• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DY PRESIDENTËT SHQIPTARË TAKOHEN NË PRISHTINË

October 11, 2017 by dgreca

-Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në vizitë shtetërore në Kosovë u prit nga Presidenti Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Veseli, Kryeministri Haradinaj/

Meta

Ne Foto:Pritja nga Kryeparlamentari Kadri Veseli/

1 Meta Thaci-Deklaratë e përbashkët e dy presidentwve. Angazhime për hartimin e një dokumenti strategjik për anëtarësimin e plotë të Kosovës në BE dhe NATO/3 Meta

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

2 Meta Thaci

PRISHTINË, 11 Tetor 2017/ Dy presidentët shqiptarë,  Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dhe i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u takuan sot në Prishtinë.Me ceremoninë e organizuar në Sheshin Ibrahim Rugova, në mesditë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të tij, priti në vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.1 ok Meta thaci2

Më pas dy presidentët zhvilluan një takim bilateral, gjatë të cilit Presidenti Ilir Meta, në një ceremoni solemne, u nderua me Dekoratën e lartë Urdhri i Pavarësisë me motivacionin për kontribut të lartë për pavarësinë e Kosovës.Në përmbyllje të takimit, në ambientet e Presidencës së Kosovës, presidentët Thaçi e Meta  mbajtn një konferencë për shtyp, ndërkohë që mediave të akredituara, mes të cilave Gazetës DIELLI me korrespondentin në Prishtinë iu shpërnda një deklaratë e përbashkët.Presidenti shqiptar Ilir Meta sot zhvillon edhe takime të tjera me drejtues institucionalë e politikë të Kosovës, me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli e të tjerë.

DEKLARATË E PËRBASHKËT E PRESIDENTËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS MBI MARRËDHËNIET VËLLAZËRORE E TË PARTNERITETIT STRATEGJIKMeta Thaci gazetaPresidenti i Republikës së Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës së Kosovës,

Të udhëhequr nga parimet dhe vlerat evropiane,

Duke i qëndruar qëllimit të përbashkët për konsolidimin e lirisë, paqes, stabilitetit dhe begatisë në të dy shtetet dhe në rajonin ku bëjnë pjesë,

Të bindur në përfaqësimin më të mirë të interesit strategjik të qytetarëve të të dy shteteve për integrim në familjet evropiane dhe euro-atlantike,

Me besimin se “politika e zgjerimit” dhe e “dyerve të hapura” për rajonin mbeten katalizatorë të sigurisë, demokracisë, dhe zhvillimit, 

Ranë dakord që të: 

Mbështesin ripërtëritjen e përpjekjeve të qeverive të të dy shteteve respektive në zhvillimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, ekonomisë së tregut dhe kohezionit shoqëror me synim të përbashkët për arritjen sa më shpejt të standardeve evropiane;

Rikonfirmojnë vullnetin e ndërsjellë për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit vëllazëror e strategjik dhe me partnerët ndërkombëtarë;

Shprehin mirënjohje për vendet mike dhe partnerët strategjikë për mbështetjen e pakursyer e të jashtëzakonshme që kanë dhënë ndër vite, përkrahje kjo e cila mbetet e domosdoshme edhe për të ardhmen;Përshëndesin riangazhimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor përmes Procesit të Berlinit, misionin e të cilit e shohim në dritën e Delors për “Konkurrencën që nxit, bashkëpunimin që forcon dhe solidaritetin që bashkon”;Rikonfirmojnë vullnetin e sinqertë për bashkëpunim të hapur dhe efikas me të gjitha vendet e rajonit, në dobi të qytetarëve dhe të proceseve integruese;

Shprehim solidaritetin ndaj sfidave me të cilat përballin vendet mike dhe partnerët tanë strategjikë dhe zotohen për të dhënë kontributin e dy shteteve respektive në ballafaqimin me këto sfida;

Refuzojmë me vendosmëri çdo alternative tjetër që bie ndesh me projektet strategjike të integrimeve evropiane dhe euroatlantike dhe nxisin veprim të koordinuar, duke u përqendruar në:

  1. Përshpejtimin simetrik të proceseve të integrimit të të gjitha vendeve të rajonit, që dëshirojnë të anëtarësohen në BE dhe NATO; ngaqë  integrimi në BE dhe NATO mbeten procese thellësisht politike, me ndikim të jashtëzakonshëm në përfundimin e proceseve të paqes në rajon;
  1. Hartimin e një dokumenti strategjik për anëtarësimin e plotë të Kosovës në BE dhe NATO;
  1. Liberalizimin sa më të shpejtë të vizave ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, angazhimin e Kosovës që të bëjë çdo përpjekje të zgjidhë në mirëbesim dhe mirëkuptim të ndërsjellë çështjet që lidhen me marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me fqinjin e saj, Malin e Zi;
  1. Vazhdimin e fazës përfundimtare dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, duke ftuar një angazhim të ripërtërirë të BE-së dhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të ShBA-ve, me qëllim të njohjes përfundimtare të Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur nga ana e Serbisë, si një proces që do të ketë efekte pozitive për gjithë rajonin.Kosova dhe Shqipëria, të bashkuara për reforma në rrugëtimin euro-atlantikYAKIMI ME KRYEPARLAMENTARIN VESELIKryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, në cilësinë e presidentit shqiptar.Kryetari Veseli dhe presidenti Meta diskutuan për zhvillimet aktuale që kanë para vetes, Kosova dhe Shqipëria.Duke e falënderuar presidentin Meta për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve, në të gjitha përgjegjësitë e tij institucionale në Shqipëri, veçanërisht gjatë udhëheqjes së Kuvendit të Shqipërisë, kryeparlamentari Veseli theksoi gatishmërinë e tij për të intensifikuar më tej këtë bashkëpunim, në interes të përbashkët.Presidenti Meta uroi kryeparlamentarin Veseli për rizgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Kosovës, duke vlerësuar lart lidershipin e tij gjatë mandatit të kaluar.Kreu i shtetit shqiptar shfaqi besimin se bashkëpunimi midis institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë do të vazhdojë në ritme edhe më të mëdha.Veseli dhe Meta konfirmuan përkushtimin institucional të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare për të kryer reformat e nevojshme në rrugëtimin euro-atlantik, si aspiratë dhe alternativë e vetme për të dyja vendet dhe rajonin në përgjithësi.

    TAKIMI ME KRYEMINISTRIN- Shqipëria, ndihmë të pakursyer e të gjithanshme për Kosovën

    1 Haradinaj

    -Kryeministri i Kosovës Haradinaj priti në takim Presidentin shqiptar Meta/

     

     

    PRISHTINË, 11 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot  pasdite në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e përgëzoi atë për marrjen e detyrës së të parit të Qeverisë dhe për ndërtimin e institucioneve të reja të vendit.Kryeministri i Kosovës Haradinaj dhe Presidenti shqiptar Meta biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe për rrugën e përbashkët europiane të dyja vendeve.Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë janë shembull në rajon dhe sidomos në fushën e zhvillimit dhe shkëmbimit ekonomik, thekson komunikata e dërguar nga takimi.

     

     

    BisedimeKryeministri Haradinaj tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të shkëmbejnë përvojat e tyre në proceset integruese dhe në këtë kontekst është e pazëvendësueshme ndihma e Shqipërisë për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtare.

    Kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka hyrë në një dinamikë të re për sa i përket zbatimit të MSA-së dhe në përshpejtimin e procesit të marrjes së statusit të vendit kandidat në BE.

    Presidenti Meta nga ana e tij u zotua se shteti shqiptar do të vazhdojë me ndihmën e pakursyer dhe të gjithanshme për Kosovën, sidomos në agjendën euroatlantike.

    Për Presidentin Meta, gjetja e një zgjidhjeje për demarkacionin e kufirit me Republikën e Malit të Zi si dhe dialogu me Serbinë janë çelës i suksesit të Kosovës në rrugën e saj integruese në BE./b.j/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, dy presidentet shqiptare, ne Prishtine, Thaci & Meta

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT