• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dule Malindi këndon në Vatër:Mbeçë more shokë Mbeçë

March 14, 2018 by dgreca

1 dule gezim1 Ulur1 Gezimi spjegon1 dera

Këngëtari i njohur skraparlli Dule Malindi ishte mysafir në Vatër të Martën me 13 Mars 2018. Ai e filloi vizitën në mënyrën më origjinale;pa u ulur mirë ia nsi këngës”Demir Zyko, Demir Kënga”, me refrenin e dhimbshëm”Mbeçë more shokë mbeçë…”:

Mbeçë, more shokë, mbeçë
Përtej Urës së Qabesë
Falëm me shëndet nënesë,
Kàun e zi le ta shesë….

Zëri melodioz kumboi në Vatër dhe u shoqërua me duuartrokitje. Natyrisht ai nuk kishte ardhë për koncert në Vatër, thjesh imrpovizoi…. Ky ishte prezantimi i tij para mikpritësve vatranë.

– E kisha ëndërr që të vizitoja Vatrën, tha ai për gazetën Dielli dhe tregoi motivin e kësaj vizite:- “Unë mbaj emrin e gjyshit. Ai quhej si unë, Dule Malindi. Ka emigruar herët në SHBA, dhe kur shqiptarët e Amerikës u bënë bashkë duke themeluar Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA nën drejtimin e kolosëve Noli e Konica, ai pa hezitim,u bë pjesë e saj. Në shtëpi ruajmë relike të Vatrës, dëftesa të tij me vulën e Vatrës, që tregojnë kontributet e tij për çështjen shqiptare në emër të Vatrës dhe ndjehem krenar, që sot vij në këtë Tempull të Historisë së Shqiptarëve të Amerikës, si nipi i vatranit Dule Malindi….

Biseda rrjedh lirshëm me nga një gotë raki, sipas traditës shqiptare. Editori i Diellit shpalos për Malindin dhe shoqëruesit e tij Historinë e Vatrës dhe të Diellit,ndërsa Zef Balaj dhe Asllan Bushati plotësojnë bisedën, ndërkohë që Këshilltarit për çështjet e kulturës në Vatër, z . Gezim Nika, i prezantoi mysafirit vizionin për veprimtaritë kulturore dhe ruajtjen e identitetit Kombëtar këtu në SHBA.

***

KUSH ËSHTË DULE MALINDI?

Dule Malindi është këngëtar i njohur. Një klarinetist shqiptar që luan muzikën popullore popullore tipike të qyteteve jugore të vendit. Ai ka regjistruar një album për etiketën Shqipja Master Studio.

Malindi është mjeshtër i interpretimit të këngëve të vjetra të trevave jugore, këngëve të dashurisë, kolazhe dasme, të mërgimit, të bukurive natyrore, këngëve me tematikë sociale etj.
*Në Nëntor 2013, Dule Malindi merr pjesë në Musical-Fest 2013 me këngën “Laberi Dhe Toskeri”, në bashkëpunim me Paro.
*Më datë 3 Shkurt 2015, Dule Malindi publikon videoklipin “Dashuri Moj Hallemadhe”, në bashkëpunim me Paro Ziflaj.
*Më datë 14 Korrik 2016, Dule Malindi publikon videoklipin “Kolazh Dasme 2016”.
*Më datë 13 Maj 2017, Dule Malindi publikon videoklipin “Mall Per Vendlindjen”.
*Më datë 8 Korrik 2017, Elton Qeraj publikon videoklipin “Berat-Permet-Skrapar”, në bashkëpunim me Dule Malindi.
* Më datë 12 Janar 2018, Dule Malindi publikon videoklipin “Rrofte Vera Dhe Rakia”.

*Fotografite i shihni ne facebook dielli vatra

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Dule Mlaindi, Mbece, more shoke mbece, Vater

BASHKIA E KAMZES I DHUROI VATRES 70 ABETARE

September 26, 2016 by dgreca

 

1-abetare-kryet 2-kamzaAshtu si edhe vitet e tjerë, edhe për këtë vit,  Bashkia e Kamzës i dhuroi Vatrës, 70 abetare dhe fletoret e punës për shkollat shqipe, që kanë hapur degët e Federatës nëpër shtete të ndryshme të Amerikës. Këto abetare janë sponsorizuar në mënyrë individuale nga një bashkatdhetar që jeton në Nju Xhersi. E rëndësishme është që Kamza po bën atë që nuk bën Ministria e Arsimit në veçanti dhe shteti shqiptar në përgjithësi.

Sot, me 26 Shtator 2016, përfaqësia e Bashkisë së Kamzës që ndodhej e ftuar në një veprimtari ndërkombëtare për ujrat, që organizohet  në St Louis, u pritën nga Kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj. Në pritje ndodheshin edhe nënkryetari Asllan Bushati, Zef Balaj, Zef Përnoca, Lek Mirakaj dhe editori i Diellit Dalip Greca.

Përfaqësia e Bashkisë së Kamzës përbëhej nga: z. Vendim Demaj, zv/Kryetar i Bashkisë; Bilbil Bajraktari-Kryetar i Këshillit, Sokol Ndreu-Sekretar i Këshillit bashkiak, Qemal Çejku- sekretar i përgjitshshëm i Bashkisë, Atli Hoti- drejtor Juridik dhe Albert Lusha- drejtor i Tatimeve.

Kryetari i Vatrës u uroi mirëseardhjen mysafirëve, duke i falenderuar për vizitën dhe për mbështetjen që ata i kaën dhënë Vatrës për shkollat shqipe. Po ashtu Kryetari Buçaj i njohu mysafirët shkurtimisht me veprimtaritë e Vatrës gjatë këtij viti, që është shpallë “Viti i Faik Konicës” dhe u ndal në qëndrimet e  Vatrës për çështjen Kombëtare. po ashtu kryetari i vatrës shprehu brengën e Vatranëve, që kanë familjet në Shqipëri,  për gjendjen e mjerushme që është krijuar në Shqipëri nga varfëria, krimi i organizuar, korrupsioni, droga etj. Vatranët kanë besuar për një shtet demokratik në ndihmë të qytetarëve dhe jo për  një shtet të korruptuar, që nuk u del për zot qytetarëve të vet, të cilët po marrin rrugët e botës.

  1. Buçaj tha se ne kemi pritur këtu Presidentë, Kryeminsitra,Minsitra, deputetë, dhe qytetarë të thjeshtë. Vatra i ak dyert hapur për të gjithë qytetarët shqiptar, ngado që vijën prej trojeve etnike. Ka kritikues që na thonë se përse nuk i ftoni të majtët që të vijnë në Vatër. Përgjigja jonë është bërë publike:- Është i mirëseardhur kushdo që ka ineters të vizitojë Vatrën. Askujt nuk ia mbyllim derën, por fatkeqësisht deri tani ka munguar interesei i qeveritarëve të majtë për t’u takuar me Vatrën. Natyrisht ne nuk detyrojmë kënd. Kryeminsitrin e tanishëm e kemi e takuar, por ai vetë nuk e ka parë të arsyshme të vijë të shohë se ku është Vatra. Puën e tij!

Zv/ kryetari i bashkisë Vendim Demaj, falenderoi Kryetarin e  Vatrës për pritjen dhe dha një raport të shkurtër për gjendjen në bashkinë e Kamzës dhe në të gjithë Shqipërinë, ku pjesa më e madhe e qytetarëve vuajnë edhe për bukë.Ai e përshkroi gjendjen të vështirë duke thënë se krimi dhe shteti janë bashkë, droga ka mbuluar shqipërinë, paunësia ka arritu në shifrat më të larta.

Në diskutime u përfshinë nënkryetari Bushati, Lek Mirakaj, Zef Balaj e Zef Përndocaj.

Në fund u dhuruan Abetaret që ishin sjellë si dhuratë për fëmijët shqiptar të shkollave shqipe.

Kryetari i Vatrës falenderoi për dhuratën.

Filed Under: Featured, Vatra Tagged With: Abetare, Bashkia e Kmazes, Vater

DHURATA TË VEÇANTA PËR VATRËN NGA ARTISTËT YLLI KALAJA DHE RAKIPE KARAJ

July 23, 2016 by dgreca

 Kompozitori Ylli Kalaja kishte sjellë një dhuratë -surprizë, në bashkëpunim me djalin e tij Aulon Kalaja, babë e bir, kishin shkruar e kompozuar një këngë kushtuar Vatrës. Tekstin dhe notat e këngës së muzikuar u vendosën në arkivin e Vatrës. Po ashtu Ylli Kalaja dhuroi dhe CD-në e tij”PENTAGRAM” me 11 krijime origjinale të tij. Nga ana e saj, këngëtarja Rakipe Karaj dhuroi CD-në e saj më të fundit”MALL”, që përfshinë 11 këngë me muzikë të Ylli Kalaja, tekste të Aulon & Florian Kalaja, orkestruar nga Roland Guli./

Shumë nga vizitorët që vijnë në Vatër sjellin dhurata simbolike. Ka këtu simbole kombëtare, flamuj, albume me bukuri nga viset Kombëtare, albume historike, tablo piktureske, tablo pikture, CD me këngë atdhetare, ka statuja të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të Nënë Terezës, libra të rrallë etj… Kohët e fundit dhurata të veçanta janë dhuruar nga artistët Shqiptarë, kompozitori Ylli Kalaja dhe këngëtarja Rakipe Karaj.Të dy artistët ishin të ftuar nga Vatra për të kontribuar për Festivalin e katërt “Zërat e rinj 2016′ organizuar në Nju Jork nga Pranvera Çobo. Para se të largoheshin nga Nju Jorku artistët vizituan Vatrën. Kompozitori Ylli Kalaja është i njohur si fitues i çmimeve Kombëtare në Festivalet Kombëtare të  Fëmijëve për dekada, ndërsa këngëtarja e talentuar, Rakipe Karaj, e pëlqyer aq shumë për publikun shqiptar në vendlindje dhe në Diasporë, veçanërisht shumë e njohur me këgët me Pleqtë e Krujës.Ata ishin mysafirë të Kryetarit të Vatrës, dr. Gjon Buçaj, dhe zonjës së Tij, Nikoleta Buçaj. Mysafirët i shoqëronte artistja shkodrane, Pranvera Çobo, organizatore e katër Festivaleve për fëmijët e talentuar në SHBA, i njohur si Festivali “Zërat e Rinj “. Ylli Kalaja , ishte kryetar i Jurisë së Festivalit,”Zërat e Rinjë 2016” i organizuar me 13 Qershor 2016, në mjediset e  “Symphony Space” që ndodhet në Broadway, 95 street në Manhattan , Nju Jork, me të në Juri ishin edhe Rakipe Karaj , Ilir Dangëllia dhe Paulin Trieshi.

Gjatë vizitës në Vatër mysafirët u njohën me historinë 104 vjeçarë të Vatrës dhe historinë 107 vjeçare të Gazetës së saj “Dielli”. Kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj u prezantoi qëndresën e Vatrës ndër vite falë kontributit të një grupi atdhetarësh që dhanë gjithçka që ajo të mos shuhej për më shumë se një shekull. Dr. Buçaj i ka njohur mysafirët  edhe me dinamikën e rritjes së degëve të Vatrës pas festimit të 100 vjetorit të themelimit të saj me 28 dhe 29 Prill 2012. Vatra ka nisë ripërtëritjen e saj duke ngritur degë nëpër shumë shtete të Amerikës dhe në Kanada, si dhe një forum me të rinjët e Vatrës. Vatranët, tha ai, janë idelalistët e Kombit. Dr. Buçaj i informoi mysafirët artistë edhe për mbështetjen që u jep Vatra veprimtarive kulturore në Diasporë, siç është edhe festivali i Zërave të rinj, një nismë dhe realzim i artistes pasionante Pranvera Çobo, njëkohësisht Vatra, tha ai, ka dhënë mbështetje për promovime librash e autorësh, ka dhënë dhe jep mbështetje për shkollat shqipe, mbështet koncertet e artistëve shqiptar etj. Po ashtu dr. Buçaj i ka njohur ata edhe me veprimtaritë e Vatrës në “Vitin e Faik Konicës-2016″, ku përveç promovimit të librit me dy novelat e Konicës, të pvrgatitura nga studiuesi Fotaq Andrea dhe sponsorizuar nga Vatra,  do të ketë edhe ekspozitë me objekte që i përkasin shqiptarit të madh Faik Konica.

Editori i Diellit, Dalip Greca, i njohu mysafirët me kontributin e madh që ka dhënë Vatra në fushën e kulturës për gjatë një shekulli: Ai përmendi Bandën Muzikore të Vatrës, që shkoi në Shqipëri dhe u shëndrrua Bandën Kombëtare të Shtetit Shqiptar, së bashku me Trupat e Vatrës. Më 1920 Banda muzikore e drejtuar nga Thoma Nassi, shkoi në Shqipëri, dhe u bë pjesë edhe e Luftës së Vlorës, madje dhe muzika e këngës Hymn të Luftës së Vlorës”Vlora-Vlora” është kompozuar nga dirigjenti i bandës së Vatrës,Thoma Nassi. Po ashtu, tha editori, Vatra kishte Hymnin e saj me tekst të shkruar  nga intelektuali Çam Refo Çaparit dhe muzikë të kompozuar nga Ajdin Asllani, ky Hymn u ringjall gjatë 100 vjetorit të Vatrës falë artistit Zhani Ciko dhe korit të Ansamblit Kombëtar dhe iu dhuruan Vatrës me rastin e 100 vjetorit nga ish kryeminsitri Sali Berisha.Editori përmendi punën e madhe që bëri Vatra edhe për dërgimin e artistëve amerikanë në Shqipëri, që në vitet 20-30 të shekullit të shkuar organizuan ekspedita njohëse dhe eksploruan folklorin shqiptar dhe ku u kthyen këtu promovuan Shqipërinë, duke dhënë koncerte me këngë që i mblodhën gjatë këtyre ekspozitave. Në Vatër, tha editori, kanë kontribuar dhe njerëz tyë mëdhenj, sic ka qene mjeshtri botëror i fotografisë, Gjon Mili, i cili në vitet 1926-27 ishet dhe anëtar i bordit të Vatrë, duke kryer detyrën  e arkëtarit të saj.

Mysafirët thanë se ndjeheshin të privilegjuar që preknin nga afër Historinë e Vatrës dhe objektet e kësaj historie, e cila ka bërë aq shumë për Kombin shqiptar. Ata falenderuan Vatrën dhe kryetarin e saj dr. Gjon Buçaj, për përkrahjen dhe mbështetjen që u japin artistëve dhe veprimtarive muzikore, si dhe për ftesën  për këtë vizitë në SHBA.

– Vatra, për ne, është simbol i dashurisë për Kombin dhe simbol i bashkimit, tha kompozitori Ylli Kalaja. Ai shfaqi mendimin se qeveria duhet të jetë më afër diasporës shqiptare dhe ta ndihmojë atë, sidomos në fushën e mbajtjes gjallë të gjuhës shqipe dhe traditave kombëtare, duhet të investojë edhe në fushën e kulturës dhe për shkollat shqipe. Më erdhi keq, shtoi ai, që në festivalin e fëmijëve nuk kishte një përfaqësues nga Konsullatat shqiptare dhe as asaj të Kosovës. Pranvera Çobo, për mua është artiste heroinë, tha Kalaja. Të organizosh një festival vetëm, të shpenzosh me financat e tua, të udhëtosh nëpër shtete të amerikës me ta ardhurat e tua, është tepër e vështirë. Dhe ajo nuk ka organizuar një, por katër festivale, dhe përfaqësuesit e shtetit shqiptar heshtin… të paktën t’u thonin:Urime…Ju lumtë…vazhdoni se nderoni Kombin!

Edhe këngëtarja Rakipe Karaj falenderoj Vatrën për ftesën dhe përgëzoi kryetarin e Vatrës për punën e shkëlqyer në shërbim të kombit.

Të dy artistët i dorëzuan kryetarit të Vatrës dhurata të veçanta; Kompozitori Ylli Kalaja kishte sjellë një dhuratë -surprizë, në bashkëpunim me djalin e tij Aulon Kalaja, babë e bir, kishin shkruar e kompozuar një këngë kushtuar Vatrës. Tekstin dhe notat e këngës së muzikuar u vendosën në arkivin e Vatrës. Po ashtu Ylli Kalaja dhuroi dhe CD-në e tij”PENTAGRAM” me 11 krijime origjinale të tij. Nga ana e saj, këngëtarja Rakipe Karaj dhuroi CD-në e saj më të fundit”MALL”, që përfshinë 11 këngë me muzikë të Ylli Kalaja, tekste të Aulon & Florian Kalaja, orkestruar nga Roland Guli.

Kryetari i Vatrës, që shoqërohej në këtë pritje nga zonja Nikoleta Buçaj, Marjan Cubi, Zef Përndocaj dhe Dalip Greca, falenderoi për dhuratat.(Gazeta Dielli)

 

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, Gjon Bucaj, Rakipe Karaj, Vater, viziat, Ylli Kalaja

PROMOVOHET NE VATER”REALITETE SHQIPTARO-BRITANIKE” I AMBASADORIT MAL BERISHA

November 22, 2015 by dgreca

Mal Berisha : “Realitete shqiptaro-britanike” – 1358 ditë në Londër, si përfaqësuesi i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar/
Nga Beqir SINA New York/
BRONX – NEW YORK : Në kuadrin e aktiviteteve, që mbahen me rastin e festave të Nëntorit, të Enjten më 19 Nëndor në Shtëpinë e Vatrës, u mbajtë një takim me Ambasadorin Mal Berisha, anëtar Nderi i Vatrës, studiues i njohur me kontribute të veçantë në studimin e historisë së marrdhënieve shqiptaro -amerikane dhe po në mënyrë të veçantë të marrdhënieve shqiptaro-Hebraike.
Në këtë takim morën pjesë miqt e tij vatranë, veprimtarë të komunitetit, studentë shqiptarë, shkrimtar, gazetar dhe adhurues të librit.
Takimin si mikëpritës, e hapi Kryetari i vatrës, dr. Gjon Bucaj, duke i uruar mirëvseardhjen mysafirit të nderuar.
Dr. Buçaj, tha se për Vatrën dhe vatranët – është nder që të takohet me Ambasador Mal Berishën, i cili është gjithashtu dhe anëtar nderi i Vatrës, dhe që me punën studimore, i ka kontribuar denjësisht historisë së Shqipërise përfshirë edhe Vatrën.
Më pas kryetari i Vatrës, u kujtoi të pranishmëve, në pikat kryesore karrierën diplomatike dhe atë studimore të z. Mal Berisha.
Ambasadori Mal Berisha, tha në fillim të fjalës së tij se erdhi në ketë takim me vatranët, për të promovuar librin më të fundit me titull; “Realitete Shqiptaro-Britanike” dhe, për t’u takuar me miqt e tij vatranë, pas asaj që ai i “kishte numëruar ” 1358 ditë në Londër, si përfaqësuesi i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut.
Duke shfrytëzuar këtë takim të parë me shqiptarët e Amerikës, pas largimit nga Londra, ai gjeti rastin edhe një her publikisht – që të “falemnderonte, perzemërsisht tërë bashkëatdhetarët, miqtë, shokët, drejtuesit e shoqatave, aktivistët, kolegët diplomatët të Ambasadës, në Londër, për ndihmën, si tha ai që më kanë dhënë për për-mbushjen me sukses të kësaj detyre të nderuar…. Më pas zoti Berisha , duke folur për librin “Realitete Shqiptaro-Britanike” , tha se ky është libri im më i fundit, pjesë e punës time, frut i një pune shumë vjeçare për ndriçimin e disa çështjeve, që kanë të bëjnë me historinë e Shqipërisë dhe në veçanti me rolin dhe kontributin e të huajve për Shqiperinë dhe shqiptarët.
“Edhe, nëse nuk do te gjeni shumë art dhe prefeksion, në këto studime, thotë zoti Berisha, ju siguroj se në asnjë çast nuk më ka munguar puna me shumë dashuri, përkushtim dhe pasion” .
Duke folur për librin e tij të fundit “Realitete Shqiptaro-Britanike”, ai tha sy ky libër ju sjell ashtu si ka qenë kontributi i britanikeve dhe të komunitetit shqiptar në Londër, dhe disa figurave të shquara shqiptare në Londër, dhe miqve të njohur të Shqiptarëve atje.
Shpalosja e këtij libri, u shoqërua edhe me prezantimin e fotografive, nga takimet e tij në në Londër, ku tregohen veprimatritë e 1358 ditëshit në Londër, ku ai mbajti me dinjitet dhe përgjegjësi të plotë deri ditën e fundit, detyrën e Ambasadorit, si përfaqësuesi i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe me fragmente nga krijimtaria e tij studimore.
Në fund të këtij takimi u bënë edhe pyetje, të cilat lidheshin me diplomacinë shqiptare në Londër, por pati edhe ndonjë pyetje se përse “Ambasadori Berisha, termin e tij në Britaninë e Madhe, e ka “matur” me ditë e jo me vite? si ndodh rëndom”
Zonja Naze Veliu, sekretare Vatrës, në peytjen e saj – ishte e interesuar për të ditur se si është parë çështja e Çamërisë, në Londër, dhe, ish gazetari i Radio Tiranës për gjuhët e huaja Adem Haxhaj – pyeti lidhur me atë se sa punon sot diplomacia shqiptare, për Bashkim e të gjitha Trojeve Shqiptare.
Kurse, veprimtari i dalluar i komunitetit, zoti Harry Bajraktari, duke faleminderuar zotin Berisha, vlerësojë lart kryerjen e detyrës së Ambasadorit të Shqipërisë në Londër, dhe, e faleminderojë atë, për botimin e një seri librash studimore rreth çështjes shqiptare, dhe shkrimeve të tij për Kosovën .
Kjo, veprimtari u mbyll me një fotografi të përbashkët, teksa Ambasadori Mal Berisha, u dhuroi më pas disa kopje të librit“Realitete shqiptaro-britanike” -me autografin – miqëve të tij vatranë –
Ambasadori Mal Berisha, erdhi në ketë takim tani sapo ka përfunduar mandatin e shërbimit diplomatik , prej 1358 ditësh në Britaninë e Madhe, dhe Irlandë.
Karrierën në diplomaci ai e nisi në vitin 1992, kur hyri në shërbimin diplomatik të shtetit shqiptar si specialist në Drejtorinë Rajonale në MPJ dhe më pas emërohet konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Stamboll, Turqi.
Nga viti 1995 deri në 1997, Mal Berisha promovohet si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë po në Stamboll.
Kurse, në vitin 1998 ai i bashkohet përpjekjeve të pareshtura të shqiptarëve të Amerikës nën emblemën e Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane dhe Federatës Pan Shqiptare Vatra në Amerikë, për çështjen e Kosovës.
Kjo, i dha mundësinë zoti Berisha, të shprehë pikëpamjet e lobit shqiptar në Amerikë nëpërmjet qendrave televizive amerikane.
Në vitin 2000 punësohet nga Kombet e Bashkuara dhe bën pjesë në Misionin e Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, (UNMIK). Nga viti 2008 merr drejtimin e Drejtorisë Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe më vonë atë të Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale dhe të Inisiativave, po në këtë Ministri.
Që prej 17 Shkurtit 2012, ai ushtroi detyrën e të Ngakuarit me Punë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën e Irlandës.
Ambasadori Mal Berisha, ka jetuar disa vjet ne SHBA dhe ka qenë antar aktiv i Keshillit Drejtues të Vatrës. Prej sa është larguar nga Amerika, ai është anëtar Nderi i Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA.
Në biografinë e tij, thuhet se ai ka botuar një seri librash studimore rreth çështjes shqiptare dhe ka pasur një rol aktiv në median shqiptare lidhur me çështjet e rajonit dhe sidomos të Kosovës.
Në fushën e studimeve dhe të përkthimeve studiuesit Mal Berisha i përkasin: – Herman Bernstain – “Charles Erikson” – Shqiptarët, Lisa mbi truallin Ilir – Shqiptarët, Europianët më të lashtë dhe më të rinj Shpëtimi në Shqipëri- Një qint përqint e hebrenjëve në Shqipëri të shpëtuar nga Holokausti, shkruar nga Harvey Sarner dhe përkthyer nga Mal Berisha….

Filed Under: Vatra Tagged With: "REALITETE SHQIPTARO-BRITANIKE", Mal Berisha, Vater

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT