• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Anton Çefa, Tubëz lirike,në Sofrën Poetike të DIELLI-t

April 12, 2017 by dgreca

Tubëz lirike/

4anton-cefa

Nga Anton Çefa/

Silueta jote, Shqipëri !/

1 teuta Mbretereshe

Në damarët mavi të delirit tim/

silueta jote, Shqipëri !/

Herë nji konsull romak/

e madhështore, mospërfillëse Teuta/

në fronin mbretnor/

si pa dashtë më fanitën./

Herë nji pashά me çallmë/

e kaltërim i Gjergjit në re/

si dhe nji shqiptar kaçak/

që u pret kokën/

kohnave e fateve./

Në damarët mavi të delirit tim,

silueta jote, Shqipëri !

Lagunë e idhtë e dhimbjes 

Oh, toka ime e shejtë,

ec e ec,

sa vite bana udhë

e udhë

mbi pllajën e idhtë të dhimbjes.

Në albumin plot baltë të rrugëve

m’i ruen gjurmët e hapave

si peng kujtimi

të nji fjale

me ngjyra të dridhshme ethesh

ku feks jehonë e shqetë

brenga ime për ty

si rrezatim ylberi.

Oh,  toka ime e shtrejtë,

lagunë e idhtë e dhimbjes,

filtroma fjalën time

me baltën tande të shejtë! 

Sinor arbëresh 

Heshtja pushon n’amshim

mbi supet e përhimtë të atij shpani.*

1227

Në mermer të Deas

shkelqen nji kumt i lashtë.

Urti Kanuni ka dhe nji ashkël guri.

Dhimbjen ta thekë ai gur

që Europa me gjak e nguli.

Eshtnat e të parëve në vorr

e gurët n’sinore

mos m’i lueni !

Kanë të njajtën peshë  Kanuni.

. . . . .

*Shpan-i : guri i varreve.

 

Peng dhimbjeje

Truell do të thotë brengë

brengë që trashiguem prej të parëve

dhe që do t’ua lamë fëmijëve peng

me gurin e varrit

si dritën e synit.

Le t’i randojë në gjak

e në prak.

Trualli asht mall

kur je larg,

mall i shastisun

për hinin e vatrës.

Trualli asht dhimbje

kur je pranë,

dhimbje që pikon në çdo kapilar.

Rozafa

image

Si hana në boduarin e reve

Rozafa

në themel të kështjellit të gurtë

e në krahët e legjendës.

 

Përsëdytet e përthyhet

drita e hanës

në kullim të qumshtit ndër shekuj,

shkëlqen ashti i flisë.

 

Mall Shqipërie

Dallgë të çapërdisuna,

të turbullta e të zymta Atlantiku

  • urë kujtese

për buzëqeshjen e urtë

e të kristaltë

të Adriatikut,

ku gjithnji lundron

si barkë me vela të bardhë

hija e trëndafiltë e një malli. 

Malli për pluhurin e ngjyrave t’ylberit 

Më gufon një mall i hershëm

njomzak

për pluhurin e ngjyrave t’ylberit,

amësimët e aromave

e për fijet e tingujve që endeshin

në indet e blerimeve

n’fund t’kopshtit,

e dridheshin pa pra

tue u derdhë në enën e kaltër të hapsinës.

Deliri i moshës bridhte

deri në skajet ma të largëta të andrrës,

si bredh dhe sot

në kullimet e blerta të gjakut.

Më gufon nji mall i hershëm

njomzak

i paqtë si zogu në fole.

Me bisedat e gjetheve 

Ngujue në fund të kopshtit

gjithherë me kambë në dhe,

si me motrat

u rritëm bashkë,

moj kumbull.

Si nuk të lodhi pritja,

sa herë unë brodha

e të harrova?

Me bisedat pa mbarim të gjetheve

në pranverë

e me heshtjen e ngritë dimnore,

çfarë don me m’thanë, moj kumbull ?

Largime,

vajtje e ardhje ka kjo jetë,

po ti mos u trishto:

në degët tua kam varë përgjithmonë

buzëqeshjen e fminisë.

Në zemër më ngrin nji plagë

Ktheva në shtëpi

si gjethi i zverdhun

që era e hedh përdhe.

Ndigjoj trokitjet e nallave të nanës

në oborrin e shtëpisë së heshtun

si kumbime të bekueme

që binin mbi fmininë time.

Ajo s’asht ma.

Dhe as qeni nuk asht

i miri i im,

e mbyti malli.

Tani po përtypi

lehjet e tij të mirëseardhjes

si kafshata të njelmëta malli.

Vetëm kumbulla, po,

më përshëndetë

me një fëshfërimë të blertë

qortimi prozhmues.

Në zemër më ngrinë një plagë

prej bryme e bore

rishtas e hapun.

 

 

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Anton Cefa, ne sofren poetike, të DIELLI-t, Tubëz lirike

ANTON ÇEFA/ Tubëz lirike

August 17, 2015 by dgreca

ANTON ÇEFA/
Tubëz lirike/
(Nga permbledhja poetike e pabotueme : “Ritme kalese”)/

Poeti/
Nëpër shpirt udhëton/
dhe i falë jetës/
nji kuptim prej andrre/
qi dhemb./

Lejleku/

Lejlek,/
O shpend i urtë,/
i madhërishëm nën pelerinë të bardhë/
e shpirt prej bore./
Me krahë të leht
qiellnajesh t’mjegullueme flutron
i tretun malli
po rishtas kthen n’fole

Lejlek, o shpend i urtë,
me shpirt prej bore,
mësoma, të lutem,
artin e vështirë të kthimit!

Lule kumbonët

Mëngjesi davariti yjet.
Në kopsht ,
lule kumbonët hapin gojët mavi
plot vezullime.

Aromat ,
kundërmim dëshirash të mshehta
dhe fjalësh të pathëna ,
dihasin në kercellin e blertë të mendimit tim.

Shpirti im gjithnji gjen paqe
në bukuritë qi pluskojnë papritmas
në gojët e hapura.

Akuarel

Fort po shndrit njaj diell.
Bardhësi alpine shtrihet mbi lugina
N’ ortek të borës uluron ulkonja
Pezull jeta varet mbi greminë
Edhe pse dielli shndrit.

Djegie me hyjzit e natës

Fije përrallash të lashta
digjen me hyjzit e natës.
Flakë tingujsh ndigjoj
e zanesh të hershme
ku janë gdhendë fytyrat e trembuna
të stinëve
qi dikur kanë qenë të mijat
e tash përndezen n’kujtesë
si përrallat e lashta
qi digjen me hyjzit e natës.

Te dera e jetës të kam pritur

Ndër ninëza agimesh
vezullon universi i blertë i jetës.

Atje te dera e saj
të kam pritur,
Evë e Afërditë !

Shpirt prej arome trëndafili,
trup prej tuli bore t’ përndezur,
më ke pritur,
Evë e Afërditë !

Te dera ku brenga e mallit rri zgjuar
e ernat përkëdhelin gjijtë e andjes njerëzore,
jemi takuar,
njerëzorja Evë,
hyjnorja Afërditë !

Brymë e borë

A je brymë, moj, a je borë
Mall i brishtë e brengë e bardhë

Brishtësi me pah prej bryme
Bardhësi me zdritje bore
Brymë e borë
Ti bukuria!

Ti . . .

Ti që në dekorin e dhimbjes sime,
me duer të brishta,
vizaton fytyrën tande
si padashur,

ti që në brigjet e andrrës sime
hedh nji klithm ë pulbardhe,
si pa u kujtuar,

ti që me kurmin tand t’përflakur
përndez delire në damarët e mi,
si pa u menduar,

je vetë dashuria
e unë jehonë e saj.

Prehje
Po prehem në kolltukun e zvërdhamë
Të mungesës sate.

Hije e dridhshme lamtumire
E varun diku në gjysmë errësinën e dhomës,
Ikja jote.

Aroma e trupit tand erë mersine,
Riti i lashtë i puthjeve qi s’e tret koha,
Moria e fjalëve pa mbarim
E gjurmët e kambëve lakuriqe
Mbi qylymin e blertë të kujtesës
Prehen me mue
Në kolltukun e zvërdhamë të mungesës sate.

Ma e dhimbshme ikja jote
Në pohimin e vështirë:
Çdo gja në këtë jetë asht ikje.

Nji dritë

Pertej pamjes sime
nji dritë qi shihet,
nuk shihet
më prekë, nuk më prekë
retinën e synit.

E ndjej, nuk e ndjej
gjallërinë e saj gjithmonë në lëvizje,
dridhet, nuk dridhet
rrugicave t’errta
të qenies.

Dritë qi shihesh,
nuk shihesh,
e ndjej, e perndjej
gjallërinë tande gjithmonë në lëvizje.

E ndjej, e perndjej
në dridhjet ma t’mshehta
të pulsit
të ndjenjës
të shpirtit.

E ndjej, e perndjej
në dridhjet ma t’shpeshta
të frymës
të fjalës
të jetës.

Pertej pamjes sime
valë qi kapen, nuk kapen
prej synit
ndriçojnë, hijesojnë
çdo skutë
t’vetdijes
të andrrës
t’dalldisë.

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Anton Cefa, Tubëz lirike

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT