• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidentet Trump dhe Putin folën në telefon

January 28, 2017 by dgreca

Presidenti Trump i përfundoi bisedat e tij telefonike të së shtunës me një bisedë me presidentin francez Francois Hollande, të ndjekur nga një tjetër me kryeministrin australian Malcolm Turnbull./Trump Putin Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin patën të shtunën një bisedë telefonike të planifikuar.

Zyrtari nuk dha detaje në lidhje me atë që u diskutua, por të dy udhëheqësit pritet të kenë folur rreth të ardhmes së sanksioneve amerikane të cilat iu vendosën Rusisë pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Kjo ishte biseda e parë mes dy udhëheqësve që pas inaugurimit të presidentit më 20 janar.

Zoti Trump ishte i paqartë të premten rreth mundësisë së heqjes së sanksioneve. “Do të shohim se çdo të ndodhë”, u tha ai gazetarëve pas takimit në Uashington me kryeministren britanike Theresa May.Të dy udhëheqësit kanë thënë se do të donin të “normalizojnë” marrëdhëniet midis dy vendeve.Më herët të shtunën, presidenti Trump bisedoi edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel, një ditë pas vendimit të tij për të kufizuar emigracionin dhe refugjatët nga Siria dhe disa vende të tjera me shumicë myslimane.Në një konferencë për shtyp të shtunën në Paris, ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel dhe homologu i tij francez shprehën shqetësim lidhur me vendimin e zotit Trump për të kufizuar emigracionin.Biseda e parë telefonike e të shtunës e presidentit ishte me kryeministrin japonez Shinzo Abe. Më pas, Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara dhe Japonia janë të angazhuara për të arritur një marrëveshje të re tregtie dypalëshe që do të zëvendësojë marrëveshjen e Partneritetit të Trans-Paqësorit.Këto telefonata vijnë vetëm disa ditë pasi presidenti Trump i nxorri Shtetet e Bashkuara nga Partneritetin e Trans-Paqësorit (TPP), një marrëveshje e tregtisë së lirë, e cila përfshinte Amerikën, Japoninë dhe 10 vende të tjera, që përbëjnë 40 për qind të ekonomisë botërore.

Presidenti Trump i përfundoi bisedat e tij telefonike të së shtunës me një bisedë me presidentin francez Francois Hollande, të ndjekur nga një tjetër me kryeministrin australian Malcolm Turnbull.

Filed Under: Kronike Tagged With: folen ne telefon, te shtunen, Trum-Putin

Artikujt e fundit

  • ANNA KOHEN: Nuk harrroj vlerat humanitare dhe bujarinë e shqiptarëve
  • Akademia e Shkencave përkujton me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta akademik Kristo Frashërin
  • Ndryshimet e Kodit Penal një realitet me risqe dhe kurthe penalizimi për gazetarët
  • Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar
  • Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar
  • FREEDOM IN JANUARY 2026
  • “ALBLIBRIS”, NJË PREMTIM KADARESË QË E KREVA NË NËNTËDHJETËVJETORIN E TIJ
  • Përmendorja e Skënderbeut në Ulqin
  • Join us at Albanian Heritage Day at Yankee Stadium!
  • ABAS KUPI, AKTIVITETI POLITIK NË EMIGRACION DHE NË SHBA
  • Marksizmi, nostalgjia e sfumuar filozofike dhe praktike
  • U mbajt konferenca shkencore “Tish Daija në 100 vjetorin e lindjes”
  • NDËRROI JETË PJETËR LEKA IVEZAJ
  • LIRIA KA EMËR: UÇK
  • VENDI IM

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT