• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHENJTJA NËNË TEREZA NË BERAT

September 19, 2021 by s p

Berati feston 5 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës me një kuvend të mrekullueshëm, të organizuar nga fondazioni “G. Toska” dhe muzeu “Solomon”.

Qytetarë të shumtë, ardhur dhe nga qytete te tjera, edhe të huaj, të ardhur dhe nga SHBA, religjiozë të të gjithë besimeve, murgesha, të rinj, shkrimtarë, deputetë,  funksionare, ambasadorë, të ardhur posaçërisht nga Tirana, etj, u mblodhën në taracën e Hotel “Portik” duke patur në sfond jo vetëm portretin e Shenjtes Nënë Tereza por dhe lagjet muzeale të Beratit mijëvjeçar, me atë dritë qiellore si dhuratë per këtë ditë.

Takimin e hapi sipërmarrësi Ing. Gazmen Toska, organizatori i veprimtarisë. Shkrimtari dhe poeti Ndue Ukaj, i ardhur me familjen e tij nga Kosova, foli per jetën e Shenjtes Nënë Tereza si frymëzim dashurie dhe më pas Eda Zhiti tregoi per diten e shenjterimit te Nënë Terezes, ku ishte e pranishme në Vatikan në  meshën e shenjte dhe per librin e saj, te botuar në Itali, ku permbledh emocionet dhe mbresat e grave diplomate në atë ditë.

Visar Zhiti, nisur nga pervoja vetjake, tregoi si erdhi Nënë Tereza në Shqipëri, njohjet me të, si shqiptarët shkojne drejt Saj, etj

Një intermexo: aktori i njohur Mirush Kabashi reciton nje kolazh malkengjyes me lutje te Nënë Terezes.

Dhe pastaj thirret në foltore Imzot Dom Lush Gjergji, vikar i Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, vëlla shpirteror i Nënë Terezes, Mik i saj, deshmitar i bemave te saj, biografi shqiptar me i mire i Nënë Terezes. Ai foli për universalitetin e Shenjtes tonë.

EKSPOZITA E MAKS VELOS DHE MUZEU SOLOMON

Te pranishmit aty vizituan ekspoziten me vizatime dhe skica te artistit te njohur Maks Velo, te gjitha te dhuruara Eda Zhitit, e cila i solli enkas per këtë rast te veçantë.

Me pas te ftuarit shkuan në muzeun “Solomon”, ideuar nga poeti beratas, mik yni, i ndjeri Simon Vrusho. Mbrojtja e hevrenjve gjate luftes nga shqiptarët është tregues i shpirtit shqiptar, që kulmoi me shenjteri me Nënë Terezën, gruan me të njohur te planetit…

Filed Under: Kulture Tagged With: Berat, maks velo, Nene Tereza

PROMOVIMI I BERATASVE : KUJTESA për hebrenjët në 500 vjet histori

May 4, 2018 by dgreca

Nga Sulo Gozhina/

BERAT – Ditën e sotme drejtues pushtetit vendor, Prefekti Qarkut Berat si dhe drejtues të tjerë të institucioneve vendore, pasardhës të familjeve që strehuan hebrenjtë, mësues dhe nxënës shkollash, banor të qytetit dhe të rrethinave të tij, intelktual të mirëfilltë, gazetar etj, ishin pjesë e hapjes zyrtare të kësaj foto galerie, muzeu me përmbajtje hebraike, ku ishte prezent dhe Rabini i Shqipërisë Yisorel Finman, drejtor Ekzekutiv i Rabinatit të Shqipërisë.  Qyteti me vlera i Beratit është prej ditës së sotme i shtohet një institucion tëjetër i ri kulturor, një muze ekspoze që sjell në vëmendje një memorie shekullore të bashkëjetesës, bashkëpunimit dhe solidaritetit mes beratasve dhe komunitetit hebre në këtë qytet. Në muze nëpërmjet fotove, dokumentave, evidentimit të familjeve beratase, sjell për herë të parë për publikun dhe vizitorët një muze që rëfen një hapësirë kohore 500 vjeçare, nga viti 1520, kur në këtë qytet u vendosën 25 familjet e para hebreje që përbënin një lagje të quajtur “Mëhalla e Çifutëve” .
I hapur nga studiuesi Simon Vrusho, tek Porta e Pashajtit të Beratit, në rrugën që të çon për në Kalanë e qytetit, muzeu nëpërmjet fotove, dokumentave të kohës ndalet tek shpëtimi dhe strehimi i mbi 600 hebrenjëve në kohën e Holokausit nga familjet beratase dhe më gjerë.
Në fjalën e tij studiuesi Vrosho mes të tjerash tha : “Ky Muze, i pari i llojit të vet, është i pari në Berat dhe në hapësirën mbarëshqiptare që evokon praninë hebraike 500-vjeçare, me fokus të veçantë Luftën II Botërore, Kohën e Holokaustit, kur në Berat u strehuan dhe u shpëtuan mbi 600 hebrenj, një pashaportë bese dhe humanizmi shqiptar, me të cilën i kemi të hapura të gjitha rrugët e ndjeshmërisë njerëzore, duke qenë në harmoni me njeriun dhe Zotin”.

Çeljen e muzeut “SOLOMON”, në Berat e përshëndeti dhe N/kryetare bashkisë Berat Teuta Muçogëllava e cila solli dhe falënderimet edhe nga kryetari i bashkisë Petrit Sinaj për të pranishmit si dhe falnderoj studiuesin Vrusho për punën e vyer që po bënë në qytetin tonë duke i shtuar një asset kulturor më shumë si dhe nxjerr vlerat e vyera të popullit tonë dhe kryesisht qytetarve berates e më gjen në kontributin që dhanë në strehimin e shpëtimin e hebrenjeve gjatë luftës së II Botrore nga Nazifashistët.

Rabini Yisroel Finman i shqipërisë u shpreh në fjalën e tij: “Familjet beratase dhe gjith Kombi Shqipëtar ka një kontribut të rëndësishë të vëçant në mbrojtje dhe në shpëtimin e hebrenjëve. Në këtë muze rrëfet një hapësirë kohore 500 vjeçare, nga viti 1520, kur në këtë qytet u vendos ën 25 familjet e para hebreje që përbënin një lagje të quajtur “Mëhalla e Çifutëve”.
“Ky Muze, i pari i llojit të vet, është i pari në Berat dhe në hapësirën mbarëshqiptare që evokon praninë hebraike 500-vjeçare, me fokus të veçantë Luftën II Botërore, Kohën e Holokaustit, kur në Berat u strehuan dhe u shpëtuan mbi 600 hebrenj, një pashaportë bese dhe humanizmi shqiptar, me të cilën i kemi të hapura të gjitha rrugët e ndjeshmërisë njerëzore, duke qenë në harmoni me njeriun dhe Zotin”. Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm kontributin e familjeve beratase në shpëtimin e Hebrenjëve, Rabini Yisroel Finman, u shpreh në vijim të  fjalës së tij se: “Ju keni një vlerë të madhe, besën që duhet ta promovoni”, ndërkohë që kujtoj fjalën e dhënë nga kryeministri Rama për ndërtimin e Qendrës Hebraike në Tiranë”.

Vlen të përmendet se :
“Çelja e dyerve të muzeut “SOLOMON”, në Berat sot më tre Maj 2018, është një mbrekulli që dëshmon qart për mikpritjen, bujarin, bashkjetesën dhe tolerancën fetare në qytetin mbi 2400 vjeçar, tregon qart trimërin vendosmërin virtutet e sakrificat e një populli që ka ditur në shekuj të ruaj dhe bashkëjetoj dhe t’ju vijë në ndihmë kujtdo që ka nevoj apo që gjendet përballë vështërsive deri dhe tek mbijetesa. E them me bindje se populli Shqipëtar është mik dhe në krah të të gjith popujve në Botës që aspirojnë për liri e demokraci” .

Filed Under: Histori Tagged With: 500 vjet, Berat, Kujtesa Hebreje, Sulo Gozhina

MUZEU “SOLOMONI” PO ÇELË DYERT NË BERAT…

April 23, 2018 by dgreca

Nga Berati per Diellin Sulo Gozhina/

1 Muze Solomoni1 simoni2 Muzeu1 Berat Solomon

BERAT – Një muze unik në Berat… I pari dhe i vetmi i llojit jo vetëm në Berat e në Shqipëri, por në mbarë hapësirën mbarëshqiptare. Është një muze me tematikë hebraike që ngërthen një hapësirë kohore 500-vjeçare, nga viti 1520 kur në Berat u vendosën 25 familjet e para hebreje, të ardhura nga Vlora, nga Italia, nga Spanja… Dhe këto 25 familje që përbënin një lagje, Mëhallën e Çifutëve do të punonin për ta ringritur Beratin e rrënuar nga pushtimi osman…Ky muze ndalet edhe tek profili mitik i Sabbatai Zevit, tek varri i tij që kërkohet ende me ngulm, vendosmëri e bindje në Bilçë, tek reflekset apo motivet hebraike që i gjen gjithandej në këto treva, të gdhendura në gur e në dru, në port e në dyer, në tavane apo kanate, në sahane apo tepsi, në filxhane apo sini. Por me theks të veçantë muzeu ndalet tek shpëtimi dhe strehimi i mbi 600 hebrenjve në kohën e Holokaustit, duke qenë Berati, kështu, qyteti që ka mbajtur barrën kryesore në këtë shpëtim, duke shpalosur për herë të parë në Berat listën e hebrenjve të shpëtuar, si dhe familjet e shtëpitë beratase që iu gjenden pranë në ato kohë të tmerrta.

Foto-fakte, fac simile dokumentesh, zbulime topnimish hebraike, kontributi i Kadri & Bektash e Kujtim Cakranit në shpëtimin e hebrenjve, do të shohësh e do të njihesh me historinë dramatike të Sarës, hebreje janinate që në rrethana dramatike do të vinte në Berat, sesi do të humbiste rrugës emrin e saj, por do të gjente e rigjente emrin e profetit Moisi, do të njihesh me fatin e hidhur të hebrejes Taisa Pisha-Batkina, do të takosh arsimimin e nxënësve hebrenj në një klasë, në një bankë me nxënës beratas, etj.etj.
Autori i Muzeut “SOLOMONI” Berat, studiuesi Simon VRUSHO, njëkohësisht ideatori, përgjegjësi, administruesi apo edhe drejtuesi i Muzeut, shprehet: “Më në fund, pas 20 vjetësh, ia dolëm… Muzeu “SOLOMONI” në Berat po çelet… Pas disa ditësh do të bëhet ceremonia zyrtare e përurimit ku do të jenë Kryetari i Bashkisë të qytetit të Beratit, kryetari i Qarkut, Prefekti, etj. sikundër kanë konfirmuar pjesëmarrjen Rabini i Tiranës, Finman, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, etj.”
Vrusho vazhdon:
“Ky nuk është muze total, ku gjasme jepen gjithçka, por është muze me profil të qartë individual dhe me metodologjim të ofruar nga terreni, koha, gjurmët, faktet dhe dokumentet. Edhe koceptimi është disi ndryshe: Vizitori, shikimtari ndihet në mjediset e muzeut edhe si i shikuar, madje edhe si i pyetur… Ai del nga muzeu me një apel në mendje dhe me një emocion në pulsim…!
Muzeu “SOLOMONI” Berat çelet më 03 maj 2018, ditën e enjte, ora 10:00 paradite, por ai thuajse është hapur… Berat. Ruga “Mihal Komneni”, Nr. 3, në krye të rrugës që të çon në kala… Madje vizitorët e pare kanë pozuar pranë stendave të muzeut dhe tashëm muzeu ka marrë rrugën e tij.

Filed Under: Histori Tagged With: Berat, muzeu solomoni, Sulo Gozhina

Meta – “Berati është qyteti i vlerave, traditave, është një zhevair i çmuar”

September 30, 2017 by dgreca

4 Nga berati
Presidenti Meta nga Berati “Duke forcuar trashëgiminë kulturore do të integrohemi edhe  më me dinjitet në Bashkimin Europian”/1 presidenti1
Kumbaro – Pasuritë e trashëgimisë kulturore nuk janë për tu soditur, por për t’u jetuar”/1 Meta1

Nga Berati-Sulo GOZHINA/BERAT- Aktivitetet e ditës së Trashëgimisë Kulturore kanë sjell sot në qytetin e Beratit, presidentin Ilir Meta, i cili i shoqëruar nga Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro ishin në Muzeun Kombëtar Ounfri në lagjen “Kala” . Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm trashëgiminë kulturore Meta u shpreh në fjalën e tij se qyteti i Beratit do të jetë në vëmendjen e të gjitha institucioneve si një nga qendrat më të bukura dhe resurseve të turizmit.  “Berati është qyteti i vlerave, traditave, zejeve është  një zhevair i çmuar, u shpreh Meta në fjalën e tij. Sot të gjithë popujt festojnë ditën e trashëgimisë kombëtare dhe ne ecim ne një hap me ta. Vlerat tona historike e kanë pasuruar këtë histori në UNESCO, tek ne gjenden të gdhendura hapat e çdo etape të historisë. Nuk është e lehtë për një pupull të ruaj doket dhe monumentet e kulturës dhe fakti që kemi qytete me kaq kulturë e traditë edhe pse nën presione, tha Presidenti Meta.
Sot po hapim dyert e monumenteve historike, siteve kulturore për të evokuar bukuritë e këtij qyteti. Sot është një ditë shumë e rëndësishme  për të shprehur vleresim për ata që nuk i shohim, restauruesit e Shqipërisë, të cilët kanë rinzgjuar thesaret e çmuara të monumenteve të kulturës.  Duke forcuar më tej trashëgiminë kulturore ne do të intregrohemi edhe më me dinjitet në Bashkimin Europian,” përfundoi Meta.

Ndërsa, Ministria Kumbaro në fjalën e saj u shpreh se trashëgimia kuturore është pasuri e atyre që jetojnë në të, qendrat historike nuk janë për tu soditur dhe nuk duhet të kemi frikë të jetojmë brenda trashëgimisë kulturore. “Nën moton “trshëgimia kulurore, motorr zhvillimi” ne kemi investuar në turizëm, tha ajo. Në 4 vjet kemi 6 fishuar numrin e turistëve në Berat dhe 10 fishuar numrin e vizitorëve në Muzeun Onufri, ku kemi investuar dhe kemi hapur një dhomë të re me 15 ikona të reja që ndodheshin të mbyllura në bodrumet e këtij muzeu, të cilat i restauruam. Ne krijuar rrjetin “miqtë e monumentit” sepse trashëgimia kulturore nuk është vetëm pjesë e Ministrisë së Kulturës, duke edukuar të vegjlit dhe të rinjtë me vlerat dhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Berati është një nga 4 qytete në vend që do të përfitojnë nga projektet e zhvillimit, ku përfshihen investime të rëndësishme në zonat historike”, tha ministria Kumbaro.

Filed Under: Politike Tagged With: Berat, Ilir Meta, Sulo Gozhina, Vizita e presidentit

Ujë i bekuar, mbi 5 mij Ortodokës dhe Myslimanë festojnë së bashku

January 6, 2016 by dgreca

10 djem për të kapur kryqin në ujrat e ftohta të lumit Osum , fati i buzqesh 26 vjecarit Karabina nga lagja Goricë/
Per Gazeten Dielli: Nga Berati Sulo Gozhina/
BERA- Qyteti i ujit të bekuar me traditën më të lashtë dhe të pandërprerë prej më shumë se 2400 vjetësh, ka mbledhur në paraditen e sotme mbi 5 mije beratas dhe të rrethinave të tij, mbi urën e Goricës dhe në gjatësi prej 1. km në të dyja anët e lumit, për të parë nga afër hedhjen e kryqit. Janë 10 djem të ndarë në grupe që presin në ujrat e ftohta të lumit kryqit që lëshohet nga lartësia e urës nga kryepeshkopi i Beratit, Kaninës, Vlorës dhe gjithë Myzeqes, Imzot Ignat. Ndoshta është e vetmja festë që mbledh dy fetë bashkë, atë Myslymane dhe Ortodokse për të parë nga afër këtë ritual fetar. Edhe pse 24 orë më parë shirat dhe rënia e dëborës nuk kanë munguar në malin e Tomorrit si për çudine e besimtarve ujrat e ftohta të Osumit kanë rrjedhur thuajse të kthjellta. Kryqin e kapi 26 vjeçari Ilia Karabina nga lagja e moçme Goricë. Më pas me djemtë që e shoqëronin 26 vjeçarin Karabina, ia ka dorzuar mes mijera besimtarve kryepeshkopit Ignati duke marrë edhe bekimin e tij. Qindra besimtarë që shoqëronin kryepeshkopin Ignati shkojnë në Katedralen e “Shën Dhimitrit”, për të vazhduar festën me këngët për kryqin dhe ndezjen e qirinjve nga besimtarët. Fitusi i kryqit së bashku me grupin e tij pas shpërblimit të një shume simbolike të dhënë nga Ignati në emër të kishës i janë dretuar trokitjeve të portave të shtëpive në lagjet Goricë, Mangalem e Kala për të marrë nga besimtarët një bekim më shumë. Kësaj feste që simbolizon pastërtinë e trupit dhe shpirtit dhe që zanafillën e ka që nga pagëzimi i Jezu Krishtit në lumin Jordan, nga Gjon Pagëzori, i janë bashkuar veç, mijëra pjesëmarrës të ardhur nga qytete dhe rrethinat e Beratit, edhe ish Ministri i Drejësisë Nasip Naço, Ministrja e Shtetit Ermonela Felaj, Deputetja Anila Agalliu, Prefekti Beratit Fadi Nasufi, kreyetari këshillit të Qarkut Fatlli Adilaj, kryetari bashkisë Petrit Sinaj, krerë të tjerë të pushtetit vendor, të shoqërisë civile, gazetarë, banorë të qytetit etj.
E ndërsa cermonia ka vijuar, Ish Ministri Drejtësisë Nasip Naco, njëherësh edhe sekretari politikë i Qarkut të Beratit për Lëvizjen Socialiste për Integrim, ka vijuar me urimin për ketë festë, ka uruar për një vit të mbarë për këtë qytet dhe për banorët e tij.Tek Ura e Gorices, që sot merr një tjetër, atë të bekimit,janë mbledhur pa dallim feje. Ne tha z. Naco festojëm së bashku të gjitha festat fetare, edhe kete sot. Kjo na dallon dhe nga popujt e tjerët. Fetë asnjëherë nuk na kanë ndarë në shekuj këtu në Atdheun tonë, madje kurdohet kemi qënë të bashkuar duke ruajtur dhe rrespektuar fetë e secili, madje jemi aq të bashkuar sa edhe ritualet fetare thuajse i dimë të njërës apo tjetrës fe dhe kur janë ditët festive kembejemë vizita të ndërsjellta. E thënë në pak fjalë shqipëtarët kudo që janë dinë të respektojnë besimet e njëri-tjetrit, kjo do të thotë se kemi një botëkuptim tjetër dhe se për këtë jemi për t’u marrë shëmbull në të gjithë botën. Ndaj sot gjej rastin që t’ju uroj banorve të Beratit dhe gjithë besimtarve Ortodokës në vencanti: Gëzuar festën e ujit të bekuar!-ka mbyllur urimin z. Naco.
Ministrja Felaj, ish Ministri Drejtësis Naco dhe deputetja Agalliu, Prefketi Nasufi, Kryetari Bashkisë Sinaj, kanë kryer edhe një vizitë në Metropolin e Qytetit, ku janë pritur nga Imzot Ignati, priftërinjët dhe stafi i tij. Gjat pritjes, kori i kishës Ortodokse, i përbërë nga fëmijë të qytetit kanë kënduar disa këngë fetare kushtuar Jezu Krishtit dhe ditës së ujit të bekuar
Kryqi është hedhur në lumin Osum edhe në koheën e komunizmit. Kështu kanë pohuar për gazetën shumë prej të moshuarve ortodokës dhe myslimanë, që asnjëherë nuk janë ndarë në festimin e kësaj feste. Madje disa prej tyre u shkprehën se pas vitit 67 kur u prishën kishat edhe xhamit dhe feja ishte e ndaluar, së bashku me bashkëmoshatarët e tjerë fsheurazi në ditën e 6 Janarit shkonim tek lumi, tek pllakat poshtë fshatit Bilçë, aty me një kryq që e sajonim në moment e hidhnim dhe djemtë bënin garë në uji; kush ta kapte kryqin më parë. Fituesi fsheurazi në orët e vona të darkës së bashku me dy nga katër, pes shokët që hidheshin në lum trokisnin në familjet më të besuara dhe kryenin ritualin e bekimit, festës, ndërsa thuajse në të gjitha shtëpitë ndizeshin qirinjë. Ndryshe nga ajo kohë, sot dita ujit të bekuar festohet nga qindra dhe mijëra ortodokës dhe myslymanë pra është kthyer tamam në një festë popullore, ndërsa për kapjen e kryqit në lum hidhen djemtë e të dy feve myslymane dhe ortodokse dhe askush nuk paragjykohet në kapjen e kryqit .

Sipas biblës, festa përkon me mbrëmjen kur lindi Jezu Krishti
Origjina e ditës së Bekimit të Zotit.
Sipas biblës, kjo ditë përkon me mbrëmjen kur tre Mbretërit panë në qiellin e Bethelemit në Jerusalem, yllin i cili paralajmëronte lindjen e Birit të Zotit, Jezu Krishtit.
Befana, festohet natën e 5 janarit apo ditën e Epifanës, një festë fetare që njihet si vizita që i bënë tre mbretërit Dijetar Jezu Krishtit fëmijë. Dita e fundit e Krishtlindjes, 12 ditë pas 25 dhjetorit. Të tre mbretërit Melchiorri, Baldassarri, dhe Gasperi u nisën nga vende të ndryshme për t’i parë dhe për ti ofruar dhuratat e tyre Jezu Krishtit fëmi. Duke u nisur nga ky fakt, kjo ditë njihet si dita e Bekimit të Zotit. Me rastin e kësaj dite organizohen mesha, të cilat shoqërohen me lutje të ndryshme, me “Bekimin e ujit”, dhe marrjen e këtij uji nga besimtarët. Për besimtarët ortodoks të sërbisë dhe të Rusisë, kjo ditë përkon edhe me ditën e Krishtlindjeve. Në lidhje me këtë festë, ka lindur shumë kohë më parë ne disa vise të Italisë edhe legjenda e Befanës. Që atëherë, kjo festë është bërë festë e rëndësishme dhe e shumëpritur nga fëmijët. Befana përfaqëson një plakë të shëmtuar, e cila trëmb fëmjët me pamjen e saj, por në të njëjtën kohë ajo është, zemër mirë, sepse u jep atyre dhurata të ndryshme. Pas viteve `90, dita e “Ujit të bekuar”, e njohur ndryshe edhe si dita e Epifanës së Zotit, ka nisur të kremtohet edhe në Shqipëri, dhe më të veçantën se ajo festohet nga të dy komunitetet. Besimtarë të shumtë në të gjithë vendin në këtë ditë marrin pjesë në ritualin dhe meshën e përvitëshmë të “Bekimit të Ujit”, ku kryqi do të hidhet në ujë dhe besimtarët duhet ta nxjerrin nga uji. Besimtarët e pranishëm në këtë ritual marrin pak uji të bekuar për t`u sjellë fëmijëve të tyre fat dhe mbarësi. Në vendin tonë, zakonisht kryqi hidhet në lum. Sipas besimit, uji i marrë në këtë ditë mund të qëndroi i paprishur në një enë përgjatë gjithë vitit, deri në 6 janarin e ardhëshëm.

Dëshmija e rrallë.
Në një prononcim për gazetën prifit At Petraq Simësia citon: Edhe nga rrëfimet e prindërve, por dhe nasa mbaj mend, të paktën që nga mosha 7 vjeçe, ura e Goricësë ka shërbyer veç të tjerave dhe si vendi ku hidhej kryqi në lum dhe se asnjëherë nuk ka ngelur pa u festuar, dita e “Ujit të Bekuar”, edhe në kohën e luftës. Në kohën e komunizmit kemi festuar fshehurazi hedhjen e kryqi, ndoshta nuk kemi parë vetëm momentin e hedhjes së kryqit në Ujë, por në shtrëpitë tona vinin fituesit dhe ne i bekonim, duke puthur kryqin dhe hedhur lekë në tabakan e kryqit, ndërsa festa vazhdonte me ndezjen e qirinjve. Fshehurazi shkonim afër kishës dhe hidhnim lekë. Mbaj mend këngën “Në kohën që u bekove o zot”, ku në moment hapeshin portat dhe prisnim fituesin”, përfundon pohimin e tij At Petraqi.

Intervista
Imzot Ignanti! – Ç`farë simbolizon për besimtarët ortodoksë hedhja e kryqit në lum ?
-Hedhja e kryqit në lum simbolizon bekimin dhe fuqinë e zotit mbi njerëzin. Hedhja në mënyrë simbolike e kryqit në lumë bëhet sepse në lum u pagëzua Krishti, i cili u kryqëzua mbi kryq. I biri Perëndisë – Krisht i cili u shfaq në lumin Jordanë u pagëzua në këtë lum nga pagëzori Johan dhe u dëshmua nga Ati i tij qiellor i cili tha “ Ky është biri im i vetëmlindur, i cili më pëlqeu dhe unë u kënaqa shumë sepse më bëri dëshirë vullnetin tim dhe erdhi për shpëtimin e njerëzve që është dëshira ime dhe shpirti i shenjtë në formë pëllumbi, ndënji mbi të pagëzuarin Zotin Krisht. Zëri i atit, Zoti Krisht që pagëzohej dhe shpirti i shenjtë përbëjnë një perëndi. Qëriri që ndriçon, që ngroh dhe që ndrit përbëjnë një perëndi të cilët janë ati, biri dhe shpirti i shenjtë. Kjo na shpëtojë, biri u pagëzua, ati e dëshmoi dhe shpirti i shenjtë e vërtetoi.
Në këtë ditë të shenjtë të hedhjes së kryqit në lum marrin pjesë edhe qindra qytetarë të besimeve të tjera. Si do ta komentonit këtë fakt ?
-Kryqi është hiri i perëndisë prej nga buron shpëtimi. U kryqëzua Krishti dhe na dha hirin e tij me kryqëzimin dhe me ngjalljen e tij, prandaj dhe kryqëzohemi dhe marrim hirin që na shpërbleu nga mëkatet me gjakun që derdhi Krishti mbi kryq, prandaj ne kryqin e kemi shpirtin, zëmrën, Ai është qënia jonë dhe shpëtimit tonë. Pjesmarrja e të gjitha besimeve në ceremonin e hedhjes së kryqit në lumë flet për harmoninë fetare që ekziston midis besimeve në qytetin e Beratit si dhe për faktin që të gjithë njerzit e pranojnë fuqinë e kryqit, e pranoin dritën e kryqit si dhe bekimin e kryqit. Ne sot ecim në dhe por fluturojmë në qiell. Zoti është një për të gjithë dhe i vetëm në këtë botë, ndaj dhe pjesmarrja e shumë qytetarve në këtë ditë të shënuar është kaq e madhe dhe pa dallime të besimeve fetare.
-Çfarë do tu uronit besimtarëve ortodoksë dhe gjithë qytetarëve në këtë ditë të shënuar ?
-Në këtë ditë të shënuar kur i dërguari i Perëndisë dhe shpëtimtari i njerëzisë Jezu Krishti u pagëzua në lumin Jordan nga pagëzori Johan, do t`ju uroja të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe gjithë të pranishmëve në këtë ditë simbolike të hedhjes së kryqit në lum, paqe, mbarësi, harmoni dhe zoti i bekoftë.
Çudia
Bora që ka rënë këto ditë në malin e Tomorrit, nuk ka mundur që të turbullojn ujrat e Osumit që si për çudinë e të gjithë pjesëmarsve, ujë i tij, ka qenë thujase më i kulluar se çdo ditë tjetër, askush nuk di si ta shpjegoj këtë fenomen natyral, ndërsa qindra qytetarë vazhdojnë të mbushin disa enë me ujë në lumin e thujase të kulluar.

Filed Under: Reportazh Tagged With: 5 mije ortodokse, Berat, Sulo Gozhina, Uje i bekuar

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË TEQENË BEKTASHIANE SHQIPTARE NË MICHIGAN U FESTUA “SULLTAN NOVRUZI”
  • SHQIPTARËT E AMERIKËS MBLODHËN 140 MIJË E 500 USD PËR NDËRTIMIN E KËMBANARES SË KATEDRALES NËNË TEREZA NË PRISHTINË.
  • “DIELLI” ME SHQIPTARËT NË DANIMARKË
  • VATRA MICHIGAN SHTROI DARKË NDERIMI PËR PRINC LEKËN DHE KLERIN FETAR NË MICHIGAN
  • VATRA CHICAGO MORI PJESË NË PROMOVIMIN E LIBRIT “THE FLOWER OF VLORA” TË DR. ANNA KOHEN
  • “ARDIAN KOÇI DHE RINGJALLJA E FENOMENIT TË VETMBROJTJES POPULLORE”
  • Edhe shqiptarët duhet ta kenë Kërlezhën e tyre për të nxitur demokratizimin e shoqërisë serbe
  • Shën Patrik
  • PRANIMI I PROPOZIMIT EVROPIAN ËSHTË KOMPROMIS TJETËR I KOSOVËS
  • “Luba”, një dashuri që vërvitet mes kohrash dhe zhvesh sistemin diktatorial
  • SENJORIA E VENEDIKUT DHE RAPORTET E SAJ ME PRELATET KISHTAR E FAMILJET FINSIKE SHQIPTARE NË SHEKULLIN E XV-TË – KRYEIPESHKVI I DURRËSIT IMZOT PAL ENGJËLLI
  • Papa Klementi XI (Albani), një bibliofil me sqimë dhe themeluesi i Seksionit Oriental të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit
  • THE NEWTON GRAPHIC (1975) / “NJERIU DHE LËVIZJA” — EKSPOZITA FOTOGRAFIKE E GJON MILIT NË MUZEUN E SHKENCAVE TË BOSTONIT
  • MUZIKË QË PIKON NGA GISHTËRINJTË E FËMIJËVE…
  • VATRA PROMOVON “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999” MË 25 MARS 2023

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT