• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LUSHNJA – 90 VITE ME PARE…

August 18, 2016 by dgreca

…Ritmet e ndryshimeve në prag të shpalljes së mbretërisë/

Nga : Dr. NIKO FERRO & ANDREA  LIKO/ Disa muaj më parë, falë dhuratës së beftë e të  paçmuar të Muzeut të Vjenës, ne çelëm në Lushnjë një ekspozitë të rrallë fotografike me rreth 25 pamje të qytetit tonë të fillimit të shekullit të njëzetë e përgjatë Luftës së Parë Botërore .Vizitorë të shumtë të të gjitha ditëve të ekspozimit, qëndronin gjatë e kundronin pamje vërtet të rralla, ndërsa merrnin informacion dhe qetësonin veten për plot hamendje të deridjeshme…

Ato ishin thjesht disa foto – informacion për Lushnjën e parakongresit historik të janarit 1920, për qytetin myzeqar, të cilin shtypi shqiptar i kohës, tekstualisht  e me të drejtë, e quante  “Djepi i dytë i Lirisë kombëtare më 1920”…

Ne jemi duke u marrë me periudhën postkongresit zëmadh e peshërëndë. Na vjen mire të shprehemi se, përkundër perceptimit të mbetur për Lushnjën si një qendër e rëndomtë rurale, informacionet e qëmtuara na përvijojnë qendrën urbane të  90 viteve më parë si një qytezë e hapur, dinamike,  me etje për ndryshim. Themi qytezë, pasi në vitin 1926 Lushnja kishte vetëm 3600 banorë; po e cilësojmë të hapur, pasi është periudha e prurjeve jo vetëm nga Skrapari, Berati, Mallakastra e Gjirokastra etj., por edhe nga Çamëria e Kosova; ndërsa etja për ndryshim shfaqej dukshëm në çdo drejtim.

Në vitin 1927, Lushnja ishte qytet me një plan rregullues të miratuar. I famshmi  Besim Nuri, por edhe kryebashkiakët e tjerë patën sistemuar  rrugët e kalldrëmit, ishin hapur çesma, qenë çelur dyqane në shërbim të popullatës, vijonte normalisht mësimi, ishte ndërtuar godina hijerëndë e nënprefekturës etj. Falë përkushtimit të mjekut human e të palodhur, dr.Sami Berati, pas vitit 1927 ishte zgjeruar lufta kundër sëmundjeve të njohura të zonës; kishte 2 qendra mjeksore, 3 barnatore dhe një opinion pozitiv në mbrojtje të shëndetit të njerëzve. Madje, shënohet se, paçka shumë mangësive, për herë të parë, u realizua edhe vaksinimi i popullsisë në dy seksione.

Nga pikëpamja administrative, Lushnja bashki e nënprefekturë, e cila kishte të sajat edhe Divjakën e Libofshën dhe Verrinë e Kosovën e Madhe,  po konsolidonte strukturat e nevojshme shtetërore e publike të kohës. Kështu , veç bashkisë dhe xhandarmërisë, në qytet kishte shkollë, gjykatë, dy zyra publike shkruesish, zyra noterie dhe avokature, punonjës të taksave dhe regjistrues pasurish etj. Kësisoj, në strukturën e banorëve të qytetit, po rritej bërthama e komunitetit të intelektualëve, kryesisht me shkollë të mesme. Jemi në vitet kur po shtohen vilat, sidomos  ato dykatëshe, si në qendër, ashtu edhe faqe kodrave, madje edhe në Kolonjë etj.

Në vitet e republikës e në prag të shpalljes së mbretërisë, në Lushnjë u shtuan dhe përmirësuan shërbimet. Një komunitet, i cili donte të përmirësonte jetën e vet, po investonte të ardhurat e grumbulluara prej kohësh. Tregtia me jashtë, apo edhe me Durrësin, Korçën, Gjirokastrën etj., po u diktonte familjeve më të kamura, si Sefallarëve, Bozallarëve, Resulajve, Libohovëve etj., një sandart më të lartë jetese.   Me sipërmarrës vendas, u ngrit një rrjet tregtar modern për kohën; përveç kamionave, disa vetura ishin pronë e familjeve të pasura. Në qytet numëroheshin 42 dyqane të ndryshme, si dhe 3 hotele,që pasuan hanet e njohur : ai i Salushes, i Kalifasë, hani i Qukës etj., mbi 5 të tillë. Ishin ngritur edhe shoqëri aksionere. Njera prej tyre, shoqëria “MYZEQEJA”, tamam në këtë kohë, fitoi tenderin dhe ndërtoi urën e famshme mbi Përroin e Çapokut. Sipas një reportazhi të shtypit të atëhershëm, qyteti kishte “argjendar,dy  rremëtar, tre opingar, katër pemëshitës, pesë furra buke, katër zdrukthtar, pesëmbëdhjetë kafexhinj, dy sahatçinj, dy biçikletaxhinj, tri gjelltore, një hallvaxhi, pesë pijetore, gjashtë berber, një dyfekxhi, kishte një nallban, një qeleshexhi, njezet tregtar, tre tregtar dritaresh, dy duhantore, dy gjymaxhinj, një garazh, dy agjenci benzine…”. Numëroheshin gjithsej 118 aktivitete të tilla.

Mjaft nga familjet lushnjare kishin prona bujqësore, pavarësisht madhësisë, apo ishin të lidhura me bujqësinë. Si arritje e madhe e mesviteve ’20 është veçuar përdorimi i plukut prej hekuri, i cili lehtësonte punën e krahut, por mungesa e mjeteve motorike të transportit shihej si një pengesë e madhe për të zgjeruar tregtinë, deri edhe për eksport. Në këto vite, vetëm përgjatë udhës për në Kasharaj, asaj që sot quhet “Rruga Darësia” kishte 3 fabrika të vajit të ullirit. Ndërkohë që punonin edhe disa makina bloje drithi me fuqi motorike e të përparuara për kohën. Çdo të hënë, në Lushnjë ishte ditë pazari dhe aty gjeje tregtar e zanatçinj nga tërë qytetet përreth dhe nga Shodra, nga Përmeti e Tirana; nuk mungonin që nga gjilpëra e samari, deri tek prodhimet fine prej floriri. E veçantë ishte dita e 26 korrikut kur qindra njerëz, pavarësisht besimit, mblidheshin në kishën e “Shën e Premtes”, festonin dhe organizonin panair bollëku ku josheshin edhe vizitorë të largët…

 

1 Qyteti i Lushnjes

Filed Under: Featured, Histori Tagged With: 90 vjet me pare, Andrea Liko, Dr. Niko Ferro, lushnja

PLOT 90 VJET, TAKIMI I FUNDIT I DY BURRAVE …

February 18, 2014 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

Vetem “historianët, dr…prof…e akademikët…” e Shqiptarëve të sotëm, mendojnë ose u kanë thanë “me mendue” se, Historia e Shqipnisë duhet shkrue “pa Burra”!

Shpesh, mendoj me vete: “Atdhetarët tanë, u vranë krejt ‘kot’ per Shqipni!”

Si mund të mendohet sot mbas gati 90 vjetësh që janë vra Këta dy Burra, madje, kur thohet se, mbas 50 vjetësh “Historia” gjithnjë shkruhet pa pasione nga historianët…

Gati gati, të dy Këto Figura të mëdha Atdhetare, aqsa edhe Heroike e të pasterta si biluri…po fshihen dhe as nuk zihen me gojë as nder pervjetorët e Atyne ngjarjeve, per të cilat Ata kanë dhanë jeten?! Kujt po i bie sot nder mend 135 vjetori që ka lé Gurakuqi?

Kontributi i tyne per çeshtjen e madhe Atdhetare, lufta per çlirimin e Trojeve dhe e të gjitha Tokave të okupueme nga pushtuesit e huej barbar, ishte detyra e parë që këta dy Burra i kishin vue vetes. Po, a ktheheshin këta kreshnikë të Pavdekshem nga rruga në të cilen nuk njihnin asnjë hap mbrapa? – Asnjeni! Sikur t’i kishte ba një Nanë!

Vonë ka me u kuptue se të dy ishin Bijt’ e Një Nane, Nanës së Madhe Shqipni!

Asnjeni nuk kishte ma të voglen deshirë per sundim… Asnjeni nuk thehej as me miqësi dhe as me pare ar, edhe pse këmishat e tyne i kishin të shkyeme…

Asnjeni nuk njihte “marrveshje” në dam të çeshtjes kombtare, dhe këte e provoi koha dhe faktet e atyne rrethanave aq të vështira kur të dy rrefuzuen “rrushfetin”…

Cili prej Tyne nuk ishte Trim?

Mu në Parlamentin e vitit 1924, Luigj Gurakuqi deklaroi: “Né nuk vrasim, né jemi njerëz të ligjit!”…Kujt ua drejtoi këto fjalë Burrnore, Vllaznore e Shpirtnore Shqiptare?

Pikrisht, vrasësve dhe tradhëtarëve që në vend të shpirtit kishin “napolonin ar”!

Në gjakun e tyne anadollak kishin pabesinë dhe shitjen e Tokave Shqiptare!

E “Historia e Shqipnisë” mbas vitit 1912, e vertetoi këte tradhëti me Esad Pashen, Ahmet Zogun, e deri në ditët tona Ata Troje të shituna prej tyne, edhe sot, vazhdojnë me kenë të sundueme nga fqinjët e armiqtë shekullor të Popullit Shqiptar!

Luigj Gurakuqi u vra me 2 Mars 1925. Bajram Curri u vra me 25 Mars 1925…

Kush i vrau? – Per mos me u permendë vrasësi e Tyne, asht mendue “harresa”…

Vrasjet politike asnjëherë nuk janë krye nga një person i vetem!

Ky asht perkufizim që kam lexue nga studjues dhe politikan të mëdhej të kohës.

Sikur Ahmet Zogu të kishte ba vetem këto dy vrasje, politikanët pasues që kanë veprue në gjurmët e tij (e shpesh, edhe ia kanë kalue), me vrasjet e veta këta të fundit, do të kishin krijue një moment “hutimi” ose “topitje” nder ngjarjet tragjike të asaj kohë.

Mirëpo, SOT, “dorasi” i porositun i Ahmet Zogut, nuk na lejon me “harrue”…

“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni per pshtim pranë Qeverisë Italjane.

– Pyetnij Çatin Saraçin ku asht ..? “besa” Ndihma!…

Baltjon Stambolla – Carceri Giudiziarie Bari.

Shkeqësiës Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)

Shkelqësiës Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”

Kjo asht fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Shkodrani e Atdhetari Gjon Kamsi, sot në Muzeun Historik Shkoder. (Foto 2009).

***

E tragjedia vazhdon…edhe nder ditët tona…

Edhe  Shtëpia e Gurakuqit  duhej shembë!?

  Kam pasë një mik, të Ndjerin Pjerin Shestani…Erdhi një ditë tek unë…

Mbas pak kohe nxori nga xhepi një kuti duhani…Ishte e vjetër dhe e nxime nga koha. Mendova se mos do me e pastrue por, jo! E hapi biseden: “Një përson do me e shitë këte kuti cigaresh, për nevojat e tij. Asht i familjes Marubi. Më ka thanë se, po mujte me e shitë 2000 lekë (të vjetra), më ban nderë mbasi aq i duhën atij për nevojën që ka..!” Unë kishe 2500 lekë që më kishin teprue nga të hollat e meremetimit të një unazës dhe, pa u mendue shumë për vlerën, ndonse, kutija ishte argjentit e veshun me suvat të zi, po ma tëpër, tue u nisë nga vjetërsia e saj mora paret dhe ia pagova kutinë e duhanit.

Ai më tha: “E gëzofsh Fritz, këte kuti duhanit! Ke ble një dishka me vlerë shumë të madhe! Nuk të tregova përpara sesi asht historia e kësaj kuti duhani! Në vitin 1924 kur ka ardhë në Shkoder, një nga Burrat e fortë të Shqipnisë Bajram Curri, Ai asht takue me Luigj Gurakuqin në shtëpinë e Kel Marubit, dhe mbasi kanë pi kafet e para, Bajrami i ka thanë Luigjit: “Luigj, më duket se nuk gaboj kur mendoj për ty se jé ndër trimat ma të fortë që kam mujtë me njohtë në jeten teme. Kjo kuti duhanit qyshë sot asht e jotja!”… Dhe i ka falë këte kuti duhani. Kur më thanë se donë me e shitë, e mora dhe jam nisë direkt e tek ti, mbasi më vinte keq me ra në dorë të tjetër kujt, dishka me kaq vlerë!”

Unë e mora në dorë, por jo, si kuti duhani! Tashti kishe një rrelike! Dhe, si të tillë e kam pasë vlersue që ditën e parë, tue mendue se ndër duert e kujt kishte kalue ajo kuti! Përnjëherë më dolën parasyshë Portretët e Atyne dy Burrave, Atyne dy Atdhetarëve, që pushka e tradhëtarit i pat rrëzue përdhe…por, Ata Trima nuk u kalbën…asnjëherë!

Ata u gurzuen si lisat shekullor… Burrnia e Atyne dy Shkambijve nuk vdes, por as nuk humbë kurrë… Ajo, edhe sot, asht e ruejtun mbrenda Asaj kuti duhani..!

Shkoder, (1995). Botue, Melbourne 2014.

Filed Under: Histori Tagged With: 90 vjet me pare, Bajram Curri, Hasan Prishtina, u takuan dy burrat

Artikujt e fundit

  • Gjuha shqipe dhe alfabeti shqip, shprehje e identitetit të shqiptarëve dhe kërkesave për unitetin kombëtar
  • Kthimi ynë në Kosovë me Premierën Amerikane të Filmit Dokumentar Return to Kosovo
  • 113th Anniversary of Albanian Independence in NYC
  • BEDRI PEJANI – JETA, VEPRIMTARIA DHE IDEALI I PASHUAR PËR SHQIPËRINË ETNIKE
  • “Nëntori i Parë”…
  • Frontespici i Mesharit të Buzukut
  • Jetëshkrimi i Dom Nikollë Kaçorrit 
  • ZEF PALI 1910 – 1977
  • Ambasadori Jürg Sprecher: Zvicra dhe Kosova – Miqësi që ndërton të ardhmen
  • Z. Harry Bajraktari, faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën
  • 28 Nëntori — drita e rilindjes dhe amaneti i përjetshëm
  • LIVERPOOL ECHO (1939) / NËPUNËSI ANGLEZ : “JU RRËFEJ UDHËTIMIN TIM NË SHQIPËRI PAK DITË PARA PUSHTIMIT NGA ITALIA”
  • Hasan Prishtina, njëri ndër ideologët kryesorë të çlirimit dhe bashkimi kombëtar të shqiptarëve
  • SHTËPIA E BARDHË KA SHPALLUR “JAVËN E ANTI-KOMUNIZMIT”
  • DOM PJETËR POPAJ, 40 VJET NË SHËRBIM TË ZOTIT, ATDHEUT DHE SHQIPTARËVE TË AMERIKËS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT