• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“SHEKULLI I RI I POLITIKES SHQIPTARE” U PREZANTUA NE “VATER”

April 20, 2016 by dgreca

New York- Me 15 prill në Selinë e Vatrës ishte për vizitë Prof. Dr. Veton Latifi, profesor i Marrdhënieve ndërkombëtare dhe Shkencave Politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoni. Ai shoqërohej nga artisti Haxhi Dauti, Bekim Asani, Klara Buda, Arta Qyqalla dhe Zaim Asani.

Mysafirët u pritën nga Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, dy nënkryetarët Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, anëtari i kryesisë dhe kryetar i degës së Vatrës në Queens Dr. Skënder Murtezani, anëtarët e Këshillit Idriz Lamaj, gazetar e studiues, Uk Gjonbalaj, vatrani i vjetër dhe anëtar i Advisory Board, Zef Përndocaj si dhe editori i Diellit Dalip Greca.Ndodhej edhe studiuesi Engjell Zerdelia, i sapo ardhur në SHBA.Mysafirëve ua ka uruar mirëseardhjen dr. Gjon Buçaj, Kryetar i Vatrës.Ai u foli mysafirëve shkurtazi për lidhjet e Vatrës me shqiptarët e  Maqedonisë si me të gjitha trevat e tjera kudo ku jetojnë shqiptarët. Dr. Buçaj u ndal edhe në kontributin e diasporës shqiptare, veçanërisht Ligës dhe Vatrës në mbështetje të Universitetit të Tetovës, për vizitën atje të delegacionit të Vatrës, për takimet  e një delgeacion të Vatrës  në kuadër të 100 vjetorit të themelimit të Vatrës, i cili vizitoi shkupin dhe u taku me politikanë shqiptaë, deputete dhe nje përfaqësi të Universitetit të Tetovës me në krye Rektorin Agron Reka,  ashtu siç vizitoi edhe kryeqendrat e tjera shqiptare, Tirana e Prishtina, Shkodra, Gjirokastra, Saranda,  etj. Editori i Diellit i njohu mysafirët me Historinë 104 vjecare të Vatrës.

Prof. Dr. Veton Latifi prezantoi librin e  tij”SHEKULLI I RI I POLITIKES SHQIPTARE”. Ai tha se ndjehej i nderuar që libri po promovohej pikërisht në Vatër, e cila ka kontribut të veçantë në Historinë e Kombit Shqiptar.Kombi ynë, tha ai, i ngjanë një mozaiku, që ka problem për t’i bërë bashkë pjesëzat, copëzat që e formojnë. Kemi probleme me kulturën politike dhe identitetin. Nisur nga ideja që të identifikohen dhe pasqyrohen sa më objektivisht vlerat, parimet, filozofia dhe kultura politike shqiptare, ky libër ka synuar që të përpunojë vlerat dhe parimet e politikës së shqiptarëve gjatë njëqind viteve të kaluara, njëkohësisht, kam hulumtuar parametrat e duhura të modernizimit të politikave publike të shqiptarëve në të ardhmen, tha ai.

Si autor i librit, shtoi autori, kam synuar që të merrem me karakteristikat e vlerat konkrete të politikës shqiptare në mënyrë të përgjithësuar brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke u përqendruar në identifikimin dhe zbërthimin e tipareve kryesore të përgjithshme të kulturës dhe filozofisë politike shqiptare, me një objektiv që të sublimohen ato vlera e parime që e dimensionojnë procesin e politikës shqiptare në përgjithësi që nga pavarësia e Shqipërisë e deri në periudhën pas pavarësisë së Kosovës.

***

Libri i prof. dr. Veton Latifit rekomandon rrugët që shqiptarët duhet të ndjekin si komb për krijimin në vazhdimësi të strategjive për zhvillimin e kombit dhe shoqërisë, bazuar në parimet dhe vlerat origjinale të procesit të politikës shqiptare dhe procesit të akomodimit ndërkombetar e rrugës së partneritetit strategjik. “Është e vërtet, se shqiptarët kanë një folklor të begatshëm,mirëpo nuk duhet të harrojmë se procesi politik modern i asnjë kombi demokratik,progresiv e paqësor nuk udhëhiqet nga parimet dhe frazat e folklorit në epoken e revolucionit teknologjik dhe të informacionit.”

Autori i librit “SHEKULLI I RI I POLITIKES SHQIPTARE” ka paralajmëruar nevojën emergjente të fillimit të procesit të modernizimit të politikave të shqiptarëve në frymen e politikave të reja…(Fotografite i gjene ne facebook dalip greca. Per me shume lexo ne Diellin e printuar)

Filed Under: Vatra Tagged With: "SHEKULLI I RI I POLITIKES SHQIPTARE", ne Vater, Prof.dr. Veton Latifi, U PREZANTUA

Artikujt e fundit

  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT