• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Varri i Anakreonit,një përkthim si in memoriam për poetin Qazim Shemaj

August 15, 2017 by dgreca

1 ok Qazim-Shemaj-2-e1454320121530

Qazim Shemaj 1950-2017/

Poeti ynë lirik Qazim Shemaj, pas një bashkëpunim mjaft interesant me Jorgji Doksanin arritën të përfundonin vëllimin e parë të poezive lirike të A. S. Pushkinit, gjëra që janë përkthyer më parë në shqip, nga emra të njohur. Por vini re, poezia e Pushkinit ardhur nga liriku Qazim Shemaj ka tharm, ndjenjë dhe emocion të përsosur…

Së shpejti do t’i gjeni në një libër të veçantë, edhe in memoriam për poetin tonë që e mbylli krijimtarinë me këto perla… Xhevair Lleshi/

 A.S. Pushkin

Varri i Anakreonit/

e përktheu Qazim Shemaj/

Natë e heshtur diç të fsheh,

Kodra nxin në errësirë,

Përtërirë hënë e re,

Përmes resh lodron e lirë.

Ja ku shoh një lirë përmbysur,

Përmbi varr në qetësi,

Rrallë se tingulli i ngrysur

Nëpër tela mund t’i vijë,

I pajetë, pa gjallëri.

Ja, mbi lirë një kumri

Dhe një kupë e një kurorë

Miq, këtu prehet ai,

Ish dëfrimtari ynë me fore,

Shihni në mantel  të purpurt,

Si i gdhendur, daltë e flakë,

Ja, po shihet në pasqyrë,

Thotë : ”I thinjur jam dhe plak,

Kupë e jetës duhet pirë,

Jeta është dhuratë për pak!”

I  vrenjt vetullat, në vështrim,

Do ai t’i thurë , t’i nisë

Këngë Zotit të luftimit,

Po i thur veç dashurisë.

Natyrës borxhin e shtuar

Po ia kthen të fundit herë

Dhe mes korit, i gëzuar,

Kërkon prap’ t’i  sjellin verë.

Pas gazmorit kryethinjur

Hovin vashat rreth e rreth,

Plaku kohës, i panginjur,

Ca minuta po ia vjedh.

 Ja, dhe muzat e rrëmbyen,

Drejt në varr kaq buzagaz,

Trëndafilat flakë shpërthyen,

I tërhoqën lodrat pas…

Iku si një çast i ëmbël

Porsi  ëndë e dashurisë.

Kape, o i gjallë, se s’gjendet

Çasti i rrallë i lumturisë.

Çmoje jetën, argëtohu,

Gotën mbushe buzë më buzë,

Digju, shkrihu, përvëlohu

Dhe pas kupës – gjumin pus!

 

2016

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Pushkon, Qazim Shemaj, varri i Anakreonit

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT