• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Diaspora- Rrugëtim i mbarë i Abetares shqip në Austri

September 24, 2016 by dgreca

 Rrugëtimi 5 vjeçar i abetare (A-B-C Fibel) së parë shqipe në Austri. Tekst mësimor i standardeve bashkëkohore krahas gjuhëve tjera amtare në Austri. I vetmi tekst shqip në katalogun e teksteve mësimore falas për nxënësit shqiptarë./

Hazir Mehmeti, Vjenë/ 

     Nga interesimi i shumë kolegëve nga vende në dy seminaret e fundit po japim informata dhe udhëzime didaktike. Teksti porositet vetëm tek Weber E. Verlag përmes internetit nga të gjitha vendet
    Në projektin “Alfabetizimi” në Austri disa vite më parë krahas gjuhëve tjera hyri dhe abetarja për gjuhën shqipe si gjuhë e tretë e të ardhurve. Kjo rrodhi falë botimit të materialeve mësimore në faqen elektronike dhe  prezantimit të tyre me sukses në seminaret e rregullta për mësuesit e 25 gjuhëve amtare në Austri. Hapja paraprake e punëtorisë (Workshoop)   për gjuhën shqipe në seminar për herë të parë u krijua mundësia e kontakteve me autor, botues dhe përkrahësit e botimit.
      Hartimi vazhdoi paralel në tri gjuhë nga autor mësues me punë drejtpërdrejtë në mësimin e gjuhës amtare për disa vite derisa u arritën standardet e caktuara sipas kërkesave ligjore, didaktike e metodike. Nga vlerësimi i tri komisioneve ABC-Fibel –abetarja  në shqip merr notë shumë të mirë dhe pranohet si tekst i përshtatshëm nga Ministria e Mësimit të Austrisë. Botuesi i njohur i teksteve mësimore Weber E. Verlag e boton krahas atyre në gjuhën turke e bks dhe tani është i vetmi tekst mësimor në gjuhën shqipe në katalogun e teksteve mësimore për fillore në Austri.  U prezantua në seminaret për gjuhë amtare në disa qytete në Austri:Vjenë, Graz, St.Pölten, ku zgjoi interesim tek mësuesit e gjuhëve amtare.si dhe  në seminaret  në Ulqin, Kallaba e së fundi në seminarin e Shkodrës.

     Abetarja shqip në Austri ka përparësi të shumta për alfabetimin në shqip të lidhur me atë në gjuhën e shkollës, apo alfabetizimi dygjuhësor siç quhet ndryshe. Një nga standardet e shkrimit të tekstit për ciklin e ulët janë shkronjat nga tipi i shkrimit “shkrim shkolle” (Schulschrifft) ku ato dallohen  mirë për moshën e fëmijës. Figurat e mëdha me ngjyra e madhësi të kapshme për syrin e nxënësit fillestar të cilat mundësojnë pasurimin e thesarit gjuhësor në shqip në gjuhën e shkollës.  
    Secila shkronjë ka tri faqe: Faqja e parë fillon me metodikën teknike të shkrimit të shkronjës e cila gjendët në fillim të emrit të figurës përkatëse. Teknika e paraqitur me shigjeta sipas radhës me numra e lehtëson shumë shkrimin nga ana e nxënësit. Ushtrimi vazhdon me tërheqjen e vijave në hijezimin e shkronjës përkatëse e pastaj me shkrimin e pavarur të saj. Kjo metodë është e njëjtë edhe në gjuhën e shkollës dhe disa gjuhë tjera me alfabetin latin.
    Ky është hapi i parë, respektivisht, stacioni i parë i të mësuarit të shkronjës. Në disa abetare  kjo mungon dhe fillohet me tekstin për lexim sikur nxënësi ta ketë mësuar diku më parë, kur dihet se alfabetizimi, pra zhvillimi i një shkronje bëhet në klasën e parë. A-B-C Fibel (abetarja) e ndihmon shkrimin dhe kuptimin e shkronjës, tingullit përkatës paralel në të dy gjuhët, veçan kur është koordinimi i mirë me mësuesen e klasës. Kjo u tregua në praktikën e deritashme në punën time si autor dhe mësues. Askush nuk i vëren më saktë përparësitë dhe të metat e tekstit se sa vet mësuesi.  
    Vijëzimet e sakta për shkrim të germave e shtojnë efektin dhe sigurinë e fëmijës gjatë teknikes së shkrimit. Në secilën shkronjë përsëritet alfabeti me radhën e shkronjës e ngjyrosur që mësohet për dallim nga të tjerat. Teksti i lehtë fillestar prej disa fjalëve gradualisht do shtohet në shumë fjali sipas shkronjave të mësuar. Fjalët janë të lidhura me figura që e lehtësojnë mësimin.
    Në faqen e dytë, secila figurë ka nën te tre rrathë në të cilët nxënësi do gjen tingullin që i përgjigjet shkronjës së mësuar: në fillim, në mes dhe në fund. Nxënësi e thotë me zë të qartë emrin e figurës e pastaj në njërin nga rrathët e shënon me një plus në rrethin përkatës. Në pjesën e dytë të tekstit kur janë mësuar shumica e shkronjave, shkruhet emri i figurës pa shkronjën që mësohet të cilën do e shkruan nxënësi dhe do ta lexon emrin e saj.  Mësimi i emrave të figurave në grup nxënësish mund të bëhet në formë loje: Cili di më shumë, shëno e fito! Kjo e nxitë kureshtjen e fëmijëve. Faqja e dytë, po ashtu,  paraqet “stacionin” tjetër, ku nxënësve mund t’u jepen figurat e nxjerra nga teksti në formë “loje letrash”. Përgatitjen paraprake e bënë mësuesi/ja. Faqja me figura skanohet, sipas dëshirës mund të zmadhohen për gjysmë (50%) në skenar, shtypen dhe prehen me radhë, dhe në folimin në aparatin përkatës, do kemi figurat shumë të bukura të prera në masën e caktuar nga mësuesja. Kjo e shton interesimin pasi nxënësi i prek ato, krijon kontaktin e nxënësit me figurat dhe shkronjat.  Abetarja –ABC Fibel e mundëson këtë pa pasur nevojë mësuesja të humbë kohë kërkimi në internet.  Pra kemi pasurim elementesh në abetare të cilat nuk i kemi pasur gjerë me tani, alfabetit vertikal, leximin vertikal të fjalëve dhe emrave të figurave përkatëse nuk e kanë abetaret /Fibel/ në gjuhët tjera dhe kjo është vlerësuar në disa seminare në Austri si abetare më e kompletuar, më e përshtatshme për alfabetimin dygjuhësor.
       Faqja e tretë e shkronjës përkatëse është më e pasur me tekst leximi të shoqëruara me figura dhe vizatime. Pasi të lexohet teksti mund të ushtrohet të shkruarit  në hapësirat e vijëzuara. Të lexuarit e përcjell me përshkrim e shton aftësinë e të kuptuarit logjike dhe lidhmërinë me ato që nxënësi ka mësuar në gjuhën e shkollës. Elemente argëtimi ka në secilën shkronjë, me çka nxënësi ka mundësi relaksimi e freskimi.
    Në Austri shkrimi në fillim është i shtypit, pa zgjatime të panevojshme ku theksi bie në lexim dhe në metodologjinë e shkrimit e të kuptuarit.  Bukurshkrimi nuk mësohet në klasën e parë as në semestrin e parë të klasës së dytë, ai fillon të mësohet tek  në semestrin e dytë  të klasës së dytë apo në klasën e tretë (gjermanisht –lateinisch). Kjo formë i përgjigjet shumë mirë dhe mësimit në shqip pasi shkronjat i kemi nga tipi i njëjtë i shkrimit. Ngjashëm është edhe në Suedi, sipas temës “Alfabetizimi në gjuhën amtare” nga mësuesja me përvojë atje, Fatmire Ismaili.   Pra, mbi këto baza janë hartuar në të tri gjuhë  Fibel –Abetare, mes tyre dhe ajo në shqip. Të gjithë ata mësues që kanë mbaruar mësuesi për ciklin e ulët e kanë të qartë se çfarë do thonë alfabetimi (alfabetizimi), si e kur bëhet dhe rëndësinë e tij. Ata mësues që kanë mbaruar dhe shkollime superiore e që nuk janë të pakët në diasporë, nuk e kuptojnë sa e si duhet këtë, nuk e njohin teknikën e shkrimit dhe nuk i dallojnë elemente parimore didaktike për klasat e ulëta.  Seminaret e obliguara janë të mirëseardhura në përcjelljen e ndryshimeve të formave didaktike e metodike në përputhje me teknologjinë e kohës. Mësuesit në Austri e kanë këtë mundësi.   Abetarja e “përbashkët” e proklamuar më shumë nga politika se sa nga praktika, nuk ka elemente fillestare praktike për zhvillimin e një shkronje. Ajo më shumë është tekst leximi se sa abetare për alfabetizim, andaj mësuesit i duhet përgatitje e materialeve të shumta shtesë, sa i ka kushtet mësuesi tek ne, dihet.  Nëse për vendlindjen, ku mësohet vazhdimisht vetëm shqip, deri diku,  mund disi të gjendet mësuesja, për mërgatë ku nxënësi mëson një orë ose dy orë fare pak do ndihmon. E them nga praktika ime shumëvjeçare me disa abetare dhe është fat i mirë që zgjedhjen e tekstit nga plan programi i klasës e bënë mësuesja sipas rrethanave vendore.
    Si përfundim: Abetarja-ABC- Fibel në Austri ishte pjesë e projektit të mbikëqyrur nga ekspert e arrirë falë aktivitetit në hartimin për disa vite të  materialeve mësimore të autorit, për çka është krenari të kemi një tekst të tillë paralel me gjuhët tjera amtare në Austri.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Hazir Mehmeti, udhetimi i Abetares, Vjene

Artikujt e fundit

  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI
  • “E DREJTA ZAKONORE E ÇERMENIKËS. KANUNI I MUST BALLGJINIT” 
  • Retorika e Serbisë si agresion psikologjik: narrativa e rrezikshme e Aleksandar Vuçiçit në Ballkan
  • Çfarë “shteti” deshi Mehmet Ali pashë Misiri në luftën e tij kundër sulltanit osman?
  • 1939 / AUDREY SHAH : JU RRËFEJ TAKIMIN ME MBRETIN ZOG NË HOTEL RITZ (LONDËR)
  • Ndalimi i investitorëve nga tregu i shtëpive: a është zgjidhja reale?
  • “Pse ShBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t”
  • SPEKTËR…
  • ME SA POLITIKA SHIGJETON SERBIA NË DREJTIM TË KOSOVËS?
  • VENDI IM / 7th Annual Concert
  • ZOTI, SHPIRTI, BIBLA, DOGMA DHE MENDIME FILOZOFIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT