• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PLOT 90 VJET, TAKIMI I FUNDIT I DY BURRAVE …

February 18, 2014 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

Vetem “historianët, dr…prof…e akademikët…” e Shqiptarëve të sotëm, mendojnë ose u kanë thanë “me mendue” se, Historia e Shqipnisë duhet shkrue “pa Burra”!

Shpesh, mendoj me vete: “Atdhetarët tanë, u vranë krejt ‘kot’ per Shqipni!”

Si mund të mendohet sot mbas gati 90 vjetësh që janë vra Këta dy Burra, madje, kur thohet se, mbas 50 vjetësh “Historia” gjithnjë shkruhet pa pasione nga historianët…

Gati gati, të dy Këto Figura të mëdha Atdhetare, aqsa edhe Heroike e të pasterta si biluri…po fshihen dhe as nuk zihen me gojë as nder pervjetorët e Atyne ngjarjeve, per të cilat Ata kanë dhanë jeten?! Kujt po i bie sot nder mend 135 vjetori që ka lé Gurakuqi?

Kontributi i tyne per çeshtjen e madhe Atdhetare, lufta per çlirimin e Trojeve dhe e të gjitha Tokave të okupueme nga pushtuesit e huej barbar, ishte detyra e parë që këta dy Burra i kishin vue vetes. Po, a ktheheshin këta kreshnikë të Pavdekshem nga rruga në të cilen nuk njihnin asnjë hap mbrapa? – Asnjeni! Sikur t’i kishte ba një Nanë!

Vonë ka me u kuptue se të dy ishin Bijt’ e Një Nane, Nanës së Madhe Shqipni!

Asnjeni nuk kishte ma të voglen deshirë per sundim… Asnjeni nuk thehej as me miqësi dhe as me pare ar, edhe pse këmishat e tyne i kishin të shkyeme…

Asnjeni nuk njihte “marrveshje” në dam të çeshtjes kombtare, dhe këte e provoi koha dhe faktet e atyne rrethanave aq të vështira kur të dy rrefuzuen “rrushfetin”…

Cili prej Tyne nuk ishte Trim?

Mu në Parlamentin e vitit 1924, Luigj Gurakuqi deklaroi: “Né nuk vrasim, né jemi njerëz të ligjit!”…Kujt ua drejtoi këto fjalë Burrnore, Vllaznore e Shpirtnore Shqiptare?

Pikrisht, vrasësve dhe tradhëtarëve që në vend të shpirtit kishin “napolonin ar”!

Në gjakun e tyne anadollak kishin pabesinë dhe shitjen e Tokave Shqiptare!

E “Historia e Shqipnisë” mbas vitit 1912, e vertetoi këte tradhëti me Esad Pashen, Ahmet Zogun, e deri në ditët tona Ata Troje të shituna prej tyne, edhe sot, vazhdojnë me kenë të sundueme nga fqinjët e armiqtë shekullor të Popullit Shqiptar!

Luigj Gurakuqi u vra me 2 Mars 1925. Bajram Curri u vra me 25 Mars 1925…

Kush i vrau? – Per mos me u permendë vrasësi e Tyne, asht mendue “harresa”…

Vrasjet politike asnjëherë nuk janë krye nga një person i vetem!

Ky asht perkufizim që kam lexue nga studjues dhe politikan të mëdhej të kohës.

Sikur Ahmet Zogu të kishte ba vetem këto dy vrasje, politikanët pasues që kanë veprue në gjurmët e tij (e shpesh, edhe ia kanë kalue), me vrasjet e veta këta të fundit, do të kishin krijue një moment “hutimi” ose “topitje” nder ngjarjet tragjike të asaj kohë.

Mirëpo, SOT, “dorasi” i porositun i Ahmet Zogut, nuk na lejon me “harrue”…

“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni per pshtim pranë Qeverisë Italjane.

– Pyetnij Çatin Saraçin ku asht ..? “besa” Ndihma!…

Baltjon Stambolla – Carceri Giudiziarie Bari.

Shkeqësiës Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)

Shkelqësiës Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”

Kjo asht fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Shkodrani e Atdhetari Gjon Kamsi, sot në Muzeun Historik Shkoder. (Foto 2009).

***

E tragjedia vazhdon…edhe nder ditët tona…

Edhe  Shtëpia e Gurakuqit  duhej shembë!?

  Kam pasë një mik, të Ndjerin Pjerin Shestani…Erdhi një ditë tek unë…

Mbas pak kohe nxori nga xhepi një kuti duhani…Ishte e vjetër dhe e nxime nga koha. Mendova se mos do me e pastrue por, jo! E hapi biseden: “Një përson do me e shitë këte kuti cigaresh, për nevojat e tij. Asht i familjes Marubi. Më ka thanë se, po mujte me e shitë 2000 lekë (të vjetra), më ban nderë mbasi aq i duhën atij për nevojën që ka..!” Unë kishe 2500 lekë që më kishin teprue nga të hollat e meremetimit të një unazës dhe, pa u mendue shumë për vlerën, ndonse, kutija ishte argjentit e veshun me suvat të zi, po ma tëpër, tue u nisë nga vjetërsia e saj mora paret dhe ia pagova kutinë e duhanit.

Ai më tha: “E gëzofsh Fritz, këte kuti duhanit! Ke ble një dishka me vlerë shumë të madhe! Nuk të tregova përpara sesi asht historia e kësaj kuti duhani! Në vitin 1924 kur ka ardhë në Shkoder, një nga Burrat e fortë të Shqipnisë Bajram Curri, Ai asht takue me Luigj Gurakuqin në shtëpinë e Kel Marubit, dhe mbasi kanë pi kafet e para, Bajrami i ka thanë Luigjit: “Luigj, më duket se nuk gaboj kur mendoj për ty se jé ndër trimat ma të fortë që kam mujtë me njohtë në jeten teme. Kjo kuti duhanit qyshë sot asht e jotja!”… Dhe i ka falë këte kuti duhani. Kur më thanë se donë me e shitë, e mora dhe jam nisë direkt e tek ti, mbasi më vinte keq me ra në dorë të tjetër kujt, dishka me kaq vlerë!”

Unë e mora në dorë, por jo, si kuti duhani! Tashti kishe një rrelike! Dhe, si të tillë e kam pasë vlersue që ditën e parë, tue mendue se ndër duert e kujt kishte kalue ajo kuti! Përnjëherë më dolën parasyshë Portretët e Atyne dy Burrave, Atyne dy Atdhetarëve, që pushka e tradhëtarit i pat rrëzue përdhe…por, Ata Trima nuk u kalbën…asnjëherë!

Ata u gurzuen si lisat shekullor… Burrnia e Atyne dy Shkambijve nuk vdes, por as nuk humbë kurrë… Ajo, edhe sot, asht e ruejtun mbrenda Asaj kuti duhani..!

Shkoder, (1995). Botue, Melbourne 2014.

Filed Under: Histori Tagged With: 90 vjet me pare, Bajram Curri, Hasan Prishtina, u takuan dy burrat

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT