• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ne,shqiptarët nuk kemi vëllezër!

October 7, 2013 by dgreca

* “Vëlla” i dashur, kur serbi i zbrazëte tokat tona,ti ia lehtësoje punën duke na përgatitur letrat,duke na siguruar bartjen ,duke na e  gjetur token në shkretëtirat e Azisë,dhe hiq s`të vinte keq për ne. Gëzoheshe ,bile edhe shumë ,se me një të rame i kishe dy të vrame. E doje token e ‘vëllaut” tënd  ,të mbushej me sllavë ,e doje mbushjen e Anadollit me ne./

*“Vetëm ne, si njohës më të mirë të vetvetes, mund ta shkruajmë historinë tonë ashtu si duhet./

(Fahri Xharra)”/

A po tregohen Shqiptarët  se janë në shkallën e duhur të përgjegjësisë historike ?  A na mëson historia e Shqipërisë të kemi kujdes ?  A ka dhënë prova Shqipëria e vogël, se ka patriotë të shkëlqyer që i kanë mbrojtur interesat e atdheut ? A ka pasur  të pa besë që e kanë goditur me thikë pas shpine.?I madhi Kristo Frashëri pyetet :“ Po Perandoria Osmane çfarë solli gjatë 500 vjetëve të sundimit osman në Shqipëri? 

Si munden të na thonë: “Ne nuk mund të ju harrojmë juve dhe se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. “ Ne juve asnjëherë nuk mund t’ju harrojmë për shkak se mes juve ka nipër të Osmanlinjve. Ne kemi vëllezër tanë …në Prishtinë dhe Prizren edhe në Shkup, Manastir, Ohër, Dibër, Tetovë”, po thuani..

Për të pasur një vëlla biologjik e dijmë rrugën  . Vellau i vërtetë eshtë ai vëlla prej një nëne e prej një babe . Si u bë që  tani qenkemi edhe vëllezër ? Pse  e gjithë kjo dashuri “vëllazërore” ,pas 5 shekujsh robërie? E pas një shekulli ,pa ju?

Si mundi “vëllau “ osman të ndërpres procesin më të rëndësishëm që njeh historia mesjetare e Evropës – krijimin e shtetit kombëtar në Shqipëri ? (K.F)  Si mundi “vëllau “ osman  të zëvendëson rendin ekonomik shoqëror feudal shqiptar, atëherë të pjekur, me rendin e prapambetur feudal-ushtarak të timareve, të cilin Shqipëria e kishte tejkaluar dy shekuj më parë ?( K.F.)

Si mundi “ vëllau “ të pushton  “vëllaun” e të shkëpus Shqipërinë për pesë shekuj nga familja evropiane dhe e gozhdoi atë në familjen turke osmaniste, të huaj për Evropën. ? (K.F.) Si mundi “ vëllau “ osman, të mospërfill as arsimin popullor, as lëvizjen kulturore, por u kujdes vetëm për shkolla fetare turqishte. Shkurt,  si mundi “vëllau “ osman t`i le për 500 vjet Shqipërinë të prapambetur, të varfër, pa mjete jetese. ? “( Kristo Frashëri)
“Ne nuk mund të ju harrojmë juve dhe se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. Gëzimi juaj është gëzimi jonë,dhe shqetësimi juaj është shqetësimi ynë. “ Po  na thonë . Pse mu tani?

Si mundi “ vëllau” të na le të ngelur disa shekuj para shekujve ? A  pse s`kishim aftësi raciale  apo për shkak të rrethanave që  na i bëri të jetojmë?

E ka ditur “vëllau “ se këtë e shkruante Beogradi  dhe nuk reagonte t`i del në mbrojtje “vëllaut”: ““Kurse shtypi i Beogradit kabinetet e Beogradit dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i konsideronin shqiptarët raje të paemër, që banonin në vend të paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor. “

  “Vëllau” i shihte ato që i “shihte” serbi? se  :“Qysh para disa vitesh, udhëtarët në Shqipëri paskan parë njerëz me bisht, “me bisht të kalit ose të dhisë” dhe këta Bastarde të Tribalëve dhe Skordiskëve antikë, këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thërret ndër vetë në anarki skëterrëse “.  Kur vëllau të ofendohet  ,njeriu sa do pak e ngre zërin kundërshtues. Apo,jo? Po me këto fjalë  për ne, “ vëllau” pajtohej bile i shtonte    edhe fjalët e veta,  kur në kancelaritë e Europës flitej nga serbi:.

 “Këta të egjër gjakpirës, këta lëkurëkuq evropiane, intolerantë fetarë deri në ekstrem, te të cilët fjala cub dhe bandit është sinonim për kalorës, këto bisha të egra me fytyre njeriu, ditëve të festave gostiten me miell misri të zier, nuk dinë çka është kripa, kurse për sheqerin mendojnë se është borë. Banojnë nëpër shpella si njerëzit e Neandertalit, jetojnë nëpër kulla të gurit pa dyer, pa dritare dhe pa oxhakë; flenë nën dritën e pishës, të veshur, me pushkë në dorë, kurse para kasolles, kafka e kalit e ngulur në hu është trofe lufte. “      E pyes” vëllaun “ se a me të vërtetë Me të vërtetë kështu ishim,dhe me këto fjalë serbi i mbushte mendjen Europës .?  ,: “Shqiptarët e pinë gjakun e nxehtë të viktimave të veta të therura, i prejnë hardhitë, i rrënojnë kullat, zhduken me pasion ndër vete, duke vrarë gratë nga lakmia, kurse kuptimi i dashurisë nuk ekziston te ata dhe fjala dashuri nuk gjendet në gjuhen e tyre.  Nevojtore nuk ka në këtë vend, të gjithë janë të ndytë dhe me morra dhe këta vjedhës të kuajve, tradhtarë, banditë, rrenacakë, e tipa të poshtër, që i lëshojnë sytë për toke si qentë para njeriut jetojnë në retë e tymit, tifos, malaries, lisë, dizenterisë dhe sëmundjeve venerike, “ .Po apo jo?   Nëse ishim ,pse na lije ne kete gjendje,o “vëlla”? Nëse jo, pse s`e kapshe serbin për fyti atëherë dhe t`i dilshe “vellaut “ në mbrojtje.

 Vështirë është të jesh vëllau i ynë. Ne, nuk të pranojmë. Nuk je vëllu i ynë bilogjik.Ishe dikur armiku i ynë  ( 500 vjet) dha tani shtiresh si mik. Si mik po, por si të besojmë.?

  Nëse nga të tanët të dualen pashallarët , azemat e sadriazemat,edhe serbit i kemi dhënë,krajla e misitra; edhe grekut i kemi  pruar lirinë ,i kemi dhënë bijtë tanë për t`a udhequr. Por as Serbin e as Grekun nuk e kemi Vëlla. E atëherë pse turku të jetë vëllau i ynë.? Dashuria e vonuar . Është dashuri e vonuar, por edhe  e dyshimtë.

 “Vëlla” i dashur, kur serbi i zbrazëte tokat tona,ti ia lehtësoje punën duke na përgatitur letrat,duke na siguruar bartjen ,duke na e  gjetur token në shkretëtirat e Azisë,dhe hiq s`të vinte keq për ne. Gëzoheshe ,bile edhe shumë ,se me një të rame i kishe dy të vrame. E doje token e ‘vëllaut” tënd  ,të mbushej me sllavë ,e doje mbushjen e Anadollit me ne.

 Kur Rankoviqi na bartëte andej e këndej ,na çkombëtaronte ,në dhunonte,ty “vëlla” ,zëri s`të ndihej? Kur Millosheviqi na i mbyllte shkollat ,na burgoste,na shnjerëzonte, na… ,ty s`të shihshim, O “vëlla” ? Ku ishe ,pse mshifeshe ,pse s`folshe ?

Kur Gjeneral Jankoviqi ,në vitet e 12-13 –ta të shekullit të kaluar ,iu futëte bajonetat grave tona shtatëzëna që kurrë   mos të lindin “nipat “ tu,  t`i s`bëzeje? Kur Kral Nikolla,i bënte krimet mbi shqiptarët e  Malësisë së Shkodrës ,edhe atëherë i mbyllje sytë e veshët ?Pse?

Kur u bë “Lidhja e  Prizrenit”  dhe e shihje veten në shkapërderdhje ,pse ishe aq i pazhurmshëm karshi botës ,e aq  katil  me” vëllaun” tënd ? E, në Gjakovë e dërgove Magjarr Pashën,për të shuar Lidhjen e Gjakovës. Kur i shihje planet e asaj kohe për copëtimin e tokave të “vëllaut” tënd,pse nuk të dhimbëseshim? Pse fshiheshe mbas kuleve të hanumeve dhe bëheshe se sikur nuk po ndodhë asgjë ?

 Vërtetë Kosova është e “vogël”; Vërtetë Shqipëria është e “vogël” ; Vërtetë që kombi shqiptar ka mbetë i” vogël “ , por fajtor  je ti “ vëlla”  që nuk të kemi vëlla.Ne kemi miq dhe dashamirës në botën e civilizuar që na u gjetën në momentin më të vështirë në kohën më të re kur  ti  “vëlla”strukeshe dhe nuk bëzëje  thuase nuk po ndodhë gjë me ne.

Mos o “vëlla” se ke shumë gjynahe me ne, se zoti të cilit ti i beson dhe ti i  falesh nuk t`i harron!

Kur me qindra shkolla serbe ,greke ,turke gjatë kohës së “vëllaznimit” me ty hapeshin

në Shqipëri ,si s`të biente ndërmend  të hapësh  bile një në gjuhën tanë ? Pse aq shumë

i frikoheshe shkollimit tanë? Shumë mirë e dije që na ishim dhe jemi populli më i vjetër i kësaj ane,por ty  s`të pëlqente kjo,doje me çdo kusht të na zhbëje.  Pse?Ju e dinit mirë që krahas shkombëtarizimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të preken edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti i ynë dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi…” Boll mo!

Fahri Xharra, Gjakovë

04.10.13

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, jo vellezer, ne shqiptaret, Serbi, turku

Serbi ,turku këndej , greku andej !

August 22, 2013 by dgreca

Ne Foto: Vallja e Virgjireshave/

Nga Fahri XHARRA/

E moj shqiptari ,po në zgripc të madh që je !. T`janë vërsulur nga të gjitha anët: të duan shumë e jo nga dashuria për ty , por nga lakmia  për të copëtuar dhe nga ty të bejnë një darkë të madhe dhe përfundimisht t`i mbarojnë edhe eshtrat ,që të zhdukësh nga faqja e dheut . Mos jam gabim?

“Është lojë e gjatë e fqinjit mosmirënjohës..! Posa mori Epirin shqiptar

të Jugut-Camerine..Venizellosi nguli syte nga Epiri i Veriut e shpalli se «kombësia është çështje ndërgjegjeje». Shpallën teorinë….vetëm për Shqipërinë se «çdo ortodoks është grek» (pohim i thënies së lashtë «Ujku sulmon me dhëmbë, demi me brirë, greku me kishë)». Që më 1912 Konica i shkruan mikut të tij, Pashko Bardhi: «Dua të vizitoj Greqinë por kam frikë se do kërkojnë të më bëjnë grek»!..Athina kërkonte dhe Korçën, e atdhetari i nderuar Dr. Turtulli i foli Konferencës së Paqes në Paris, fjalët e pa harrueshme: «Unë jam prej Korçe ku kam ushtruar mjekësinë. Jam një burrë plak e i ndershëm. Unë shpall këtu në mënyrë të prerë se, nuk ka asnjë banor grek as në qytet, as në rrethin e Korçës. Grekët quajnë grekë ata të fesë ortodokse. UNE JAM ORTODOKS PRA, POR NUK JAM GREK !! ”

“Cfare po na shohin sytë! Një grup arrogantesh, të mbledhur si helmi i gjarprit në autobuzë dhe disa të veshur me rroben e priftit, ushtrojnë dhunë skandaloze ndaj punonjësve te veshur me uniformë! Si ështëe mundur që qytetarët e Përmetit bëjnë sehire një turp të tillë?! Janullatos, misionit tënd shovinist në dëm te Shqiperisë po i vjen fundi. Te paralajmëroj drejtpërdrejtë, se po vazhdove me lojra të tilla ne Permet, do të mbashë ti pergjegjësi direkt për ato cka mund të ndodhin më pas.(At Nikolla Marku)

Të kujt janë shqiptarët ortodoks të Maqedonisë?”Ku është Kisha Ortodokse Autoqefale e Fan S. Nolit në Shqipëri që nuk bëzan. Pse ajo nuk e ngre zërin në mbrojtje të vëllezërve tanë ortodoksë shqiptar të Maqedonisë? Pse ajo me autoritetin që e ka, nuk ndihet? Kujt i frikohet? Të kërkosh të tëndin, të kërkosh mbrojtje për të tëndin nuk është e dënueshme as nga zoti e as nga humanizmi.

Të ishte Fan S. Noli gjallë ,ai këtë do ta bënte. Me siguri ,do ta bënte.” (F. Xharra)

Por… Vallja e Virgjëreshave, afresk me motiv biblik i David Selenicasit. Afresku gjëndet në një manastir, në Malin e Shenjt në Greqi. Shumë vepra të artit shqiptar janë te shperndara nëpër botë. Etnografet duhet ta studiojne kete afresk per kostumet popullore) , dhe.. ” Ajka e Bizantit ,historikisht ishin shqiptar”(). David Selenicasi e kishte preardhjen nga Selenica e Kolonjës. Krijmtaria e David Selenicasit u shfaq në Voskopojë, kur në vitin 1726 ai pikturoi Kishën e Shën Kollit. Këtë e vërteton edhe mbishkrimi që gjendet mbi faqen e murit perëndimor në Kishën e Shën Kollit në Voskopojë: “Ky tempull i këndshëm para Perëndisë i Shën Kollit i ndërtuar vonë nga lindja e Perëndisë 1721, në muajin qershor, mori përfundim të lumtur më 19 të muajit shtator 1722 të vitit shpëtimtar. Kunga u pikturua me dorën e të shumëditurit David Selenicasi dhe me shoqërimin e Kostandinit e të Kristos, me dhurimin e bollshëm të të hollave të zotit Haxhi Jorgji, që mbaroi jetën i lumtur. Në kohën kur ishte kryeepiskop në Ohër dhe Selasfor shumë i dituri Joasaf….”.(A. Llukani)

Eshtë për të ardhur keq për ne Shqiptarët ku jemi katandisur! Kisha Autoqefale Shqiptare sot është Kisha  Ortodokse ne Elbasan që falë punes së At ikollë dhe besimtarëve ortodokse Elbasanas nuk e lanë te binte ne duart e kishës greke. Janulla i Greqise ka ardhur me një mision të madh për Greqinë dhe jo për të mirën e ortodoksëve shqiptar! Varfëria që u trashëgua nga ndërrimi i sistemit bëri që shumë njerëz të shiten tek greku për një  rrogë në dëm të vendit të tyrë! Dhe koha po  e tregon vazhdimit se sa fatal ka qenë faji i shtetarëve përgjegjes të vendit tonë që e pranuan Kalin e Trojes ne mes te Tiranës!

”Nuk mund të ketë atdhetarizëm pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar; Krijoni qytetarinë dhe keni çdo gjë që iu nevojitet; Pa atë ju keni asgjë, përveçse skllevër që nga sundimtari e deri poshtë. (-Jean-Jacques Rousseau)”.

. Si mund të lutemi  perpara altarit te kishës për  Kristo Negovanin, Dhaskal Todhrin, Petro Luarasin, Fan Nolin, Visarjon Xhuvanin  At Stathi Melanin etj, kur në  krye të kishës ortodokse Shqiptare qendron Anastas Janullatos, nipi i atyre qe gatuan helm dhe gjak kunder martireve ortodoksë Shqiptar, martirë qe ëndrra e tyre ishte, që kisha te ishte e pavarur dhe të meshohej Shqip.

”Janullatos u dërgua në Shqipëri si eksark(i ngarkuar me punë i perkohshem) nga Patriarkana e Stambollit per organizimin e Kishes shqiptare mbas 1990-tes!Në ketë cilesi u pranua nga Presidenti Ramiz Alia!Por Janullatos krijoi Sinodin e Shenjte,me mitropolitë  greke te zgjedhur nga ai vete dhe pastaj organizoi në menyrë të fshehte “zgjedhjen” e tij si kryepishkop nga ky “sinod”!Megjithëse ishte paralajmeruar të mos e bënte këte,nga nje perfaqesi e besimtareve ortodokse(me kryetar Petri Bidoshi),megjithëse nuk plotësonte kushtet e Statutit te Kishes ortodokse (te 1928 dhe 1950),sepse Janullatos nuk ishte shqiptar dhe shtetas shqiptar,teatri fallc u luajt deri ne fund!Kur ne menyre te papritur u shpall hiresimi i Janullatos si Kryepeshkop ne Kishen e Ungjillezimit ne Tirane,shumë besimtarë të ndodhur aty kundërshtuan me forcë ,filluan te këndonin këngë  patriotike dhe të thërrisnin emrat e Papa Kristo Negovanit dhe Fan Nolit!Gjatë hirësimit kur duhet të bëhet gjithpranimi dhe besimtarët që ta shprehin këte duhet të therrasin “i denjë,i denjë”,në të vërtetë u degjuan thirrje “i padenj,i padenje”,madje edhe ne greqisht “anaxios,anaxios”!Sipas rregullave kishtare,nëse edhe një  person në kishë  thërret “anaxios – i padenje” procedura e hiresimit quhet e parregullt!Por cuditërisht te gjitha keto u anashkaluan dhe Kryepeshkopi u njoh me ketë cilësi(jo me i perkohshëm) nga Presidenti Sali Berisha dhe pastaj nga Patriarkana(që e kishte të detyrueshme)!Kryepeshkopi është i përjetshëm (dmth deri në vdekje) dhe nuk ka procedura pezullimi apo zëvendë simi!Dmth na e lanë … në derë! ( nga shtypi) ” … Dhe akademiki i ynë Rexhep Qosja iu gjunjëzua duke ia puthur dorën.

Në të vertetë duhet thënë Anastas Janullatos përballë Fan Nolit, se greku me raso dalë boje, po tundohet në pleqërinë e tij të thellë reomatizmale, të zhgulet nga strehëza ku ka zënë vend si zogu i qyqes greke në Kishën Orthodokse Shqiptare në Tiranë, të kalojë Atllantikun e të na shfaqet këto ditë të ftohta e me ngrica marsi, në Boston, tek Kisha e Shën Gjergjit, ku orthodoksët e mbarë komuniteti shqiptar feston 100 vjetorin e meshës së parë në gjuhën shqipe, të ngritur nga Fan Noli në 1908, që shënon krijimin e Kishës Orthodokse Shqiptare të Amerikës.

Çfarë kërkon Janullatos dhe kush janë puthadorët i tij pritës në Boston? (K.Traboini)

Shqiptarët e besimit ortodoks të qytetit të Beratit kanë vepruar me kurajo,duke shpallur hapur Autoqefalinë që në vitin 1922.(E.Shehu) Prej kësaj periudhe ata kanë vepruar në emër të saj dhe i kanë dhënë kuptimin besimit Ortodoks në shtetin amë Shqipëri.Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare është një dimension i institucionalizuar i besimit ortodoks tradicional shqiptar,i cili erdhi si nevojë e kohës,për shkak të presionit të kishës ortodokse greke e cila edhe sot e kësaj dite mban të mbyllura në sirtarët e saj Statutin e Shenjtë të miratuar që në vitin 1922 nga patriotë ortodoksë shqiptarë në inaugurimin e saj në qytetin e Beratit.

„Ky Kongres plotësoi aspiratat e ortodoksëve shqiptarë sepse vendosi përfundimisht të drejtën e ligjshme të shqiptarëve ortodoks për përdorimin e gjuhës shqipe në kishë.Me vendim Nr.807 të datës 18.09.1922 këshilli i Ministrave bëri njohjen zyrtare shtetërore të vendimeve të Kongresit të Beratit dhe miratoi ato plotësisht sepse ishnin mbështetur në parimin e pavarsisë së shtetit Shqiptar“ .(A.Q.SH.fondi 251,dosja 1254,viti 1922).

Të kujt janë shqiptarët ortodoks të Maqedonisë?”Ku është Kisha Ortodokse Autoqefale e Fan S. Nolit në Shqipëri që nuk bëzan. Pse ajo nuk e ngre zërin në mbrojtje të vëllezërve tanë ortodoksë shqiptar të Maqedonisë? Pse ajo me autoritetin që e ka, nuk ndihet? Kujt i frikohet? Të kërkosh të tëndin, të kërkosh mbrojtje për të tëndin nuk është e dënueshme as nga zoti e as nga humanizmi.

Të ishte Fan S. Noli gjallë ,ai këtë do ta bënte. Me siguri ,do ta bënte.” (F. Xharra)

Fahri Xharra ,

21 Gusht2013

Gjakovë

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, greku andej, kendej, Serbi, turku

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT