• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kujtojmë Prof. ARSHI PIPEN në 101 vjetorin e lindjes

July 29, 2021 by s p

Nga Fritz RADOVANI

Prof. ARSHI PIPA (1920 – 1987)

A L B A N I C A – A Quarterly of Albanological Research and Criticism

          I dashtun Fric,

…Devocioni juej ndaj At Mëshkallës asht shembullor. Edhe shkrimi asht në rregull, i rrjedhshëm dhe shprehës. Ka të meta në pikëzim, por ti shkruej, shkruej…se ka me dalë ndonji … si unë e ka me i rregullue pikat e presat….Prap, po përsëris ti vetëm shkruej!.. Ju lumtë ju për guximin me i kujtue klerikët katholikë, se ata që pranojnë me shkrue në gjuhën e ndysuar, tue pasë trashigue gjuhën e Bogdanit, të Fishtës e të sa tjerë klerikëve shkodranë e Gegë, ata veçse turpnojnë vetën. Më vjen shumë mirë me ndigjue se Patër Mëshkalla asht nderue me nji ceremoni e cila qenka incizue prej jush. Me At Mëshkallën kam pasë miqësi, tue çmue fort karakterin e tij, e të cilit i përshtatet si pak kujt binomi i Fishtës për “Atme e Fé”.

                                                  Tue ju urue çka ju don zemra,

                                                                        Arshi Pipa.

Bashkë me këte letër të Prof. A. Pipës, kam marrë edhe një letër tjetër nga Z. Juljan Çefa, po nga Amerika, dhe po kaq të ngrohtë sa letra e të nderuemit Profesor. Mbetëm mirënjohës! Melbourne, 2002.                                                   Autori.

Prof. Arshi Pipa, shkruan për Padër Mëshkallën: “…Por, 25 vjet burg ndër burgjët staliniste, peshojnë ndoshta edhe ma randë në kandarin e martirizimit, se pushkatimi”. Në muejn qershor të vitit 1992, me rastin e vizitës së Prof. Arshi Pipës në Shkodër, një grup qytetarësh organizuem një peticion për dekorimin e At Pjetër Mëshkallës. Firmën e parë e mora nga Profesor Arshi Pipa, në muzeun e Shkodrës dhe tue nënshkrue, Ai më tha këto fjalë: “Asht kënaqësi e madhe për mue me nënshkrue këtë peticion për një Burrë të Madh të Kombit tonë si ishte Padër Pjetër Mëshkalla. Sigurisht, Ai ka me u dekorue me Titullin ma të naltë shtetnor, por për artistët ka për të qenë e vështirë me ngritë atë monument, në të cilin mund të shprehet Shpirti i Madh i Këtij Meshtari Katolik! U lumtë për këte mendim që keni dhe Ju falëmnderës, që më keni nderue me vu firmën e parë për një njeri të madh siç ishte Padër Mëshkalla!”.  Shkoder 1992. Shenim FR: Figura të mëdha, që vështirë se i vijnë ma qytetit tonë. Një nderim i madh edhe per Popullin e Shkodres. Sot nepermjet këtij shkrimi perkujtojmë edhe 101 vjetorin që u le i Madhi dhe i paharrueshmi Prof. Arshi PIPA…Melbourne, 29 Korrik 2021.

Filed Under: Histori Tagged With: Arshi Pipa, Fritz Radovanai, Vatra

KOSTË ÇEKREZI, EDITORI QË E BËRI “DIELLIN” TË PËRDITSHËM

July 28, 2021 by s p

Nga Andon Andoni

Edhe pse Amerika vendi i madh i lirisë e befasoi  dhe mahniti me njerëzit dhe vendet ku shkeli anë  e mbanë,  KostëÇekrezi, me Bostonin u dashurua që në ditën e parë. Lumi i madh që i shkonte qytetit përmes, natyra e ftohtë dhe me dëborë,  i sillte ndër mend Ziçishtin, fshatin e tij të lindjes, dhe mbarë Devollin që i shkonte lumi përmes dhe i mbuluar nga dëbora në dimër. Aq më shumë kur kurbetçinj devollinj në qytetin e Bostonit dhe rrethinat kishte plot. Tek i takonte në çdo hap që hidhte, dhe duke ju folur për vendlindjen që sapo kishte lënë pas, KostëÇekrezi nuk e hiqte dot nga mendja mëmëdheun, përpjekjet e rinisë shqiptare për të bërë Shqipërinë të mëvetshme dhe të lirë. Por puna e re që do të niste, pak kohë i linte për ëndërrime e pezm të shkuar. Ai kishte ardhur në Amerikë  të drejtonte gazetën “Dielli”, një ëndërr e cila shumë shpejt do ta çonte larg.

Një vit më parë, gjetja e një editori të përshtatshëm për “Diellin” kishte qenë një shqetësim në kuvendet e “Vatrës”. Kuvendi, që ishte mbledhur më 10 janar 1914, duke mos gjetur një kandidaturë të përshtatshme vendosi që të përzgjidhte mes këtyre kandidaturave: Faik Konicës, që aso kohe ishte në Durrës, MiloDuçit, që ishte në Vlorë, Aleksandër Xhuvanit, MithatFrashërit, SimonShuteriqit, në Elbasan dhe AbdylYpit në Vlorë, thuhet në kronikat e “Vatrës”. U shkroi letra secilit prej tyre.  Këta ishin kandidatë të dorës së parë për “Vatrën”. Faik Konica nuk u kontaktua dot. Ndërsa të tjerët kthyen përgjigje se nuk vinin dot në Amerikë.

Deri në fillim të gushtit punët e gazetës hiqeshin zvarrë. Gjithçka kishte mbetur në dorën e LoniKristos, që nga posti i kryetarit, i sekretarit dhe editorit të “Diellit”. Atëkohë, “Vatra” mori një letër nga Noli, i cili kërkonte redaksinë e  “Diellit”, por me disa kushte. Komisioni u mblodh me 5 gusht 1914 për të diskutuar kushtet që vinte Noli. U pranuan ato kushtet dhe iu dërgua ftesë që të vinte dhe të merrte drejtimin e “Diellit” me 80 dollarë në muaj (ky ishte një nga kushtet që kishte vënë Noli, përfshi dhe pavarësinë në drejtimin e gazetës). Komisioni mori dhe një vendim rezervë për të mos humbur kohë, që nëse s’vinte Noli, të ftohej KostëÇekrezi. Si përfundim, Noli nuk erdhi dhe ftesa iu dërgua Çekrezit. 

Më pak i parapëlqyeri KostëÇekrezi, u paraqit menjëherë të nesërmen e zbritjes në Amerikë tek zyrat e “Diellit”, në 97 Camptonst., Boston Mass.  Ai e mori gazetën me 10 nëntor 1914. Ishte vetëm 22 vjeç kur nisi të drejtojë “Diellin”, që në atë kohë dilte dy herë në javë.

Për më shumë se një vit u zgjidh problem i editorit dhe gazeta “Dielli” duket se gjeti ustain. Madje, ai kërkoi që gazeta, hap pas hapi duhej të madhohej dhe të dilte më shpesh, -shkruan pas vitesh  RefatGurrazezi, që në kohën kur drejtoi “Diellin”, nuk la gjë pa shkruar kundër Çekrezit.. “KostëÇekrezi mund që të kish të metat e tij, si çdo njeri tjetër, por si punëtor i kish shokët e rrallë”[1]. Dhe fati duket se këtë herë, ose së paku përkohësisht, është me të dhe i jepet dorë për të rritur kredencialet e veta si punëtor i palodhur dhe deri lider i bashkëkombasve, pasi themeluesit e dikurshëm dhe liderët e “Vatrës” dhe “Diellit”, Faik Konica dhe Fan Noli, gjenden prej kohësh larg Atllantikut, në Evropë. Edhe Kristo Dako, i zgjedhur si kryetar i “Vatrës” në kuvendin e 1913-ës, pas disa muajve qe larguar për në Shqipëri. Në mungesë të tyre Çekrezit të ri duket se i bije hija e liderit.

Dhe me të vërtetë, që në numrin e parë të janarit, boton tek “Dielli” kronikën e zezë të një viti të mbrapshtë me luftëra dhe theror të paparë gjer më atë ditë për  shqiptarët. Ai, që ka ndjekur nga afër tërë dredhitë e politikës së brendshme dhe të jashtme, ka mësuar se vetëm njerëzit e vendosur me ideale dhe patriotë mund të lartësojnë emrin e madh të mëmëdheut.

Atij i dhemb shpirti kur shikon bashkëkombasit e tij që hyjnë në Amerikë dhe në Casten Gardën të Bostonit apo të NewYorkut deklarohen turq ose grekë. Nga nevoja për të kapërcyer kufirin, janë gati të harrojë emrin e mëmëdheut. Ai nuk mund t’i pëlqejë këta lloj shqiptarësh që kërkojnë “të përfitojnë në kurriz të mohimit të patriotizmës”, kur nga ana tjetër ka njohur njerëz, me të cilët e lidhi fati i luftës dhe i përpjekjeve për Pavarësinë e Shqipërisë, që bënë sakrifica sublime si Ceno Sharra, Haki glina, Gani Butkaetjetj

I ndodhur mes bashkëfshatarëve të tij, sipas citimeve të tyre, ligështohet teksa mësonte se më 25 dhjetor të vitit 1914 italianët kishin pushtuar Vlorën. Vlorën  ku ai kishte lënë vitet e rinisë së tij të parë, Vlorën e muhaxhirëve të drobitur e leckosur që vinin nga të gjitha viset e vatanit, të përzënë prej fqinjëve grabitqarë, grekë e serbë, malazezë e bullgarë.

Ai u vu në radhën e parë të kundërshtimeve të këtij pushtimi. Me anë të “Diellit” e denoncoi, si një paturpësi të madhe të qeverisë së Romës. Por sikur të mos mjaftonte kjo, lajmi për daljen e kryqëzorit grek në Durrës, në janar të 1915, e tronditi pa masë. Tek “Dielli” që drejtonte vetëm prej dy muajsh, ai i komentoi lëvizjet e fqinjëve tanë grekë dhe italianë, si dëshmi të një marrëveshjeje të fshehtë që mund të ishte arritur midis tyre në kurriz të Shqipërisë[2]. Dhe “profecia” e tij do zbulohej vite më vonë, dhe do dilte në shesh në Konferencën e Paqes nga presidenti Willson, si marrëveshja famëkeqe me emrin “Titoni- Venizellos” për ndarjen e Shqipërisë.

Pikërisht kjo është ndjesia e politikanit të ri KostëÇekrezi, për t’iu përveshur punës që të botojë në shtypin e kohës, për të huajt, në gjuhët  frënge, angleze dhe italiane, një sërë artikujsh për Shqipërinë dhe për shqiptarët, duke polemizuar me qarqet shovene greke në Amerikë dhe në Greqi. Në këto shkrime ai shfaqet një patriot i flakët dhe sidomos nga pozitat indulgjene. Ai pranon haptazi se është një i shkolluar në shkollat greke dhe një ortodoks nga feja, por kurrë një grek. Ai është shqiptar si mijëra shqiptarë të tjerë në jug të vendit.

Ndaj dhe si kryeredaktor i “Diellit” kërkon përmes editorialit, që shqiptarët patriotë;  “që gjashtë muaj qëkurse të mbledhur rreth flamurit  kombëtar që zbukuronte atdheun e Skëndërbeut, u përndanë në tokat e huaja, “lipset  dhe janë të lutur të informojnë gjithë shqiptarët, përmes korrespodencave që do t’i dërgojnë “Diellit” për punërat e Shqipërisë në sytë e botës dhe vendeve ku ata janë vendosur. “Një letër e tillë, që do të vinte prej një njeriu të çquar, ndoshta do ta shkrinte akullin e trashë që ka ngrirë telat e patriotizmës në zemrat e shumë shqiptarëve”[3]. Nga ana tjetër krijon rubrikën “Nënshtypjet e ditës”, ku boton qëndrime e analizat e tij, përmes një gjuhe pamfletiste dhe sarkastike,  për problemet më të mprehta të kohës dhe të komunitetit shqiptar të Amerikës, për situatën që kalonte mëmëdheu nën kërcënimin e luftës dhe pretendimeve territoriale të fqinjëve, që në këtë kohë ishin intensifikuar si kurrë ndonjëherë. Ai e shikon shpëtimin e mëmëdheut edhe përmes  kulturimit të bashkë-kombasve duke i ftuar për t’u pajisur me sa më shumë dituri, shkollë dhe kulturë demokratike. Madje për këtë të fundit duket se ka dhe vetë nevojë të  provojë sfidat dhe frytet e saj. Kështu, me vendimin që ka marrë për ta bërë “Diellin” të përditshëm, provon në Janar të këtij viti të shpallë në faqet e gazetës “Votim për “Diellin”. “Ne shqiptarët duhet të mësohemi se me anë të votimit të lirë, janë bërë popujt e qytetëruar ndaj dhe ne le ta provojmë këtë edhe “me vënien në votë të çështjes së daljes së “Diellit” më dendur ose me formë më të madhe, duam t’iu tregojmë sot shqiptarëve që shkaku i parë ishte dëshira jonë t’iu tregojmë bashkatdhetarëve që “Dielli” është i tyre”[4]. Dhe vërtet në kohën e drejtimit prej tij, “Dielli” ishte “i shqiptarëve”, porse produkt nga dora dhe mendja e një njeriu të vetëm, KostëÇekrezit. “Në pyesni se si mbahej ajo gazetë e përditshme, (“Dielli” në 1914-1915 kur e drejtonte Çekrezi dhe kur numëronte  vetëm 800-900 lexues – A. A.) mund ta gjeni në dy fakte: në ndihmat e jashtëzakonshme që jepte çdo shqiptar me gjithë zemër dhe në harxhet e pakta të botimit; për shembull gjithë gazetën e shkruante një njeri, i nënshkruari (KostëÇekrezi – A. A.)[5]. Dhe, sipas votimit të pajtimtarëve, në ditët e para të shkurtit “Dielli” i KostëÇekrezit del katër herë në javë. “Më 5 nëntor 1915 u bë e përditshme, -do pohonte Fan Noli në mars 1965, në 80 vjetorin e tij të lindjes, -kur ishte direktor, ndjesë pastë, KostëÇekrezi, i cili midis virtyteve te tjera kish virtytin që ishte një puntor i rrallë. Ndoshta, puntori më i madh që ka nxjerrë Përlindja Shqiptare”.


[1]DalipGreca, “KostëÇekrezi, gazetari që e bëri Diellin të përditshëm, antizogisti, që pati kundër Konicën dhe Nolin”, Boston 2012.

[2]“Dielli”, Nr. 386, 4 janar 1915, f. 4.

[3]“ Dielli “Nr 407, 26 shkurt 1915, f. 3.

[4]Dielli, Nr. 392, datë 22 janar 1915, f. 2.

[5]Telegraf”, 3 korrik 1927.

Filed Under: Vatra Tagged With: Andon Andoni, Koste Cekrezi, Vatra

AKSIDENTI NË KROACI, VATRA SHPREH NGUSHËLLIMET MË TË THELLA

July 25, 2021 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA New York shpreh ngushëllimet më të thella për 10 jetët shqiptare të humbura tragjikisht në aksidentin automobilistik në Slavonski Brod të Kroacisë. VATRA shpreh keqardhje dhe dhimbje të thellë për humbjen e jetëve të bashkatdhetarëve tanë, iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave dhe ju dëshiron shërim të shpejtë të lënduarve nga ky aksident. VATRA lutet me shpirt për 10 bashkatdhetarët që u ndanë nga jeta papritmas teksa ktheheshin në atdhe. VATRA gjendet pranë familjeve të prekura, pranë të lënduarve dhe pranë të gjithëve që u tronditën nga ky aksident fatal.

Një lajm tragjik që na ka shkatërruar të gjithëve. Me zemër, me shpirt dhe me lutjet tona  jemi me familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi të rëndë. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe për të gjithë ne. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë. Zoti qoftë ndihma dhe shpëtimi prej kësaj tragjedie.

I prekur dhe me dhimbje të thellë

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Featured Tagged With: Aksidenti, kosova, Vatra

VATRA URON SENATORIN BOB DOLE NË 98 VJETORIN E LINDJES

July 22, 2021 by s p

I dashur mik  i madh i shqiptarëve Senator Bob Dole

Më lejoni që në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, në emrin tim personal, të familjes sime dhe në emër të shqiptaro-amerikanëve të ju urojmë nga thellësia e zemrës: Gëzuar Ditëlindjen e 98-të. Jetë të gjatë e shëndet të plotë. Ju jeni një mik i jashtëzakonshëm i popullit e kombit shqitar. Me pasionin, diplomacinë, shpirtin, lobimin dhe aksionet konkrete ju e deshët dhe e ndihmuat popullin e kombin shqiptar në ditët e tij më të vështira. Kombi ynë, shqiptaro-amerikanët do ju jenë në jetë të jetëve mirënjohës. Kontributi juaj në dobi të çështjes shqiptare do jetë në memorin e gjallë, në mendjet e zemrat shqiptarëve përjetë. Ju ndihmuat dhe shpëtuat një komb pa mbrojtje e mbështetje. Kombi shqiptar përulet me respekt para mirësisë, fisnikërisë dhe ndihmës suaj.

Nderim të thellë e mirënjohje në jetë të jetëve veprës suaj, përkushtimit tuaj dhe dashurisë suaj të veçantë për kombin shqiptar.

Me mirënjohje dhe nderim

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Featured Tagged With: Bob Dole, Vatra

Krijohet dega më e re e Vatrës në Ridgewood – New York

July 18, 2021 by s p

New York më 18 Korrik 2021 krijohet dega më e re e Vatrës në Ridgewood – New York. Takimi i themelimit të degës u prit me shumë entuziazëm nga të pranishmit. Kjo degë u themelua në kuadër të themelimit të degëve të reja që pritet së shpejti ti shtohen Vatrës si një mundësi kontributi, vlerash, bashkimi dhe organizimi në dobi të çështjes kombëtare. Nënkryetari i Vatrës z.Besim Malota përcolli mesazhin e kryetarit të Vatrës z.Elmi Berisha që dega e re dhe degët që do të krijohen në vazhdim, të funksionojnë në bazë të respektit reciprok, bashkëpunimit, etikës, vëllazërisë, frymës së Vatrës, frymës së kombit, vlerave e trashëgimisë së shkëlqyer të popullit e kombit tonë. Dega e Ridgewood – New York përbëhet nga: Bashkim Musabelliu, Xhadi Gjana, Ylli Dosku, Monda Hamitaj, Xhelal Smalaj, Ramazan Rragami, Femi Smalaj, Fari Shqarri, Abdyl Koprencka, Tatjana Gjana, Edmir Hameli, Anila Hameli, Pertef Pelenku, Vangjeli Bicolli, Vangjo Bicolli, Zoica Shehu, Haxhire Shuka, Tefta Çela, Merushe Mala, Bexhet Mala, Nazmie Lulo, Kadri Lulo, Dezi Rrezhda, Nexhip Rrezhda, Mirsa Hysa, Vali Gruda, Hysen Sejdini, Andis Shehu dhe Jovan Bicoli. Anëtarët nismëtarë të themelimit të degës janë: Bashkim Musabelliu, Xhadi Gjana, Ylli Dosku dhe Monda Hamitaj të cilët do kryejnë funksionin e drejtimit të degës deri në zgjedhjet e përgjithshme të degës para Kuvendit Kombëtar të Vatrës vitin e ardhshëm. Në fjalën e hapjes, z.Bashkim Musabelliu kryetar i grupit nismëtar të themelimit u shpreh se kjo degë do të bashkojë rreth vetes ekspertët, patriotët dhe veprimtarët më të dalluar të komunitetit shqiptar në mënyrë që të jemi një skuadër e bashkuar vlerash, intelektualësh dhe kontributorësh. Në këtë ditë të veçantë themelimi ishte i pranishëm edhe kryetari i degës së Vatrës në New Jersey z.Adem Malellari dhe Justin Bajrami nga dega e Vatrës në Hudson Valley. Takimi u përmbyll vëllazërisht me optimizmin e rritjes së anëtarësisë dhe të angazhimit të patriotëve në veprimtaritë kombëtare, publike dhe patriotike. (S.PAJA – DIELLI)

Filed Under: Featured, Vatra Tagged With: Bashkim Musabelliu, Ridgewood - New York, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT