Ditëve të kaluara, në varrezën e krishterë të Adenit, u dhunuan varret e katër motrave të Nënë Terezës, vrarë në mars të vitit 2016, gjatë një sulmi në shtëpinë e tyre, ku mbanin të moshuar. U shkatërruan edhe kryqe e varre të tjera, pasqyrë e një konflikti lokal e rajonal, që duket sikur s’ka fund. Filluar në janar 2015, konflikti ka vënë përballë njëri-tjetrit sunitët e ish-presidentit Hadi, mbështetur nga Riadi, dhe rebelët shiitë Houthi, pranë Iranit e hezbollahëve.
Burime të OKB-së flasin për rreth 9 mijë viktima, prej të cilëve 60% civilë e, për 45 mijë të plagosur. Në një popullsi prej 28 milion banorësh, konflikti ka lënë deri 20 milion vetë pa asistencë, në mëshirën e ndihmave humanitare. Prej tyre, së paku 7 milion konsiderohen në prag të zisë së bukës, ndërsa fëmijët e ushqyer keq arrijnë shifrën 2,3 milion.R V