• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ARBËRESHËT, MODEL UNIK I QËNDRESËS

June 23, 2017 by dgreca

-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Kalabri: Trashëgiminë e pasur arbëreshe do ta ruajmë bashkë/

*Presidenti: Kosova e gatshme të mbështesë albanologjinë dhe kulturën arbëreshe/

*Presidenti Thaçi vizitoi shtëpinë e Jeronim De Radës në Maqi të Kalabrisë dhe bëri homazhe te varri i tij/

1 thaci kishe2 Thaci firmos3 Thaci policet

ARBËRESHËT, MODEL UNIK I QËNDRESËS/

-Presidenti  i Kosovës në Kalabri: Arbëreshët model unik i qëndresës, ende e ruajnë identitetin e tyre/

– Në shenjë nderimi për ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës arbëreshe, me Medalje Presidenciale të Meritave, presidenti Thaçi në Shën Mitër dekoroi edhe profesoreshën Cettina Mazzei, e cila ka kontribuar për zhvillimin e arsimit në gjuhën amtare dhe mbrojtjen e kulturës arbëreshe/

1 Thaci Kalabri

KALABRI, 24 Qershor 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kalabri, mbrëmë ka vizituar edhe disa lokalitete për t’u takuar me komunitetin arbëresh atje.Gjatë vizitës së tij në Ungro, presidenti Thaçi u prit nga ipeshkvi Donato Olivero dhe bashkë vizituan edhe katedralen e Ungros.“Vizita juaj e sotme te kjo seli episkopale nderon historinë e popullit besimtar arbëresh, i cili gjashtë shekuj ruajti dhe mbrojti gjuhën arbëreshe, zakonet, traditat dhe ritin bizantin të të parëve tanë”, u shpreh imzot Olivero, duke i uruar mirëseardhje presidentit Thaçi, siç tha ai “në zemrën e Arbërisë sonë shekullore në Kalabri”.

2 Thaci

Presidenti në Ungro takoi edhe Kryetarin e Bashkisë, Guiseppino Santoianni, si dhe komunitetin arbëresh.Para autoriteteve komunale dhe fetare të Ungros, presidenti Thaçi foli për rëndësinë e thellimit të komunikimit dhe bashkëpunimit mes Kalabrisë dhe Kosovës, duke ua garantuar atyre kujdesin e institucioneve të Kosovës për të shënuar përparime në ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit kulturor të arbëreshëve.Më tej, presidenti Thaçi vizitoi edhe komunitetin arbëresh në Shën Mitër.Presidenti Thaçi aty u prit nga kryetari i këtij lokaliteti, Salvatore Lamirata, nga Kryetari i Fondacionit Arbëresh, Ferdinando Nociti, nga përfaqësues të Shoqatave Kulturore Arbëreshe dhe nga banorët të cilët kishin organizuar edhe program me muzikë dhe valle tradicionale arbëreshe.

1 shqiponja

Në teatrin e Shën Mitrit, presidenti Thaçi theksoi se arbëreshët janë model unik i qëndresës së një komuniteti, që me shekuj larg atdheut mëmë ende e ruajnë identitetin e tyre.3 arberesh

“Ju jeni rrënjët tona të mirëfillta, origjinale, gjeneza dhe fillesa jonë. Jeni fija e pashkëputur dhe e mirëfilltë e racës shqiptare. Në Itali, brenda një populli me kulturë të madhe, që njerëzimit ia dha Renesansën, ju e ruajtët, zhvilluat dhe e mbrojtët identitetin. Ju e keni ruajtur gjuhën e të parëve tanë, traditat, besimin, rapsoditë dhe vallet”, u shpreh presidenti Thaçi.3 priti

Në shenjë nderimi për ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës arbëreshe, me Medalje Presidenciale të Meritave, presidenti Thaçi në Shën Mitër dekoroi edhe profesoreshën Cettina Mazzei, e cila ka kontribuar për zhvillimin e arsimit në gjuhën amtare dhe mbrojtjen e kulturës arbëreshe.Gjithashtu, për t’i inkurajuar që të veprojnë së bashku me institucionet e komunitetit në rrugën e bashkëveprimit, me po këtë medalje, presidenti dekoroi edhe Bashkimin e Shoqatave Arbëreshe (UNIARB) dhe Federatën e Shoqatave Arbëreshe (FAA).Presidenti Thaçi theksoi se këto organizata pareshtur kanë mbrojtur interesat dhe trashëgiminë e vyer gjuhësore dhe kulturore të arbëreshëve në Itali./b.j/

THACI:Trashëgiminë e pasur arbëreshe do ta ruajmë bashkë/

KALABRI/KOZENCË, 23 Qershor 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vizitën zyrtare në Kalabri e ka nisur me takimin e përbashkët me udhëheqësit e Kozencës dhe kryetarët e Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë të mbajtur në pallatin e Provincës së Kozencës.Prefekti i Konzencës, Gianfranco Tomao, tha se ndjehet i privilegjuar që ka mysafir në Provincën e Kozencës presidentin Thaçi.Ai theksoi se Kalabria është tokë e kulturës së 23 komuniteteve kalabreze, ndërkaq kultura arbëreshe është unike në kulturën njerëzore.“Vizitat e tillë i kontribuojnë ruajtjes së identitetit arbëresh dhe integrimit në shoqërinë italiane”, u shpreh Prefekti i Konzencës, Gianfranco Tomao.Duke folur për kontributin e Italisë për Kosovën, ai tha se ushtarët italianë nuk bënë vetëm luftë për Kosovën, por ata bënë edhe paqen në kuadër të KFOR-it.

Presidenti Thaçi falënderoi autoritetet e Kozencës dhe gjithë qeveritë italiane për kontributin që kanë dhënë për Kosovën në periudhën e luftës dhe të pasluftës.“U jemi veçanërisht mirënjohës autoriteteve të Kozencës për strehimin e refugjatëve të Kosovës në periudhën e luftës”, tha ai.

Presidenti theksoi se Italia përveç që ka njohur shtetit e Kosovës ndër të parët, ajo ka ndihmuar shumë edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.Me udhëheqësit e Kozencës dhe kryetarët e Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë, presidenti Thaçi ka diskutuar edhe për trashëgiminë e pasur arbëreshe dhe për format e mundshme të bashkëpunimit institucional dhe kulturor në mënyrë të ndërsjellë./b.j/

Presidenti: Kosova e gatshme të mbështesë albanologjinë dhe kulturën arbëreshe

Kalabri/Kozencë, 23 qershor 2017 – Gjatë qëndrimit në Kozencë, presidenti Thaçi ka vizituar edhe Universitetin e Kozencës, i cili është një prej universiteteve më të mëdha dhe më të njohur të Italisë.Presidenti Thaçi aty u prit nga rektori i universitetit, i cili ka prezantuar punën e institucionit, duke përfshirë në mënyrë të veçantë kontributin e departamentit të albanologjisë.

“Në këtë universitet studiojnë edhe të rinj nga Kosova”, u shpreh rektori Crisci.

Ndërsa, profesori Françesko Altimari prezantoi të arriturat albanologjike, duke u ndalur me theks të veçantë te botimet e shumta të trashëgimisë letrare arbëreshe.

Duke i përgëzuar për të arriturat e universitetit, presidenti Thaçi theksoi se ndjehet krenar për mënyrën se si studiohet, botohet dhe ruhet trashëgimia letrare dhe kulturore arbëreshe.“Për ta mbajtur të pashkëputur lidhjen tonë, Kosova gjithmonë ka qenë e gatshme që në forma të ndryshme t’i mbështesë vendbanimet dhe kulturën arbëreshe”, ka thënë presidenti Thaçi.Presidenti Thaçi me profesorët e Universitetit të Kozencës ka diskutuar edhe për organizimin e projekteve të përbashkëta kulturore dhe albanologjike, si konferenca, seminare dhe kongrese në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.Gjithashtu, presidenti Thaçi ka vizituar edhe laboratorët e teknologjisë HighTech dhe laboratorët e tjerë të Universitetit të Kozencës, të cilët kontribuojnë në ngritjen e kompanive prodhuese.Presidenti Thaçi ka thënë se implementimi i marrëveshjes mes Universitetit të Prishtinës dhe atij të Kozencës i hap perspektivë talenteve të Kosovës në këtë fushë me perspektivë globale.

Presidenti Thaçi vizitoi shtëpinë e Jeronim De Radës në Maqi të Kalabrisë dhe bëri homazhe te varri i tij/1 Jeronim Derada

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar shtëpinë e kolosit të Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada, si dhe ka bërë homazhe te varri i tij në Maqi të Kalabrisë.

Presidenti ka thënë se arbëreshët i kanë dhënë kuptim lëvizjes më të rëndësishme politike dhe kulturore shqiptare, Rilindjes Kombëtare, në krye me kolosin e letërsisë Jeronim De Rada.

“Arbëreshët i kanë dhënë kuptim Rilindjes Kombëtare, në krye me kolosin e letërsisë Jeronim De Rada. Sot, bëra homazhe të varri i De Radës dhe vizitova shtëpinë e tij në Maqi, ku takova edhe komunitetin arbëresh dhe Shoqatën Kulturore “Jeronim De Rada”.Sheshi i Maqit vlonte prej gjallërisë dhe të folurës arbërishte. Për kontributin e shquar kulturor, shoqatën “Jeronim De Rada” e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave”, ka shkruar presidenti Thaçi.Jeronim De Rada ka luajtur një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte shumë i madh, kurse tradita poetike e shkruar prej tij vazhdon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: ARBËRESHE DO E RUAJMË BASHKË, Behlul Jashari, Trashegimine

JA SI MUND TA FITOSH NE PAK MINUTA DESHMINE E TRASHEGIMISE

September 1, 2013 by dgreca

Më shumë se 30.000 qytetarë në vit nuk do shkojnë më në gjykatë për të kërkuar dëshminë e trashëgimisë, nuk do të harxhojnë me mijëra lekë për shpenzime gjyqësore dhe afërsisht një muaj kohë, por do të përfitojnë këtë shërbim në pak minuta, nga noteri…/

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se sot hyn në fuqi paketa civile, e cila i vjen në ndihmë mijëra qytetarëve.

“Thyejmë tabutë dhe sjellim një traditë të re në fushën civile. Më shumë se 30.000 qytetarë në vit nuk do shkojnë më në gjykatë për të kërkuar dëshminë e trashëgimisë, nuk do të harxhojnë me mijëra lekë për shpenzime gjyqësore dhe afërsisht një muaj kohë, por do të përfitojnë këtë shërbim në pak minuta, nga noteri. Nga nesër qytetarët që kanë fituar një proçes gjyqësor nuk do të detyrohen të shkojnë sërisht në Gjykatë për të filluar një tjetër proçes, atë të lëshimit të urdhërit të ekzekutimit”- shkruan Halimi.

Sipas tij, gjykime për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit nuk do të ketë më.

Qytetarët do të informohen edhe nëpërmjet sms-ve apo e-mail-it për ditën e gjyqit, për çfarë ka ndodhur në seancë dhe do të kenë mundësi monitorimi 24 orë në 24.

Halimi sqaron se reforma civile që hynë sot në fuqi, ndihmon në rritjen e efiçencës së sistemit gjyqësor, duke eleminuar muajt e pritjes për daljen e datës së gjyqit apo zvarritjen me vite në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë.

Gjyqtarët do të kenë më pak proçese, ndaj trupat gjykues më fleksibël si dhe kalendari elektronik për proçeset civile do të shkurtojnë kohën e gjykimit për këdo që i drejtohet gjykatës.

“Hyrja e kësaj pakete në fuqi është siguri e shtuar edhe për sistemin bankar i cili do të ketë mundësi të ekzekutojë më shpejt kreditë e këqija, do të mund të kontrollojë on-line se çfarë bën përmbaruesi me çështjen e tyre si dhe të sigurojë kolateralin”- shkruan ai.

“Të dashur miq,

Sot hyn në fuqi paketa civile. Thyejmë tabutë dhe sjellim një traditë të re në fushën civile. Më shumë se 30.000 qytetarë në vit nuk do shkojnë më në gjykatë për të kërkuar dëshminë e trashëgimisë, nuk do të harxhojnë me mijëra lekë për shpenzime gjyqësore dhe afërsisht një muaj kohë, por do të përfitojnë këtë shërbim në pak minuta, nga noteri. Nga nesër qytetarët që kanë fituar një proçes gjyqësor nuk do të detyrohen të shkojnë sërisht në Gjykatë për të filluar një tjetër proçes, atë të lëshimit të urdhërit të ekzekutimit. Gjykime për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit nuk do të ketë më.

Qytetarët do të informohen edhe nëpërmjet sms-ve apo e-mail-it për ditën e gjyqit, për çfarë ka ndodhur në seancë dhe do të kenë mundësi monitorimi 24 orë në 24.

Reforma civile që hyn sot në fuqi, ndihmon në rritjen e efiçencës së sistemit gjyqësor duke eleminuar muajt e pritjes për daljen e datës së gjyqit apo zvarritjen me vite në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë.

Gjyqtarët do të kenë më pak proçese; ndaj trupat gjykues më fleksibël si dhe kalendari elektronik për proçeset civile do të shkurtojnë kohën e gjykimit për këdo që i drejtohet gjykatës.

Hyrja e kësaj pakete në fuqi ështe siguri e shtuar edhe për sistemin bankar i cili do të ketë mundësi të ekzekutojë më shpejt kreditë e këqija; do të mund të kontrollojë onlinë se çfarë bën përmbaruesi me çështjen e tyre si dhe të sigurojë kolateralin.

E realizuam këtë reformë dhe nga sot çdo shqiptar do të gëzojë frutet e saj. Paketa Civile si të gjitha proçeset transformuese që ndërmorri Ministria e Drejtësisë, u mbështetën nga ekspertë të misioneve të huaja, u përkrahën nga grupet e interesit dhe për to u investua stafi i Ministrisë, një ekip profesionistësh, të cilit i jam mirënjohës për reformat e guximshme të këtyre viteve.”shkruan Halimi

Filed Under: Sociale Tagged With: eduard Halimi, ne pak minuta, si mund ta fitosh, Trashegimine

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT