• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Isa Mustafa: Shqipërinë dhe Tiranën e konsideroj si Prishtinën, si vendin tim

December 13, 2014 by dgreca

Nga Behelul Jashari/.-Shqipërinë dhe Tiranën e konsideroj si Prishtinën, si vendin tim, deklaron kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë televizive në kryeqytetin kosovar.
I pyetur se “kur e shihni veten si kryeministër i Kosovës në Beograd dhe kur në Tiranë”, Mustafa është përgjigjur se, “Tirana është deklaruar e hapur në çdo moment që të shkoj, kjo flet për marrëdhënie krejtësisht tjetër që e kemi me Tiranën”.
“Edhe në Beograd do të shkoj në momentin që të kem ftesë, ose në moment që të bëhet ndonjë takim i kryeministrave atje. Nuk do të hezitoj, do të shkoj në Beograd, sepse është mirë që të kemi kontakte”, tha Mustafa duke u shprehur për qetësim të marrëdhënieve dhe bashkëpunim të dobishëm edhe për Kosovën edhe për Serbinë.
Por, ka vijuar kryeministri kosovar, “natyrisht që para Beogradit kam dëshirë të vizitojë Berlinin, Uashingtonin, sepse janë dy qendra, të cilat na kanë ndihmuar shumë, të cilat i kemi pasur gjithmonë përkrahje dhe nga të cilat jemi të orientuar edhe në pikëpamje të zhvillimit ekonomik, kulruror, arsimor, social të Kosovës”.
“Ku do të shkoj, varet edhe prej axhendës, edhe prej ftesave”, ka shtuar Mustafa, duke folur në televizionin kosovar RTV 21 për vizitat e para si kryeministër, pasi dje mori detyrën, i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës në 9 dhjetor.
Ndërsa, ka theksuar kryeministri i Kosovës, “Shqipëria është diçka krejtësisht tjetër. Shkuarja në Shqipëri imja nuk është shkuarje formale atje. Unë Shqipërinë dhe Tiranën e konsideroj si Prishtinën, si vendin tim”.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të tjera, kryeministri i Kosovës tha se, “sa i përket Tiranës ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë, të bashkëpunojmë ngushtë”.
“Nuk kam dëshirë që bashkëpunimi ynë me Tiranën të jetë bashkëpunim formal, ashtu siç mund të jetë formal me vendet e tjera në Ballkan ose në Evropë. Me Tiranën ne duhet të hapim kufijtë, me Tiranën ne duhet të arrijmë integrimin në fushën e arsimit, në fushën e kulturës, në fushën e shëndetësisë, në fushën e ekonomisë. Me Tiranën ne duhet të bëjmë këmbime të mëdha ekonomike, kulturore, arsimore. Edhe duhet të shkojmë më larg se sa që janë vetëm marrëdhëniet mes dy shteteve. Unë do të bashkëpunoj fuqishëm me qeverinë e Shqipërisë pa asnjë lloj paragjykimi që atje është një parti tjetër e para, ne jemi tjetra, këtu marrëdhëniet dhe relacionet partiake nuk vijnë në shprehje, vijnë në shprehje realcionet shqiptare dhe ndërshqiptare, marrëdhëniet shtetërore që ne duhet t’i ndërtojmë dhe një liberalizim maksimal i raporteve të cilat duhet t’i kemi me Tiranën”, theksoi kryeministri i Kosovës, Mustafa.
Në seancën e Kuvendit, ku u zgjodh kryeministër, Mustafa, në ekspozenë e tij ka theksuar se “do të përgatitet projekti për lidhjen hekurudhore me Shqipërinë” dhe “do të unifikojmë tregun energjetik me Shqipërinë dhe ka folur edhe për bashkëpunime të tjera.
Sipas tij, kultivimi i relacioneve të veçanta kulturore me Shqipërinë dhe me vendet e tjera ku jetojnë shqiptarët do të thellohet.
“Tashmë, Kosova dhe Shqipëria kanë krijuar Kalendarin e Përbashkët Kulturor. Qeveria do të vazhdojë të angazhohet në zbatimin e këtij kalendari, duke e pasuruar atë përvitshëm, edhe për rritjen e buxhetit për aktivitet e përbashkëta, që organizohen përgjatë vitit në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor”, theksoi Mustafa, ndërsa shprehu përkushtimin për marrëdhënie edhe me të gjitha shtetet fqinje e të rajonit drejt integrimeve euroatlantike.

Filed Under: Interviste Tagged With: Isa Mustafa, Tirana si Prishtina

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT