Deputeti Shpëtimi Idrizi në Prishtinë:“Ne po e ndjejmë nga këtu që kombi sot rreh njësoj, frymon njësoj”, tha ndër të tjera Idrizi./
Komuna e Prishtinës pati nderin që sot të nis Javën e Çamërisë, në 70 vjetorin e gjenocidit dhe diskriminimit të shqiptarëve të Çamërisë. Sivjet, për herë të parë, ky aktivitet filloi njëkohësisht në Prishtinë dhe Tiranë, duke synuar kështu vetëdijesimin e të gjithë kombit për çështjen çame.
Komuna e Prishtinës, së bashku me delegacionin nga Shqipëria të përbërë nga Shpëtim Idrizi, Aqif Rakipi, Tahir Muhedini, Omer Mamo dhe Dashamir Tahiri, bëri hapjen e kësaj jave.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se çështja çame mbetet një nga padrejtësitë më të mëdha jo vetëm në kombin shqiptar por në gjithë Evropën. “Duhet ta bëjmë vetëdijesimin e të gjithë kombit për këtë padrejtësi kaq të madhe që i është bërë shqiptarëve. Kam kënaqësinë që sot pritëm si pesë deputetë të Republikës së Shqipërisë, që ta shënojmë së bashku fillimin e kësaj jave, që të gjithë qytetarëve të Prishtinës e Kosovës t’ua kujtojmë këtë çështje aq të rëndësishme”, tha Ahmeti.
Ai shtoi që gjenocidi i 70-100 viteve më parë ka vazhduar edhe pas vitit 1944 kur janë dëbuar të gati të gjithë shqiptarët nga Çamëria por tash jemi më të fortë se kurrë në ngritjen e kësaj çështjeje. “Sheshet e Prishtinës sot janë të mbushur me flamuj kombëtar, si dhe me flamujt e simbolikës së kësaj jave, “Unë e dua Çamërinë”, shprehje kjo që e thotë çdo shqiptar sot”, tha në fund Ahmeti.
Deputeti nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Shpëtim Idrizi falënderoi Kryetarin Ahmeti dhe përmes tij të gjithë qytetarët e Kosovës për organizimin e parë institucional në Prishtinës për shënimin e Javës së Çamërisë.
“Çamëria është pjesë shumë e rëndësishme e gjymtyrës së kombit shqiptar. Është 9.500 kilometra në katror, me histori e kulturë, e që ka pësuar një nga gjenocidet më të mëdha që njeh historia. Ky gjenocid ka filluar që nga lënia jashtë e trojeve shqiptare të Kosovës dhe Çamërisë, dhe ka njohur një valë shpërnguljes. Si valë e fundit është masakra e Luftës së Dytë Botërore, ku brenda një jave, 20% e popullsisë është vrarë është masakruar dhe pjesa tjetër është dëbuar drejt Shqipërisë së sotme”, shpjegoi deputeti Idrizi, duke shtuar se kjo javë jo vetëm se do të përkujtojë ata shqiptarë që dhanë jetën vetëm pse ishin shqiptarë, por mbi të gjitha do të tregojë që harta e kombit shqiptar duhet të plotësohet edhe me Kosovën edhe me Çamërinë.
“Ne po e ndjejmë nga këtu që kombi sot rreh njësoj, frymon njësoj”, tha ndër të tjera Idrizi.
SHBA kërkon ndihmë nga shqiptarët për gjetjen e një avioni të vitit 1944
Ambasada amerikane në Tiranë nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar ndihmën e të gjithë qytetarëve shqiptarë, në lidhje me zhdukjen e një avioni në vitin 1944. Bëhet fjalë për një avion amerikan me bazë në Itali, i cili u nis për një mision në Sofje të Bullgarisë. Por, ai pësoi dëmtime ndërsa fluturonte në Shkup, për shkak të hapjes së zjarrit. Avioni u kthye mbrapsht për në Itali, por pasi kaloi qytetin e Elbasanit, dy nga katër motorët e avionit u prishën dhe u fikën. Piloti e mbajti avionin nën kontroll, duke i dhënë kohë anëtarëve të ekuipazhit që të hidheshin me parashutë. Asnjë nga anëtarët e ekuipazhit nuk e pa se çfarë ndodhi me avionin dhe as nuk dëgjuan zhurmën e rënies së tij; kjo ishte edhe hera e fundit që ata panë pilotin e tyre. Edhe sot e kësaj dite, ai avion dhe piloti, ende nuk janë gjetur.
Ambasada amerikane në Tiranë kërkon ndihmën tuaj!
Jemi duke kërkuar për këtë avion dhe mendojmë se dikush prej jush mund të na ndihmojë. Në janarin e vitit 1944, gjatë një misioni të Aleatëve, një avion amerikan B-24 Liberator me bazë në Itali, u nis për një mision në Sofje, Bullgari, por pësoi shumë dëmtime ndërsa fluturonte në Shkup, për shkak të hapjes së zjarrit. Avioni u kthye mbrapsht, duke u përpjekur që të kthehej në bazë, duke fluturuar mbi Elbasan, rrugës për në Itali. Pak pasi kaloi qytetin e Elbasanit, dy nga katër motorët e avionit u prishën dhe u fikën. Duke treguar vetëmohim heroik, piloti i avionit qëndroi në kontroll, duke i dhënë kohë anëtarëve të ekuipazhit që të hidheshin me parashutë. Ekuipazhi që mbijetoi u kap nga Gjermanët dhe u mbajtën si robër lufte. Asnjë nga anëtarët e ekuipazhit nuk e pa se çfarë ndodhi me avionin dhe as nuk dëgjuan zhurmën e rënies së tij; kjo ishte edhe hera e fundit që ata panë pilotin e tyre. Edhe sot e kësaj dite, ai avion dhe piloti, ende nuk janë gjetur.
Çdo pjesë e këtij avioni ka një numër identifikimi unik. Nëse ne mund të gjejmë pjesë të avionit, mund të kemi mundësi të gjejmë edhe eshtrat e pilotit, në mënyrë që familja e tij të mund të kryejë një ceremoni varrimi. Nëse ju ose ndonjë i njohuri juaj ka informacion mbi këtë avion ose çdo përplasje të mundshme në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, ju lutem na bëni me dije dhe na dërgoni detaje apo foto me një mesazh në “Facebook”.
Vini re:Mos prekni gjë nëse gjeni vendin e përplasjes. Në këtë rast, është më mirë të bëni foto. As mos nisni kërkime me qëllimin specifik për të gjetur avionin. Ky lajmërim është vetëm një kërkesë e thjeshtë për të gjetur informacion që mund të ekzistojë dhe jo një kërkesë për veprim. Faleminderit për ndihmën tuaj dhe ju lutemi ta ndani këtë postim me të tjerët duke bërë share në faqen tuaj – pasi sa më shumë njerëz ta shohin këtë lajmërim, aq më shumë mundësi kemi për të gjetur heroin tonë të humbur./B.S/INA/
Shpërthim eksplozivi në Tiranë, tre të plagosur
TIRANË, 26 Shkurt/ Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur të mërkurën paradite në rrugën “Pjetër Budi” në një bar në Tiranë, ku si pasojë janë plagosur tre persona.
Shpërthimi ka ndodhur brenda një lokali, ku dyshohet se është vendosur një sasi eksplozivi. Mësohet se lokali është në pronësi të biznesmenit Armando Ceka. Sipas informacioneve paraprake të policisë, nga shpërthimi janë plagosur 3 persona, mes të cilëve edhe pronari i lokalit, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ceka dhe të plagosurit e tjerë, Julian Cela dhe Artur Sharra, u dërguan menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Policia dhe dy autoambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Ekspertë të policisë kanë nisur hetimet rreth ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet që shpërthimi të jetë shkaktuar në mënyrë të telekomanduar. ATSH/-
BEJTET E ZENEL BASTARIT KANË GJETUR VEND NËPËR AHENGJET E SHTËPIVE TË VJETRA TË TIRANËS
NGA GËZIM LLOJDIA*/
Ibrahim Hasnaj të paktën deri më sot ka sjellë të dhëna të hollësishme si dhe divanin e përbërë prej 145 odesh.
-Veprën e Zenel Bastarit e kam dorëzue pranë Universitetit shtetëror,sektori histori-gjuhësi e cila u botue në buletinin e shkencave shoqërore, viti i XV Nr 1 ,viti 1961 ,shkruan Hima. Kontaktet me veprën e Zenel Bastarit, ai thotë se i ka marrë qysh kur ishte nxanës i klasave të ulta të shkollës fillore ,ku prej të moshuarve flitej për një bejtexhi që paska jetuar në qytetin e Tiranës, me emrin e Zenel Bastarit. Duke plotësuar me hollësi të tjera Hima shkruan :”në çdo gosti apo dasmë që bante në Tiranë ishte thuhesh e pamundur të mos bisedonin për këtë emër shumim popullor i cili paskish qenë i dallueshëm më gisht në krejt qytetin për bejtet e tij thumbuese dhe plot humor të hollë. Ata, që i dinin përmendësh strofat e Zenelit, nisnin plot qejf ti recitonin e ti deklaronin duke sjellë ndër të pranishmit nji atmosferë gazi dhe hareje. Lidhur me gjurmimin e veprës së Zenel Bastarit, Hima thotë tekstualisht,duke qenë kështu vepra e Zenel Bastarit në këtë vëllim asht ma e plotësueme mbasi shoqërohet edhe me një jetëshkrim të shkurtër të vjeshtorit që e ruaj prej kohësh në shënimet dhe që e pata tërhequn së bashku me një sasi strofnash nga biblioteka personale e hafëz Ibrahim Dalliut në vitin 1937. Si gjurmues i veprës së Zenel Bastarit ,materialet ia dorëzua në vitin 1961 pranë universitetit shtetëror në sektorin përkatës ,ndërkaq që vepra e plotë me shënimet përkatëse e ka selektuar dhe bërë gati diku nga vitet ‘70. Të dhënat për jetën e Zenel Bastarit, Hima thotë se një jetëshkrim të shkurtër e pati tërhequre Ibrahim Dalliut në vitin 1937. Sipas këtyre shënimeve, pikëzohet se Zenel Bastari si origjinë ashtë nga një fshatë i malësisë së Tiranës që quhet Bastar. I ati zbriti nga malësia për në Tiranë ende i pamartuem dhe e quante Ram Hyka, por me që ishte i shpërngulën nga Bastari,vendasit më kohë ia zhdukën mbiemrin Hyka duke e thirrur me atë të fshatit. Sipas këtyre shënimeve ,Ram Hyka(Bastari) është marr më punë krahu dhe kryesisht bahecenvallëk . Është martuar me një vajzë tiranase familja Kollçijve dhe pati dy djem, Zenelin dhe Rexhepin.
Jetëshkrimi i kohës së vegjëlisë për Zenel Bastarin, thotë se: Zeneli ka mësuar në një mejtep. Thuhet se i ati Rama ishte aderues i fesë islame prandaj e ka zgjedhur Zenelin për shkollën e mesëm fetare të kohës, ky lloj arsimi kryhej në medrese. Djali i dytë e bëri bahçevanë. Mirëpo ka një pikëpyetje të vogël ndoshta Zeneli ka shfaqur aftësi dhe mençuri, që i është lexuar në sy dhe në dritën e shpirtit. Përndryshe lumi do të kishte marrë xhevahiret,që i mbante brenda hepimi i shpirtit. Kur ishte nxënës të dhënat na shpien tek Zeneli se ndërsa shkollohej për hoxhë, ai nuk e ushtroj kurrë këtë profesion për të cilin u arsimua, çuditërisht sipas rrëfimit të Himës, kohën e kalonte jo ndër xhami por tek mjeshtërit gajtanxhi. Fuqia e këtyre të fundit fshinte diçka mister, përndryshe kohën do ta kalonte veçse me lutje. Tek gajtanxhinjtë zbuloi misterin e tij. Ky ishte profesioni i tij, që e përdori në gjithë jetën e tij. Zeneli ,thuhet në këto shënime ,u vesh me uniformën e hoxhës për të nderuar shkollën por këtë mision fetar nuk ushtroi kurrë dhe as që e ngarkuan me një mision të këtillë. I vdes i ati por i merr nën kujdestari familja Kollçijve dhe e ëma më vonë ikën nga ëndrrat e dy djemve të Ramë Hykës. Veshja e tij është e përshkruar një çallmë,veshje hoxhe dhe një pallto të shkurtër. Zanati është artizan qepje, qëndisje sumbulla ferexhe e xhamadan. Mërgimi i Zenel Bastarit nga bota jonë thuhet se ka ngjarë rreth moshës 75 vjeç. Koha e mërgimit të madh ka qenë koha e luftës ruso-turke pra viti 1878. Iku në këtë mërgim i pamartuar si edhe i vëllai. “Nuse “pati “divanët e tij” poetik të përbërë nga 145 ode, në të vërtetë burimet citojnë mbi 200 strofa, ndërsa kostumi i tij dhëndëror ishte i përbërë nga mijëra gajtanë e xhamadanë, që ai qëndisi ndër jetën e tij. Divani është një grumbullim poezish me një renditje të veçantë sipas germave te alfabetit.
Vepra e Zenel Bastarit
Po të shqyrtosh krijimet e Zenel Bastarit vrenë se ky krijues ka pasur aftësi shpirtërore të cilat lindin nga ndijime të holla. Ndërkaq është ndihur në këtë prohi edhe nga shkollimi e cila mund të quhet mrekulli për atë kohë si dhe e lidhur pazgjidhmërisht me fatin e njeriut .Nga të dy djemtë Ram Hyka, vetëm Zenelin e dërgon për shkollim. Ky bëhet poet i dëgjuar i kohës. Bejtet e tij shëtisnin Tiranën atë fshatë të vogël të kohës, shëtisnin nëpër njerëzit e Shqipërisë së mesme si dituri ,si mençuri e dalë nga një botë. Shkollimi atë botë i përkiste veçse një pjese të vogël që shquante aftësi ose shpërthime shpirtërore qysh në vegjëli. Zenel Bastari u bë mjeshtër gajtanxhi por ai ushtroi një mjeshtëri tjetër shpirtërore e cila e radhiti ndër bejtexhinjtë e kohës, që i bënte nder letërsisë shqiptare të bejtexhinjve. Si lindi kjo letërsi që u quajt e bejtexhinjve? Studiuesit se letërsisë shkruajnë kështu:”Në shekullin XVIII në Shqipëri lindi dhe u zhvillua një rrymë letrare me tipare tepër origjinale për vendin tonë, rryma e bejtexhinjve (nga fjala turke “bejte” – vjershë. Ajo u bë dukuri e rëndësishme dhe pati përhapje shumë të gjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Kosovë, por edhe ne qendra më të vogla fetare e më pak në fshat. Këtë udhë dhe këta sokakë i përshkoi edhe Zenel Bastari. Frymëzimi i tij edhe sipas studiuesve është ai i tarikateve mistik. Përmenden bektashinjtë , si udhëheqës shpirtëror kishin Haxhi Bektash Velinë, një dervishë nga Horosani që shërbeu në Anadoll i pajisur me fuqi mistike, që frymëzoi edhe Emren dhe poetë të tjerë. Ka të dhëna që tek ky tarikat letërsia pra poezia i ka shoqëruar ata gjatë gjithë misionit të tyre shpirtëror. Po të lexosh poezitë e një zonje mistike Rabije për Zotin e saj janë të hatashme apo divanet e shumë dervishëve. Mansevit e Rumihut janë ndër më të pëlqyerat tek lexuesi amerikanë, edhe ky dervish i tarikatit mevlani por banoi në Konjë të Turqisë ku edhe ka tyrben e tij . Këta të gjithë u frymëzuan për të derdhur në letër gjithë çka brenda shpirtit të tyre u përvëlonte. Ka edhe një arsyetim. Duke qenë se poezia është bija e parë e bukurisë hyjnore, frymëzimi i tyre shkon pikërisht në këtë kah. Bukuria e Perëndisë dhe nuri, që u hedh krijesave të saj. Ka edhe një arsyetim tjetër. Aso kohe ajo që lëvrohej ishte ky soj letërsie e bejtexhinjve e cila pëlqehej sepse cekte ato probleme, ku vuante populli ,poeti dhe gjuha e përdorur ishte e vet popullit. Ndër temat, që ka prekur Zenel Bastari janë tema sociale, fetare, e dashurisë. Me këtë lloj letërsia, krijuesit bejtexhinj godisnin shpejt në kohë, shkruanin thjeshtë duke përdorur vetëm gjuhën e popullit. Është gjithashtu e habitshme se si këto krijime përthitheshin në kohën më të shpejtë Ndërtimi i poezive të tilla me gjatësi poeme deri në 30 faqe, i është përshtatur edhe kohës. Krijuesit bejtexhinj i krijonin ato thesare ndër popull dhe aty hë për hë apo me nge dhe i mbetej popullit që e përhapte atë flakë nëpër krejt errësirën e kohës të sundimit otoman. Këto diamante të vyera nuk humbisnin. Nuk binin as në vesh të shurdhër. Këta krijues, që i quanin shkurt bejtexhi dhe krijimtarinë e tyre në poezi ,bejte ishin kronika më transparente e një qytetit, gazeta e qytetit në mungesë të kësaj të fundit. Gjuha popullore, që vlonte aso kohe ishte edhe epiqendra e krijimeve të bejtexhinjve. Këto krijime thitheshin si dielli. Mjeshtëria e gatimit të tyre tregonte për një nivel të lartë si dhe , për një kulturë të gjerë që ata dispononin.
“Kundër sundimtarëve dhe klerikëve”. Një krijim i gjatë i ndarë vetëm me numra për çdo strofë pra nga numri 1 deri në 108 strofa, që zë një madhësi shtrirje deri në 30 faqe. Aty shqyrton mundësinë se është e vërtetë , pasqyra e viteve 1800 në një qendër të vogël siç ishte Tirana. Pasqyra ku mund të shqyrtosh deri në detaje shqetësimet, përditshmërinë, vuajtjen, mbizotërimin fetar në përgjithësi të kohës otomane, gjithçka si në sira jepet me një gjuhë të thjeshtë tiranase dhe me plotë lëngë jete dhe me një stil të kuptueshëm. Ka ndër to një përpjekje që për të kuptuar gjërat siç ndodhin në realitete dhe sundimin e huaj si një rrezik të keq për sovranitetin e vendit.
“Tirana jonë si mësojë/fort e zuni insiqari/ kush e hypi e teprojë/ nuk pat frykë nga xhebbari/ po pate pare je njeri/tjetërsoj të zë bulluri/fukarenjtë i kanë bezdi/veç kërbaç kallankusuri….thotë Z.Bastari. Është gati e thjeshtë për të kuptuar se si këtë vend, që quhet Tiranë i kanë rënë fatkeqësitë si kresë e rëndë aq sa frikë nuk kanë edhe nga perënditë. Paraja mallkohet por ajo shkëlqen ndër kohëra dhe të ndritë faqen. Po pate pare je njeri,thotë Zenel Bastari. Kjo aksiomë është kaq reale në këtë periudhë të tranzicionit shqiptar. Shkëlqimi i parasë si mbulesa e smogut, përmbi qytete. Në të gjithë këtë krijimtari prej 108 strofa Zenel Bastari sjell realitete kohe. Është një dokument historik, për sundimin otoman. Zenel Bastari me veshje hoxhe dhe zanat artizani e sjell kohën e tij si në një gazetë ditore. Aty asgjë nuk mungon. Aty takon fakirë fukarenjtë. Të pasurit dhe sundimtarët. Sunduesit e fesë, që rrëndojnë barrën e popullit. Aty është jeta e një katundi të tërë. Kohët në të cilën u lind dhe jetoi Bastari i përket sundimit otoman. Në atë kohë gjejmë lëvrimin e disa lloje të letërsisë. Nëse bejtexhinjtë do ti vendosje në sira të parët, ngase krijimtaria e tyre ishte e gjithëpërfshirëse, të dytët ishin krijuesit që u përkisnin religjioneve fetare. Tarikatet mistike janë të pasur në literaturë. Kishin edhe një traditë që zbret nga mjegullinat e kohës. Këta u strehuan nëpër vakëfe, ndër vende të shenjta dhe krijimtarinë e tyre ua kushtuan Zotit, profetit, imamëve, shenjtorëve, dëshmorëve te fesë. Të parët bejtexhinjtë ishin kronike dite, faqja e sotme e një ëebi. Ishin njëqind për qind poet. Të dytët edhe këta ishin njëqind për qind poet. Mirëpo krijimtaria e tyre shkoi në atë drejtimin të fesë, që ishte letërsi religjioze, ajo i kushtohet Zotit në tërësi.
Zenel Bastarin e klasifikojnë tek kategoria e bejtexhinjve bektashinj. Në të vërtetë, ai ka shkruar edhe vjersha me frymëzim bektashianë kushtuar dervishëve të bërë dëshmorë .Ky frymëzim për kohën ka qenë i pranueshëm. Mistika në atë kohë ka qenë tepër e lëvruar ndër krijues. Dhe mistika bektashiane zinte vendin edhe për shkak të ndikimeve dhe përhapjes së këtij tarikati mistik në Shqipërinë e Mesme dhe të jugut. Megjithatë nuk kemi të dhëna, që ai ka qenë një besimtarë bektashi. Letërsia e tij ka qenë e frymëzuar prej tyre dhe për këtë udhëheqësit shpirtëror të kësaj udhe të vlerësojnë ashtu si Naimin, poetin kombëtar që i kanë dhënë titull nderi:” Baba nderi “të Teqesë së Frashërit. Edhe Zenel Bastari duke qenë se ka trajtuar vjersha me frymëzime mistike bektashiane është vlerësuar prej tyre. Besoj se edhe frymëzimi i tij të mos ketë qenë spontan por mund të jetë vulë e ndonjë shenjtori të këtij tarikati. Ajo që mbetet mister është se nuk kemi të dhëna, ndërkaq nëse do të dispononin, asnjëherë nuk mësohet se kur ka ngjarë frymëzimi dhe si. Megjithatë Zenel Bastari mbetet një emër me popullaritet. Zenel Bastari “pikturon” mjerimin e kohës, si një mjeshtër i vërtetë i satirës. Gjatanxahiu me gjilpërë në dorë dhe shpirt të pasur , Z. Bastari ka shkruar historinë e një katundi shqiptarë në vitet 1800. Në këtë krijim ndërthuret mirë vargu i thjeshtë, finë për nga ndërtim. Duke lexuar vetëm vargjet fundit :“ Çdo fe duhet të bashkohemi/qi t’na lirohet vatani/hall të madh duhet të kemi/qi t’ na hyqet sysh dushmani…Kuptimi i këtij vargu është i ngjashëm me aksiomën e Vaso shkodranit :” Feja e shqiptarit, shqiptaria”. Mesazhi i tij qartazi bënë thirrje për largimin e sunduesit otoman. Një pjesë tjetër e krijimtarisë së Zenel Bastarit janë portret. Kushtuar vllahut të tij. Në krijime të ndryshme strofa të ndryshme dhe humoristike Zenel Bastari përdor një stil i këndshëm .Vargje plot me humor e sarkazëm. Kështu në krijimet “Ali bej Qorri”,Hysen ag Jellës, usta Likë Calit, Kryeusta Adem Syllit, Selim pashë Toptanit, Disa tregtarëve të vegjël, disa mullixhinjve në breg të lumit etj. Krijimtaria e Zenel Bastrait është njohur ndër tiranësit e vjetër. Ata i përdornin bejtet e tij në gëzimet dhe zijafetet apo hidhërimet. Emri i Zenel Bastarit ka qarkulluar me kohë në Tiranë. Bejtet e tij plot mençuri kanë gjetur vend nëpër ahengjet e shtëpive të vjetra të Tiranës së dikurshme. Emri i tij përmendet edhe ndër ata krijues humoristë, që kanë pasur talent të padiskutueshëm .Fakti, që këto krijime edhe sot gjejnë vend tregojnë se forcën talentit të Zenel Bastarit. E gjithë kjo krijimtari do të kishte humbur nëse nuk do të kishte bota njerëz të përkushtuar si hafëz Ibrahim Dalliu, Ibrahim Hasnaj apo Zyber Bakiu që kanë ruajtur apo publikuar të dhëna e krijimtari nga puna kolosale e Zenel Bastarit. Botimet për këtë figurë sipas të dhënave që ka ruajtur Hima janë në vitet 1961, buletini i shkencave shoqërore. 1972 ,revista “Nëntori’ me autor Zyber Bakiun. Bihiku: Histoire de la littérature albanaise. Tiranë: 8 Nëntori. 1980.Robert Elsie: Historik të letërsisë shqiptare. Pejë: Dukagjin. 1997. Zenel Bastari humori therës i Tiranës Dita 2002. Botimi i vitit 2003 me autorë Ibrahim Hasnaj, nga shtëpia Argeta LMB,Tiranë.
Trajtimi. Në shumë prej botimeve Zenel Bastari është trajtuar si poet bektashi. Në fakt në veprën e tij shquhet frymëzimi panteist i cili në atë kohë ishte më i adhuruari. I këtij frymëzimi është Naim Frashëri që siç e shqyrtuan më sipër ata kandilin ndiznin tek tarikati bektashi, një tarikat mistik, që pati përhapje të gjerë në vendin tonë sidomos në Shqipërinë mesme dhe në jug të saj,nëpërmjet dervishëve . Shumë prej tyre kur binin në ekstazë me Zotin thurnin këngë e gazele të shkëlqyera që ua kalonin edhe poetëve më të mëdhenj. Prej kësaj grimce mistike është frymëzimi i Zenel Bastarit. Madje kemi edhe grumbulluesin e veprës se tij është Ibrahim Hasnaj është dervish nderi bektashi. I kësaj grimce është Naimi, Baba Ali Tomori dhe një varg dervishësh, myhibësh,që shkruanin, përkthenin letërsi kryesisht nga autorët orientalë.
Lirikat e Bastarit janë të ngopura me frymëzim mistik që zhvillohet , studiohet më tepër te udhët shpirtërore. Zenel Bastari përmendet ndër bejtexhinjtë të shquar citojmë nga letërsia e bejtexhinjve këto radhë:”Ndër bejtexhinjtë, më kryesorë po përmendim Nezim Frakullën, Sulejman Naibin, Dalip e Shahin Frashrin, autorë të dy historive fetare të vjershëruara, Hasan Zyko Kamberin, Zenel Bastarin, Tahir Gjakovën etj. Shumë i njohur u bë edhe Murat Kyçyku (Cami)…
“Poezisë së Hasan Zyko Kamberit e madje asaj të Nezim Frakullës nuk i mungon kritika
sociale, sikundër e pamë, por duhet të vijmë te poeti bektashi Zenel Bastari që të gjejmë
shprehjen e parë të vërtetë ideologjike të vetëdijes sociale në letërsinë e bejtexhinjve”. Pjesë nga libri: histori e letërsisë shqiptare, Autor Robert Elsie.Përkthyer nga origjinali anglisht “History of Albanian Literature (1995)” nga Abdurrahim Myftiu, Botuar, Tiranë (1997).
*Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve
ELIDA BUÇPAPAJ ME DY LIBRA NË PANAIRIN E LIBRIT NË TIRANË
Në stendën e Shtëpisë Botuese Onufri, e cila ka ekskluzivitetin e botimit të librave të Ismail Kadaresë, qëndrojnë edhe “Tirania e Tranzicionit” dhe “Traumat e Tranzicionit” – të Elida Buçpapajt.
Librat përfshijnë periudhën e ngjarjeve 2011-2012-2013 të mbushur me ngërçe dhe kriza në politikën shqiptare ndaj të cilave autorja mban një qendrim kritik dhe antikonformist, ndryshe nga opinionistët e Tiranës të cilët janë në kthyer në zëdhënës të politikës dhe oligarkisë financiare, duke tradhëtuar interesat e opinionit publik dhe profesionin e tyre. “Traumat e Tranzicionit” Libri ka edhe një kapitull me blogje të botuara si statuse në Facebook dhe kapitujt ndahen midis tyre me poezi të autorëve me famë botërore, të cilat Elida Buçpapaj i përkthen zakonisht gjatë pauzave të punës si gazetare.
Libri i parë ka si redaktor Akademik Mark Krasniqin. Parathëniet e librit i kanë shkruar shkrimtari i shquar Jusuf Buxhovi dhe një nga zërat më të fuqishëm të elitës në Shqipëri Dr.Përparim Kabo.
Për librin e dytë “Traumat e Tranzicionit” është redaktor Skënder Buçpapaj, ndërsa parathënia është shkruar nga gazetari i shquar shqiptaro-amerikan Frank Shkreli, ish Drejtor i seksionit shqip dhe ish Drejtor i Divizionit të Euroazisë në Radion Zëri i Amerikës.
Librat janë botuar të sponsorizuar nga dy shqiptaro-zviceranë, ndaj të cilëve autorja shpreh mirënjohje dhe respekt të thellë.
Ndërsa fton lexuesin që t’i blejë.
- « Previous Page
- 1
- …
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
- Next Page »