(Triptik për Faik Konicën)
Nga Anton CEFA*/
Kritika/
Prej përtej dallgëve vjen idhnake fjala./
Ndërgjegjja e kombit shkundet,/
Kah turmën me zulu e zallahi/
Mundshton, godet, shpotit./
Turmën me zulu e zallahi!/
“Nuk jeni Zululand,/
Por Kopsht shkëmbor n’lulëzim,/
Lexoni në Trumpetë, në Diell e n’Albani!”
Prej përtej dallgëve vjen idhnake fjala.
II
Mohimi
Si një afishe vdekjeje
Shpallet mohimi :
“Im bir ti s’je.”
Sa kob!
Mbi dhimbjen lak të kombit
Rri pezull frika.
S’i skuqet fytyra turpit,
Krimit s’i dridhet dora,
S’i erret nata tmerit.
“Im bir ti s’je.”
Sa kob!
III
Apoteoza
Ajrin dalldisë me erna jaseminësh
e krizantemash
begatojnë eshtnat – si lutjen mbramja.
Qiellnajesh të shpërbamë nga era
Homazhet e Atdheut i rrinë kunorë.
*(Shkrue me rastin e dërgimit të eshtrave të Konicës në Atdhe).