• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A Egziston zyrtarisht Ceshtja e Vorio Epirit? Pjesmarrja e deputeteve, kompromenton Athinen

February 17, 2014 by dgreca

* Deputetë grekë dhe Pirro Dhima, në 100-vjetorin e autonomisë së “Vorio Epirit”

*Thirrjet antishqiptare në Himarë, të rinjtë apel për Venizelos: Të kërkojë falje/

* Politika e Tiranës prodhon grindje mes vetes, asnje koment për pjesmarrjen e deputëve grekv në festimet e 100 vjetorit të te fantazmës së Vorio Epirit./

Është festuar dje në Athinë 100 vjetori i Deklaratës së Autonomisë së “Epirit të Veriut”, e cila u shpall më 17 shkurt 1914.
Festimet filluan me një meshë në Kishën Shën Dionisi, vazhduan me ekzekutimin e himnit kombëtar dhe me vendosjen e kurorave në varrin e Ushtarit të Panjohur,në qendër të Athinës, nga ana e zyrtarëve të Parlamentit dhe partive politike greke.
Sipas raporteve të mediave, edhe këtë vit ceremonia është karakterizuar nga një organizim jo aq i mirë si dhe nga reagime të vogla, që u krijuan nga prania e deputetëve të Agimit të Artë.
Ajo që vlen të theksohet, është pjesëmarrja e përfaqësuesve të partive parlamentare në pushtet, si Demokracia e Re dhe PASOK, edhe pse Athina zyrtare thotë se nuk e ka në axhendën e vet çështjen e “Vorio Epirit”.
Deputetja e Demokracisë së Re, Sofia Vultepsi vendosi një kurorë në emër të Parlamentit grek, ndërsa deputeti himariot Pirro Dhima vendosi një kurorë në emër të PASOK.
Nderuan me një kurorë lulesh edhe shefi Politikës së Jashtme të partisë “Grekët e Pavarur”, Terrence Kuik si dhe deputeti i “Agimit të Artë”, Ilias Kasidiaris.
Kurora në emër të organizatës OMONIA u vendos nga Panajot Leka, gjithashtu edhe nga partia LAOS dhe Federata e Dropullit të Ulët.
Festimet kanë vazhduar më pas në Muzeun e Luftës, ku janë dëgjuar fjalime rreth Luftës Nacional-Çlirimtare, që solli autonominë e Vorio Epirit dhe rreth çështjes së saj në ditët e sotme. Fjalimet përfunduan me atë të Kostas Kiriako, një nga pesë ish-drejtuesit e burgosur të OMONIA-s. Ai raportoi torturat dhe persekutimin që, sipas tij, kanë vuajtur vorioepirotët në periudhën e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës.
Organizatorët e festimeve ishin Shoqata e Epirit të Veriut kryesuar nga Babi Karathanos, Organizata e Rinisë së Epirit të Veriut kryesuar nga Eleni Dimou dhe Këshilli Botëror i Epirotëve kryesuar nga Krisostomo Dhimo.
Në çdo 17 shkurt, qarqe të caktuara dhe segmente të politikës greke, përkujtojnë vitin 1914 kur ajo pjesë që ata e quajnë “Epiri i Veriut”, deklaroi autonominë e vet dhe krijoi një qeveri në Gjirokastër me kryeministër Jorgo Zografo. Protokolli i Korfuzit e njohu këtë tokë si njësi autonome nën sovranitetin e Shqipërisë, por autonomia u anulua nga konferenca e ambasadorëve në vitin 1921.

 

Thirrjet antishqiptare në Himarë, të rinjtë apel për Venizelos: Të kërkojë falje

 

Menjëherë pas ngjarjes së shënuar në Himarë dhe thirjeve anti-shqiptare, ka reaguar forumi “Djemtë e Gjirokastrës” ku të mbështetur edhe nga banorë të Hormovës në Tepelenë kanë qenë të pranishëm në vendin ku në vitin 1914 u ekzekutuan 214 burra nga ky fshat.

Në mënyrë simbolike ata kanë perzënë një tufë me dele të cilat mbanin mbi shpinë flamurin e Vorio Epirit. Ata kanë këmbyer pllakatën ekszistuese në memorialin që përkujtonte masakrën e vitit 1914 në Hormovë, me një pllakatë të re ku përcaktohej qartë sipas tyre autori i masakrës. Sheh Hysni Hormova tha se ky korrigjim si dhe përgatitjet për të përkujtuar 100 vjetorin e kësaj masakre, nuk bëhen në emër të urrejtjes por të memorjes historike pa të cilën vdesin edhe kombet.

Albi Koçi në emër të Forumit të “Djemve të Gjirokastrës dhe Tepelenës”, i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm grek, Venizellos, të kërkojnë ndjesë publike dhe të distancohet zyrtarisht prej qarqeve që nxisin urrejtje mes popujve.

***

Politika e Tiranës prodhon grindje mes vetes, asnje koment për pjesmarrjen e deputëve grekv në festimet e 100 vjetorit të te fantazmës së Vorio Epirit. Duket  se politika shqiptare eshte indiferente ose servile ndaj Athines, qe deklaron se nuk egziston ceshtje e Voriepirit, nderkohe qe “dielli me shoshe” nuk mund te fshihet.

Filed Under: Komente Tagged With: deputetet greke, Hormova, thirrje, Vorio-Epiri

Një thirrje për qeverinë e re…

August 19, 2013 by dgreca

Nga Zyba Hysen Hysa/

“Shqipërisë po i ndodh si kalasë së Rozafatit, që ndërtohej ditën dhe prishej natën, ndaj edhe sikur të kem fatin e gruas që u muros për të qëndruar kështjella, do ta pranoj, vetëm dua të ngre zërin tim që të mos i dëgjoj e të mos e shoh më ndërtimin pa leje dhe prishjen me leje, se në vendin tonë kanë ardhur e kanë ikur pushtues pas pushtuesi, por asnjë nga pushtuesit, nuk prishi ato që ndërtonte ai që ikte, ndërsa në kohën e sotme, që jemi pa pushtues, pa armik në vatra, po bëhem mynxyra të papara e të padëgjuara…”

Shpesh dëgjoj nëpër biseda që thuhet: “Edi Rama(nuk thonë as Kryeministri) do i prishë të gjitha ndërtimet pa leje në Vlorë… Edi Rama do heqë të gjithë drejtorët e shkollave… Edi Rama…” I dëgjoj dhe nuk hyj në biseda e aq më shumë të debatoj, nëse bën mirë, apo bën keq, por pse ta fsheh, më zë një dridhmë që as vetë nuk e ndaloj dot, një dridhmë që pak nga pak më shndërrohet në makth, se këto deklarime i kam dëgjuar sa herë ndërrohen qeveritë këtu në Shqipërinë tonë të dashur. “Ëh… rënkonte vendi,/ Sa herë vinin mizoritë,/ Ëëëëëh rënkon edhe qielli,/ Kur hipin, zbresin qeveritë…”

Shqipërisë po i ndodh si kalasë së Rozafatit, që ndërtohej ditën dhe prishej natën, ndaj edhe sikur të kem fatin e gruas që u muros për të qëndruar kështjella, do ta pranoj, vetëm dua të ngre zërin tim që të mos i dëgjoj e të mos e shoh më ndërtimin pa leje dhe prishjen me leje, se në vendin tonë kanë ardhur e kanë ikur pushtues pas pushtuesi, por asnjë nga pushtuesit, nuk prishi ato që ndërtonte ai që ikte, ndërsa në kohën e sotme, që jemi pa pushtues, pa armik në vatra, po bëhem mynxyra të papara e të padëgjuara…

Ka vite që nuk më shkitet nga mendja një skenë e parë në një pyll buzë rrugës, kur një burrë po priste një pemë të lartë dhe pema u rrëzua me një oshtimë, që ngjante si rënkim e një të riu të rrëzuar nga një plumb i pabesë. Shtanga dhe lotova, se ai vazhdonte të priste më radhë… Po kjo vazhdoi në gjithë vendin, vazhdon edhe sot, priten e digjen pyje pafund… kjo gjë u bë edhe në 97, ku u shkatërruan fabrika, uzina, kombinate… vreshta, ullishte, kanale ujitëse… se kështu po “dënonin” sistemin diktatorial, vramë dhe njëri – tjetri me një egërsi më të egër se diktatura e diktatorit, në emër të “demokracisë” dhe ku ishim… në diktaturë, ku shkuam… në një formë më të egër diktature dhe ne sa koha shkon ndalojmë frymën dhe dëgjojmë të na çilet një dritëz demokracie, një dritëz shprese për paqe, për vëllazëri mes shqiptarësh, po si do ta kemi këtë, ku pa zënë kolltukët, dëgjohen kërcënime?? Cilët janë demokratët? Po socialistët? Po …? A nuk janë të gjithë shqiptarë? A nuk flasim të gjithë shqip? Nuk jemi të një gjaku? Pse do të “përshëndetej” populli me masa ndëshkimore pa i përshëndetur me dëshirën e mirë për të gjetur një gjuhë të përbashkët që edhe ato që janë ndërtuar pa leje të mos prishen, por të shpallen pasuri shtetërore, se një që vjen e ndërton në pronën time pa më pyetur, ai ka dy rrugë: Ose brenda një afati ta prishë vetë, ose ajo të më kalojë mua, kështu edhe këto ndërtime, se është mund, djersë dhe investim, që është bërë, mbase pa dokumente, por patjetër me leje, se nuk u ngrit një kështjellë me rërë të njomë, ashtu siç bëjnë fëmijët buzë detit dhe ta fshijë dallga, por është dashur punë e kur paskan qenë pa leje, ku ishte pushteti vendor që i ka lejuar? A nuk ishte kjo socialiste, apo në ato rrethe ku ka qenë i partisë demokratike e kur erdhën në pushtet bënë të njëjtën gjë??

O zot i madh! Kur do mbarojë kjo Odise?! Nuk e ka fajin ujku që ha tufën, por bariu që nuk e ruan, ndaj unë doja të dëgjoja nga kjo qeveri që të thoshte: “Nuk do të lejohen më ndërtime pa leje, ato që janë bërë në prona publike, i kalojnë shtetit për t’i menaxhuar për të mirën e popullit…” e cila do kishte më shumë vlerë, sesa të shkojnë me ceremoni për t’i prishur, ajo gjë krijon makthe, jo ndërgjegjësim, se po të veprohej kështu, asnjë nuk do të guxonte të ndërtonte pa leje, se do t’i konfiskohej… apo me drejtuesit e shkollave. Ç’faj kanë drejtuesit që i vinin mësuesit në rresht, kur ata urdhëroheshin nga lart? Po, jam dakord, të shikohen të paaftët, që edhe mund të ketë, por të aftët të trajtohen nga shteti si drejtorë dhe jo si komisarë të partisë. Ata janë si të gjithë, mësues, por kanë qenë të detyruar, janë shqiptarë e kanë të drejtë të punojnë, nëse duam arsim (jam e bindur) ata bëjnë arsim, nëse duam politikë, ato nuk kanë rrugë tjetër, bëjnë politikë. E keqja nuk është tek drejtorët, por tek qeveria. Nëse qeveria e re, do dijë të drejtojë, edhe ata do i përgjigjen detyrës, ashtu siç kërkohet. Fshesë e këtyre do ishte një përsëritje e gabimeve, duhet të mësojmë të drejtojmë, jo të shkatërrojmë…

Që në fushatë dëgjoja biseda mes kolegësh: “Po fitoi PS, unë do bëhem drejtor se jam i LSI – së, – thoshte njëri, ndërsa unë, – thoshte një tjetër, do të bëhem nëndrejtor, se jam e PS- së…” dhe këto bëheshin në sy të drejtorëve aktualë e krijohej një gjendje, si të ishin armiq. Unë besoj, se më “fshesën” e qeverisë së re, do të bëhet i njëjti gabim i qeverisë që iku dhe kjo më çon të mendoj, se në Shqipëri nuk ka ndryshuar asgjë e nuk ndryshon asgjë nga kushdo që ta marrë pushtetin, se politikanët tanë nuk udhëhiqen nga ideja: “Ç’mund të bëjmë për popullin”, kjo mbaron me mbarimin e fushatës dhe populli nuk ekziston më si nocion e jo më si qëllim.

Unë i uroj qeverisë së re një rrugëtim paqësor dhe bashkëpunues me gjithë shqiptarët, sidomos, me intelektualët dhe mendjet e ndritura të vendit tonë. Le të merret ky shkrim si një shqetësim që vjen nga populli, se krijuesit kanë veti që pëshpërimat dhe psherëtimat e popullit t’i kthejnë në thirrje që shteti t’i dëgjojë dhe të reflektojë…

Filed Under: Opinion Tagged With: qeverise se re, thirrje, Zyba Hysa

Thirrje Prishtinës e Beogradit të arrijnë marrëveshje

March 27, 2013 by dgreca

Nga Zijadin Gashi/

Kosova dhe Serbia nuk duhet të lëshojnë rastin e arritjes së një marrëveshje politike në kuadër të dialogut aktual që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka deklaruar të mërkurën në Prishtinë, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal me seli në Sarajevë, Goran Svilanoviq.
Ish-ministri i Jashtëm Jugosllav, mori pjesë në një debat lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe integrimet të organizuar nga Zyra e BE-së në Prishtinë.
Me këtë rast, Svilanoviq inkurajoi të dyja palët që të arrijnë deri te marrëveshja.
“Serbia që nga viti 2000 është duke ecur përpara në rrugën drejt BE-së, por në vazhdimësi çështja e Kosovës e ka penguar në këtë rrugëtim”, ka thënë Svilanoviq.
Sipas tij, një marrëveshje eventuale midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte qenësore për rrugën e saj drejt integrimeve.
Svilanoviq ka thënë po ashtu se marrëveshja që do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë për asnjërën nga palët.
Mirëpo, sipas tij, pikërisht momenti i arritjes së marrëveshjes do të mund të ishte shembull për të gjitha vendet e rajonit.
“Përreth nesh në rajon ka pasur disa mundësi që janë lëshuar dhe zakonisht pastaj kërkohen vite që të arrihet sërish në pikën ku palët të jenë në gjendje të flasin sërish me njëra tjetrën dhe të bëjnë marrëveshje. Prandaj shpresoj që nuk do të humbet ky rast”,  ka deklaruar Svilanoviq.
Ndërkohë, shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Samuel Zbogar tha se marrëveshja për fusnotën e arritur në dialogun teknik midis Prishtinës dhe Beogradit i ka mundësuar Kosovës që të anëtarësohet në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal.
Sipas tij, bashkëpunimi ndër-fqinjësor është një prej standardeve që kërkohet në kuadër të integrimeve.
“Bashkëpunimi rajonal është edhe si gur-themel i integrimit evropian apo çfarëdo integrimi tjetër, është pikërisht aty ku fillon çdo gjë dhe mbi të cilën ndërtohet çdo gjë. Prandaj është faktorë kyç për stabilitetin politik për siguri për  prosperitet ekonomik dhe social”, ka thënë Zbogar.
Ky bashkëpunim, vijoi ai, është katalizator për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe do të ndihmojë për tejkalimin e problemeve nga e kaluara.
Bashkëpunimi rajonal është pjesë e politikave integruese evropiane.
Në rastin e Kosovës, dialogu me Serbinë ka sjellë deri te një marrëveshje sipas të cilës, Kosova përfaqësohet në nisma e konferenca rajonale, por përmes një fusnote poshtë emrit të saj.
Fusnota, ishte pasojë e kundërshtimeve të vazhdueshme të Serbisë rreth pranisë së Kosovës të cilën nuk e njeh si shtet.

Filed Under: Politike Tagged With: Beogradit, per marrveshje, Prishtines, thirrje

ESHTE ZHDUKUR TERMI ,,ABETARE,,PER NXENESIT SHQIPTAR NE MAQEDONI

November 12, 2012 by dgreca

TH I RR J E

Me rastin e festës së fillimit të punimeve të Kongresit të Manastirit nga 14-22 Nëntorit 1908, Shoqata Humanitare dhe Kulturore “Programi Unik Shqiptar” në Maqedoni i bënë kërkesë “Programit Unik Shqiptar” në SHBA, që të ndihmojë me ndihma për blerjen e rreth 9.000 Abetareve për nxënësit shqiptar në Maqedoni pasi ka disa vite që libri me emrin ABETARE është hequr pa të drejtë. Ky projekt bëhet me qëllim që edhe nxënësit e shkollave fillore në Maqedoni të mësojnë me Abetaren e njësuar, ashtu siç mësojnë nxënësit shqiptar në Republikën e Shqipërisë, në Republikën e Kosovës, në Luginën e Preshevës dhe në Diasporë. Siç shihet vetëm vogëlushët shqiptar në Maqedoni janë përjashtuar për të mësuar me librin e dashur të Abetares, kjo jo për faj të ndarjes territoriale, por për faj të politikanëve të dobët shqiptar. Këta politikanë harrojnë se në Maqedoni u vendos Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës shqipe me shkronja latine, prandaj është ofendim i rëndë që vetëm vogëlushëve shqiptarë në IJRM tu mohohet mësimi me Abetaren mbarëkombëtare. Pra sot si pasojë e politikës diskriminuese nxënësve shqiptar u mungon libri bashkë me termin Abetare e cila është simbol i sakrificës e shumë pishtarëve të arsimit.

Ne si PUSH, duke vërejtur se asnjë parti politike, asnjë deputet dhe ministër shqiptar në Maqedoni nuk po bëjnë përpjekje që Abetarja mbarëkombëtare të mësohet edhe nga nxënësit shqiptar në Maqedoni, atëherë PUSH do t’ju krijojë mundësinë që këta fëmijë ta kenë Abetaren dhuratë-falas.

Programi Unik Shqiptar do punojë që të gjithë nxënësve shqiptar në shtator të 2013 të kenë ABETAREN UNIKE në duart e tyre. Pra nuk do të lejojmë që disa fëmijë shqiptar të trajtohen me syrin e nënës dhe disa të tjerë me syrin e njerkës për faj të politikës vasale të pushtetarëve.

Ne shpresojmë se do të gjejmë mbështetje dhe mirëkuptim nga të gjithë shqiptarët kudo në botë pavarësisht nga idetë politike dhe besimit fetar që i përkasin. Kjo iniciativë nuk është politike, por Kombëtare, Kulturore dhe Humane.

Kryetar

Prof.Teuta Kamberi-Llalla

Filed Under: Kulture Tagged With: push, Teuta Llalla, thirrje

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT