Presidenti Obama uron myslimanët e botës
Në urimin e tij me rastin e Bajramit, Presidenti Obama tha:
“Michelle dhe unë u dërgojmë përshëndetjet më të përzemërta myslimanëve që festojnë Eid al-Fitrin këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në botë.
Gjatë muajit të kaluar, myslimanët kanë nderuar besimin e tyre me anë të lutjes dhe të shërbimit, agjërimit dhe kohën me të dashurit e tyre. Në Iftarin e Shtëpisë së Bardhë sivjet, isha krenar që u ndodha me disa prej myslimanëve të shumtë amerikanë të cilët pasurojnë demokracinë dhe forcojnë ekonominë tonë.
Shumë prej nesh kanë pasur mundësi të hanë iftar me miqtë dhe kolegët tanë myslimanë – një traditë që na kujton të jemi mirënjohës për të mirat që gëzojmë dhe për të treguar dhembshuri për njerëzit me pak fat midis nesh, duke përfshirë miliona sirianë që e kaluan Ramazanin të zhvendosur nga shtëpitë, familjet dhe të dashurit e tyre.
Për të ndihmuar sirianët më në nevojë për këtë Fitër-Bajram, Shtetet e Bashkuara janë duke siguruar një shtesë prej 195 milionë dollarë ndihma ushqimore dhe ndihma të tjera humanitare, duke e çuar kontributin tonë humanitar për popullin sirian në mbi 1 miliardë dollarë që nga koha e fillimit të krizës.
Për miliona amerikanë, Bajrami është pjesë e sixhades së madhe të shumë traditave të Amerikës, dhe unë u uroj të gjithë myslimanëve një festë të bekuar dhe të gëzueshme. Eid Mubarak!”