NATO po mundohet të pengojë përsëritjen e samitit katastrofik të G7/
Drejtuesit e NATOs u mblodhën këtë javë në një takim që synonte dhënien e përgjigjeve më të forta ndaj kërcënimeve globale. Por kriza më e madhe mund të ketë të bëjë me pikëpamjet e ndryshme midis Trumpit dhe Gjermanisë.
Presidenti amerikan tha javën e kaluar në fjalimin e mbajtur në Montana se do të shkojë në takim, “për t’ i thënë NATO-s: ‘Ju duhet të filloni të paguani faturat tuaja. Shtetet e Bashkuara nuk do të kujdesen për çdo gjë!'” Masa e njerëzve shpërtheu në duartrokitje kur Trump iu kthye temës së preferuar: shpenzimeve të ulta të Gjermanisë për çështjet e mbrojtjes dhe kryesueses së saj, kancelares Angela Merkel. Trump tha se “i ka thënë Angelës” se “ai nuk mund garatojë mbrojtjen e mëtejshme dhe….nuk e di sa e mbrojmë ne veten duke ju mbrojtur juve.”
Kjo godet një nga rregullat fundamentale të aleancës ushtarake, të shprehur në artikullin V të saj, për mbrojtjen e ndërsjelltë të njeri tjetrit dhe rrezikon shpresat e NATO-s për të organizuar një samit të dirigjuar mirë më 11 dhe 12 korrik, ditën e inagurimit të selisë së re. Ajo që mund të quhet “sukses” sot është të mos ketë dështim diplomatik si ai që ndodhi në takimin e G7 në fillim të qershorit, ku Trump refuzoi të firmoste deklaratën përfundimtare, e quajti kryeministrin kanadez Justin Trudeau “të pasinqertë” dhe u kap në një fotografi që u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, fotografi në të cilën dukej duke këmbyer vështrime të ashpra me kancelaren gjermane.
“Ne kemi të drejtë të jemi të nervozuar”, thotë Sophia Besch, nga qendra Centre for European Reform (CER), lidhur me mundësinë që përplasjet Merkel-Trump të prishin samitin. “Trump ka vënë 2 përqindshin si nivelin që çdo udhëheqës evropian të marrë bekimin e tij, prandaj të gjithë janë të shqetësuar.” Vetëm 7 vende aleate përveç SHBA investojnë tek ushtritë e tyre në nivelin e dëshiruar, ndërsa 29 vendet e tjera janë duke e rritur tani buxhetin e mbrojtjes, një tendencë që filloi në vitin 2014.
‘Sherret e NATO-s çojnë ujë në mullirin e Putinit‘
Ndërkohë që i ka dërguar letra shumë aleatëve duke i paralajmëruar se shpenzimet e tyre ushtarake nuk janë të kënaqshme, pakënaqësitë e Trumpit pritet të drejtohen kryesisht kundër Merkelit, e cila drejton ekonominë më të madhe të Evropës, duke dhënë vetëm 1,2 përqind të prodhimit të përgjthshëm bruto për mbrojtjen, me një plan që ta rrisë këtë në 1,5 përqind në vitin 2025.
Megjithëse është dakord se Gjermania duhet të rrisë më shumë shpenzimet e mbrojtjes, Besch mendon se retorika e pafund e Trumpit është kundërproduktive dhe madje e rrezikshme.”‘Çdo gjë që minon aleancën transatlantike shkon në favor të presidentit rus, Vladimir Putin”, i thotë ajo DW. “Mënyra se presidenti Trump veçon Angela Merkelin dhe ndan potencialisht evropianët”.
Agjitacioni në rend të ditës
Por James Appathurai, zëvendës asisten i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, për çështjet politie dhe politikat e sigurisë, shpjegon se aleanca nuk mund t’ i bjerë shkurt diskutimeve për “paratë, aftësitë dhe kontributet”. Është shumë e rëndësishme që ne të mos përfundojmë në një situatë ku Shtetet e Bashkuara të irritohen aq shumë sa t’u krijohet përshtypja se duhet të marrin vendime të tjera”. Kjo do kishte pasoja të tmerrshme për të gjithë. Ajo që duhet të bëjmë ne është që të tregojmë se ngarkesat janë ndarë në mënyrë të drejtë në kurriz të të gjithëve”. Trump ka sugjeruar tashmë se mund të largojë nga Gjermania 35 mijë ushtarë të personelit të stacionuar aty.
Ka edhe shumë tema të tjera që kërkojnë kujdes, si përgjigje e unifikuar ndaj agresionit rus është një nga më të qartat. Shqetësime të reja janë krijuar nga përgjigja joroduktive e Trumpit për çështjen e aneksimit rus të rajonit ukrainas të Krimesë, një nga ngjarjet më transformuese në historinë e NATO-s së pas Luftës së ftohtë.(Sipas DW)