• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA : Kujtohet 73 vjetori i Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës

May 14, 2016 by dgreca

 
Nga Beqir SINA – New York/

Zëri i Amerikës, 73 vite më parë, foli shqip: Ju flet Zëri i Amerikës! nga Uashingtoni/
Shenim i Diellit: Ish Editori i Gazetes Dielli, gazetari, perkthysi, shkrimtari Nelo Drizari, ishte gazetari i pare ne seksionin Shqip te Zerit te Amerikes me 1943/*

WASHINGTON D.C: Këto ditë pranverore – më 13 Maj, Shërbimi Shqip i Zërit të Amerikës festojë në një mënyrë mjaft modeste 73 vjetorin e fillimit të transmetimeve, në gjuhën shqipe nga Uashingtoni.
Shërbimi botëror i “Zërit të Amerikës” i ka filluar transmetimet e tij, më 25 shkurt të vitit 1942, ndërsa në gjuhën shqipe më 13 maj të vitit 1943. Megjithë qëndrimin dyshues në fillim dhe armiqësor më vonë të Enver Hoxhës ndaj SHBA, Zëri i Amerikës nuk i ndërpreu asnjëherë transmetimet në gjuhën shqipe (sikurse bëri, fjala vjen, BBC për më shumë se një çerek shekulli në gjysmën e dytë dhe më të egër të diktaturës komuniste).
Një nga drejtuesit kryesorë, me një kontribut të paçmuar ndër dekada, përfshirë edhe ato të izolimit totalitar të Shqipërisë, nën regjimin e Enver Hoxhës, aktualisht  Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë pranë “Zërit të Amerikës” Dr. Elez Biberaj, ikona e gazetarisë shqiptare në SHBA,  e ka përkujtuar me një status të tij, shpërndar miqve dhe shokve, kolegeve të tij, në mendien sociale Facebook, 73 vjetorin e Zërit të Amerikës, Shërbimi në gjuhën Shqipe.
Duke kujtuar kët 73 vjetor, Dr Biberaj shkruan se :”  Sot, është 73 vjetori i transmetimit të parë të Zërit të Amerikes në gjuhën shqipe”, ka shkruar kështu në statusin e tij në rrjetin shoqëror të Facebook, Dr. Elez Biberaj, i cili është Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë pranë “Zërit të Amerikës” dhe me këtë rast ai ka shpërndar një “kartolinë” në mirënjohje kolegëve të nderuar të Seksionit Shqip dhe të gjithë gazetarëve, thotë Dr. Biberaj, që kanë pasur fatin dhe nderin të punojnë për Zërin e Amerikës dhe të japin ndihmesën e tyre, sado modeste për lirinë e demokracinë e kombit tonë të dashur!
Ndërkohë, dhe ish gazetarja e Zëri i Amerikës, Mirela Milori, e cila aktualisht është me Televizionin kombëtar shqiptar ABC, nga Tirana, në profilin e saj në Facebook, për të kujtuar këtë përvjetor, ka postuar dhe tre fotografi me “diçiturën” :   Zëri i Amerikës, 73 vite më parë, VOA foli shqip: JU FLET ZËRI I AMERIKËS !
“Transmetimet në shqip filluan më 13 maj të vitit 1943, një vit pas themelimit të Zërit të Amerikës. Ato vazhduan për dy vjet, deri në vitin 1945, kur edhe u ndërprenë. Pas 6 vjetësh, po më 13 maj, të vitit 1951, Zëri i Amerikës filloi transmetimet e rregullta që vazhdojnë edhe sot të pandërprera. /voa/“
Naim Dedushaj, i cili është një zyrtar i Ministrisë së Diasporës në Kosovë ka postuar një përshëndtje të cilën ai e ka quajtur “Respekt dhe falenderim për Zerin e Amerikës, të gjithëve atyre që kontribuan, ndër vite, dhe për punën tuaj të shkëlqyer z.Biberaj” shkruan Dedeushaj nga Prishtina – Kosovë
Ilir Zenku, një shqiptar i Maqedonisë, i cili tani jeton në Chicago, shkruan në statusin e tij se :”Kemi shumë fat si komb që për të krijuar urë të fortë mes Amerikës dhe Shqipërisë një nga mbajteset më të forta është puna e z.Biberaj në VOA – Zëri i Amerikës. Gjithë të mirat! dhe Susksese Zëri i Amerikës!”, shkruan nga Chicago Ilir Zenku.
Një shqiptarë , tjetër nga atdheu ynë, që duket se është dëgjues i rregullt, i Zëri i Amerikës, ka dërguar përshendetje Dr. Elez Biberajt, në statusin e tij, duke falenderuar punën e tij dhe të ekipit gazetarve.., siç shrkuan ai duke thënë “ Zëri i Amerikës, urë që na lidh me Shtetet e Bashkuar të Amerikës, rritjen bashkimit të Shqiptarisë..”Ju uroj fatë shëndetë në familje e të dashurit e afërmit tuaj…
Samir Mezini, anëtar i një familje ish të presekutuar nga Vlora, babai i të cilit ka vuajti 10 vjet në burgjet e temrshme të komunizmit,  shkruan në përkujtimin e tij :”Respekt dhe falemderim ! Ky “Zë” kaq i dashur tek ne në Shqipëri, nga Uashingtoni,, ka qenë i vetmi zëri i shpreses për dekada, të tëra, për ne të presekutarit politik, nën sundimin e egër komunistë, të regjimit të Enver Hoxhës! Urime dhe Suksese!”
Meleq Zerani shkruan “Shumë urime Zerit të Amerikës dhe ju Z Elez Biberaj ku jini kontributore të paçmushme në ardhjen e demokracisë në Shqipëri ,,Zëri i Amerikës le të jetë dritare për Shqiptarët ku të mësojnë të vërtetën dhe t’a festojmë edhe 100 vjet të tjera..të përshëndes z. Elez Biberaj.., thotë ai.
Drita A. Lamaj, ka lënë shënimin e saj duke shkruar se :”Urimet më të përzëmerta Zërit Amerikës , ty z.Elez Biberaj dhe të gjith atyre që kontribuan për Demokracin e mohuar në Shqipri 45 – vite nga diktature komuniste. Këtu, shkruan ajo gjejë rastin të urojë edhe kunatin time dhe bashkpuntorin e Zërit të Amerikës, për disa vjet, gazetarin dhe publicistin Idriz Lamaj , duke ju uruar edhe 100 vite të tjera Zërit të Amerikës” nga Uashingtoni..
Kastriot Dervishi, gazetar nga Tirana, ish Drejtor i Arkivës së Ministrisë Punve të Brendshme në Shqipëri , shkruan “Mirënjohje “Zërit të Amerikës”! Ka qenë shpresa e vetme që shqiptarët kishin gjatë regjimit komunist.”
 Ish i presekutuari politik Simon Mirakaj, i cili kalojë së bashku me familjen e tij 45 vjet në burgjet dhe kampet e interrnimit në Shqipëri, përcjell në këtë status  urimet e tij në 73 vjetorit të Zërit të Amerikës, duke shkruar “ Keni qenë në vitet më të keqija të jetës tonë,  i vetmi zë nga Uashingtoni që na mbante shpresen gjallë. kujtojë me dhimbje dhe nostlagji sot, kur “në orën  8.30( me kohën e Shqipërisë) në barangat tona të interrnimit binte heshtje për të ndëgjuar, ato 30 minuta, që ishin për ne të gjithë zëri i shpresës.Edhe njehere urime! shprehet Mirakaj.
Hamit Aliaj ka shkruar :”Mirënjohje të përjetëshme SHBA-së,Zërit …dh veçanërisht Ju,Z.Elez Biberaj,si një zë i spikatur brenda Zërit të Amerikës,që nuk e latë vetëm shqiptarinë në dimrin e saj të gjatë e të errët !”
Gazetari i njohur nga Tirana Alfons Zeneli shkruna :”Urime Zerit te Amerikes, seksionit shqip te saj si dhe urime e falenderime te vecanta ty Elez Biberaj si nje frymetar i paepur, malessor i bardhe e shqiptar i ndritur per kontributin e dhene nder dekada” thote ai.
Edhe shkrimtari e publiciti i njohur Rexhep Shashu ka lënë shënim e tij me rastin e 73 vjetorit të Zërit të Amerikës;” Urimet me të bardha Zërit të Amerikës dhe Ju personalisht z. Elez Biberaj dhe falenderimet më të përzemerta për Ju që me zërin tuaj mbajtët gjallë shpresën tek Shqiptarët, pasi ju folët shqip shqip, me zërin e lirisë , shpresës dhe demokracisë së Shqiptarëve”, shkruan Rexhep Shahu, nga Tirana.
Në morinë e urimeve dhe përshëndetjeve me rastin e 73 Vjetorit të Zërit të Amerikës, është edhe mesazhi që ka shkruar në këtë status në medien sociale Facebook, dhe ish ambasdori i Shqipërisë, në Prishtinë dhe Shkup, Ambasadori Arben Çejku, i cili shkruna :” Urimet më të përzemerta për VOA, për ju Elez Biberaj dhe gjithë kolegët e tjerë që me dekada ishin dhe mbeten drita në fund të tunelit për kombin Shqiptar, për kombin më të izoluar në Europe! Jo vetëm nostalgji për emisionet e viteve ’80 e ’90, ku kontributi i Zërit të Amerikës, ka qenë i jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha nderim e mirënjohje për kontributin që Zëri i Amerikës dha për demokratizimin e Shqipërisë dhe lirinë e pavarësinë e Kosovës! Faleminderit SHBA , që mbajti gjallë zërin shqip të Zërit të Amerikës!, përfundon , Ambasadori Arben Çejku, ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, i cili drejton tani Qendrën Shqiptare për Qeverisjen e Mirë, në Tiranë. 
Në 70 vjetorin e Zërit të Amerikës, nji ish i presekutuar politik ka thënë se :” Zëri i Amerikës,  më jep kënaqësinë dhe privilegjin, që në emër të familjeve fisnike antikomuniste shqiptare, në emër të mijëra e mijëra qytetarëve që u sakrifikuan për të drejtën e fjalës, për një sistem demokratik, të uroj këtë media të madhe botërore, këtë media tek e cila gjatë 50 viteve të regjimit komunist ne shqiptarët besonim siç besonim në Zot; besonim në Zot dhe fshehtas kryenim ritet e faljes ndaj tij; po ashtu fshehtas dëgjonim këtë zë, këtë zë të lirisë, këtë zë të fjalës. …!
Sot, në emër të atyre familjeve, në emër të të gjithë atyre ish qytetarëve shqiptarë që u përndoqën nga një regjim komunist terrorist, unë përulem me respektin më të thellë, me nderim më të madh ndaj të gjithë gazetarëve që sakrifikuan jetën e tyre për të vërtetën, për lirinë dhe për demokracinë… ashtu siç përulem edhe përpara bashkëkombasve të mi, të cilët dhanë jetën vetëm së dëgjuan Zërin e Amerikës. ..!” ka thënë Besim Ndregjoni kryetar i të Përndjekurve Politik në Shqipëri, tri vjetë më parë ndërsa, ai kujtonte 70 vjetorin e Zërit të Amerikë, e cila sot ka mbushur 73 vjetë nga emisoni i saj në gjuhën shqipe.
Sot, në emër të atyre familjeve, në emër të të gjithë atyre ish qytetarëve shqiptarë që u përndoqën nga një regjim komunist terrorist, unë përulem me respektin më të thellë, me nderim më të madh ndaj të gjithë gazetarëve që sakrifikuan jetën e tyre për të vërtetën, për lirinë dhe për demokracinë… ashtu siç përulem edhe përpara bashkëkombasve të mi, të cilët dhanë jetën vetëm së dëgjuan Zërin e Amerikës. ..!” ka thënë Besim Ndregjoni kryetar i të Përndjekurve Politik në Shqipëri.
 ***
*Shenim i Editorit te Diellit:
Urime Zerit te Amerikes, simbolit te Fjales se Lire, aleatit  me te rendesishem te shqiptareve ne rrezimin e diktatures komuniste, Zeri i se vertetes, zeri qe solli mesazhet e Lirise dhe “vrau” friken ne kohen e veshtire! Ne kete pervjetor gjej rastin qe te permend faktin se nder gazetaret qe hapen seksionin shqip te “Zerit te Amerikes” ishte edhe Editori i Diellit per funvitin 1936 e deri me 1939, i pari gazetar qe kreu studimet per Gazetari ne Universitetin e Kolumbias ne Nju Jork, Nelo Drizari. Ai e editoi Diellin per me shume se 3 vite, ishte autor i te parit Fjalor “Shqip-Anglisht” dhe Anglisht Shqip, qe me 1926, autor i Gramatikes, shkroi edhe romanin

“Four Seas to dreamland”, ”Katër Stinë për në vendine ëndrave”, ”Xhek London dhe ëndra e pamundur”,  “Kopshti piktoresk i magjepsjes” si dhe librin”Skenderbeu”. Nelo Drizari shkroi dhe poezi, kontribuoi ne gazetarine amerikane, duke u bere avokat i Shqiperise, ish me pikpamje monarkiste, besnik i Zogut dhe i Konices. Ne arkivin e Vatres ndodhet dhe rekomandimi qe Vatra i dha ish editorit te Diellit, kur nisi punen ne Zerin e Amerikes.
Editori i Diellit
Dalip Greca.
13198558_1100871523304794_4990617121549710202_o.jpg

BC452912-290F-448B-BC1B-AD8966847614_mw1024_mh1024_s.jpg

frank-shkreli-voal.jpg

Zeri i Amerikes.jpg

u2_VOA3.jpg

431826_10150943857439150_1357190860_n.jpg

12828513_1079224432142476_5761435762986395156_o.jpg

13177854_1100871419971471_2300449492446977161_n.jpg

IMG_3762.jpg

images.jpg

voa_wdc01.jpg

voa_wdc02.jpg

Filed Under: Histori Tagged With: SHBA : Kujtohet 73 vjetori i Shërbimit Shqip, te Zerit te Amerikes

VOA shqiptare, një yll i largët i shpresës së lirisë për miliona shqiptarë

May 8, 2013 by dgreca

Fjalimi i gazetarit Frank SHKRELI, ish drejtor për Euro-Azinë, i cili punoi për 30 vjet në Zërin e Amerikës, me rastin e 70 vjetorit të seksionit shqip në Zërin e Amerikës, më 7 Maj 2013./

Mirëdita të gjithëve. Është bukur të shohësh të pranishëm kaq shumë miq dhe kolegë brenda dhe jashtë Zërit të Amerikës. Ashtu siç shumë nga ju e dini, unë praktikisht jam rritur në këtë ndërtesë. Prandaj kthimi këtu është gjithmonë një kënaqësi e madhe për mua. Është si të kthehesh në shtëpi.
Kam qenë i lidhur me seksionin shqip të VOA-s për rreth 25 vjet nga karriera ime 30-vjeçare këtu në Zërin e Amerikës, së pari direkt si një transmetues ndërkombëtar dhe Shef i Shërbimit dhe pastaj në mënyrë të tërthortë si Këshilltar Programi për Divizionin Evropian dhe si Drejtor i Divizionit Evropian, dhe seksioni shqip ishte një nga shërbimet nën mbikëqyrjen time.
VOA shqiptar pati një fillim shumë modest. Kur unë iu bashkova Shërbimit Shqiptar në qershor të vitit 1974, shërbimi ishte i vogël. Personeli përbëhej vetëm nga Shefi i Shërbimit dhe 4 gazetarë. Mosha mesatare e tyre ishte 62 vjeç, ndërsa unë isha 24 vjeç. Edhe pse i kisha kaluar testet e nevojshme të kualifikimit dhe u verifikova si i sigurt, nuk kisha asnjë ide se ku po hyja dhe gjatë viteve të mia të para aty, vazhdimisht e pyesja veten nëse kisha bërë zgjedhjen e duhur duke u bashkuar me Zërin e Amerikës.
VOA shqiptare e vogël, por guximtare u përball me mungesën e stafit për të paktën 45 vitet e para të historisë së saj. Duke pasur parasysh natyrën e regjimit komunist shqiptar, Shërbimi Shqiptar – ndryshe nga shërbimet e tjera të VOA-s që transmetoheshin në Evropën Lindore – nuk kishte asnjë lloj kontakti me audiencën e saj në Shqipëri. Për shkak të mungesës së stafit, na është dashur të punojmë shumë, shpesh pa ndalesë, shtatë ditë në javë për periudha të gjata kohore. Por gjithsesi kjo nuk ishte gjëja më e vështirë, ajo që ishte e vështirë gjatë këtyre viteve, ishte fakti se ne nuk kishim asnjë ide nëse dikush ishte duke na dëgjuar nga ana tjetër. Mbaj mend një prej kolegëve të mi, Xhevat Kallajxhi nga Gjirokastra, kur pasi mbaronim programin, ai kthehej nga unë dhe thonte: “E mo Shkreli, thua na dëgjoi njeri sot?”. Shqipëria ishte një shoqëri e mbyllur komuniste, si asnjë vend tjetër.
Dhe pastaj ndodhi çasti historik, Muri i Berlinit ra. Në marsin e vitit 1991, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria vendosën marrëdhënie diplomatike dhe atëherë për herë të parë, pas gati 50 vjetësh më në fund krijuam idenë që në të vërtetë ekzistonte një audiencë në Shqipëri, dhe ndoshta ishte një nga audiencat më të mëdha e transmetimeve ndërkombëtare. Ne mësuam për popullaritetin e madh të VOA-s Shqiptare gjatë vizitave tona në Tiranë – unë shkova me delegacionin e parë zyrtar të Departamentit të Shtetit në Shqipëri në mars/prill të vitit 1991, dhe Elez Biberaj, shefi i Shërbimit në atë kohë, erdhi në Tiranë rreth një javë më vonë me delegacionin kongresional të Senatorit Dennis DeConcini.
Ka pasur shumë momente zbulimi të vërtetash dhe takimesh emocionuese për ne gjatë atij udhëtimi në Shqipëri, në fillim të vitit 1991. Por mendoj se, një nga momentet më të paharrueshme ka qenë kur anëtarët e të dy delegacioneve po bisedonin para hyrjes së hotel Dajtit të famshëm dhe papritur e papandehur, kalimtarët filluan të mblidheshin nga kurioziteti për të takuar vizitorët e rinj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kongresmenët tanë filluan të shtrëngonin duart me qytetarët e emocionuar të Tiranës. Në atë turbullirë, dikush duhet të ketë pëshpëritur emrin e Elez Biberaj, dhe ndërsa turma sa erdhi dhe u bë më e madhe, ata zbuluan se Elezi ishte në të vërtetë aty. Turma e zhurmshme ia plasi në ato momente një brohoritje spontane të përbashkët: “VOA-Bush, VOA-Bush”. Zoti Bush ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë në atë kohë.
Pasi turma filloi të shpërndahej, kongresmeni Bob McEuen nga shteti i Ohajos iu afrua zotit Biberaj, i cili ishte shef i Shërbimit Shqiptar, dhe i tha: “Ju keni bëri më shumë sesa kushdo tjetër për demokracinë në Shqipëri”.
Edhe pse kishim dëgjuar prej së largu që, gjatë transmetimeve të emisioneve të VOA-s rrugët e Tiranës ishin pothuajse bosh, sepse njerëzit qëndronin në shtëpi për të dëgjuar VOA-n në gjuhën shqipe, kjo vizitë na bindi se përkundër dënimeve të rënda të regjimit komunist për ata që dëgjonin Zërin e Amerikës – Shqiptarët, megjithatë ishin sintonuar në frekuencat e Zërit të Amerikës për dekada të tëra dhe në numër të madh. Ky trend ka vazhduar deri më sot, ku Shërbimi Shqiptar ende ka një audiencë mbi 50%.
Një faktor që e ka veçuar VOA-n shqiptare nga pjesa tjetër e shërbimeve gjuhësore këtu në Zërin e Amerikës, ishte audienca e madhe në numër. Mbaj mend që gjatë viteve ‘90, kur unë isha Drejtor i Divizionit Evropian, VOA shqiptare kishte arritur nivele të papara të dëgjueshmërisë dhe shikueshmërisë. Ajo kishte shkaktuar zili, jo vetëm tek shërbimet botërore në këtë ndërtesë, por edhe tek transmetuesit ndërkombëtarë në të gjithë botën.
Mbaj mend homologun tim për Evropën në BBC që më pyeste mua se, cili ishte sekreti i VOA-s në shqip- duke pasur parasysh numrin e madh të audiencës, siç tha ai,” që nuk është parë ndonjëherë në mesin e transmetuesve ndërkombëtarë”.
Për shumë vite, VOA shqiptare gëzoi dëgjueshmëri dhe shikueshmëri në rangun e 50-80 për qind, si në Shqipëri dhe në Kosovë.
Pra, kështu siç jemi mbledhur sot këtu për të festuar sukseset e VOA-s shqiptare gjatë 70 viteve të fundit, një fakt vendimtar për tu kujtuar është edhe rëndësia e VOA-s, si një organizatë, e cila me shërbime të tilla si shërbimi shqip, e ka mbështetur për dekada me radhë shprehjen e lirë, të lajmeve të pacensoruara dhe informimit të popujve në të gjithë botën që vuanin për median e lirë, ose që kishin media pjesërisht të lira. Para se Joe Biden të bëhej zëvendëspresident, si Senator, disa vite më parë, pikërisht në këtë sallë, na foli në lidhje me vlerën e transmetimeve ndërkombëtare duke thënë se, “Pasi provoi veten gjatë krizës së Kosovës, duke siguruar të vërtetën në lidhje me mizoritë në Kosovë. Fuqia e kësaj rrjedhë të qëndrueshme të së vërtetës është e qartë në situatën e shteteve diktatoriale: ata përpiqen të ndalojnë popullin e tyre të dëgjojë. Por siç kemi mësuar nga Lufta e Ftohtë, Perdja e Hekurt nuk ishte e padepërtueshme. Fjala e çau atë përmes. Audiencat që jetonin prapa Perdes morën zemër kur mësuan se bota nuk i kishte harruar ata”, tha zoti Bajden.
Amerika, përmes transmetimeve të VOA-s për 70-vjet, kurrë nuk e harroi popullin shqiptar, madje edhe në çastet e tyre më të errëta gjatë çmendurisë komuniste.
Miqë dhe kolegë të mi dua tu siguroj të gjithëve! VOA shqiptare për 70 vjet shërbeu si një yll i largët i shpresës së lirisë për miliona shqiptarë, jo vetëm në Shqipëri, dhe Kosovë, por në të gjithë Ballkanin. VOA shqiptare ka pasur një mision fisnik për avancimin e lirisë, dhe në mungesë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve për gati 50-vjet, VOA shërbeu edhe si ura e vetme ndërmjet popullit amerikan dhe atij shqiptar. Ajo ishte kështu, 70-vjet më parë, dhe kështu është edhe sot. Besoj se nuk është rastësi që shqiptarët janë ndër njerëzit më miqësor ndaj Shteteve të Bashkuara.

Por kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu. Gjatë Luftës së Ftohtë, VOA u denoncua nga komunistët si një zë kritik dhe në fakt si një zë “armiqësor” dhe “anti-revolucionar”, kundër komunizmit. Armiqësor sipas tyre, por për ne këtu, në Zërin e Amerikës, gjithçka që bëmë ishte vetëm në kërkim të së vërtetës dhe në mbrojtje të lirisë së njeriut dhe demokracisë në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në botë. Unë, si njëri prej atyre ish – “armiqve”, nuk kam ndërmend të kërkoj ndjesë për asgjë që kemi bërë gjatë gjithë historisë 70-vjeçare të VOA-s shqip.
Miqtë e mi dhe kolegë në Shërbimin e VOA-s shqiptare dhe në gjithë këtë organizatë, unë e di që shumica prej jush ndjehen si unë, që nuk ka nder dhe privilegj më të madh se sa të kesh pasur një karrierë që i ka shërbyer vendit tënd të adoptuar, këtij vendi të madh tonit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe në procesin që ndihmoi vendin e origjinës sonë, në avancimin e të drejtave të njeriut, lirisë dhe demokracisë për të gjithë, si dhe mirëkuptimit ndërkombëtar. Misioni fisnik i Zërit të Amerikës vazhdon më tej, dhe unë jam krenar dhe i privilegjuar që kam qenë i lidhur me Zërin e Amerikës në përgjithësi dhe VOA-n shqiptare në veçanti, si dhe që kam punuar me kaq shumë prej jush për 30 nga këto 70-vitet e historisë së Zërit të Amerikës. Unë jam krenar për reputacionin dhe integritetin gazetaresk të VOA-s si një burim i besueshëm botëror për lajme dhe informacione, ashtu siç jeni dhe ju.
Pra, për 70 vitet e ardhshme, Zëri i Amerikës duhet forcuar dhe jo dobësuar, dhe gjatë këtij procesi bëjeni të ardhmen e VOA-s, të denjë siç ishte ato 70 vite që kaluan. Vazhdoni kështu më punën e mirë!

Unë ju uroj gjithë suksesin e mundshëm gjatë 70 viteve të ardhshme!

*Fjala e mbajtur gjatë 70 vjetorit të seksionit shqip në Zërin e Amerikës, më 7 Maj 2013.

Filed Under: Kulture Tagged With: fjalimi me rastin e 70 vjetorit, Frank shkreli, seksioni shqip, te Zerit te Amerikes

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT