Tre poezi dhe komente nga Pëllumb Lamaj*/
*Shënim i Redaksisë: Pëllumb Lamaj sot jeton e kontribuon nëe SHBA. Një person që ngre zerin për padrejtesite, që njeh mirë sistemin diktatorial, që provoi mbi supet e veta persekutimin dhe dënimin për aresye politike. Pëllumbi është autor i shumë shkrimeve, i shumë poezive, dhe i dokumentarëve televizive që tregojne për eksperiencat e tij, e miqve te tij por edhe që analizojnë me detaje politiken cnjerëzore të regjimit komunist si gjatë viteve ku ai kaloi si i burgosur politik por edhe në periudhat para e pas burgut te Spaçit. Pëllumbi është një nga ata përsona që nuk përdor filtër oportuniteti dhe që shpreh atë që njeh dhe ndjen ashtu siç është. Menyra e shkrimit e Pëllumbit të jep të kuptosh se ke të bësh jo vetëm me një person që ka vuajtur padrejtesisht por me një shpirt të lirë artistik që nuk e fut dot ne kafaz askush sepse ai është i lirë dhe fluturon dhe pikërisht këtu qëndron bukuria artistike. Përmbajtje e dhimbshme, artistikisht e shprehur shumë bukur. Pëllumbi është kontribues i mirëpritur tek Dielli dhe mbështëtes I misionit historik te Federates VATRA dhe Diellit. E falenderojmë për ketë kontribut dhe mbështetje.
***
Dënimet afatgjata dhe ndëshkimet me punë të detyruar në kushte c’njërezore në minierat mishngrënëse ne Luginen e Vdekjes me emrin Spaç, ishin masa ndëshkuese ë vrasesit tanë i përdornin jo vetëm te na lodhnin e shkatërronin fizikisht përkundrazi, nepërmjet ketij terrori sistematik,ata kerkonin te na lodhnin shpirterisht e menderisht,por harronin se e bukura dhe liria gatuhet dhe jeton gjithmonë ne shpirterat e medhenjë dhe nuk ka force ë ti shuaj…..
Trishtimin flaka sot
Mbi telat me gjemba
Dhe sytë e lodhur në qiell
Në arratisjen e një reje rebele
Që largohej me shpejtësi
Drejt foleve të panjohura
Ravijëzuan fytyrën tënde
E në cast,mitralozet
Dhe bajonetat drejtuar nga unë
U shndërruan në petale dashurie
Vall pse je kaq larg
Sot që është dita e Verës
E unë trendafilin e kuq
Dot nuk ta sjell….
***
Një dhomë e vogël me përmasa vrime e ndricuar nga një llampe e zbehte sipër ne tavan rrethuar nga një site teli dhe hekurash,ishte kontakti i parë me qelinë.Ishte një dhomë dy metra e gjatë dhe një e gjysëm e gjerë dhe tre metra e lart,me një derë dërrase te vjetër e të trashë dhe si dritare një copë sporteli te vogël dhjete-pesëmbedhjete centimetra.Poshte një dysheme dërrasash dhe dy batanije te vjetra e te grisura që vinin era myk dhe ne cepin e derës një pagure e vjetër alumini ë vinte era urine.Muret ishin mbushur me gjurma pështymash e gjaku ku mund të dalloje shkrime gjysëm të fshira.
Për qelinë me kishte treguar babai dhe tani po e prekja nga afer ketë arkitekture te mendjes djallezore te njeriut ku do te kryëzohesha muaj te tere si ”armik i popullit” i arrestuar dhe akuzuar nga varemihesit e popullit….
Brenda katër muresh
Rrethuar nga terri
Zvarritem parreshtur
S’po di nga lind dielli
Brenda katër murresh
Shtangur nga vetmia
Hijet me rrethojnë
Nxin e tërë qelia
Brenda katër muresh
Kruspull nga te ftohtit
Pres të vijë mesnata
T’i drejtohem Zotit
Brenda katër muresh
Dhe pse natë e thellë
Me kot pres unë Zotin
Ai është lart në qiell.
***
LUGINA E VDEKJES DHE STATUJA E LIRISË
Ishte viti 1979 kur më degdisën e me kryqëzuan në Luginën e Vdekjes me emrin Spaç për te nxjerrë mineral me thonj si shumë te tjeëe edhe pse denimi nuk e përmbante ligjërisht punën e detyruar në miniere…Isha nga me te rinjtë ne moshë dhe ditët e para, te burgosur miq e te njohur, por dhe te tjerë fatkeq ë dergjeshin aty me dhjetra vjete, me afroheshin dhe me bënin te njëjten pyetje ;
Ç’thotë bota përndimore për ne? Ç’thotë Zeri Amerikës?
Për ata fatkeq,unë isha një copë e shqyer dhe e plagosur lirie ardhur nga një botë tjeter ë për ta nuk ekzistonte me….
Ne fytyrat e tyre plot rrudha,ne syte që ende dalloje shkelqimin dhe ne gjokset plot gulcim, unë dalloja shpresën,te vetmen force që i mbante gjallë dhe i veshtroja e vetëm i veshtroja ne heshtje.Nuk doja kurresesi tua shuaja ëndërren dhe muzen e plagosur që i mbante gjallë.Nuk doja t’ju thoja që ajo botë e qyteteruar për vete, por dhe mizore për te tjerët, që na e beri peshqqsh këtë skllaveri ,jo vetëm që s’do tja dije,përkundrazi bën dhe pazare me vrasesit tanë…
Mbi te gjitha, nuk doja të vrisja shpresën dhe ëndërren time……
Dhe një natë te ftohte e te acartë ,atje ne galerite vrastare që hanin mish njeriu ne zonen e dyte te piritit,nen pikat e acidit që bini mbi trupin tim gjysëm lakuriq te tretur e te djersitur,nen driten e zbehte te kandilit,do te ravijezoja ne memorien time keto vargje si një përgjigje e heshtur kundrejt bashkevuajtesve te mij, por dhe si një revolte e akuze ndaj botës se civilizuar, interesat e se ciles ngriheshin mbi male kufomash…..
Eh Statujë,Statujë e Lirisë
Sa kurora rinie vyshkur mbi ballë
Jehona dashurie që kurre s’u dhuruan
Kafka martiresh mbetur pa varr
Eh Statujë,Statujë e Lirisë
E vetmja drite,i vetmi zjarr
E vetmja ëndërr ku shpresat udhetojne
Përzjerëeme klithma,kulluar ne gjak
Eh Statujë,Statujë e Lirisë
E vetmja drite që na mban gjallë
Por dhe po ikëm pa u takuar
Besomë,do vine të ët puthin vrasësit tanë!
Shkëputur nga DITARI I BURGUT, SPAÇ 1979 , i Pëllumb Lamajt