Anton Harapin. Mbasi ai ishte kthye në Shqipni, atëherë (Davidin) e mueren me urgjencë dhe e çuen në Vjenë. Aty e shtinë në nji zyrë dhe e bane me u betue se nuk do t’i nxirrte kurr sekretet. E mueren si përkthyes ndër bisedimet që Ministri i Jashtëm Berthold do të zhvillonte me Ismail Kemal Bej Vlorën…(“Dushman – Temali në rrjedhje të kohëve”, Ndoc Ndoja). Dhe përkthimin e udhëhoqi Atë David Pepa. Kush ishte Atë David Pepa- që Austria ia besoi sekretin shtetëror? Atë Davidi shquhet për veprimtari të madhe atdhetare në kontributin e tij si përkthyes i gjermanishtes në shqip në takimin e ministrit të Jashtëm të Perandorisë Austro – Hungareze, Konti Leopold Bertholdi me Ismail Qemalin në Vjenë në prag të Pavarësisë së Shqipërisë…..

Vjena e luante “Simfoninë e madhe Shqiptare “ me violinat më të mira të zgjedhura nga dirigjenti Bertchold .

“Atëherë Bertholdi i parashtroi Ismail Kemal Beut që të delte sa ma pare në Shqipni për të shpallë pamvarsinë. Ismaili iu përgjigj: “Mirë se flamurin e kam, por nuk kam shtizë ku ta naltoj, dhe flamurin pa shtizë e merr çdo erë që fryn”. Atëherë Konti Berthold iu përgjigj:”Për shtizë të këtij flamuri keni bajonetën austriake.” Kishte ba që 40 mijë trupa të niseshin nga Bosnja në kufi të Malit të Zi. Ismail Beu plot gëzim iu përgjigj: “Kështu po, jam gadi, se vetëm kjo asht garanci për shtetin e ri shqiptar.”
Të shofim një ngjajshmëri me sot : “Sipas shënimeve serbe, problemi i madh i shqiptarëve të kohës së pavarësisë dhe para saj ishte ndarja sa u përket ideve nacionale dhe nacionaliste në atë kohë: ishin të shkapërderdhura në tri segmente: ato në brendi, ato në periferi dhe të atyre që jetonin jashtë ”shtetit”. Të brendshmit ishin shumë konservatorë; sepse me besimin e madh ne solidaritetin mysliman (së bashku me Turqinë) ata i dëshpëronin shqiptarët e diasporës. Ata të brendshmit ushqenin ende një mentalitet feudal, të cilët mendonin që Shqipërisë i duheshin shumë dekada para se të bëhet gati për nacionalizëm dhe kufij, çka tregonte një amulli ndaj atyre të jashtmëve që punonin në këtë drejtim. Dhe është plotësisht e kuptueshme pse shqiptarët patriotë e ndien të nevojshme për një Rilindje Kombëtare., “
“Që prej vitit 1896 Ministria e Jashtme austro-hungaeze do të ndërmerrte një aksion energjik lidhur me Shqiperinë.Se pari asaj i nevojitej një konsullatë me perbërje sa më të mirë,me njerëz që i njihnin mirë rrethanat shqiptare,i duheshin njerëz, të cilët e njihnin mirë vendin,popullin dhe gjuhën shqipe .” Pra ,Vjena e donte një përgatitje të mirë për një koncert të madh historik historik .
Dirigjenti madh i kocerteve të Vjenës Konti Berhtold e kishte përkrahjen e madhe apo si quhej në diplomaci ”çekun e bardhë” të Gjermanisë në vendimin e Austo-Hungarisë për ”luftë me të gjithë” që e pengonin Pavarësinë e Shqipërisë…..
Dhe kocertet e Vjenës vazhdojnë !

Filed Under: ESSE Tagged With: Fahri Xharra, Koncertet e mëdha, të Vjenës!

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT