• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

UÇK, FITOVE LUFTËN, PO HUMB PAQEN

March 15, 2015 by dgreca

UÇK, fitove bëtejën kundër Serbisë në luftë, mos e humb në kohë paqe nga dezertorët dhe komandantët e pa qenë!/
Shkruan: Asllan Dibrani/
Vet fakti që Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës pati një betejë të sfidave të ndryshme ngaqë edhe e fitoj . Ajo diti dhe menaxhoj strategjinë ushtarake dhe me vet mohimin e vet e fitoj betejën nga okupatori serb, që terrorizoj dhe bëri gjenocid mbi këtë popull.
-Ajo sipas zhvillimeve të mëtejme pati edhe vështirësitë e veta nga faktorët e brendshëm të spiunazhit dhe bashkëpunimit me okupatorin nga individ të inskenuar si ushtarak, gjë që pati pasojat e veta edhe viktima në ushtarë, dhe popull.
Kjo që po ngjanë këto ditë në përpilimin e listave të ish veteranëve , lenë përshtypjen për shqetësim .Kjo po e tregon ma së miri , ngase kudo nga veteranët dëgjohen ankesa, reagime dhe protesta për keqpërdorime, falsifikime dhe mashtrime . Në mesin e ish veteranëve dhe luftëtarëve janë fut emra të pa njohur , emra që populli i kujton nga ato periudha që ishin në shtet perëndimore , në turizëm , si biznesmen,nëpunës në regjimin e Serbisë , apo në fund s’ishin fare pjesëmarrës të luftës. Tani manipulimet janë kudo , heqje emrash të atyre qe ishin në front dhe në ballë me armikun dhe u shtuan “luftëtarë ” nga farefisi i atyre që depërtuan në institucione me imponime, mashtrime edhe si dezertor , apo edhe si bashkëpunëtor të armikut.
“Sigurimsat” e kanë gëzuar “Nektarin e lirisë dhe të “Pavarësi së Kosovës” nga komunist, inspektor të UDB-ës dhe shërbëtor të Serbisë, tani në institucione dhe vende kyçe të Kosovës!
Po shihet se prapa këtij aktrimi në vet brendësinë e UÇK-ës ka veprua armiku i ashtuquajtur sigurim serb prandaj krejt ata “Sigurimsat” e kanë gëzuar “Nektarin e lirisë dhe të “Pavarësi së Kosovës” nga komunist, inspektor të udbës dhe shërbëtor të Serbisë në institucione dhe vende kyçe. Ndërsa ata që kanë qenë luftëtarë të vërtet për lirin e Kosovës , ata u janë nënshtrua, burgosjeve, torturave, moskujdesit , harresës , injorimit skamjes dhe i kanë sjellë në mjerim social dhe material. Ma në fund si (medalje aktuale) po iu servohen edhe procese të hetuesisë, çakë edhe nga instanca ndërkombëtare. Kjo vjen nga vet shqiptarët dezertorë, dhe bashkëpunëtorët e okupatorit. Një fjalë popullore thotë “Qeni i keq ta sjell ujkun në oborr” edhe kësaj si thuhet ndryshe. Vet po i kurdisin kartha nga radhët e “shqiptarëve”popullit tonë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje janë akorduar gjërat sa që janë detyruar ta themelojnë edhe “Gjykatën speciale kundër vlerave të UÇK-së !!!.Shiheni Kosovën se në çfarë gjendje ka ardhë ?.
-Kosova kurrsesi s’ka guxua me qenë këtu ,ku është tani ?
Kur populli me pa durim po dëshiron t’i njeh dëshmorët e vet dhe veteranet e luftës, sot po përballët me një terror psikik nga injorimi dhe keqpërdorimi i vlerave të UÇK-së!
Nga disa demagogë dëgjohen shprehje me plotë gojën luftë , me plotë gojën dëshmor, patriot , luftëtarë dhe trima .Tash kur populli me pa durim po dëshiron t’i njeh dëshmorët e vet dhe veteranet e luftës, sot po përballët me një terror psikik nga injorimi dhe keqpërdorimi i vlerave të UÇK-së, duke e shndërruar tradhtarët , dezertoret dhe spektatorët e luftës në “heronj dhe patriot” brenda nate nëpër kafe dhe duke e njollosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me vlerat e veta dhe me një histori të lavdishme, qe edhe vetëm 24 ore nëse ka qenë pjesëtar i UÇK-së në luftë kundër Serbisë ka vlerat e veta !?.

Duhet ta dimë se kush ishte luftëtar e dëshmor dhe kush tradhtarë e dezertorë!
Populli ynë është aq i mençur që edhe se nuk i ka shkruar me kohë, fatmirësisht kemi edhe njerëz të shtyrë në moshë që e mbajnë mend edhe luftën e 1945. Po ashtu edhe për ngjarjet e pasme e lere Luftën e fundit , që se cili e dimë për secilin se kush ishim, kush jemi, dhe kush duhet të jemi dhe ku e kemi vendin.
Ashtu qysh e meritojnë veteranët e luftës respektin e vet, ashtu duhet përkujdesje dhe vlerësim se vetëm përmes këtyre pjesëtarëve dh veteranëve duhet të shkruhet historia e assesi nga diktatet e Beogradit me “komandantët e pa qenë”, ndonjëherë në mesin e luftëtarëve për çlirimin e Kosovës. Duhet të ruhen dhe mos te përbalten figurat e UÇK-së me këta matrapaz. Duhet të ndahet shapi nga sheqeri. Duhet ta dimë se kush ishte luftëtar e dëshmor dhe kush tradhtarë e dezertorë. -Një gjë e tillë u bë pjesërisht edhe në mesin e ish të burgosurve politik, që edhe nëse ka qenë për ndonjë vepër ordinere, sot i gjendet emri i tij si ish i burgosur politik, ku vet prezenca e tij në aplikim e dëshmon një gjë të tillë pa kurrfarë turpërie kërkojnë që të jene ata qe s’ishin.
Veteranët e rrejshëm iu shërbejnë komandantëve të rrejshëm për t’i siguruar votat që të qëndrojnë gjithmonë në pushtet!
Nga të njëjtit që e përkrahën regjimin serb, para dhe gjatë luftës dhe sot ka nga ta që po udhëheqin me Kosovën nga e cila duhet tu shpallet luftë e pa kursyer deri në eliminimin e tyre nga skenat politike. Veteranët e rrejshëm iu shërbejnë komandantëve të rrejshëm për t’i siguruar votat që të qëndrojnë gjithmonë në pushtet, gjë që Kosovës i sollën një skandal politik . Ata karagjoz duhet t’i mbajnë larg duart nga ushtria jonë, sepse duhet ta kujtojnë se siç diti dhe pati guximin t’i shpartalloj forcat serbe në Kosovë , po ashtu do të dinë dhe do të kenë forcën ta fitojnë edhe betejën kundër ” komandantëve të rrejshëm , dezertorëve , tradhtarëve dhe abuzuesve me skenime të ndryshme antikosovare për përfitimet e veta personale.

Filed Under: Opinion Tagged With: asllan dibrani, FITOVE LUFTËN, PO HUMB PAQEN, uck

Shënohet 17 vjetori i Epopesë së UÇK-së me ceremoni ushtarake

March 5, 2015 by dgreca

PRISHTINË,5 Mars/-Manifestimi qendror në shënimin e 17 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, në nderim të Komandanti Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit, u mbajt në Kazermën “Adem Jashari” të FSK-së në Prishtinë.
Përvjetori i 17-të i rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari u shënua nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i cili foli në manifestim ku morën pjesë edhe kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, përfaqësuesi i Familjes Jashari, Rifat Jashari, ambasadorë, ministra, deputetë, veteranë, invalidë dhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, drejtues të institucioneve shtetërore të Kosovës, qytetarë dhe nxënës të shkollave kosovare.
Manifestimi filloi me Himnin shtetëror të Republikës së Kosovës të ekzekutuar nga Orkestra frymore e FSK-së. Më paskryetari i Parlamentit Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati dhe Smajl Elezaj përfaqësues i Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së, vendosën kurora me lule pranë Obeliskut të dëshmorëve, në kujtim dhe nderim të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri.
Në manifestimin “Epopeja e UÇK-së”, në emër të Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve, manifestimin e përshëndeti Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit.
Në kuadër të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, ministri i FSK-së Haki Demolli dhe komandanti gjenerallejtënant Kadri Kastrati ndanë medalje për ushtarët, nënoficerët, oficerët dhe stafin civil të dalluar të Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ceremonia ushtarake u mbyll me Marshin ushtarak të ekzekutuar nga Orkestra Frymore e FSK-së.
Me rastin e 17 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, Qeveria e Republikës së Kosovës, me 5, 6 dhe 7 mars, po organizon manifestimin gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Filed Under: Kronike Tagged With: 17 Vjet, uck

” Po me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK-ës, çfarë ke ?”

May 30, 2014 by dgreca

Nga BEQIR SINA, New York/
BENSONHURST BROOKLYN NY : Po të mos kishte qenë një lajm i radios kombëtare të Serbisë, për deklaratën e Veton Surroit, mbrëmë rreth UÇK-së, zorë, se do të më kishte ra ndërmend të shkruaja ndonjëherë për Veton Surroin. I cili, për mua nuk është gjë tjetër, përveçse,”produkti” i një kombinimi mendimesh me publicistin nga Tirana Fatos Lubonja, i cili disa muaj më parë, pati folur për gazetën serbe “Vesti”, që botohet në Frankfurt, kundra UÇK-së, për shkak se në diskursin politik sipas tij dominon retorika nacionaliste.
Tani, kemi një kombinim me njëri tjetrin në mendime, sepse ata janë si njëri dhe tjetri; janë që të dy ish bijtë e kuadrit të lartë të ish Partisë Komuniste. Janë që të dy janë pjella, gjatë kohës së dy diktaturave komuniste, si në Shqipëri, e në Kosovë.
Veton Surroi, është i biri Rexha Surroit, dhe Fatos Lubonja, i biri Todi Lubonjës, njëri i asaj të ish Jugosllavisë komuniste dhe tjetri i asaj të Shqipërisë komuniste. Njëri i Prishtinës, dhe tjetri i Tranës, që do ta fyejn deri në skajshmëri, UÇK-ën dhe luftën e saj për çlirim, liri dhe pavarësinë e Kosovës.
Por, megjithëse, jamë i bindur se ata e dinë më mirë se sa unë, por nuk “guxoin” t’a thonë, se përse ? kjo është diçka tjetër, e cila do një shtjellim edhe më të gjatë, mbasi duhet marrë pak dikush me të kaluarën e tyre, ose si i thonë pak ma shqip “Bëm Baba të të ngjajë!”
Mirëpo, duan apo nuk duan Surroi dhe Lubonja, të paktën kështu mendonë gjithë kombi shqiptarë, kështu mendon dhe e ka përcaktuar edhe bota, SHBA, aleati dhe miku ynë i madh – ka thën edhe Bill Klintoni, Madelin Ollbrait dhe ish Gjenerali Suprem i NATO-s, Wesley Clark , duke folur për luftën e atyre djemëve dhe vjazave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK-ës. E ka shkruar edhe ambasadori amerikan William Walker në parathënien e librit të UK Lushit “Shqiptaro-Amerikanët e UÇK-së – Kronikë e Batalionit “Atlantiku”, dhe e shkruar edhe shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare po në këtë libër.
Por, natyrisht, që kështu mendojë edhe unë, pavarësisht se zoti Surroi apo Lubonja nuk do të pajtohet me mua dhe me kombin tonë, kjo është për hesap të tyre .
Dhe, e ka thënë edhe Krishti : “Jepi Qezarit atë që i takon Qezarit dhe Zotit atë çfarë është e Zotit! …. “Give back to Caesar what is Caesar’s and to God what is God’s.” dhe, normal të gjithë kemi të drejtë plotësisht dhe për këtë, që UÇK-së, i takon respekti dhe vlerësimi dhe nderimi më i thellë, deri në përulje nga i gjithë kombi ynë. Dhe, se Surroi me Lubonjën janë në gabim – madje në gabim të madh – që nuk u falet atyre, të bëjnë lojën e Serbit me UÇK-ën
Mbasi, është thënë dhe stërthënë, se ne shqiptarët si popull dhe si komb, të keqen e kemi patur mes njëri tjetrit, dhe çdo e keqe thuhet se na ka ardhur më parë nga vetja. Historikisht, gjatë ekzistencës sonë, perj nga pushtuesit e ndryshëm, armiq apo kalimtar të përkohshëm, në Shqipëri, dhe ish Jugosllavi, i kanë gjetur kallauzët, mbështetësit e tyre dhe spiunët e UDB-ashat, tyre, me lehtësi, pa mundim dhe me dhe pa pagesë.
Mbrëmë, Veton Surroi, në një debat televiziv deklaroi se “UÇK-ja – nuk kishte qenë asnjëherë ushtri e organizuar”. Tani po kaloj pak tek ky gazetarë dhe publicist, botues dhe pronar i shtypi në Kosovë, ish kryetar i një ish-partie Lëvizjen Ora, “që iu shpuan rrotat”, dhe që kërkon të marrë rolin e “Zeusit”, me mesazhet, e tij drejtuar ndërkombëtarve, për Ushëtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e lavdishme të saj për, lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Por, edhe tani pasi populli i Kosovës, Veton Surroin e dënoi me votën e tij të lirë dhe e dëboi nga parlamenti, me gjithë milionat e parave që ai e di sesi i ka fituar, duke e nxjerrë “zhagë” nga politika, ai vazhdoni të flasë keq, injoroi dhe minimizoi sa më shumë UÇK -ën .
Dhe me të drejtë kur Veton Surroi, u përplas me Forumin Musliman në Kosovë ata i permenden atij në një letër të hapur se : :”Ju që sulmoni popullin e Kosovës, që quajtët UÇK-në organizatë fashiste, ju që keni dhe hani miliona në një kohë kur populli i Kosovës vdes për bukë, ju që populli i Kosovë ju ka rrëzuar në mënyrë demokratike – duhet të ju vijë shumë turp nga vetja juaj për këto që po bëni sot dhe atë që keni bërë në të kaluarën. Ju jeni antidemokratikë dhe të paetikë!
Së fundi me duhet me thanë dhe me e pyet Veton Surroin ” Po me luftën e atyre djemëve dhe vjazave të Ushtërisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK-ës çfarë ke ?” dhe të sjell ndërmend një opinion në rrjetin social facebook ku shkruhet :” Jo që nuk e din “Sorra e zezë” por thjeshtë nga inati dhe xhelozia që nuk arriti të bëhët president i Kosovës, tani vjellë vrer gjithkah e gjithkundë, dhe këtë vjellje po e mbyllë duke tentuar të degradojë dhe njëllosë, ky far nxënësi i okupatorit.”

Filed Under: Featured Tagged With: Beqir Sina, uck, veton Surroi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT