• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Judah: Dialogu dobësohet nëse Thaçi dorëhiqet

July 1, 2020 by dgreca

THAÇI: ROLI I SHBA, BESIM DHE GARANCË PËR KOSOVËN/

-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën për shtyp në 20 Korrik 2018, ku i është përgjigjur edhe interesimeve të korrespondentit të akredituar në Kosovë të Gazetës DIELLI, organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA: Roli i SHBA-ve është besim për ne, është garancë për ne dhe është partneri ynë special apo miku ynë special

-Nga arkivi  i Gazetës DIELLI: Grupi i Unitetit dhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 30 Qershor 2020/ Nëse akuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, vërtetohet dhe ai jep dorëheqje, ashtu si ka paralajmëruar, dialogu i Kosovës dhe Serbisë do të dobësohet. Kështu të paktën ka vlerësuar gazetari britanik dhe eksperti për Ballkan, Tim Judah, që ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, të cilwn e transmeton sot media në Kosovë.

Sipas Judah, nëse Thaçi jep dorëheqje, palët nuk do të kenë negociues me forcë të njëjtë. Judah ka vlerësuar se është pak e besueshme që takimi i anuluar i Uashingtonit në fund të mbahet për shkak të situatës së paqartë lidhur me Thaçin dhe pasi zgjedhjet presidenciale në SHBA po afrohen.

Presidenti Thaçi ndodhej në Vjenë kur në 24 Qershor 2020 Presidenca  kumtoi se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës, ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte ftuar të merrte pjesë në një takim në Shtëpinë e Bardhë në 27 Qershor në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mundësinë e dorëheqjes Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka paralajmëruar në mbrëmjen e djeshme kur nga Zyra e tij mbajti një fjalim – adresim për qytetarë, pasi javën e kaluar Zyra e Prokurorit të Specializuar publikoi njoftimin se u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës  një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku  përfshihen edhe presidenti Hashim Thaçi dhe lideri i PDK-së,  Kadri Veseli.

“Ditëve në vijim do të konsultohem me liderët politikë për hapat e mëtejmë.

Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë.

Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat”, deklaroi mes tjerash Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Roli i SHBA, besim dhe garancë për Kosovën”, ishte titulli i raportimit të gazetës DIELLI –  organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA. për të cilën në një konferencë shtypi para dy vitesh, në 20 Korrik 2018, ka folur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i pyetur për dialogun nga korrespondenti në Prishtinë.

“Natyrisht, kemi pasë edhe konsulta me autoritetet amerikane paraprakisht në Bruksel”, bëri të ditur presidenti Thaçi, në konferencën për shtyp.

Presidenti i Kosovës tha se, në dialogun me Serbinë roli i Bashkimit Evropian është udhëheqës, por pa garancë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe të NATO-s natyrisht si një ekipë e përbashkët ndërkombëtare, nuk ka as marrëveshje, as funksionim, as implementim.

“Roli i SHBA-ve është besim për ne, është garancë për ne dhe është partneri ynë special apo miku ynë special”, u shpreh presidenti Thaçi. Ai theskoi se, të gjithë janë të vetëdijshëm se, normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, ndërtimi i fqinjësisë së mirë, njohja reciproke, paraqet paqe, stabilitet dhe të ardhme të sigurtë evropiane për të dy vendet dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 PYETJA E KORRESPONDENTIT NË KOSOVË TË GAZETËS DIELLI:

Z. President pyetja vjen nga Gazeta DIELLI në SHBA, më e vjetra ne gjuhën shqipe në botë, e themeluar nga Fan Noli e Faik Konica. Po, edhe si një kronist i zhvillimeve në Kosovë shumë vite, do kujtoja fillimisht sot vitin 2005,  takimin e parë të Grupit të Unitetit më 6 tetor, ku ishte qëndrimi se i vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia…Përsëri po flitet për një kompromis, sa shoh në deklaratat nga Beogradi pretendohet zhbërja e pavarësisë së Kosovës në një proces bisedimesh. Ju vazhdimisht mbroni pavarësinë që është vullnet i shumicës së popullit të Kosovës. Keni deklaruar se ka pak hapësirë për kompromis brenda shtetit të pavarur të Kosovës, duke nënkuptu për të drejtat e serbëve të Kosovës. Si i komentoni këto qëndrime?

PËRGJIGJA E PRESIDENTIT TË KOSOVËS, HASHIM THAÇI:

Të drejtat e serbëve të Kosovës janë të garantura plotësisht me Dokumentin e Presidentit Ahtisaari, janë më të afirmuara se të çdo komuniteti tjetër në Evropë, ata janë qytetarë të Kosovës, ju kemi qëndruar dhe do të vazhdojmë të jemi afër tyre.

Kosova shumëetnike është vizioni i së ardhmes evropiane. 

Pse jemi në dialog apo në negociata. Jemi për hirë të së ardhmes evropiane, sepse është mesazh i qartë i gjithë lidershipit evropian, por edhe qëndrim i Bashkimit Evropian se pa normalizim të raporteve të vendeve përkatëse në Ballkanin Perëndimor, pa fqinjësi të mirë dhe pa i tejkaluar problematikat që i kanë, nuk mund të lëvizin asnjëra drejt Bashkimit Evropian. Dhe për Kosovën, në këtë rast, as drejt perspektivës në NATO. Prandaj, ne nuk e kemi atë luks që të rrimë, të shikojmë dhe të vazhdojmë me këtë gjendje të status quo-së.

Jemi dëshmitarë që për shkak të demarkacionit tre vite kemi pritur një lajm të mirë (për liberalizimin e vizave), lajmi i djeshëm ka mund të publikohet tre vite më herët, apo minimum dy vite e gjysmë.

Andaj, sa më tepër hezitojmë ne, sa më tepër i frikësohemi hapave të rëndësishëm çmimi bëhet edhe më i madh për Kosovën.

Tekefundit, mua më intereson dhe i gëzohem integrimit evropian të çdo vendi të Ballkanit Perëndimor, po unë përfaqësoj shtetin e Kosovës, mua më interson dhe punojmë që të lëvizim më shpejtë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Mirëpo, edhe në Samitin e Sofjes pozicioni i Bashkimit Evropian ishte shumë i qartë: E para, modernizimi i Bashkimit Evropian, e dyta reformimi dhe pastaj  zgjerimi. Dhe, është edhe mesazhi tjetër që ka qenë shumë i qartë, ato vende që aspirojnë të ardhmen evropiane duhet t’i zgjidhin problemet e tyre mes veti.

Tash në këtë klimë të favorshme që është krijuar në rajon, në veçanti pas marrveshjes së Maqedonisë dhe Greqisë, mendoj, dhe ju e patë, që menjëherë  pas asaj marrëveshje erdhi ftesa për Maqedonië për NATO.

Ne nuk duhet të biem viktimë e politikave ditore, e politikave elektorale, e populizmit, apo edhe e ndonjë zëri nacionalist.

Nëse është aspiratë dhe është e lidershipit të Kosovës e ardhja evropiane duhet të marrim guximin,  duhet të jemi bashkë dhe duhet të fitojmë këtë betejë për të ardhmen evropiane siç e kemi fituar lirinë dhe pavarësinë.

Nëse është vullneti i qytetarëve të Kosovës dhe është mbi 95 për qind për të ardhmen evropiane dhe NATO-n, atëherë ne nuk guxojmë si lidership ta vonojmë të ardhmen euroatlantike të vendit tonë. Nuk e kemi atë luks, duhet të marrim thjeshtë përgjegjësitë që na takojnë, për të lëvizë më shpejtë.

E di se ndokush mund të thotë se më mirë pa marrëveshje sesa me marrëveshje jo të lehtë me Serbinë. Unë mendoj se duhet të arrijmë marrëveshje në një proces të rëndë të negociimit me Serbinë. Më së lehti është me qëndru në një vend dhe me akuzu të tjerët, por sot, përgjegjësi shtetërore dhe lidershipi është me qenë aty ku zhvillohet debati, ku zhvillohet dialogu, ku zhvillohen negociatat dhe ku merren vendimet, dhe në asnjë rrethanë spaktatorë. Lehtë është të jeshë në tribuna, po shumë vështitë është të jeshë në fushë dhe në veçanti të shënosh.

Prandaj, është momenti që njerëzit me të vërtetë të zbresin nga tribunat dhe të futen në fushen e debatit, të dialogut, të negocimit dhe të marrjes së përgjegjësive.

Anëtarësimi në NATO është në interesin e të gjithëve, është në interesin e qytetarëve të Kosovës, pse ta vonojmë ne.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është në interesin e të gjithëve, pse ta vonojmë ne.

E ritheksoi edhe një fakt, ne kemi humbur shansin në 2014-tën për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, kur e kemi pasur pajtueshmërinë e plotë të NATO-s dhe të gjithë partnerëve, për shkak të politikave populiste apo elektorale të një spektri të caktuar politik.

Dhe shikone tash, e kemi humbë atë momentumin e mbështetjes së plotë dhe unike ndërkombëtare të miqëve tanë dhe tash as atë mbëshetje s’mund e rikthejmë, sepse bota po ndryshon. Dhe ne menojmë që gjithë bota vrapon pas nesh dhe na shikon neve dhe mendon se çka mendojmë ne.

Ne duhet të ecim me kohë dhe ndonjëherë të pretendojmë të jemi edhe më të shpejtë.

Dhe të jemi të sigurtë se nëse jemi të përgjegjshëm, nëse ne jemi unikë, nëse ne jemi ata të cilët i kryejmë obligimet që i kemi marrë para qytetarëve në përputhshmëri me vizionin tonë euroatlantik ia lehtësojmë edhe mbështetjen miqëve tonë.

Për aq sa ne ngatërrohemi këtu, atëherë edhe mbështetja ndërkombëtare do  jetë shumë më e zbehtë.

Po, një gjë është e qartë, pa normalizim të raporteve me të gjithë fqinjët, kësaj radhe me Serbinë, sikurse edhe Serbia pa normalizim me Kosovën, nuk ka të ardhme evropiane. Nuk ka marrëveshje, do jemi humbës të gjithë. Ka marrëveshje, mund të ketë kritika, po do jemi fitues të gjithë.

Tek e fundit, kritika ka pasë edhe për Rambuje, edhe për Vjenë, edhe për procesin e Brukselit. Dhe çdo marrëveshje ndërkombëtare ka opinionin kritik. Nuk ndodhë kjo vetëm në Kosovë apo në Serbi. Ka kritika edhe në Serbi në raport me presidentin Vuçiç, ka kritika edhe këtu, ka kritika edhe për marrëveshje ndërkombëtare që shtete përkatëse i bëjnë me njëra-tjetrën, ju jeni dëshmitarë vetë, por kur zgjedhesh bartës i institucioneve dhe zgjedhesh lider i një partie politike ke përgjegjësi me dalë përtej opinionit populist elektoral, me marrë vendim në interes të shtetit që përfaqëson.

 Dhe, mendoj se kjo veç po ndodhë në Kosovë, hapi i parë është bërë me prezencën e gjithë bartësve të institucioneve  të Republikës së Kosovës në Bruksel.

Unë i besoj frymës afruese, bashkuese dhe të bashkëpërgjegjësive, por në të njëjtën kohë, me ndodhjen, me arritjen e marrëveshjes dhe njohjen formale nga Serbia për Kosovën, anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, atëherë duhet të marrin kredi të gjithë, sepse të gjithë janë meritorë. Ne jemi bartësit e institucioneve, do jemi në të ardhmen e afërt edhe nëpër kryeqendrat e ndryshme  evropiane dhe botërore, kështu që do jetë një proces dinamik dhe do jetë një proces gjithpërfshirës.

NGA ARKIVI  I GAZETËS DIELLI: GRUPI I UNITETIT DHE DEKLARATA E PAVARËSISË SË KOSOVËS

 “I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë  Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova në  6 tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, theksonte Deklarata e Pavarësisë, e cila hartës së botës ia shtoi një shtet, e lexuar nga atëherë kryeministri Hashim Thaçi të dielën e 17 Shkurtit historik 2008, në Kuvendin e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme solemne, të nisur në orën 15:00.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, Hashim Thaci, Tim Judah

Tim Judah: Si do të ripaketohet plani Ahtisaari?

January 10, 2013 by dgreca

“Nëse ka vullnet do të gjendet një zgjidhje. Kjo do të ishte një zgjidhje e përafërt me ndonjë model tjetër, por secili model është i veçantë andaj dhe nuk mund të bëhet ‘copy-paste’.
Kështu e komentoi çështjen e veriut të Kosovës, analisti britanik Tim Judah, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.

RADIO EVROPA E LIRË- Zoti Judah, raundi i ardhshëm i bisedimeve ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Ivica Daçic, do të mbahet në Bruksel më 17 janar. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Catherine Ashton, ka bërë me dije se dëshiron të flasë për çështjen e veriut të Kosovës. Çfarë prisni ju nga këto diskutime?

TIM JUDAH-Mendoj se vetëm do ta hapin çështjen. Pra, do të jetë më shumë një hapje e temës në formën e shkëmbimit të pikëpamjeve. Askush nuk pret ë çështja e veriut të zgjidhet brenda një takimi në Bruksel. Por, ky do të jetë vetëm fillimi i një procesi.

RADIO EVROPA E LIRË-Kryeministri Thaçi ka thënë se do të shtrojë për diskutim çështjen e institucioneve paralele serbe në territorin e Kosovës, përderisa Serbia insiston në paraqitjen e një platforme mbi Kosovën. A mendoni se ka hapësirë për konsensus në këto çështje?

TIM JUDAH-Mendoj se nuk ka hapësirë për konsensus, por ka mundësi për gjetjen e një rruge drejt zgjidhjes së problemit. Zoti Daçiq ka përmendur një fond ekonomik. Nuk kam parë detaje për këtë. Më sa kuptoj ai ka folur për financimin e institucioneve serbe, por jo në mënyrën se si janë financuar deri më tani-pra, bëhet fjalë për një mënyrë tjetër të financimit.
Nëse ju kujtohet, plani i Ahtisaarit parasheh një mënyrë për financimin e institucioneve serbe në Kosovë, por me kalimin e parave përmes buxhetit të Kosovës. Nuk jam i sigurt, por besoj se ky lloj financimi mund të jetë një qasje e re (që vjen nga dera e prapme) për planin e Ahtisaarit.

RADIO EVROPA E LIRË-Ju e përmendët planin e Ahtisaarit. Në anën tjetër, platforma serbe mbi Kosovën kërkon një autonomi më të lartë politike e territoriale për enklavat serbe në Kosovë. A bëhet fjalë këtu për planin e Ahtisaarit apo po lëvizin gjërat drejt një autonomie më të zgjeruar?

TIM JUDAH-Mendoj se platforma serbe duhet të shihet si lëvizja e parë përpara meqë të dyja palët mbajnë qëndrimet e tyre maksimale. Nëse ka ndonjë zgjidhje negociatat do të duhej të çonin tek zgjidhja përfundimtare që do të ishte diku në mes (të këtyre qëndrimeve). Plani i Ahitsaarit, në fakt, parasheh një autonomi mjaft të madhe për zonat ku ajo kërkohet.
Pyetja do të jetë se si të ripaketohet kjo për të mundësuar arritjen e një marrëveshje që esencialisht është e njëjta me atë që parasheh Ahtisaari për ato zona. Për arsye të ndryshme politike Serbia do të dëshirojë ta ripaketojë atë në një mënyrë tjetër, por nuk e di se si do të duket kjo në të ardhmen.

RADIO EVROPA E LIRË- Ju e quani “ripaketim të planit Ahtisaari”. A mendoni se edhe BE-ja do të insistojë në këtë apo ka ndonjë zgjidhje tjetër?

TIM JUDAH-Unë vetëm po flas për mundësitë e gjetjes së zgjidhjes që, në esencë, bazohen në planin Ahtisaari, por që paraqiten në mënyra të ndryshme. Vet BE-ja nuk mendoj se ka ndonjë qëndrim në këtë çështje.
Zonja Ashton po ndërmjetëson bisedimet dhe BE-ja nuk mund të ketë një qëndrim të prerë meqë pesë shtete nuk e njohin Kosovën. Por, ajo që bën BE-ja si tërësi është puna në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore.

RADIO EVROPA E LIRË-Në anën tjetër, janë përmendur një varg modelesh për zgjidhjen e çështjes së veriut si modeli i dy Gjermanive, ai i Slavonisë Lindore dhe të tjera. A ka ndonjë model në botë që do të ishte i përshtatshëm për zgjidhjen e problemit të veriut të Kosovës?

TIM JUDAH-Nuk ka ndonjë model në botë që do të mund të bëhej ‘copy-paste’ për këtë rast. Por, meqë ka shumë modele në Evropë si ai i Tirolit Jugor, ai i Irlandës Veriore e kështu me radhë, zgjidhja do të varet nga gatishmëria e palëve.
Nëse ka vullnet do të gjendet një zgjidhje. Kjo do të ishte një zgjidhje e përafërt me ndonjë model tjetër, por secili model është i veçantë andaj dhe nuk mund të bëhet ‘copy-paste’.

RADIO EVROPA E LIRË-A ekziston, në fakt, për momentin vullneti i të dyja palëve për të biseduar për veriun dhe për të gjetur një zgjidhje? I kemi parë zhvillimet e fundit në Beograd lidhur me monumentin e UCPMB-së, ndërsa e pamë edhe kundërshtimin e autoriteteve kosovare për vizitën në Kosovë të presidentit serb, Tomisllav Nikoliq. Cila është pikëpamja e juaj për reagimet e të dyja palëve karshi njëra-tjetrës?
TIM JUDAH-Deri më tani janë bërë dy hapa përpara e një prapa dhe kështu do të vazhdojë. Do të ketë gjithmonë disa hapa përpara e disa prapa. Në përgjithësi, mendoj se më e rëndësishmja për momentin është fakti se kryeministri, Hashim Thaçi dhe ai serb, Ivica Daçiq, kanë marrë personalisht përgjegjësinë dhe se duan të shohin përparime. Është gjithmonë e mundshme që të ketë probleme dhe ngecje.
Pra, do të ekzistojë frika për provokime: a do të vijë Nikoliq në Kosovë për të provokuar? A do të shkaktojë vizita e tij provokime? Pyetje të tilla do të shtrohen gjithmonë. Kjo është çështje diskutabile, por e padobishme dhe jondihmuese. Por, ekziston gjithashtu mundësia që çështja e lapidarit në Preshevë të jetë e dëmshme derisa të gjendet një zgjidhje. Por, sërish them: nëse ekziston vullneti, ekziston edhe zgjidhja.
Mund të thuhet se qëndrimi i monumentit në qendër të qytetit është në rregull, por mund të thuhet gjithashtu se ai do të duhej të vendosej në varreza. Nuk them se duhet bërë kështu apo ashtu. Por, do të ishte për keqardhje nëse mospajtimet mbi një lapidar do t’ia merrnin anën zhvillimeve mjaft pozitive që i kemi parë në muajt e fundit ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit Daçiq.

(Intervistoi Edona Peci)

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Plani ahtisaari, si ripaketohet, Tim Judah

Artikujt e fundit

  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan
  • MË 4 SHKURT 2023 DO THEMELOHET DEGA E VATRËS NË CHICAGO
  • Bibla e parë
  • Portretizimi i Isa Boletinit sipas gazetës “Fremdenblatt”(1916)
  • Charles McGonigal…
  • Sopranoja Shqiptare Ermonela Jaho “Artisja e Vitit 2023” Sonte në Operën Metropolitan
  • ASLLAN BUSHATI: “DIKTATI I ADM-ve NË LUFTËN E FTOHTË E PAS SAJ”
  • Eksperimenti, Asociacioni/Bashkësia …!
  • Department of State Signals Pressuring Kosovo to Discuss the EU Proposal, Vucic “Drama Queen” Says President Osmani
  • ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TEST PËR ATO PARLAMENTARE
  • Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Benjamin J.Correl

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT