• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“VATRA” SHPALLI FITUESIT E ÇMIMIT”KONICA”

November 27, 2016 by dgreca

…. DHE NDEROI ME MIRENJOHJE STUDIUESIT E KONICES/

5-salle

Në emër të Jurisë(Adnan Mehmeti, Idriz Lamaj, Dalip Greca) të Konkursit për Librat, essenë, studimin më të mirë për Konicën(Vetëm për vitin 2016), Editori i Diellit prezantoi fituesit. Ai falenderoi vatranin biznesmen Zef Balaj,për sponsorizimin e këtij konkursi, duke i shoqëruar çmimet shpërblime.

  1. Balaj i dorëzoi studiuesit Anton Çefa, Çmimin-Për librin “Faik Konica: Për shpiritën e Vatrës jam responsible unë”, botim i vitit 2016 me vështrime të reja, analiza, esse, që fokusohen në vlerat shpirtërore, kombëtare, vatrane të Faik Konicës.

Çmimi Konica iu dha z. Fotaq Andrea për librin me Esse”Faik Konica-Përlindësi modern” dhe sjelljen në gjuhën shqipe të romaneve”Martesa e Lejlës” dhe “Sotiri e Milka”, botime të vitit 2016.

Çmimi Konica  iu dha Z. Agron Alibali për librin “Faik Konica- Dritëhijet e një diplomati”, botim i vitit 2016 qe sjell fakte të reja, analiza dhe interpretime që hedhin më shumë dritë rreth diplomatit, bashkëthemeluesit të Vatrës, Faik Konica.

Ndersa çmimi për studimin më të mirë i shkoi studiueses Dr. Yllka Filipi- Për studimin “Faik Konica: Katër Përralla nga Zullullandi”, që sjell analiza, vështrime të realiteteve historike shqiptare të veprës së Konicës dhe vlerave të satirës dhe humorit Konician.

Po ashtu u ndanë “Mirënjohje” studiuesve kontribuesë për Jetën dhe veprën e Konicës.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE Studiuesin Ilir Ikonomi:Për kontributin e veçantë dhe standartatet e reja të vendosura prej tij me librin” Faik Konica -Jeta në Washington”, botim i Onufrit 2011.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE  studiusen Neka Doko:Për kontributin e veçantë dhënë në studimin e figurës së Faik Konicës dhe evidentimin e trashëgimisë”Konica” në Bibliotekën Fan S. Noli pranë Katedrales së Shën Gjergjit në Boston.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE  studiusen Arjeta Ferlushkaj:Për Kontributin e veçantë që ka dhënë në studimin e vlerave Koniciane të revistës Rilindase të Faik Konicës “Albania”.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE studiuesin Bejtullah Destani: Për studimin dhe evidentimin e vlerave të Faik Konicës përmes korrespondencës së zgjedhur për vitet 1896-1942.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE studiuesin Thanas L. Gjika: Për ndihmesën e dhënë në fushën e studimeve dhe sjelljen e vlerave të veprave të Faik Konicës, veçanërisht të romanit “Doktor Gjilpëra”

Filed Under: Featured Tagged With: Fituesit e Konkursit, Konica, Vatra

TE SHTUNEN, 26 NENTOR, ORA 10 VATRA MBYLL VEPRIMTARITE E KONICES

November 23, 2016 by dgreca

PUBLIKOHET PROGRAMI I VEPRIMTARIVE PERMBYLLESE/

1-konica

Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, në mbyllje të veprimtarive për Vitin e Konicës, do të organizojë këtë të Shtunë, me 26 Nëntor 2016, duke filluar nga Ora
10 AM, në Selinë e saj në Adresen: 2437 Southern BLVD, Bronx, NY 10458, Simpoziumin kushtuar personalitetit të Faik Konicës, vizitën e ekspozitës kushtuar Konicës, promovimin e dy romaneve të Konicës-sjellë nga Frëngjishtja në shqip nga studiuesi Fotaq Andrea dhe shpalljen e fituesëve të Konkursit shpallë nga Vatra dhe Gazeta Dielli për krijimet më të mira kushtuar jetës dhe veprës së Faik Konicës.

Komisioni i përbërë nga : Asllan Bushati, Mithat Gashi, Idriz Lamaj dhe Dalip Greca, duke ftuar në këtë veprimtari studiues të Konicës, kanë bërë përpjekje që kjo veprimtari të hedh dritë mbi kolosin e shqiptarizmës, intelektualin, publicistin, diplomatin, bashkëthemeluesin e VATRËS, ustain e Gjuhës shqipe, Faik Bej Konica.

Në Simpozium do të referojnë studiues të Konicës: ILir Ikonomi(Zeri i Amerikës), Fotaq Andrea (Francë), dr. Gjon Buçaj, Idriz Lamaj, Anton Çefa, Arjeta Ferlushkaj (Biblioteka e Universitetit të Shkodrës), Neka Doko(Drejtoresh e Bibliotekës Fan S. Noli” pranë Kryekishës Orthodokse”Shën Gjergji” në Boston), studiuesi Thanas Gjika dhe Editori i Diellit, Dalip Greca. Simpoziumi moderohet nga Profesor Mithat Gashi.

Më pas do të promovohet libri me dy romanet e Faik Konicës” Martesa e Lejlës” pasuar nga”Sotiri dhe Mitka” përgatitur për botim nga studiuesi Fotaq Andrea dhe të sponsorizuar nga Vatra.

Në fund të veprimtarisë do të shpallen fituesit e Konkursit kushtuar “2016-Viti i Faik Konicës” shpallë nga VATRA.

Ndërkohë pjesmarrësit do të kenë mundësi të vizitojnë edhe Ekspozitën me 60 fotografi, përgatitur nga Fotaq Andrea.

Në fund në mjediset e Bibliotekës së Vatrës do të ketë edhe një koteil.

PROGRAMI

10:00 -12:00 — KUMTESAT

  1. DR. GJON BUÇAJ: FJALA E HAPJES
  2. ILIR IKONOMI: FAIK KONICA SI DIPLOMAT
  3. NEKA DOKO: FAIK KONICA NË HARVARD
  4. FOTAQ ANDREA: Roli i “Vatrës” në trajtimin shkencor dhe evidentimin e vlerave të veprës koniciane.
  5. ARJETA FERLUSHKAJ: ALBANIA E FAIK KONICËS
  6. ANTON ÇEFA: FAIK KONICA: “PËR SHPIRITËN E VATRËS JAM RESPONSIBLE UNË”
  7. IDRIZ LAMAJ: MERITA E FAIK KONICËS NË PËRCAKTIMIN E ALFABETIT TË PËRBASHKËT SHQIPTAR.
  8. THANAS GJIKA: DOKTOR GJIPERA –ROMANI I PARE REALIST I LETËRSISË SHQIPE.
  9. DALIP GRECA: FAIK KONICA DHE GAZETA DIELLI

12:00-12:30 – PROMOVIMI I LIBRIT TE Z. FOTAQ ANDREA ME DY ROMANET E FAIK KONICES.

12:30 -12:45 — NDARJA E ÇMIMEVE “FAIK KONICA”

PS: Kumtesat do te percillen ne variant te permbledhur nga autoret-10 minuta

Filed Under: Featured Tagged With: programi, Vatra, Viti i Faik Konices

Kronikë shqiptare nga Belgjika – 60 Vjet Lirie në Belgjikë 1956-2016

November 17, 2016 by

Ditën e shtune, me 17 Shtator 2016, Komuna e Andenne-it, në Belgjikë, përkujtoi 60 vjetorin e ardhjes me tren të 200 emigrantave të parë shqiptarë në stacionin e qytetit. Emigrantat  kishin lanë atdheun për me shpëtue prej përndjekjes së pamëshirshme gjaksore komuniste. Disa prej tyne ishin pjesmarrësa të rrezistencës antikomuniste ndër malet e Shkodrës e rrethinat e saj, ose ishin përkrahësa aktivë të asaj rresistence. Të gjithë kishin rrezikue jetën e tyne në kalimin e kufinit shqiptar tue marrë rrugën e mërgimit për me shpëtue prej nji jete mizore, pa të drejta njerzore, pa Zot e pa shpresë.           1

        

 

 

Groupi Artistik “Rinija Vatrane”/

Në vjetin 1956, Belgjika, që kishte pësue humbje e damtime të randa në kohën e Luftës së Dytë Botnore, filloi bujarisht me pranue refugjatë prej shteteve që kishin ra nën këthetrat e komunizmit, ndër ta Shqipnia.

Ndër pjesmarrësa në ceremoninë përkujtimore ishin: Kyetari i Komunes, Z. Claude Erdekens, Ministre e Punsimit, Zoja Eliane Tillieux, Shoqata bamirse Caritas Belgjikë, Ambasadorja e Shqipnisë Zoja Suela Janina dhe Groupi Artistik “Rinia Vatra”, të veshun me kostume kombëtare, që dha nji shfaqje të shkurtë por shumë të bukur.

Ndër emigrantat që kishin ardhë me atë tren 60 vjet ma parë, ishte në prani Pjetër Kukaj prej katundit Rajë, i shoqnuem prej djalit Mark e vajzës Lule, me të cilët kishte qëndrue në kampin famëkeq të Gerovës (Kroaci) për disa vjet, para se me u pranue në Belgjikë.

Autoritetet belge mabjtën fjalimet e rastit në sallën ceremoniale të Komunes. Ndër të tjera, u përkujtue se me 1 Gusht 1956, nji tren me 200 refugjatë politikë shqiptarë, mberrijti në dëstinacionin e fundit: Andenne sur Mose, në Belgjikë. U vu në dukje se këta kishin lanë atdheun për me shpëtue prej diktaturës komuniste. Ambasadorja shiptare majti nji fjalim falënderues në piacën e pallatit komunal ku dhuroi nji plakë përkujtimore. Ishte nji ditë shumë e bukur dhe veshëmathjet kombëtare me ngjyrat kuq e zi e hijeshojshin aq ma tepër pamjen e rastit.

Ambasadorja Shqiptare falënderoi autoritetet e Komunës Andenne dhe të shtetit belg për përkrahjen që u kishin dhanë emigrantave dhe vuni në dukje marrëdhanjet miqësore që Shqipnia ka sot me Belgjikën.

2

Claude Erdekens, Zj. Eliane Tillieux, Z. Pjeter Kukaj

Mbasi kreu fjalimin e saj, Ambasadorja Janina ftoi Pjetër Kukajn, në moshën 91 vjeçare, për me ba përshëndetjen e tij. Pjetri kishte ardhë në Bekgjikë me nanën Rudë Ndonja, me të shoqen Drane Gecaj, me vajzen Lule e lindun në Shqipni dhe me dy djemët, Mark e Viktor që kishin lindë në kampin e Gerovës. Si disa të tjerë, Pjeter Kukaj kishte strehue dhe përkrahe me ushqime e veshmathje antarët e rrezistencës antikomuniste, posaçërisht Pal Bibë Mirakajn, i cili drejtonte çetën e krahinës së Pukës. Në përgjithsi, emigrantat që erdhën në Belgjikë në vitin 1956, nuk ishin politikanë, apo “zotnij të mëdhaj”, ose zyrtarë të ndonji qeverie te maparshme. Ishin të gjithë nierëz të thjeshtë, shumica malsorë, që ishin mësue me jetue në rrespektin e fesë, të zakoneve dhe të traditave të krahinave të ndryshme në Shqipni, tue mbajtë besën e nderin si virtyte themelore të shqiptarizmit. Komunizmi filloi me imponue ligjin marksist, me mohue lirinë e fjales,  me zavendësue vlerat atnore të popullit me diktatin e partisë. Komunistat e imponuen sistemin marksist me dhunë e përndjekje, tue përdorë edhe ushqimin e punësimin si mjete indoktrinimi (shif “Vetvrasja e nji Kombi”,  Kolë Bibë Mirakaj, Tirane 2014).

3

Mark Kukaj, Amb. Janina, Z. Pjeter Kukaj me vajzen dhe nji diplomat shqiptar.

Pjetri ishte i mbrami mbijetues në prani ndër burrat që kishin shkelë me kambë në tokën mirëpritse të Andenne-it para 60 vjetve.  Ai, mbasi falënderoi shkurtimisht autoritetet dhe popullin Belg, ia kaloi fjalën vajzës Lule Kukaj-Daragjati që ishte rritë dhe shkollue në Belgjikë. Ajo, tue folë frangisht, ndër të tjera tha: “Falënderoj Belgjikën që na ka kujtue në këtë ditë të bukur. Populli Belg na priti bujarisht dhe na ndimoi, sidomos në fillim kur kishim ma shumë nevojë. Mos të harrojmë se vetë Jul Cesari e ka çmue popullin Belg si populli ma trim ndër të gjithë popujt kundra të cilëvet kishte luftue. Besoj se jemi të gjithë dakord me këtë vlerësim. Jemi të gëzuem dhe mirenjohës për lirinë dhe mundësitë e shumta që gjetëm në këtë vend bujar dhe kryenaltë. Na gjetëm këtu lirinë, rrespektin dhe mundësinë me jetue ndershmënisht dhe me përparue. Por mos të harrojmë njerzit tonë, familjet që u detyruem me lanë mbrapa në Shqipni, nën këthetrat e komunizmit antinjerzor. Prindët e mi kanë vuejtë shpirtnisht tanë jeten, tue mendue për të afërmit e tyne, me të cilët nuk kishin mundësi me komunikue as me u ndimue. Rrnoftë Belgjika, rrnoftë Ligji, rrnoftë Mbreti dhe Lirija e simbolizueme prej Flamurit të nderuem me ngjyrat kuq, gjelbërt dhe zi.”

Zoja Lulë vazhdoi në gjuhën shqipe tue iu drejtue të rijve në prani: “Falënderoj babën e nanën e të ndjerën gjyshe, që na kanë folë gjithmone për Shqipninë, tue na i mësue traditat, zakonet e gjuhën. Këto nuk duhet ti harrojmë por ti mbajmë gjallë me krenari, brez mbas brezi. Rrnoftë Shqipnija, rrnoftë populli shqiptar”.

Fjalët e thjeshta e të prekëshme të Zojës Lula Kukaj-Daragjati u pritën me duertrokitje të shpeshta.

 

4

Zj. Lule Kukaj- Daragjati tue mbajtë fjalimin

Duhet të reflektojmë ma gjanësisht në kuptimin e kësaj dite. Për ne emigrantat që kemi lanë atdheun për me shpëtue jetën, me ruejtë besimin dhe tradita e zakonet shqiptare, por sidomos për me mprojtë besimin në lirine dhe në demokracinë, kjo dite na duket si nji fitore e pa mohueshme e lirisë. Fitorja e Demokracisë ende nuk asht mbërritë në nivelin e duhun në Atdhe, por me 17 Shtator 2016, në Belgjikë, u celebrue simbolikisht fitorja e shpresës kundra dëshprimit, e lirisë kundra robnimit, e atdhedashtunisë kundra ideologjisë që e vuni atdheun në sherbim të interesave të hueja marksiste. Celebrohet fitorja e besimin në Zotin kundër materializmit të institucionalizuem, fitorja e vlerës së njeriut të lirë kundra aberracioneve shnjerzuese që e shfryzojnë njeriun si viktimë që sakrifikohet në shërbim të nji ideologjie panslaviste. Pranija dhe pjesmarrja e Ambasadores Shqiptare në këtë përkujtim, thekson kontrastin ndërmjet qeverisë përdhunuese Enveriste prej të cilës emigrantat ishin largue, dhe qeverisë së Shqipnisë së lirë ku demokracia e brishtë asht në rrugën e konsolidimit. Kjo pra asht nji fitore e pamohushme e emigrantavet antikomunista.

5

Vulnetaret e Caritas – Belgjike ofrojne ndimen e pare. 1956 – Fototeka Fran Kukaj

Gjashtëdhetë vjet lirije, por edhe 60 vjet përmallimesh, ndamjesh familjare, sakrificash dhe pune të përditshme me shpërblim shpeshherë tepër modest. Njeriu jeton e punon ndershmënisht e me dignitet me mbajtë familjen në shoqninë ku gjindet. Por kur shoqnia asht e hueja dhe kontaktet me familjen në atdhe janë të mohume, ndërsa shoket e mërgimit janë edhe ata të mërzitun e me të njajtat halle, pyetemi se si e gjetën emigrantat kurrajon e vendosmëninë me jetue ditë për ditë pa humbë shpresën?

Traditat shqiptare të bujarisë të besës ndimuen shumë. Larg prej atdheut, shqiptarët e thjeshtë që nuk kanë ambicie përsonale, afrohen me njani tjetrin pa dallim dhe formojnë nji rreth solidar ku qajnë hallet, flasin për familjet që kanë lanë mbrapa në Shqipni, në mbështetje të njani-tjetrit, tue ushqye shpresën se nji ditë do të ribashkohen në liri.

Megjithëse shumë prej emigrantave antikomunista mjerisht nuk janë ma me ne për të gëzue Shqipnine e lirë, duhet të ja u dijmë për nderë sakrificat e tyne kur festohen 60 Vjet Lirie. Diaspora shqiptare ta mbajë në mend se baza ma e fortë e emigracionit shqiptar në botën e lirë, sot bota ma e zhvillueme, asht besimi në lirinë me demokraci. Nuk mjafton me e gëzue at liri jashta Shqipnisë por duhet me u përpjekë qe të forcohet në të njajtin nivel edhe në atdhe, tue zhdukë korrupcionin, kriminalitetin, interesat egoiste ekonomike e partiake të teprueme dhe tue krijue mundësi jetese për të gjith popullin. Njizetekatër vjet mbas rrëzimit të murit të Berlinit nuk ka kuptim që afër 20 për qind të popullit e kanë lanë atdheun për mos me u këthye ma dhe akoma rritet numri i mërgimtarve.

Marrëdhanjet kulturore, ekonomike e financjare të diasporës me Shqipninë duhet të forcojnë pjesmarrjen politike dhe ekonomike të popullit në ndërtimin e Atdheut e, sidomos, të vlersohet kontributi i rinisë që ende sot detyrohet me u largue prej vendlindjes, për arsye se premtimet për nji të ardhme nuk janë optimiste.

Duhet t’i jemi thellësisht mirnjohës Belgjikës që e ka vlerësue, ndimue dhe nderue emigracionin shqiptar në menyrë aq të lavdueshme.

 

6

Vulnetaret e Caritas Belgjike ofrojnë ndimen e pare. 1956 – Fototeka Fran Kukaj­­­­­­

Filed Under: Kronike Tagged With: Belgjika, Vatra

VATRA- SIMPOZIUMI PER FAIK KONICËN ORGANIZOHET ME 26 NËNTOR

October 26, 2016 by dgreca

QË NGA 12 NËNTORI NË MJEDISET E VATRËS DO TË ÇELET EKSPOZITA ME 60 FOTOGRAFI , PORTRETE, PUBLIKIME, LETRA, TË FAIK KONICËS/

simpoziumi-per-faik-konicen-organizohet-me-26-nentorFederata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, në mbyllje të veprimtarive për Vitin e Konicës, do të organizojë me 26 Nëntor 2016, duke filluar nga Ora
10 AM, në Selinë e saj në Bronx, Simpoziumin kushtuar personalitetit të Faik Konicës.

Komisioni i përbërë nga : Asllan Bushati, Mithat Gashi, Idriz Lamaj dhe Dalip Greca, kanë bërë përp- jekje që kjo veprimtari të hedh dritë mbi kolosin e shqiptarizmës, intelek- tualin, publicistin, diplomatin, bash- këthemeluesin e VATRËS, ustain e Gjuhës shqipe, Faik Bej Konica.

Në Simpozium do të referojnë studi- ues të Konicës: ILir Ikonomi(Zeri i Amerikës), Fotaq Andrea (Francë), dr. Gjon Buçaj, Idriz Lamaj, Anton Çefa, Arjeta Ferlushkaj (Biblioteka e Shkodrës), Neka Doko(Drejtoresh e Bibliotekës Fan S. Noli” pranë Kryekishës Orthodokse”Shën Gjergji” në Boston) dhe Dalip Greca.

Më pas do të promovohet libri me dy romanet e Faik Konicës” Martesa e Lejlës” pasuar nga”Sotiri dhe Mitka” përgatitur për botim nga studiuesi Fotaq Andrea dhe të sponsorizuar nga Vatra.

Në fund të veprimtarisë do të shpallen fituesit e Konkursit kushtuar “2016-Viti i Faik konicës” shpallë nga VATRA.

Njoftohen të interesuarit se që nga data 12 Nëntor, në mjediset e Vatrës do çelet Ekspozita Kushtuar Faik Konicës me rreth 60 fotografi, për- gatitur nga Fotaq Andrea.Ekspozita mund të vizitohet çdo ditë. Sillni dhe familjet tuaja që ta vizitojnë. Njoftoni dhe miqtë tuaj.

 

Filed Under: Vatra Tagged With: Ekspozita, Faik Konica, Simpoziumi, Vatra

BASHKOJNI ME NE DHE E COJME ME TEJ TRADITEN

October 26, 2016 by dgreca

VATRA DHE BASHKESIA SHQIPTARE JU FTOJNE NE FESTEN E FAMURIT!/

VATRA DHE BASHKESIA SHQIPTARE NE NEW YORK FESTEN E PAVARESISE SE SHQIPERISE DO TA  FESTOJE ME 27 NENTOR 2016, DUKE NISE NGA ORA 6 E MBREMJES NE RESTORANTIN EASTWOOD MANOR NE BRONX./

newspaper-dielli-october-2016-faqe-3ADRESA:

3371 Eastchester Rd, Bronx, NY 10469

TEL:(718) 654-4200

ARGETIMIN MUZIKOR : NGA I MIRENJOHURI FREDERIK NDOCI DHE ARTISTE NGA SHQIPERIA.

BASHKOJNI ME NE DHE E COJME ME TEJ TRADITEN 104 VJECARE TE VATRES ME BASKESINE SHQIPTARE.

KLIKONI MBI POSTER DHE MESONI DETAJE

 

Filed Under: Featured Tagged With: Festa e Flamurit, FTESË, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT