Ne Foto: BAJRAM CURRI(1862 – 1925)/
Nga Fritz RADOVANI/*
29 MARS 1925 ….
■Kur tradhëtarët e Atdheut të vet marrin pushtetin fillojnë vrasjet e Atdhetarëve!
“Mbylleni gojen! Këtu, do të bëhet si them unë!..Për ke nuk do, veprojmë dhe ndryshej!” Heshtja i paraprinë harresës, ndersa harresa… paralajmon tradhëtinë e Atdheut!
Që mundemi me heshtë per Luigj Gurakuqin, edhe mundemi, mbasi Katolikët nuk janë aq shumë sa me ua pasë frikën se po na prishin “harmoninë fetare”… Ata janë tash ma shumë se 70 vjetë që po i vrasim e sakatojmë, e askujt nuk po i dëgjohet zani… Mandej, nuk asht i pari që po harrojmë Luigj Gurakuqi… As Bajram Currin nuk po e kujton kush! Po të donte me e kujtue Shqipnia, kur i thane sa pare don, pse nuk i mori? Ne, ua dhame një mësim në Rinas me Eshtnat e Don Nikoll Kaçorrit, që Ai ishte nenkryetar i Qeverisë së Vlonës në vitin 1912… Luigji, ishte shumë ma pak se Ai… A nuk e kanë kuptue “ata” kur ne sollëm Mbretin Ahmet Zogolli, dhe e pau gjithë bota si e pritem ne ate…
Luigji po të kishte mendue se si duhet të pritej nga Qveria Shqiptare, Ai nuk duhet të na kishte kthye fare thesarin e Bankes Shtetnore, kur iku në dhjetor të 1924. As nuk ishte mbushë muej në Janarin e 1925, kur e rikthej Luigji thesarin në Tiranë…
Ahmet Zogu, Mbreti i të gjithë Shqiptarëve, kur e mori thesarin e Shtetit me 7 prill 1939, ai e mori ditën per diell… E disa, kanë fëtyrë me thanë “Zogu, vodhi thesarin e iku…”
Sikur, edhe Ahmet Zogu, ta kishte kthye ashtu si Luigj Gurakuqi, as ate nuk e kishim pritë ashtu si e pritme, madje, as nuk kishim nxjerrë asnjë hajdut të Qeverisë sotme aty! As nuk e kishim bajtë në krah me ushtarë e muzikë bandash, po e kishim vue edhe ate në ndonje sharabajkë si Don Nikollin… I nipi i Ahmet Zogut këtu asht (nuk e kam fjalen per atë nipin që kujtoni ju, po per ate që jam tue kujtue unë!). Të provojnë me na e kthye neser thesarin që ka nder bankat e hueja, mbasneser edhe ne i themi: Merre gjyshin tashti e çoje prap ngjitë me varrin e Esad Pashë Toptanit, aty ku ishte nder varrezat serbe të Parisit, se nuk e kemi nder mend me u prishë me sternipat e Pashiqit!
Shqiptarëve u ka ikë turpi e fëtyra! Po si i permendet hajnia Mbretit Shqipnisë? Ne një Mbret kishim, po sikur tu shpallte Mbret edhe Enver Hoxha e Ramiz Alia, shka paskan pasë nder mend me thanë Shqiptarët?! Edhe këtyne keni dashtë me i kerkue thesarin?!
Hapni gojen po deshet! Në Tiranë i keni edhe Mbretneshat, të vdekunat e të gjallat!
Besoj, edhe ju pasuesit e Bajram Currit e Hasan Prishtinë e morët vesh se ke kujtojmë ne sot. Po deshet, me u marrë me Bajram Currat, Hasan Prishtinat e Isa Boletinët, se per Luigjin e Don Nikollin e morët vesh… Hypni veturave e shkoni në Gjuhadol të Shkodres, aty e keni çerdhen e dikurshme të Tyne, aty keni edhe skutat e Kuvendit Fretenve, ku ua kemi marrë shpirtin në hu… Shkoni, po deshët e ankonju aty…Aty u ankojshin edhe Ata “zotrinjtë” per Mbretin e per sllavin, per masonët e italianët… derisa ua rregulluem edhe atyne samarët. Në kjoftë se nuk dini me gjetë Kuvendin e Fretenve, pyetni nipat e mesat e Adile Boletinit dhe vajzat e zotni Ragip Metes, se nuk besoj se e kanë harrue “Deren e Burgut të Kishës”…Po, mbasi nuk e nisem edhe Ragipin me Imzot Gjinin, e fretnit At Prennushi, Çiprian Nika, e At Palë Doden… “Mirë bëjnë që edhe na kerkojnë sot, që ti kujtojmë dhe të mos i harrojmë ata inkuizitorë!..” Nuk janë fjalët e mija këto…
Zgjohet somnabul Nexhmije Hoxha dhe flet në Laprakë, tue kujtue se asht me Edin…
Shpesh, i shkon goja e i thotë Edit, shiko Sali…”More vesh?! U bënë 70 vjetë dyke ju mësuar edhe juve si atë matufin që kisha në shtrat kot së koti..se, as për burrë nuk ishte!
Harroni emrat e tyre! Kjo është edhe porosia e Ahmet Zogut, desha të them e Ramiz Alisë, dreqi i hengërt, se dhe mua po më merren mendët, dyke dashur të them Enverit!”
Gjysë somnabul, gjysë matyfe e gjysë… deshta me thanë, një e gjysë gjarpnushë… edhe sot, me panolini…po vazhdon me qeverisë Shqipninë! A po jo, “shoku” kryeminister?…
“Nëse dishroni ju bëj dhe listat e harresës…Emrat e tyre nuk dua t’ i dëgjoj fare!…”
***
Tek Shpella e Dragobisë…
Per Ju, Bajram Curri: “Vdekja me nder asht kapak ari!”…
Kujdes, se “këta” të vjedhin edhe kapakun!..
Melbourne, 29 Mars 2015.