• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Parandalo” të keqen dhe përmirëso imazhin e shqiptarëve!

April 4, 2013 by dgreca

Luftimi i krimit është punë e shtetit ndërsa ne mund të punojmë në parandalimin e krimit, thotë Valdete Hoti, kryetare e shoqatës “Parandalo”/

Një shoqatë më ndryshe, që nuk merret me veprimtari kulturore, as sportive dhe as thjesht humanitare. Edhe pse humanitetin dhe kulturën i përfshin  brenda vetes, shoqata “Parandalo” e krijuar kohë më parë në Cyrih, fokusin e ka në parandalimin e dukurive negative në mesin e komunitetit shqiptar në Zvicër. Një synim pak si i madh për një shoqatë (ende) të vogël, duket nga jashtë.

Por, sipas Valdete Hotit, kryetare dhe bashkëthemeluese, synimet e “Parandalo” janë mjaft realiste dhe të realizueshme, marrë parasysh natyrën e problemeve që shoqata i ka në shënjestër dhe përvojën që themeluesit e kanë me problemet në fjalë.

Shoqata “Parandalo” është themeluar zyrtarisht në fillim të shkurtit të vitit 2013, edhe pse ajo praktikisht vepron që nga shtatori i vitit 2011. “Por edhe para kësaj, ne, themeluesit e saj, kemi qenë aktiv në ndërmjetësim për parandalimin e dukurive negative në komunitetin e këtushëm shqiptar”, thotë Valdetja.

“Iniciativa ka qenë e Xhemalit (Selimit), pastaj i jemi bashkuar unë dhe Ekrem Zymberi. Në mesin e atyre që na kanë mbështetur ka qenë edhe konsulli i Kosovës në Cyrih, dr. Salih Sefa”, prezanton ajo anëtarët themelues.

“Në shoqatë ka edhe anëtarë zviceranë. Po ashtu edhe për tu këshilluar te ne, shpresojmë të vijnë edhe nga komunitetet tjera”, shprehet kryetarja e shoqatës “Parandalo”.

“Fillimisht, kemi pasur mbështetje nga subjekte zvicerane që kanë veprimtari të përafërt. Përkrahjen e kemi kërkuar dhe gjetur, duke filluar nga asociacionet qendrore si Qendra për parandalimin e krimit, që vepron në nivel të Zvicrës, dhe kemi kontaktuar edhe me institucionet dhe asociacionet në nivel kantoni e komunash. Qendra në fjalë na ka mbështetur dhe përgëzuar për iniciativën që e kemi marrë”.

Por, a ka pasur raste që aktiviteti i saj, të kuptohet si formë vetëgjyqësie ose si mesazh mosbesimi ndaj drejtësisë institucionale?

Ne përpiqemi ta parandalojmë krimin, shteti e lufton atë

“Jo”, është përgjigja kategorike e Valdetes. “Ne i njohim rregullat dhe ligjet e shtetit që këtu funksionon në mënyrë perfekte. Por te ne shqiptarët nganjëherë ndikon edhe fjala e thënë në gjuhën tonë. Ndoshta nga përvoja e të kaluarës, ne nuk e kemi besimin e fortë ndaj institucioneve, prandaj ai, duke folur në gjuhën shqipe, bëhet më i lehtë. Nga ana tjetër, institucionet e këtushme na kanë sqaruar që në fillim se çka mund të bëjmë e çka jo: Luftimi i krimit është punë e organeve të shtetit ndërsa ne mund të punojmë në vetëdijesimin, parandalimin e krimit, ashtu siç e thotë edhe emri i shoqatës: `Parandalo`”, thotë kryetarja.

Megjithatë, ajo pranon se krahas pritjes shumë të mirë, “ka pasur aty këtu edhe reagime për faktin se shoqata është krijuar me bazë etnike. Sipas këtyre zërave, ne po i luftojmë dukuritë negative pasi që “ne (shqiptarët) vetë i prodhojmë ato…” (!). Por në të vërtetë është e kundërta: ne duam të bëjmë sensibilizimin që të mos biem viktimë dhe që të mos i përmbushim paragjykimet e atyre që i ushqejnë ato.

E vërteta është se ne si fëmijë jemi rritur në një kontekst pak më të dhunshëm. Por, duhet thënë se këtu kanë edhe paragjykime ndaj nesh”, thekson Valdetja. “Kështu, kur thirret policia dhe e kupton se bëhet falë për shqiptarë, ajo, kam përshtypjen se vepron sipas një skenari të parashkruar, pa menduar për rastin konkret. Për këtë arsye mendoj se nganjëherë duhet tu tregohet edhe atyre se problemi nuk zgjidhet me klishe por duhet shikuar shkaqet, rrënjët, duhet punuar me njerëzit që kanë probleme. Kjo është edhe qëllimi i shoqatës. Sepse, nëse ai që kapet në faj vetëm dënohet, ai një ditë do të lirohet dhe prapë mund të paraqesë rrezik për rrethin”.

Lidhur me punën konkrete që bën shoqata, ajo thotë se së pari nevojitet informimi i masës përmes faqes së internetit dhe përmes mbajtjes së tubimeve. “Qëllimi është që gjithë punën ta bëjmë bashkë me profesionistë shqiptarë, mjekë, psikologë, juristë, punëtorë socialë. Ajo që ne bëjmë kur dikush ka problem dhe kërkon mbështetje në gjuhën shqipe, është që t`ia ofrojmë atë ndihmë, e kur nuk mundemi, e vejmë në kontakt me ekspertët”.

Por, çfarë rastesh paraqiten zakonisht për të kërkuar ndihmë te “Parandalo”?

Bëhet fjalë për raste konfliktesh familjare, probleme nga varësia, probleme në mes të grupeve të ndryshme… Nganjëherë mjafton një sugjerim i vogël yni për të zgjidhur problemin e nganjëherë nevojitet më shumë angazhim. Kemi pasur edhe kërkim  ndihme nga personat e prekur nga hakmarrja, siç ka qenë një rast i një të riu nga Shqipëria. Ne, edhe pse shoqatë e vogël, kemi pasur ndikim aty ku kemi arritur”.

Profile të ndryshme profesionale

Veç themeluesve që u përmendën më lartë, në shoqatë ka edhe profile profesionesh të ndryshme, duke filluar nga kriminologia (Silvije Buçaj – Shehi), mjeku, dr. Xhevat Hasani, por edhe aktivistë socialë që na ndihmojnë, pa qenë ende anëtarë, si Osman Osmani etj.

Projekti ynë parasheh që shoqata të ketë një zyrë ku do të paraqiten ata që kanë nevojë për këshilla. Dhe, sikur në çdo organizim tjetër jofitimprurës, çështja e financave është “thembër e  Akilit” edhe në “Parandalo”.

“Ne kemi menduar që përmes projekteve që do t`i realizojmë, të kërkojmë mbështetje financiare nga shteti. Deri më tash gjithçka e kemi bërë dhe e bëjmë falas. Madje na ka ndodhur që klientët tanë të shprehen me habi, pasi që janë mësuar që kudo, për të gjitha shërbimet, duhet  të paguajnë. Por ne kemi vendosur të punojmë vullnetarisht për komunitetin. Nga dashuria për popullin dhe besimi në Zotin, duam të bëjmë një sakrificë”.

Ngjashëm: energjike, e vëmendshme dhe e gatshme për ndihmë, Valdetja njihet edhe nga puna e saj prej më se 12 vitesh në Shoqatën “Shpresa”. Ajo qe themeluar menjëherë pas luftës në Kosovë, nga humanistja zvicerane Analies Schneller, Shukrije Ramadani dhe Valdetja. Shoqata merret me trajtimin e invalidëve të luftës nga trojet shqiptare, të cilët sillen këtu për trajtim mjekësor. Bëhet fjalë kryesisht për përshtatje dhe vendosje të protezave, për operacione gjymtyrësh etj. Ndonëse tash ka rënie të numrit të rasteve, megjithatë ka punë me rregullimin dhe përshtatjen e protezave dhe ndërhyrje të tjera. Duhet të dimë se një lëndim nga lufta të përcjell gjithë jetën”, thotë Valdetja.

Valdete Hoti me profesion është grafiste. Ka kryer para rreth 10 viteve Shkollën e Lartë të Artit e të Dizajnit (Zürcher Hochschule für Gestaltung). Në Zvicër ka ardhur si vajzë 12 vjeçare nga Dardana (Kamenica). 4 vjetët e parë ajo ka vijuar shkollën, ka mësuar gjuhën dhe ka qëndruar në një qendër rehabilitimi. Aty i ka marrë dhe hapat e parë me art. Gjithë kohën e lirë thotë se e ka kaluar me vizatime dhe piktura. Ka kryer po ashtu kurse të ndryshme dhe është edhe përkthyese ndërkulturore.(AlbInfo.ch)

 

Filed Under: Kulture Tagged With: e Shqiperise, Parandalo te keqen, permireso imazhin, valdete Hoti

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT