-Ministri Hyseni priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie/
PRISHTINË, 1 Dhjetor 2016/ Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Të dy biseduan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë për hapat që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm dhe për luftimin e terrorizmit.
Ambasadori Delawie vlerësoi lartë Punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës në përpalljen me këto dukuri, sidomos masat që ka ndërmarrë kjo e fundit në parandalimin e aktit të mundshëm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael. Ministri Hyseni dhe ambasadori Delawie u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të intensifikojnë atë