“Përpara 100 vjetësh paraardhësit tanë vepruan sot ne çfarë bëjmë, sklav është ai që pret ta çlirojnë të tjerët”. Këto janë disa nga fletushkat në gjuhën greke me thirrje antishqiptare të shpërndara nga komiteti qëndror “Vorio Epir 1914″ në Himarë.Fletushkat në gjuhen greke me thirrjet antishqiptare dhe me foton e kryesisë së fshatit janë shpërndarë në çdo cep të Himarës.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur shoqërimin e një personi të dyshuar si autor i kësaj ngjarjeje.
Mësohet se është shoqëruar nga policia 28-vjeçari Filip Nestur Dhimojani si dhe ka sekuestuar automjetin e tij opel astra me targa greke IMB 1263.Ndërkohë policia nuk jep asnjë version zyrtar mbi incidentin.(Kortezi TV Ora News)