• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

17 vjet më parë u vunë themelet Shoqatës”Trojet e Arbrit”

June 13, 2021 by dgreca

Nga Nue OROSHI/ Pikërisht sot e 17 vite më parë në Hamburg të Gjermanisë mbajtëm sesionin e parë shkencor.Aty ju vunë themelet Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” që për 12 vjet me radhë me plotë suksesë e udhëhoqi prof.dr.Muhamet Shatri që e falënderojmë për nje punë të madhe përkushtuese.Gjithashtu falënderojmë të gjithë ata studius,veprimtar,akademik e profesor të cilët kush më shumë e kush më pakë na ndjekën me përkushtim për 17 vjet me radhë.Për këto 17 vite Shoqata´´ Trojet e Arbrit ´´i mbajti 20 sesione shkencore të rregullta dhe të vecanta, në te gjitha viset etnike shqiptare,10 akademi përkujtimore dhe shkencore në Evropë.Frytet e këtyre sesioneve shkencore sollën 20 vepra enciklopedike me mbi 14.000 mijë faqe materiale shkencore.Me punimet e tyre kush më shumë e kush më pak u angazhuan dhe botuan mbi 300 studiues shqiptar nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora atdhetare në Evropë dhe Amerikë.Shoqata ´´Trojet e Arbrit ´´më, 28 Nëntor 2020 e vendosi në Prizrenin e Besëlidhjeve shqiptare Monumentin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, duke e rikthyer Kastriotizmin në Prizrenin historik pas me shumë se pesë shekujve. Këtë vit planifikojmë botimin edhe te pesë titujve të rinj shkencor.Po ashtu më 18 Korrik në Qendër të Drenicës në Skenderaj do ta mbajmë sesionin gjithëkombtarë shkencor me temën:´´Masakrat serbo-malazeze dhe të tjerve në trojet shqiptare 1912-1999´´.Ku e kanë paraqitë pjesëmarrjen shumë studiues, dhe ku dita dites kemi rritje të numrit të pjesëmarrësve.Këtë vit do të fillojmë edhe aksionin për Muranën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prizren.Gëzon fakti se Shoqata ´´Trojet e Arbrit ´´është shënderruar në një Akademi Shkencore dhe kombëtare ku për cdo vit po botojmë libra me vlerë historike dhe enciklopedike.Shpeshherë nga të gjitha viset e Shqipërisë Etnike më pyesin se si po mundeni ti dilni në krye një vëllimi kaq të madh te punëve shkencore dhe atdhetare ku një punë të tillë nuk po munden me arritë as Akademitë e Shkencave dhe Institutet e Historisë, edhe pse financohen nga buxhetet e shteteve në Shqipëri dhe Kosovë.Kurse Shoqata ´´Trojet e Arbrit´´ po arrin të kryen projekte shkencore dhe atdhetare, për cdo vit.Përgjigjja është shumë e thjeshtë.Idealizmi për arritjen e një qëllimi kombtarë shpeshherë ka mposhtur veshtirsitë qoftë materiale apo veshtirsitë e tjera që nuk janë të pakta dhe që po na dalin në rrugë.Por jemi mësuar që për keto 17 vite ti largojmë me kujdes nga rruga edhe shumë cungje që po na dalin kohë pasë kohe.Pa e zgjatur shumë deshiroj ti falënderoj të gjithë ata intelektual,veprimtar e personalitete kombëtare që për 17 vite me radhë na u gjetën afër dhe na ndimuan që historia jonë e vërtetë te dalë në dritë.Në mblodhëm historinë tonë të shpërndarë në të katër anët e botës dhe e bëmë bashkë në librat enciklopedik që po botohen tash e 17 vite me radhë.Po ashtu dua të falënderoj të gjithë ata donator që na ndihmuan dhe na përkrahën tash e 17 vite me radhë.Për përkrahje financiare që ju është bërë Shoqatës ´´Trojet e Arbrit´´ nga donatorët  idealist dhe atdhetar ju jemi mirënjohës dhe falënderues për jetë të jetëve.Përkrahja e juaj financiare ka bërë që të dalin në dritë mijëra atdhetar të harruar dhe të përsektutuar e të masakruar shqiptar.Veprimtaria e tyre tash ka hyrë në analet e historisë.Gjatë këtyre 17 viteve na shkuan në amshimë edhe shumë studieus e veprimtar atdhetarë.Ata dhanë kontribut të cmuar.I kujtojmë me dhimbje të madhe.Shumica e tyre pervec që ishi studiues ata ishinë edhe atdhetar të mirfilltë.Ndihem i privilegjuarë që pata fatin te punoj shumë vite me ta.Ata e shkruan dhe e dëshmuan historin por edhe vet mbetën në histori.Shtatëmbëdhjetë vite nuk janë pak që te mbahet një organizim intensiv dhe i pandalur asnjëherë në formë vullnetare,edhe unë kur e filluam për herë të parë këtë organizim isha 17 vjet më i ri në moshën 34 vjeqare e tash veqse i kam kaluar 51 vite të jetës.

Ne jemi nisur gjithmonë nga motoja se punët duhet kryer me përkushtimin më të madh profesional dhe atdhetar.Asnjëherë nuk kemi shikuar se si mendojnë dhe se si e interpretojnë të tjerët punën tonë.Historia është ajo që do të dëshmon për punën e të gjithëve.Motoja e jonë është „Të punojmë ngadalë e punët ti kryejmë shpejt“.Qka do të thotë kjo?Kjo do të thotë se duhet punuar ngadalë dhe me perkushtim.Duhet punuar qdo ditë nga pak dhe punët kryhen shumë shpejt.Urime studiues e studiuese idealistë e idealiste dita e lindjes se Shoqatës ´´Trojet e Arbrit´´.Ju ishit ata që për 17 vite na përkrahët dhe e ngritet shoqatën ´´Trojet e Arbrit ´´në një shoqatë gjithëkombëtare e cila nuk ndalet asnjëherë në arritjen e qëllimeve për shkrimin e historisë tonë.Kësaj radhe dua ti falënderoj edhe  televizionet, mediumet e shkruara dhe elektronike, që e prezentuan punën tonë.Shoqata ´´Trojet e Arbrit ´´është e nisur nga studiuesit idealist dhe urojmë që ky koncept atdhetar të vazhdoj edhe për shumë dekada dhe shekuj  sepse është koncept i pastër kombëtar i cili rrënjet i ka në burimine  ujit të pastër të krojeve arbërore.

Filed Under: Opinion Tagged With: "Trojet e Arbrit", 17 Vjet, Nue Oroshi

“Trojet e Arbrit” dëshiron t’i shohë trojet shqiptare të bashkuara

August 24, 2016 by dgreca

Intervistë me Mr.sc.Nue Oroshi- Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptare “Trojet e Arbrit”/

Foto 2

Intervistoi: Entela Binjaku/

Foto 1

Pyetje -Z. Oroshi si fillim urime për detyrën e re në drejtim të shoqatës “Trojet e Arbrit”! Cilat janë pritmënitë tuaja nga ky angazhim?

Foto 3

-Nue Oroshi– Fillimisht ju falënderoj për urimet që më jepni! Çdoangazhim kombëtar e shoh si një përgjegjësi që duhet kryer me punë konkrete. Tani më Shoqata “Trojet e Arbrit“ i ka kaluar  dymbëdhjetë vjet të veprimtarisë aktive.Me plot sukses këtë Shoqatë e ka udhëhequr intelektuali dhe profesori Muhamet Shatri. Më31 Korrik pas dorëheqjes së parevokueshme të profesorit,  kuvendi më zgjodhi kryetar. Profesori u terhoq për shkak të moshës por ai sërish mbetet aktiv. Hapin e parë që  bëra si kryetar ishte të  propozoja profesor Shatrin për Kryetar nderi të Shoqatës “Trojet e Arbrit” dhe kuvendi e pranoj me kënaqësi. Unë pres që të vazhdojmë punën që kemi bërë deri më tash në mbajtjen e sesioneve shkencore dhe botimin e librave enciklopedik që ndriçojnë me fakte shkencore historinë e vërtet të kombit tonë shqiptar.

Pyetje- Cili është aktiviteti i shoqatës suaj?

Foto 10

-Nue Oroshi- Shoqata“ Trojet e Arbrit” ka pasë një aktivitet të ngjeshur shkencor dhe kombëtar. Ajo ka arritur që t’i grumbullojë në gjirin e saj 150 intelektualë nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare. Deri tash kemi mbajtur katërmbëdhjetësesione shkencore,  shtatë akademi dhe kemi botuar trembëdhjetë vepra enciklopedike me një vëllim të përgjithshëm prej rreth nëntë mijëfaqe. Duke qenë se ne jemi e vetmja shoqatë që mbajmë sesione shkencore në të gjitha trojet etnike shqiptare,  si fazë afatshkurtër  të punës sonë kemi planifikuar që sesionin e radhës ta mbajmë në Gjirokastër ku planifikojmë një sesion shkencor me temën bosht:  “Shqiperia e Jugut përballë ekspansionit grek dhe qëndresa shqiptare”. Në vitin 2017 në Durrës kemi planifikuar që të mbajmë një sesion të veçantë shkencor për një ndër arkitektët e shtetit shqiptar,  Imzot Nikollë Kacorrin, pasiështëdhe njëqind vjetori i ndamjes nga jeta të Imzot Nikollë Kaqorrit,  ndërsa në Mitrovicë do të bëjmë promovimin e  trembëdhjetë veprave shkencore, ku do të vizitojmë edhe Boletinin e Isa Boletinit,  heroit tonë kombëtar.

Pyetje-Cilët janë bashkëpunëtorët më të afërt që ju keni dhe me cilët këshilloheni për kalendarin e aktiviteteve?

-Nue Oroshi- Bashkëpuntorë kemi shumë! Ifalënderoj të gjithë ata që na kanë përkrahur tash e dymbëdhjetë vjet me radhë!  I falënderoj edhe të tjeët të cilët për një kohë të shkurtër kontribuan tek “ Trojet e Arbrit” por që e humbën kondicionin të japin kontribut më tutje sepse rruga e bashkimit kombëtarështë një rrugë jo e shkurtër,  që kërkon përkushtim të madh dhe seriozitet të mirëfilltë,pa harruar asnjëherë ata studiues që kontribuan shumë por që tash nukjanë në mesin tone.Ndiej një dhimbje të madhepor  jam njeri me fat që pata rastin të punoj ngushtë me të gjithëkëta studiues dhe atdhetarë.Kalendarin e aktiviteteve e ka bërë dhe e bënë  kryesia e shoqatës “Trojet e Arbrit’’. Tash pas kuvendit kemi një kryesi të gjërë e cila në gjirin e saj  ka njëzet e shtatë antarë të kryesisë nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare.Në kryesi kemi të pranishme pjesmarrjen e femrës intelektuale shqiptare,  ku nga  njëzet e shtatë  antarë të kryesisë, nëntë janëfemra intelektuale. Një rëndësi te veçantë i kemi kushtuar  edhe përfaqësimit rajonal,  ku në kryesi kemi intelektualë nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare, pa harruar edhe perfaqësimin e moshave të ndryshme, duke pasur  një përzierje gjeneratash duke filluar tek ma e reja e cila është në moshën njëzet e katër vjeçare dhe vazhduar tek më i vjetri që ka kaluar moshën tetëdhjetë vjeçare.

Pyetje-Sa anëtarë ka shoqata dhe si keni menduar të afroni pranë edhe të rinjtë?

-Nue Oroshi- Shoqata  ’’Trojet e Arbrit’’ ka njëqind e pesëdhjetë antarë intelektualë nga të gjitha trojet shqiptare. Ne ju kemi dhënë mundësi të ligjërojnë edhe të rinjve dhe të rejave që janë në fazën e parë të zhvillimit të personalitetit të tyre shkencor. Në një lloj   mënyre kemi shërbyer si një institucion shkencor qëju kemi hapur rrugën kuadrove të reja. Ne këtë aspekt jemi sërish të hapur që të bashëkpunojmë me brezat e rinj. Pa harruar edhe veprimtarët e vjetër kombëtarë që kanë marrë pjesë aktive me herët nëpër organizata dhe parti politike dhe që aktivitetin e tyre  kombëtar e kanë shprehur përmes paraqitjes së punimeve me fakte dhe të argumentuarashkencërisht! Në këtë rast aty këtu kemi pasë kritika nga disa historianë të cilët ende nuk kanë dalur nga gëzhoja e mentalitetit komunist të të shkruarit të historisë. Ata harrojnë se një intelektual veprimtar në Diasporë që tërë jetën ja ka kushtuarcështjes shqiptare, pavarësisht se jeton në Evropë apo Amerikë, ka mundësinë të vizitojë arkivatqëndrore, dhe kësaj t’ibashkëngjisë edhe letrat dhe dokumentet e veprimtarëve kombëtarë, që, dorën në zemer,  kanë qenë intelektualë të vërtetë,  duke njohur nga pesë apo gjashtë gjuhë të huaja.

Pyetje-Pasi të përfundojë ky tur i qyeteteve kryesore të trojeve shqiptare si mendoni të vijoni me aktivitetet shkencore? Për sa kohë keni menduar të zgjeroheni me këtë kalendar?

-Nue Oroshi-Sa më shumë kalon koha dhe thellohemi në ndricimin e Historisë shqiptare, në pah dalin edhe shumë ngjarje dhe portrete historike për veprimtarinë kombëtare të të cilëve,  ende nuk dihet asgjë ose kjo veprimtari është shtrembëruar aq shumë sa, që atdhetarët e vërtetë na i kanë quajtur me emrin „tradhtarë“, ndërsa tradhëtarët në të shumtën e rasteve na i kanë bërë atdhetarë. Por këtë mit të tyre e kemi rrëzuar për tokë. Për këtë arsye  aktivitetet duhen  mbajtur edhe në shumë qytete të tjera shqiptare, aty ku ende nuk kemi arritur të mbajmë sesione shkencore. Natyrisht që nuk do të lëmëmënjanë as Malësinë e Dedë Gjon Lulit,Prek Calit e Mehmet Shpendit. Edhe aty në një të ardhme të afërt do të mbajmë një sesion shkencor.Këtë kalendar nuk do ta ndalim deri sa t’ja mbërrijmë bashkimittë kombit shqiptar. Jemi të detyruar të bëjmë një punë të tillë për faktin se në këtë rast po e luajmë rolin e dy akademive shqiptare, që fatkeqësisht asnjëra nuk është në nivelin e duhur ta luajnë rolin e tyre historik për përgatitjen e një koncepti gjithkombëtar shqiptar. Dhe këtë punë për momentin po e kryen Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë  “Trojet e Arbrit ’’.Përveç aktivitetit shkencor ne në të ardhmen do ta luajmë edhe një rol tjetër.Do t’ju shkruajmë kancelarive perëndimore që të na përkrahinkonceptin tonëkombëtar dhe të bashkohen Trojet Shqiptare në një shtet të përbashkët, ku ky shtet do të jetë i fortë si në aspektin politik po ashtu edhe në atë ekonomik, ndërsa disa aktivitete tjera do t’i bëjmë publike me kohën,  pikërisht kur do t’ju afrohemi që t’i kryejmë këto cështje të nevojshme kombëtare.

Pyetje-Si do t’ua përcillni shoqërisë punën dhe kontributin e shoqatës suaj?

-Nue Oroshi- Punën tonë që nga themelimi e deri më tash shoqërisëja kemi përcjellë përmes mjeteve të shkruara, gazetave të ndryshme, televizioneve si dhe faqeve të internetit që sot janë duke e luajtur një rol mjaftë të rëndësishëm të informimit të shpejtë dhe të saktë. Personalisht nuk jam i kënaqur me përfaqësimin  tonë nëtv qendrore si në Shqiperi po ashtu edhe në Kosovë dhe vise tjera etnike shqiptare. Të mos e paraqesësh një sesion shkencor me tetëdhjetë studiues siç ishte ai që e mbajtëm në Krujë vitin e kaluar dhe së paku mos të bësh një lajm, kjo cështje nuk do koment. Të bojkotosh sesionin shkencor për  “Atë Gjergj Fishtën” mund të pyesimshikuesin se në shërbim të kujt janë televizionet tona qëpaguhen nga taksapaguesit tanë?Dhe nga ana tjetër pikërisht këto televizione shkojnë dhe i bëjnë reklamë një gjysëm poeti i cili në stilin e poezive ’’u rrit djali u ba burrë i thotë babës s’je kanë kurrë’’ bëjnë kronika të ndryshme dhe paraqitje spektakolare!

Pyetje-Cila është një ditë e zakonshme pune juaja?

-Nue Oroshi- Të them të drejtën shpesh herë ditët më zgjasin jashtzakonisht shumë ndërsa netët i kam shumë të shkurtëra, për faktin se jam i angazhuar në shumë drejtime. Fillimisht duhet të bëjë jetën e mërgimtarit të zakonshëm për të siguruar të ardhuratjetësore  familjare, si dhe një pjesë e mirë për t’i ndarë për aktivitete kombëtare. Për këtë fakt kam hapur një firmë të vogël ku bëj shpërndarjen e verërave  dhe rakisë së Kosovës në Gjermani, ku falë kësaj pune për një vit e gjysëm kam arritur që t’i kem tetë artikuj të gazetave gjermane që kanë shkruar për vererat e Kosovës, por duhet edhe shumë punë e angazhime që të vihen në vendin e duhur, verërat dhe rakia e Kosovës në tregun gjerman. Për këtë mëduhet të bëj edhe një punë të dytë, ku merrem me përkthime në Zyrën Federale të Migrimit, e ku vërtet më dhimbsen  pa masë ato familje shqiptare,që po heqin të zitë e ullirit, duke marrë rrugëtime të gjata në Gjermani, por pa ndonjë mundësi  që t’i njihet statusi edhe këtu në Gjermani. Më prekin thellë në shpirt sidomos femijët dhe vaji i nënave shqiptare!

Pjesën tjetër të kohës brenda ditës e kaloj duke kontaktuar me studiues nga të gjitha trevat shqiptare, dhe diaspora qoftë në përgaditjen e koncepteve organizative, qoftë në grumbullimin e punimeve të studiuesve por edhe duke degjuar këshillat dhe sugjerimet e shumta të tyre që në të shumtën e rasteve i marrë si këshilla serioze për aktivitete të mëtejme. Në mbrëmje shpesh herë më duhet të shkoj në takimet dhe mbledhjet e CDU-së, qoftë mbledhjet partiake, qoftë ato të Kuvendit Komunal të qytetit të Kielit ku ka tre vjet që jam deputet në këtë Asamble Komunale, njëherazi edhe sekretar i këtij Kuvendi që nga fillimi i mandatit tim në qershor të vitit 2013.

Pyetje-Sa jeni lidhur ndjeheni me komunitetin e shqiptarëve aty ku jetoni?

-Nue Oroshi- Ka njëzet vjet që jetoj në Gjermani. Asnëjëherë nuk e kam lënëmënjanë lidhjen me komunitetin shqiptar në Gjermani, e veçanarishtnë  Kiel. Falë aktivistëve dhe veprimtarëve kombëtarë për këto njëzet vjetnëvarësi të periudhave  kohore kemi organizuar demonstratat nëpër mbarë Gjermaninë, si dhe  në qytetin ku banoj kemi mbajturtri  demonstrata. Më pas kemi mbledhur mjete për Luftën Çlirimtare, e pas luftës kemi themeluar shoqatën shqiptaro- gjermane ’’Jetullah Islami’’, që e kemi pagëzuar me emrin e mikut tim që ka rënë dëshmor më2 Qershor 1999. Jetullahu ishte mik i yni dhe kemi pasur dhe kemi për detyrim  që emrin e tij ta vendosim aty edhe ku e ka bërë vendin mëveprën e tij heroike.

Pyetje-A keni gjetur mbështetje nga partnerët gjermanë dhe cila është konsiderata e tyre për aktivitetin tuaj në drejtim të promovimit të kulturës shqiptare?

-Nue Oroshi- Gjermanët kanë një konsideratë të madhe për popullin tonë shqiptar dhe për kulturën tonë shqiptare. Flas këtu më shumë edhe për intelektualët, politikanët dhe ushtarakët Gjermanë të cilët u angazhuan që trojet shqiptare të kthehën nga perëndimi. Edhe në aspektin kulturor kemi mbajtur dhjetra tubime të përbashkëta shqiptaro- gjermane, ku kanëmarrë  pjesë një spektër mjaft i madh i njerëzve të kulturës, artit dhe shkencës gjermane. Kjo nuk ka mbetur pa u regjistruar edhe në mjetet e informimit në gjuhen gjermane ku janë botuar dhjetra artikuj ,në bashkëpunim me Shtëpinë Filmike ’’Dig Doc’’ kemi arritur që t’i bëjmë dy filma Dokumentarë për Kosovë :’’7 Tage Kosova’’, dhe  ’’Herkunfsland Kosova”.  Vlen të veçohet fakti se në këta dy filma dokumentarë, siedhe në artikuj tjerë gjithmonë kam qenë i vëmendshëm që fjalën Kosovë, ta shkruaj “Kosova”, e jo “Kosovo”, siç prezantohet në të shumtën e rasteve në shtypin gjerman.

Pyetje-Cila është dëshira juaj më e madhe, një ëndërr që qëndron e heshtur por të cilën nuk keni hezitim ta ndani dhe me lexuesit?

Nue Oroshi- Unë kam dëshira që do të bëhen realitet dhe jo ëndrra. Dëshira ime më e madhe është të  shoh trojet shqiptare të bashkuara. Do të punoj me përkushtimin më të madh që Trojet tona të bashkohen, në momentin që ato të bashkohen do të punoj që ky shtet shqiptar të udhëhiqet nga të rinjtë dhe të rejat që kanë talentin dhe dijën për t’i vuar gjërat përpara.E të rinjë dhe të reja të talentuar kemi mjaft,  por atyre duhet t’ju japim mundësinë të tregojnë diturinë e tyre qoftë në aspektin politik,  qoftë në atë shkencor, ekonomik ,ushtarak dhe shumë lëmi tëtjera.

Pyetje-Një mesazh në fund të këtij bashkëbisedimi…

-Nue Oroshi- Mesazhi im është mjaft i thjeshtë. Ta duam dhe respektojmëshumë më shumë njëri -tjetrin. T’i themi “ndal”  orientimit të mbrapshtë politik që po bëjnë disa persona që në rend të parë e kanë vendosur interesin financiar, pa harruar se janë duke i shkaktuar shumë deme popullit dhe kulturës tonë kombëtare. Më shumë respekt për  nënat dhe baballarët tanë shumë prej të cilëve janë tash tëmoshuar, sepse dhanë çdo gjë që të na përgatisin për jetë. Të kujdesemi për rininë tonë e cila në të shumtën e rasteve në mungesë të perspektivës po  merr rrugën e gabuar!  Mos të na kaplojë mendjemadhësia nëse arrijmë diçka në jetë, sepse sado i ditur të jetë njeriu,  ai ka nevojë për këshillat dhe sugjerimet e miqve dhe dashmiëve që e rrethojnë!

Faleminderit

Foto 4

 

Filed Under: Featured, Interviste Tagged With: "Trojet e Arbrit", Bashkimi Kombetar, Entela Binjaku, Nue Oroshi

“Trojet e Arbrit”, kundër 8 akademikëve gjakovarë për Fadil Hoxhën

April 23, 2016 by dgreca

Reagim i Shoqatës “Trojet e Arbrit”, lidhur me një kërkesë të 8 akademikëve gjakovarë të Kosovës që Fadil Hoxhës t’i jepet titulli “Nderi i Kombit”./
Na habiti shumë informata që, në rrethanat aktuale në Kosovë, ku ndasitë dhe problemet ekzistenciale po e rrezikojnë seriozisht edhe perspektiven e saj si shtet i pavarur, të dalin nostalgjikët komunistë të akomoduar në Akademinë tonë dhe të përpiqen të lartësojnë veprimtarinë e Fadil Hoxhës, liderit kryesor komunist në Kosovë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në një reagim të “Expresit” na është rifreskuar kujtesa për disa nga gjynahet e shumta të Fadil Hoxhës, të cilat i ka shumë të njohura edhe ideatori i këtij propozimi, Jusuf Bajraktari. Prandaj shtrohet pyetja pse u pranua në Akademi vetëm ky “historian” nostalgjik i Fadil Hoxhës e u refuzuan pa asnjë sqarim, Zekeria Cana, Ramiz Abdyli, Jahja Drançolli, Izber Hoti etj.  Cili nga Akademia i ka refuzuar shkencëtarët më të zotë në Kosovë dhe, në vend të tyre, ka pranuar vetëm Jusuf Bajraktarin? Si është e mundur që recensionin për të ta shkruajë një “historian” i filozofisë marksiste dhe shef shumëvjeçar i Kabinetit të Fadil Hoxhës?!  
Në  shoqatën “Trojet e Arbrit” jemi të inkurajuar kur mësuam se Presidenti Nishani  nuk kishte rënë në grackën e mjeshtërve të dredhive dhe të prapaskenave për këtë lloj maskarade. Na duket e çuditshme, përse akademikët nga Gjakova e injorojnë institucionin e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe i drejtohen presidentit të Shqipërisë. Ne mendojmë, se propozuesit do të ishte dashtë që kërkesën t’ia bënin presidentit të Republikës së Kosovës, zoti Hashim Thaqi. Dhe ky, si ish komandant, historian, si dhe President i Kosovës, por edhe nëse duam edhe si drenicas, do të mund ta vlerësonte më mirë se askush tjetër, “ndihmesën” e Fadil Hoxhës për të “mirën” e Kosovës dhe kujdesin e tij për shtypjen e “kontrarevolucionit” në Drenicë, për dhunën dhe terrorin që ushtrohej, sidomos në këtë krahinë, për mobilizimin e djalërisë heroike të Drenicës në kolonat e vdekjes për në Tivar e gjetiu dhe, sidomos, për kujdesin, që asnjë gjakovar të mos gjendej bashkë me ta në këtë kalvar të pashembullt… Këta kanë mundur të llogarisin në presidentin Thaqi, sepse ky e pat nderuar Fadil Hoxhën, madje duke i bërë varrim me nderime ushtarake. Por tani këtë ai nuk do ta bëjë presidenti Thaqi, sepse ka kaluar plotësisht koha e nostalgjisë për ata që ishin bashkëpjesëmarrës në ripushtimin e Kosovës me vise dhe kumbarë të copëtimit dhe aneksimit të tyre nga Serbia, me ata që miratuan dhunën dhe terrorin, aksionin e armëve, konfiskimin e tepricave ushqimore, burgjet dhe internimet, shpërnguljen dhe gjithë vuajtjet që pësoi popullli i Kosovës me vite e dekada. Nuk do të bëhet kjo, ngase, me këtë akt, do të ndiheshin të fyer e të injoruar me qindra e mijëra dëshmorë e heronj, që luftuan dhe u flijuan për Kosovë e Shqipëri. Do të lëndoheshin me dhjetëra mijëra studentë të dikurshëm që demonstruan trimërisht, e të cilëve, për sakrificat dhe angazhimin shumë  atdhetar, Fadil Hoxha u tregoi “birën e miut 300 grosh” dhe i quajti “plehu i Kosovës”.
E Fadilin e kanë njohur mirë shqiptarët dhe rinia e Kosovës. Prandaj atij i është kënduar edhe kështu:
“Sepse sot vajton Kosova,
E trathtueme nga Fadil Hoxha.”
Ishte kjo këngë e Tiranës, e adaptuar për Kosovën, e kënduar më 1967, edhe Ditën Flamurit, nga studentët e asaj kohe të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prizren. E këtë këngë e kënduan ata edhe në demonstratat e vitit 1968.
Po të ishte Fadili, ashtu siç u munduan ta  kontrabandonin akademikët gjakovarë, ai, pas heqjes se autonomisë se Kosovës, do të dilte në botën e jashtme si Dalaj Lama i Tibetit, kur Kina ia pushtoi dhe aneksoi vendin e tij dhe të alarmonte botën se, e njejta gjë, po i ndodhte edhe Kosovës, apo të bënte edhe ndonjë akt tjetër për t’u vlerësuar.
Prandaj anëtarët e shoqatës “Trojet e Arbrit” kërkojnë që Akademia e Kosovës, në vend të këtyre propozimeve të pakuptimta, të zotohet për hartimin dhe realizimin e projekteve, që do të jipnin ndihmesë për afirmimin e shtetësisë së Kosovës, për zhvillimin dhe për përparimin e saj. Kjo do të kishte më shumë vlerë se zotimi për Fadil Hoxhën, kur dihet se mbi figurën e tij rëndojnë dyshime të mëdha, të pazbardhura kurrë, që nuk do ta lejonin atë për të fituar respektin e popullit shqiptar. Ithtarët e Fadil Hoxhës mund t’i shprehin mirënjohjen e tyre personale idolit të tyre, por jo edhe në emër të Kosovës dhe të shqiptarëve.
Duam të theksojmë, se në asnjë vend ish – komunist nuk ka ndodhur që dikush nga strukturat drejtuese të asaj kohe të shpallet hero apo nderi i kombit. Përjashtim, ndoshta, mund të bëhej vetëm për Millan Kuçanin e Sllovenisë, të cilin populli slloven e ka dashur dhe e ka zgjedhur President edhe pas shpalljes se pavarësi së Sllovenisë.
Për shoqatën e intelektualëve mbarëshqiptarë “Trojet e Arbrit”
Prof. dr. Muhamet Shatri, kryetar,
Mr. sc. Nue Oroshi, nënkryetar.

Filed Under: Opinion Tagged With: "Trojet e Arbrit", kundër 8 akademikëve gjakovarë për Fadil Hoxhën

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT