• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nëntor 1912, Udhëtimi i Ismail Qemalit nga Durrësi në Vlorë

November 26, 2015 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/

Qyteti i Durrësit zuri një vend shumë të rëndësishëm në lëvizjen patriotike për shpalljen e Pavarësisë në pragshekullin e XX-të. Patrioti Ismail Qemali kishte piketuar këtë qytet për të shpallur “mëvehtësinë”, por ndërkohë forcat pushtuese serbe po avanconin për ta pushtuar atë. Ismail Qemali mbrriti në Durrës me 21 nëntor 1912, dhe u prit në qelën e Dom Nikollë Kacorrit, i cili do të ishte pas një jave edhe zëvëndës kryeministri i parë i qeverisë së 28 nëntorit. Sipas dokumentacionit të ruajtur në arkivat dhe shtypin e kohës, delegacioni shqiptar me Ismail Qemalin ishte nisur ditën e 19 nëntorit 1912, me vaporin e Llojdit austriak “Baron Bruck” nga Triestja drejt brigjeve të Shqipërisë dhe zbarkoi në Durrës, ku e priti Dom Nikoll Kaçorri me patriotët durrsakë më 24 nëntor, ora 16.00. Ky detaj jepet në letër këmbimin mes zotërinjve Eqrem Bej Vlora dhe Mustafa Kruja, “Ku isha në vigjilje të pavarësisë”…ndonëse ishte menduar që ngritja e Flamurit të bëhet më 22 nëntor në qytetin e lashtë të Durrësit, me qëllim që të evitonin lëvizjet e mëtejshme të ushtrive pushtuese nëpër Shqipërinë e trazuar nga lufta, situata në këtë qytet ishte shumë më ndryshe nga ç’pritej. Pikërisht për shkak të gjendjes së nderë që mbretëronte në qytet, po atë ditë Ismail Qemali i lajmëroi telegrafisht të gjitha qytetet që delegatët e tyre t’i nisin për në qytetin e tij të lindjes në Vlorë. Ato ditë, meqë forcat serbe përparonin shpejt drejt Shqipërisë së Mesme, rrethet patriotike të Elbasanit (më 25 nëntor), të Tiranës e Durrësit (më 26 nëntor), të Kavajës, të Peqinit dhe të Lushnjës më 27 nëntor, ngritën flamurin kombëtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës. (Historia e Popullit Shqiptar II (Botimi i tretë), Prishtinë 1979 (1.) fq.351. (2.) fq.510 ). Delegacioni me në krye Ismail Qemalin u nis së bashku me delegatët e Shqipërisë së Mesme më 25 nëntor nga Durrësi, duke ju shmangur rrugës kryesore dhe u drejtua për në Vlorë. Gjatë gjithë natës banorët e Durrësit kanë vigjëluar për rreth Qelës së Dom Kacorrit, pasi reaksioni i xhonturqve dhe përkrahësit e Dhespot Jakovit, ishin mjaft aktivë. Paraditen e 22 nëntorit 1912 është bërë mbledhja me përfaqësinë e popullit, mbledhje e cila u tentua të sabotohej nga përkrahësit e Jakovit. Sipas kujtimeve të Avokatit Hysen Myshketa për mos ngritjen e flamurit në Durrës kanë luftuar Prefekti turk Mahir Beu si dhe Dhespot Jakovi. Gjatë gjithë natës banorët e Durrësit kanë vigjëluar për rreth Qelës së Dom Kacorrit, pasi reaksioni i xhonturqve dhe përkrahësit e Dhespot Jakovit, ishin mjaft aktivë. Paraditen e 22 nëntorit 1912 është bërë mbledhja me përfaqësinë e popullit, mbledhje e cila u tentua të sabotohej nga përkrahësit e Jakovit. Sipas kujtimeve të Avokatit Hysen Myshketa për mos ngritjen e flamurit në Durrës kanë luftuar Prefekti turk Mahir Beu si dhe Dhespot Jakovi. Madje z.Myshketa në “Shënimet e tij historike“ na sjell edhe një lojë hipokrite të Jakovit, duke e bërë që të dukej edhe më turkoshak se vetë pushtuesit dhëmbërënë tashmë : “Zotni unë qysh kur jam lindur, që kur kam ardhur ndër mend e deri sot, vetëm një flamur kam njohur, kam dashur dhe kam nderuar dhe ky është flamuri i osmanllisë. Nën këtë flamur kam rrojtur dhe nën këtë dua të vdes ”. Gjatë rrugëtimit të karvanit të Ismail Qemalit për në Vlorë, bazuar në letërkëmbimin Eqrem Bej Vlora-Mustafa Kruja, botuar në “Ku isha në vigjilje të pavarësisë”, dhe shënimet e personalitetit të asaj periudhe Eqrem bej Vlora: “Kujtime 1885-1925, Botime IDK”, thuhet se, Gjenerali i divizionit turk Kara Sait Pasha, që kontrollonte zonën midis Lushnjës, Fierit dhe Beratit, si pararojë të pjesës tjetër të armatës së Vardarit, që po vinte prapa në rrëmujë (e shpartalluar), dha urdhër të arrestohej Ismail beu me të gjithë kolonën e tij; për këtë arsye karvani nuk u fut në Lushnjë, por e kaloi natën në Çermë, në çifligun e Dervish bej Biçakut. Një natë tjetër e kaloi në Fier, tek Omer Pasha. Mirëpo gjatë natës komanda e trupave turke në Berat, nën trysninë e përfaqësuesve shqiptarë ndryshoi mendim”. Por dhe këtu patriotët vendas mundësuan që nga Mifoli, delegacioni i Ismail Qemalit të udhëtojë me dy karroca dhe pas shumë peripecive, në pasditen e 27 nëntorit 1912, mbrriti në Vlorë, një ditë para ngjarjes historike për kombin shqiptar.

Filed Under: Histori Tagged With: ne Vlore, Nëntor 1912, nga Durrësi, Shefqet Kercelli, Udhëtimi i Ismail Qemalit

Artikujt e fundit

  • Truri dhe kozmosi
  • DIAMANTËT E FESTIVALIT
  • Ta ruajmë, ta flasim dhe të na rrojë në jetë të jetëve gjuha jonë e bukur dhe hyjnore shqipe
  • Në ditën e lindjes së Heroit, Fehmi Lladrovci
  • The White House issues a Prayer for Peace Proclamation on Memorial Day
  • Pikniku i parë shqiptar madhështor në Staten Island, New York
  • DUKE PRITUR TË HËNËN E MEMORIES – ABDULLA RAMI – PËRTEJ HARRIMIT
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë apel organizatave ndërkombëtare të gazetarëve për kërcënimet ndaj gazetarëve në detyrë në Kosovë
  • QEVERIA RAMA KAP GJITHÇKA, DO TË KONTROLLOJË EDHE KËRKIMIN SHKENCOR
  • Frank Shkreli merr titullin ‘Qytetar Nderi’ i Malësisë së Madhe
  • Zgjedhjet piramidë dhe Shkodra
  • KUSH ËSHTË ABDULLAH RAMI?
  • Koncerti Panshqiptar Shpalos Bukurinë e Muzikës së të Gjitha Trevave
  • “Përtej harrimit” dhe përkthimi i “Shekspirit” të Hygoit, një përpjekje në rimëkëmbjen historike të kujtesës sonë të përbashkët
  • Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT