• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PROFESOR ROLAND GJINI DHE PUBLICISTI VAID HYZOTI VIZITUAN VATRËN

May 24, 2023 by s p

Sokol Paja/

New York, 24 Maj 2023 – Prof.Dr. Roland Gjini, Përgjegjës i Qendrës Albanologjike dhe Ballkanologjike pranë Universitetit Aleksandër Xhuvani Elbasan dhe poeti e publicisti Vaid Hyzoti vizituan Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. Prof. Gjini do të hulumtojë në Bibliotekën Shkencore të Vatrës temën: “Vatra, Dielli dhe çështja e Kosovës 1981-1999”. Së bashku me Prof.Gjinin dhe poetin Vaid Hyzoti veprat e të cilit gjenden në Bibliotekën e Vatrës, kujtuam me nderim dhe respekt rolin dhe kontributin historik të Vatrës e Diellit në shërbim të çështjes kombëtare. Personalitetet, miq të Vatrës e Diellit u shoqëruan nga gazetari Ylli Dosku, kryetari i degës së Vatrës në Ridgewood, New York. Federata Vatra dhe gazeta Dielli shprehin mirënjohje dhe nderim të veçantë për kërkuesit shkencorë që nxjerrin në pah kontributin e Vatrës, Diellit dhe mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në dobi të shtetit e kombit shqiptar.

Filed Under: Vatra Tagged With: roland gjini, Sokol Paja, Vaid Hyzoti

Jetën – përdore me poezinë

December 13, 2016 by dgreca

iliriana_3629305971-libri-ilirianes-2016
Nga Vaid Hyzoti-Nju Jork/

1-hyzoti-vaid

Para pak ditësh Iliriana Sulkuqi u kthye në New York nga Shqipëria. E kisha ndjekur nëpër media në lëvizjet në Jug e Veri, e dija që kishte botuar me kujdesin e saj të përkorë tre libërtha xhepi me poezi të zgjedhura të Frederik Reshpjes, Ndoc Gjetjes e Betim Muços, poetëve të mrekullueshem që s’janë më në mes nesh dhe i prezantonte kudo që shkonte. Por unë mezi prisja të lexoja e të dija për librin e saj, që më kish nderuar me zgjedhjen si redaktor, por dhe si pagëzues të titullit. Asgjë nuk lexova.Vetëm kur erdhi më dha kopjen me shënimin dashamirës…

E veçova këtë fakt, që është ndër qindra për altruizmin dhe veçantitë e Iliriana Sulkuqit, për shpirtin e karakterin e saj, që shprehet aq bukur e i plotë në vëllimin “Jeta shetit nëpër ëndrra”. Është botimi më i plotë dhe prezantues për këtë poete, që “e kam takuar” që herët, kur unë s’kisha mbaruar shkollën 8-vjeçare dhe e di që do vazhdojë të shkruaj e do të takohet me lexues dhe në breza. Se poezia e saj ka në qendër, në fokus njeriun me ndjesitë më humane, ka lotin e gëzimit dhe të dhimbjes, ka monumente të gëzimeve dhe dhimbjeve të ditës, ka zëra fëmijësh që i thërrasin “gjyshe”, ka miq të shumtë të gjallë dhe të ikur , që bisedon në poezi…Sepse kështu është jeta e saj. Dhe ndonëse e njohur e hershme, së pari u takuam para tre-katër vitesh në New York. Kuptohet në një takim miqsh krijues, ku Iliriana nuk mungon kurrë.Dhe habia ime kishte pyetjen më të zakonshme: Ku e mban shpirtin kjo poete? Por nuk ke nevojë ta pyesësh, kur sheh sa me dashuri rrethohet nga të gjithë, sa e duan dhe e rrethojnë me përkedheli shoqërore Ilirianën e madhe, që vjen me dashurinë dhe sinqeritetin e një fëmije të vogël.

Vëllimi “Jeta shetit nëpër ëndrra” është i plotë si një prezantim dhe një portret i plotë poetik i saj.I ndërtuar me cikle thjesht për një perthyerje, ai mund të lexohet krejt i pashkëputur. E lexon e rikthehesh dhe pakuptuar, thua përmendësh vargje që të mbeten në memorie. Se sinqeriteti, metaforat, vargu i lirë dhe i matur vijnë me një natyrshmëri të admirueshme dhe befasime të mrekullueshme. Si në poezitë e mallit dhe të dashurisë, në portretizimet e kushtimet poetike, poezitë “biografike” të hershme që janë në një cikël të mëvetësishëm, ke Ilirianën me zërin e pastër, me një ndjenjë të kulluar, të drejtperdrejtë  me vlagë malli, me protestën hera-herës, me një ndjenjë dashurie femërore si e dashuruar, me mëmësinë dhe sidomos “gjyshërine” që po jeton tani në New York tek nipat dhe mbesa dhe nipin tjetër në Shqipëri.Ka diku dhe Namsgjanë e Elbasanit, nënën që vjen me dashuri e mall të veçantë dhe kur i mungon dhe ajo flet me shpirtin e saj. Pra, në këtë vëllim has përmbledhtazi një Ilirianë fëmijë, adoleshente, të shkolluar si ushtarake, një ëndërrimtare në të gjitha moshat, një nënë dhe një përçuese e çdo ere e flladi të ditës që jetojmë.

“Paguajmë shtrenjtë,

sa shtrenjtë paguajmë

të na dhembë…”

Këto janë vargjet e një poezie të plotë. Nuk mund të shtosh e të heqësh asnjë gërmë.Lakonizëm absolut. Tis dhembjeje e trishtimi. Një ditë. Një jetë. Haraç i përhershëm i mundit. Jo për të jetuar. Por për të mbartur një dhembje…

Është në natyrën e poezisë së saj veçimi i një detaji, nxitja e fantazisë nëpërmjet metaforës dhe nëntekstit thuajse në të gjithë poezitë pavarësisht nga tematika që kanë.Për poezi të tilla, që janë kaq të shumta çdo lloj analize apo vështrimi kritik të duket e mangët dhe nuk ia shton vlerat, madje dhe ia zbeh ato. Bie fjala, kur shkruan për mallin (faktikisht i gjithë vëllimi është një mall poetik, ajo nuk retorizon, nuk vrapon pas metaforave të bujshme, siç ndodh rëndom në poezinë e sotme, por me një detaj tepër sinjifikativ, ngre atë obelisk të bukur të kësaj vetie njerëzore:”Malli qenka dhe i bukur…/edhe pse të thanë si eshkë…/Jeta vetë na qenka mall/Ndaj syhapur gjithkush vdes… ”. Apo në poezinë tjetër për nënën: “Vetëm nëna ma lexoi/mallin në sy./Me shpirtin e saj-/fshij lotët e mi…”

Mund të citoja dhjetëra poezi të tilla ku kullon një mall e trishtim i ndritshëm poetik. Dhe gjetja e nje detaji jetësor e konkret të metaforizuar e bën poezinë e Iliriana Sulkuqit të mbahet mend e të “ngjitë” lehtë tek lexuesi.Kështu për dashurinë janë shkruar e shkruhen përditë nga të gjithë. Poezia e Ilirianës “nuk fluturon” nëpër galaktika duke kërkuar e rrëmbyer yjet, duke rendur nëpër hënë , për të dhënë këtë ndjenjë divine. Poezia e saj na tregon se hyjnorja mund të gjendet tek e përditshmja, tek shpirti njerëzor.

Ka shumë vite që Iliriana jeton mes Shqipërisë dhe Amerikës. Është fat se është pranë nipërve dhe mbesës e vajzës këtu, por njëherazi përmallohet dhe rend atje. Dhe mezi pret ditët të ikë dhe mezi pret të kthehet. Se ajo, siç thotë në një poezi, jeton të plota stinët e gjethes. Se gjethja ka tri stinë, shkruan ajo, dhe “të vdiskam – tri jetë m’u dashkan” . Dhe jetët e saj janë me zë të plotë. Jeton si vajzë, si nënë dhe si gjyshe. Madje, siç thotë “në shpjegimin” e saj poetik, se për të gjithë jetët ka si lëndë lidhëse mallin. Për të shpetuar i drejtohet Zotit, me dyshimin për drejtësinë e tij, për të gjetur

drejtësinë: ”Përse na ndave/në dy gjysma globi,/njera me natë,/tjetra me ditë?…Si mund të puthen/ dashuritë?…”.Dhe shpëtimi dhe të jetuarit të njëkohshëm të “tre stinëve” kërkohet tek një “alo”, që kushton më shumë se buka, më e shtrenjtë se jeta, një “alo”, që “…pritjen s’e ngopka”… Apo më shtjellueshëm e në mënyrë të drejtpërdrejtë shfaqet ky motiv në poezinë “Po plas”, me merakun e kërkimit dhe gjetjes se një ”…rrote gjigande, sa Dashuria” që gjithë Amerikën ta tërhiqte tek Vendlindja (Shqipëria)…

Tematika e gjerë, vargu i larmishëm, hapësira e pamatë shpesh as nuk jepen në një shkrim entusiast ( se është entusiazëm dhe gëzim festiv hasja në një vëllim poetik të mirëfilltë , kur sot botohen me mijëra faqe pa asnjë poezi të vërtetë brenda), na solli “shqetësimin” për gjetjen e një titulli shprehës. Madje ajo në një poezi “lutet” ta ndihmojnë, që mos të ketë ankthet e mallit, as rrahjet e zemrës, as një emër shpendi, as emër jete dhe vdekje, as zjarr, as hënë e diell, as vjeshtë të artë, as nënë e babë, as vend….Pra kërkon një titull “pa pentagram/ku notat lozin/me shpirtërat tanë”; kërkon një titull pa asgjë, se i ka të gjitha në plotërinë e vet ky botim i mrekullueshëm poetik i Iliriana Sulkuqit…

Filed Under: LETERSI Tagged With: e Iliriana Sulkuqi, Jeta ne endrra, Vaid Hyzoti

JETA- NJË PIKË LOTI

January 17, 2015 by dgreca

-Për BETIM MUCON-/
NGA VAID HYZOTI/
Vetëm një pikë loti, që e ruajmë, e fshehim, e mbajmë të vagullt në vetvete. Kaq dhe vetëm kaq qënka jeta. Se të ishte ndryshe, ti s’duhej të ikje.Të ishte ndryshe, do më përgjigjeshe në telefon. Po ti, Betim i shtrenjtë e hodhe pikën e lotit, e nxore nga vetja duke na mbushur ne me pikëllim të pamatë. Kur them “ne”, e di që s’jam i vetëm. Ndonëse miq prej afro 40 vitesh-se ti dije t’i mbaje gjatë miqtë me mirësinë e pazakontë që kishe-nuk jam i vetmi që mbart këtë pikëllim, që pësoj këtë tronditje. Dhe është hera e parë në të gjithë këto vite që më vjen të qortoj. Të qortoj unë që të nderoja, të adhuroja. Është hera e parë në gjithë këto mote shoqëri që ti nuk je korrekt me mua dhe me shokët e tu. Nuk je i përpiktë me familjen tënde, që na preve në besë.Na tradhtove deri aty ku nuk mban më.Na tradhtove me vdekje…
Nuk mund dhe nuk dua të ta falim. Se nuk mund të të percjellim. Duam të të mbajmë. Dua unë dhe të gjithë ata që të kanë njohur sadopak. Sot bisedova me Martën, gruan dhe shoqën tende. S’e di se c’thamë mes gulceve të dhimbjes. Me Martën që krenoheshe se ajo është e fortë, e zonja. Por e pashë se as unë dhe as ajo nuk kishim më kurajo që t’ ia përcillnim njëritjetrit. Kanë ardhur të gjithë fëmijët në shtëpi. Erdhi Sagita, gëzimi dhe modeli yt, që s’ankohet kurrë, që ia del vetë jetës, Fedora-dhimbja jote, Zinardi, që aq shumë është burrëruar dhe ka hap të sigurtë në ditët e tij. E ti s’e ndjen atë gëzim të punës tënde. Se ti e nxore lotin e jetës , që na mban të gjallë. E nxore atë lot të ftohët dhe të na përvëlosh të gjithëve.
Nuk e di si do të ndërroj të përjavshmen e pikëpjekjeve tona. Edhe pse larg, një telefonatë, një e-mail ishte biseda jonë. Më thoje c’po shkruaje. Kishe etje përherë të lëvizje nga një vend në tjetrin. O kishe kuriozitet të njihje dhe oborret e cdo fshati të botës në rendjen tënde të pambarimtë. Pas kaq kohësh më erdhe të më piqje në Neë York 10 ditë më parë. Ishe me Martën në “Neë Yorker” hotel në 8 avenue.”Merr gruan se ju ftojmë për darkë”. Më ftoje në shtëpinë time të darkonim. E ti nuk lëvizje, s’ishe fare tolerant nganjëherë. Nuk e di si shkuan ato 4 orë që kaluam bashkë. Nuk u ngopëm dhe e lamë të pinim kafe të nesërmen me Roland Gjozën. Dhe erdhe përsëri. Ishe i veshur bukur, si prej argjendi, me atë mjekrrën e hijshme, me atë trup atleti që kishe fituar nga gym-i e lëvizjet e shumta. Folëm për letërsi e shkrimtarë e më pas u nise për në Ëashington D.C. Të përcollëm me sy. Dhe më pas…Më thanë se dje në mëngjes nuk u zgjove nga gjumi. Me thanë se nuk do të zgjoheshe më kurrë. Unë po ha veten me dhëmbë se mos të morëm me sysh. Se takimet tona më lënë dhe më linin gjithnjë një mbresë të vecantë. Se janë të paktë ku mirësia dhe pastërtia shoqërore shtrihen e zotërojnë tërë qënien tonë.Tani…të kam në libra. Në librat e përkthyera prej teje që m’i dhe herën e fundit, si dhe në vëllimin anglisht “The lost kites” (Balonat e humbura)…Përse i vurë këtë titull. Prapë me qiejt. Jo, vetëm ti s’mund të jesh i humbur . Janë të shumtë ata që të mbajnë me penjëzat e zemrës, mik i shtrenjtë Betim ! Në një varg tëndin në librin”Karusel” thua se “Bota-një pikël uji”. Ndërsa jeta qënka një pikë loti, që ne e mbajmë të ngrohtë. Ah, Betim, -Pse e hodhe atë lot kaq shpejt?
Vaid Hyzoti
Shkrimtar
Neë York

Filed Under: ESSE Tagged With: JETA- NJE PIKE LOTI, per Betim Mucon, Vaid Hyzoti

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT