Nga Dalip Greca/
Turneu vjetor i Golfit, që u organizua në mes të qershorit, për të gjashtën herë radhazi, nga Anton Raja me bashkëpunëtorët e tij, Elmi Berisha, Palokë Rudaj, Simon Qafa, Leon Gjoni e të tjerë, ishte një manifestim i shkëlqyer i vëllazërimit ndërshqiptar nga të gjithë trojet etnike, ishte bashkim ndërfetar dhe shprehje e bujarisë së njohur shqiptare…
…Kemi udhëtuar përmes rrugëve që gjarpërojnë ndër pyje dhe kemi arritur në kompleksin e fushave të golfit”Blue Hill Golf Course”, që përfshijnë një sipërfaqe të paanë, sa që zor se mund ta shëtisësh për një ditë në këmbë. Fushat e golfit në prehër të kodrave të veshura me pyje, të lagura përfund nga Liqeni Tappan në Pearl River, në periferi të qytezës Orangtown, shpalosin një bukuri përrallore. Pamjet e magjishme të natyrës, edhe nëse nuk je, të bëjnë romatik në shpirt. Isha nën shoqërimin e Telvizionit Kultura Shqiptare, së bashku me Adem Belliun dhe vajzën e tij, Vera, që tashmë është pjesë e pandarë e këtij ekipi telviziv, si intervistuse, në kamer apo në montazh, e çertifikuar edhe nga Bronx Net;- ajo ndjehet tepër e pasionuar në këtë shërbim që i bënë komunitetit, edhe pse si studente është tepër e zënë me studimet. Vera ndjehet e lumtur që i ati, Ademi, e ka marrë në këtë aktivitet. Përpiqet që të rrokë me kamera gjithë bukuritë e gjelbërta dhe çdo fragment të aktivitetit.
Majëkodre na pret Anton Raja, i cili është krijuesi dhe kryesuesi i këtij turneu, që për të gjashtin vit, jep kontribute të rëndësishme për Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë. Ky turne merr rëndësi, jo vetëm pse grumbullon ndihma, por me këtë veprimtari, ai bashkon komunitetin, pa dallim feje e krahine. Antoni na pret me fjalë mirëseardhjeje dhe me bujari. Na pyet nëse kemi nevojë për gjësend. Turneu kishte filluar pak më herët, kështu që do të duhej shoqërues për të na përcjellë tek njëri prej grupeve, të cilët lëviznin me turne, duke zëvendësuar njëri grup tjetrin, duke lëvizur nga njëra pjesë e fushës në tjetrën, dhe udhëtimi nuk mund të bëhej në këmbë, madje as kalimi i plotësimit të ciklit të 18 pjesëve. Aktualisht grupi që kërkonim ne, ndodhej në “Par 4”, pra kishte ndërruar tri pjesë të fushës së golfit, dhe ndodhej tek e katërta, ata kishin ende dhe 14 ndërrime të tjera, për të kryer ciklin e plotë të tetëmbëdhjetë pjesëve. Këtë ma shpjegoi Luka tek manovronte shkathët në timon…(lexoje te plote ne Diellin e printuar)
AUSTRI-Turneu i Futbollit për nxënësit, një provim i suksesshëm talentesh
Z.Lladrovci:” Sporti është një ambasador i vërtetë i kulturës. Populli shqiptar ka një kulturë dhe një traditë në organizim..”…Vendet e para ekipet “Tullni” dhe “Dukagjin” të mësueses Miradije Berisha-Kabashi./
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/
Në lokalitetin Gänsendorf, rrethina e Vjenës, u mbajt turniri vjetor tradicional i futbollit për nxënës dhe të rritur. Realizimin e pjesës zyrtare të programit e udhëhoqi z.Qani Sulejmani, Kryetar i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, ndërsa hapjen zyrtare të garave e bëri z.Feta Saiti, kryetar i Shoqata Kulturore “Afrim Zhitia”, organizatore e turnirit bashkë me Shoqatën e Prindërve dhe Mësuesve Shqiptarë në Austri. Ai përshëndeti mysafirët e rastit, shikuesit, nxënësit dhe mësuesit pjesëmarrës. “Mirë se erdhët në këtë turnir dhe suksese në gara. Le të jetë kjo një ditë ku do luhet futboll dhe krijohen miqësi mes të rinjve.”. Turnirin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre z. Nuhi Gashi nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë së Kosovës dhe z.Ymer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri. Në fjalën e tij z. Lladrovci mes tjerash tha:” Sporti është një ambasador i vërtetë i kulturës. Populli shqiptar ka një kulturë dhe një traditë në organizim. Të gjithë pjesëmarrësit janë fitimtar, por natyrisht dikujt i takon vendi i parë. Dua ta përshëndes Ligen Shqiptare të Futbollit në Austri dhe u dëshiroj suksese. Mbështetjen tonë do ta keni në të gjitha format e mundshme”
Në një ambient të bukur pranveror fusha e futbollit ishte e mbushur me futbollist të tri niveleve: të ciklit të ulët, ciklit të lartë të shkollës fillore dhe ekipet e të rriturve. Gjelbërimi i derdhur nga penali natyror u zbukurua me veshjet shumëngjyrëshe të nxënësve shqiptarë të cilët krahas gjuhës së shkollës mësojnë edhe gjuhën e shenjtë shqipe. Gjuhën e porositura nga të mëdhenjtë Gjergj Fishta, Naim Frashëri e shumë patriotë tjerë që derdhën gjakun e tyre për shkronjat shqipe. Edhe ky organizim i mrekullueshëm flet për vetëdijen tonë organizative në të mirën e ruajtjes së qenies shqiptare jashtë atdheut, me atdheun në zemër.
Në gara morën pjesë këto ekipe nga Cikli i Ulët i fillores me renditje garuese: Tullni 9 pikë, 2.Drenica 4 pikë; 3.Gänserndorfi 2 pikë dhe veni i katër (4.)Liria me 1 pikë. Në Ciklin e Lartë të fillores morën pjesë katër ekipe: 1.Dukagjini 7 pikë, 2.Gostivari 5 pikë, 3. FC Deutsch-Wagrami 4 pikë, 4.FC Strasshof 0 pikë. Në të dy Ciklet shkollore vendin e parë e mrituan ekipet e mësueses nga Tullni, znj.Miradija Berisha-Kabashi. Kjo tregon një përkushtim në organizimin e aktiviteteve dhe bashkëpunimin e mirë me prindër.
Shoqata Afrim ,,Zhitia” kishte siguruar medalje dhe kupa për tri vendet e para.
Shpërblimet i ndan mësuesit: Osman Ademi, Miradije Berisha, Ibrahim Hasana, Feta Saiti, kryetar i Shoqatës, Halil Jashari, nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri etj.
Në mbarëvajtjen e turneut kontribuuan Adnan Tairi, Fikret Shaqiri, Avni Kamberi ,Nexhbedin Lleshi, Jetmir Izairi, Zekirja Emrulaj e shumë të tjerë.