Nga Berati për Diellin Sulo GOZHINA/
10 djem në garë për të kapur kryqin në ujrat e ftohta të lumit Osum , fati i buzqesh për të dytin vit radhasi 22 vjeçarit Naço/
BERAT- Qyteti i ujit të bekuar me traditën më të lashtë dhe të pa ndërprerë prej më shumë se 2400 vjetësh, ka mbledhur në paraditen e djeshme mbi 5 mij beratas dhe të rrethinave të tij, mbi urën e Goricës dhe në gjatësi prej 1. km në të dyja anët e lumit Osum për të parë nga afër hedhjen e kryqit.
Janë 10 djem të ndarë në grupe që presin në ujrat e ftohta të lumit kryqit që lëshohet nga lartësia e urës nga kryepeshkopi i Beratit, Kaninës, Vlorës dhe gjithë Myzeqes, Imzot Ignati. Ndoshta është e vetmja festë që mbleth dy fetë bashkë, atë Myslymanë dhe Ortodoks për të parë nga afër këtë ritual pagan. Edhe pse 24 orë më parë shirat dhe rënia e dëborës nuk kanë munguar në malin e Tomorrit si për çudin e besimtarve ujrat e Osumit kanë rrjedhur të kthjellta. Kryqin në ujrat e lumit e kapi 22 vjeçari Xhorxhi Naço. Më pasë me djemt që e shoqëronin 22 vjeçari ja ka dorzuar kryqin mes mijra besimtarve kryepeshkopit Ignati dhe duke marrë bekimin e tij. Qindra besimtar me bekimin e imzotit dhe me peligrinazhet që shoqëronin kryepeshkopin Ignatin për në kishën më të madhë të koduar me emrim Katedraleja e “Shën Dhimitrit”, për të vazhduar festën me këngët për kryqin dhe ndezjen e qirinjve nga qindra besimtarë. Fitusi i kryqit së bashku me grupin e tij pas shpërblimit të një shume simbolike të dhënë nga Ignati në emër të kishës i janë dretuar trokitjeve të portave të shtëpive në lagjet Goricë, Mangalem e Kala për të marë nga besimtarët një bekim më shumë, por ndryshe nga vite më përë këtë viti djemt që kapën kryqin kanë trokitur dhe në lagjet e tjera të këtij qytetit ku dhe janë pritur me dashamirësi.
Kësaj festë që simbolizon pastërtinë e trupit dhe shpirtit dhe që zanafillën e ka që nga pagëzimi i Jezu Krishtit në lumin Jordan, nga Gjon Pagëzoi, i janë bashkuar veç, mijëra pjesëmarrës të ardhur nga qytete dhe rrethinat e Beratit edhe pushtetar lokal N/ kryetari i bashkisë Çlirim Brisku dhe Sekretari i përgjithshëm Gëzim Zema si dhe deputeti Nasip Naço, përfaqësues të shoqërisë civile, gazetar, banorë të qytetit e të rrethinave të tij, etj.
Deputeti Nasip Naco në një prononcim për gazetën Telegraf ka vijuar me urimin për festën dhe vit të mbarë për banorët e qytetit dhe të rrethinave të tij, ndërkohë që ka cituar se jo vetëm berati që është simbolli i bashkjetesës fetare, por e gjithë shqipëria ka harmoni fetare gjë të cilën e tregon dhe kjo. Më pas deputeti Naco dhe pushtetarët lokal të kryesuar nga Nënkryetari Brisku kanë kryer edhe një vizitë në Metropolin e Qytetit ku janë pritur nga Imzot Ignati dhe priftërinjët dhe stafi i tij, po gjëtë pritjes kori i kishës Ortodokse i përbërë nga fëmiëj të qytetit kanë kënduar disa këngë fetare kushtuar Jezukrishtit dhe ditës së ujët të bekuar.
Festën pagane të ujët të bekuar e festonim edhe në kohën e komunizmit fsheurazi festën pagane të ujit të bekuar e festonim edhe në kohën e komunizmit fsheurazi
Kryqi është hedhur në lumin Osum edhe në koheën e komunizmit. Kështu ka pohuar për gazetën çifti 70 vjecar Thomrilla e Sotir Gjoka. Pas vitit 67 kur u prishën kishat edhe xhamit dhe feja ishte e ndaluar, unë së bashku me bashkëmoshatarët e mi fsheurazi në ditën e 6 Janarit mernim disa djem dhe shkonim tek lumi tek pllakat poshtë fshatit Bilçë aty me një kryq që e sajonim në moment kryesishtë me dega Ulliri e hidhnim në ujërat e Osumit. Njeriu që bëhej edhe prift për momentin bënte para hedhjes së kryqit ritet fetare të mësuara në shtëpi nga të moshuarit dhe më pas djemët që ndodheshin në ujrat e osumit bënin garë në uji kush ta kapte kryqin më parë. Fitusi fsheurazi në orët e vona të darkës së bashku me dy nga katër, pes shokët që hidheshin në lum trokisnin në familjet më të besuara dhë kryenin ritualin pagan të festës, ndërsa thuajse në të gjitha shtëpitë ndizeshin qirinjë.Ndryshe sot dita ujit të bekuar festohet nga qindra dhe mijera ortodoks dhe myslyman pra është kthyer në një festë popullore ndërsa për kapjen e kryqit në lum hidhen djem të të dy feve myslymane dhe ortodokse.
Në kohën e komunizmit kemi festuar fsheurazi hedhjen e kryqit, ndoshta nuk kemi parë vetëm momentin pagan të hedhjes së kryqit në ujin e bekuar por në shtëpit tona vini fitusit dhe ne i bekonim duke puthur kryqin dhe hedhur lekë në tabakan e kryqit, ndërsa festa vazhdonte me ndizjen e qirinjve, fsheurazi shkonim afër kishës dhe hillnim lekë. Mbaj mënd këngën “Në kohën që u bekove o zot” dhe në moment hapeshin portat dhe prisnim fitusin e kryqit në fsheuri. Në drek dhe në darkën e 6 jenarit shtroheshin darka e dreka dhe kryeshin vizita familjare
Sipas biblës, festa përkon me mbrëmjen kur lindi Jezu Krishti
Origjina e ditës së Bekimit të Zotit.
Sipas biblës, kjo ditë përkon me mbrëmjen kur tre Mbretërit panë në qiellin e Bethelemit në Jerusalem, yllin i cili paralajmëronte lindjen e Birit të Zotit, Jezu Krishtit.
Befana festohet natën e 5 janarit apo ditën e Epifanës, një fest fetare që njihet si vizita që i bënë tre mbretërit Dijetar jezu Krishti fëmijë. Dita e fundit e Krishtlindjes, 12 ditë pas 25 dhjetorit. Të tre mbretërit Melchiorri, Baldassarri, dhe Gasperi u nisën nga vende të ndryshme për ti parë dhe për ti ofruar dhuratat e tyre Jezu Krishtit fëmi. Duke u nisur nga ky fakt, kjo ditë njihet si dita e Bekimit të Zotit. Me rastin e kësaj dite organizohen mesha, të cilat shoqërohen me lutje të ndryshme, me “Bkekimin e ujit”dhe marrjen e këtij uji nga besimtarët. Për besimtarët ortodoks të sërbisë dhe të Rusisë, kjo ditë përkon edhe me ditën e Krishtlindjeve. Në lidhje me këtë festë, ka lindur shumë kohë më parë ne disa vise të Italisë edhe legjenda e Befanës. Që atëherë, kjo festë është bërë festë e rëndësishme dhe e shumëpritur nga fëmijët. Befana përfaqëson një plajkë të shëmtuar, e cila trëmb fëmjët me pamjen e saj, por në të njëjtën kohë ajo është, zemër mirë, sepse u jep atyre dhurata të ndryshme. Pas viteve `90, dita e “Ujit të bekuar”, e njohur ndryshe edhe si dita e Epifanës së Zotit, ka nisur të kremtohet edhe në Shqipëri, dhe më të veçantën se ajo festohet nga të dy komunitetet. Besimtarë të shumtë në të gjithë vendin në këtë ditë marrin pjesë në ritualin dhe meshën e përvitëshmë të “Bekimit të Ujit”, ku kryqi do të hidhet në ujë dhe besimtarët duhet ta nxjerrin nga uji. Besimtarët e pranishëm në këtë ritual marrin pak uji të bekuar për tu sjellë fëmijëve të tyre fat dhe mbarësi. Në vendin tonë, zakonisht kryqi hidhet në lum. Sipas besimit, uji i marrë në këtë ditë mund të qëndroi i paprishur në një enë përgjatë gjithë vitit, deri në 6 janarin e ardhshëm.
Dëshmitarja e rrallë.
Në një prononcim për gazetën prifit At Petraq Simësia citon: edhe nga rrëfimet e prindërve por dhe ngasa mbaj mend, të paktën që nga mosha 7 vjeçe, ura e Goricës ka shërbyer veç të tjerave dhe si vendi ku hidhej kryqi në lum dhe se asnjëherë nuk ka ngelur pa u festuar, dita e “Ujit të Bekuar”, edhe në kohën e luftës. Në kohën e komunizmit kemi festuar fshehurazi hedhjen e kryqi, ndoshta nuk kemi parë vetëm momentin pagan të hedhjes së kryqit në “Ujin e Bekuar”, por në shtëpitë tona vinin fituesit dhe ne i bekonim, duke puthur kryqin dhe hedhur lekë në tabakan e kryqit, ndërsa festa vazhdonte me ndezjen e qirinjve. Fshehurazi shkonim afër kishës dhe hidhnim lekë. Mbaj mend këngën, që tashëm më është bërë kënga më dashur. “Në kohën që u bekove o zot”, ku në moment hapeshin portat dhe prisnim fituesin”, përfundon pohimin e tij At Petraqi.
Intervista
Imzot Ignanti! – Ç`farë simbolizon për besimtarët ortodoksë hedhja e kryqit në lum ?
Hedhja e kryqit në lum simbolizon bekimin dhe fuqinë e zotit mbi njerëzin. Hedhja në mënyrë simbolike e kryqit në lumë bëhet sepse në lum u pagëzua Krisht i cili u kryqëzua mbi kryq. I biri perëndisë dhe Krisht i cili u shfaq sot në lumin Jordanë u pagëzua në këtë lum nga pagëzori Johan dhe u dëshmua nga Ati i tij qiellor i cili tha “ Ky është biri im i vetëmlindur, i cili më pëlqeu dhe unë u kënaqa shumë sepse më bëri dëshirë vullnetin tim dhe erdhi për shpëtimin e njerëzve që është dëshira ime dhe shpirti i shenjtë në formë pëllumbi, ndënji mbi të pagëzuarin Zotin Krisht. Zëri i atit, Zoti Krisht që pagëzohej dhe shpirti i shenjtë përbëjnë një perëndi. Qëriri që ndriçon, që ngroh dhe që ndrit përbëjnë një perëndi të cilët janë ati, biri dhe shpirti i shenjtë. Kjo na shpëtojë, biri u pagëzua, ati e dëshmoi dhe shpirti i shenjtë e vërtetoi.
Në këtë ditë të shenjtë të hedhjes së kryqit në lum marrin pjesë edhe qindra qytetarë të besimeve të tjera. Si do ta komentonit këtë fakt ?
Kryqi është hiri i perëndisë prej nga buron shpëtimi. U kryqëzua Krishti dhe na dha hirin e tij me kryqëzimin dhe me ngjalljen e tij, prandaj dhe kryqëzohemi dhe marrim hirin që na shpërbleu nga mëkatet me gjakun që derdhi Krishti mbi kryq, prandaj ne kryqin e kemi shpirtin, zëmrën, ai është qënia jonë dhe shpëtimit tonë. Pjesmarrja e të gjitha besimeve në ceremonin e hedhjes së kryqit në lumë fletë për harmoninë fetare që ekziston midis besimeve në qytetin e Beratit si dhe për faktin që të gjithë qnjerzit e pranojnë fuqinë e kryqit, e pranon dritën e kryqit si dhe bekimin e kryqit. Ne sot ecim në dhe por fluturojmë në qiell. Zoti është një për të gjithë dhe i vetëm në këtë botë, ndaj dhe pjesmarrja e shumë qytetarve në këtë ditë të shënuar është kaq e madhe dhe pa dallime të besimeve fetare.
Çfarë do tu uronit besimtarëve ortodoksë dhe gjithë qytetarëve në këtë ditë të shënuar ?
Në këtë ditë të shënuar kur i dërguari i perëndisë dhe shpëtimtari i njëerëzisë Jezu Krishti u pagëzua në lumin Jordan nga pagëzori Johan, do t`ju uroja të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe gjithë të pranishmëve në këtë ditë simbolike të hedhjes së kryqit në lum, paqe, mbarësi, harmoni dhe zoti i bekoftë.
Shërbesa liturgjike
6 Janari është e kremtja (festa) e Theofanisë ose Epifanisë, e quajtur ndryshe në gjuhën e popullit Uji i Bekuar, është një prej të kremteve më të mëdha të Kishës sonë të Krishterë Orthodhokse. Kjo festë është shfaqja e perëndisë në botë si Trini (pra një qenie e vetme në tre persona)Ati, Biri e Shpirti i Shenjtë, në momentin e pagëzimit të Jizu krishtit, birit të perëndisë të bërë njeri. Të krishterët besojnë se qysh që biri i perëndisë mori mish njerëzor dhe u zhyt në ujërat e jordanit, e tërë materia u shenjtërua dhe u pastrua në atë, u la prej cilësive të saj që kishin të bënin me vdekjen, të trashëguara nga i ligu dhe nga dobësia e ligësia e njerëzve. Në Epifaninë e Zotit i gjithë krijimi bëhet përsëri i mirë, ashtu siç vet perëndia e shpalli atë në fillim, kur e krijoi botën.
Çudia
Bora që ka rënë këto ditë në malin e Tomorrit, dje nuk ka mundur që të turbullojn ujrat e Osumit që si për çudin e të gjith pjesmarsve ujë i tij, ka qenë më i kulluar se çdo ditë tjetër, askush nuk di si ta shpjegoj këtë fenomen natyral, ndërsa qindra qytetar vazhdojn të mbushin disa enë me ujë në lumin e kulluar.
Nga Berati Sulo Gozhina