PUBLIKOHET PROGRAMI I VEPRIMTARIVE PERMBYLLESE/
Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, në mbyllje të veprimtarive për Vitin e Konicës, do të organizojë këtë të Shtunë, me 26 Nëntor 2016, duke filluar nga Ora 10 AM, në Selinë e saj në Adresen: 2437 Southern BLVD, Bronx, NY 10458, Simpoziumin kushtuar personalitetit të Faik Konicës, vizitën e ekspozitës kushtuar Konicës, promovimin e dy romaneve të Konicës-sjellë nga Frëngjishtja në shqip nga studiuesi Fotaq Andrea dhe shpalljen e fituesëve të Konkursit shpallë nga Vatra dhe Gazeta Dielli për krijimet më të mira kushtuar jetës dhe veprës së Faik Konicës.
Komisioni i përbërë nga : Asllan Bushati, Mithat Gashi, Idriz Lamaj dhe Dalip Greca, duke ftuar në këtë veprimtari studiues të Konicës, kanë bërë përpjekje që kjo veprimtari të hedh dritë mbi kolosin e shqiptarizmës, intelektualin, publicistin, diplomatin, bashkëthemeluesin e VATRËS, ustain e Gjuhës shqipe, Faik Bej Konica.
Në Simpozium do të referojnë studiues të Konicës: ILir Ikonomi(Zeri i Amerikës), Fotaq Andrea (Francë), dr. Gjon Buçaj, Idriz Lamaj, Anton Çefa, Arjeta Ferlushkaj (Biblioteka e Universitetit të Shkodrës), Neka Doko(Drejtoresh e Bibliotekës Fan S. Noli” pranë Kryekishës Orthodokse”Shën Gjergji” në Boston), studiuesi Thanas Gjika dhe Editori i Diellit, Dalip Greca. Simpoziumi moderohet nga Profesor Mithat Gashi.
Më pas do të promovohet libri me dy romanet e Faik Konicës” Martesa e Lejlës” pasuar nga”Sotiri dhe Mitka” përgatitur për botim nga studiuesi Fotaq Andrea dhe të sponsorizuar nga Vatra.
Në fund të veprimtarisë do të shpallen fituesit e Konkursit kushtuar “2016-Viti i Faik Konicës” shpallë nga VATRA.
Ndërkohë pjesmarrësit do të kenë mundësi të vizitojnë edhe Ekspozitën me 60 fotografi, përgatitur nga Fotaq Andrea.
Në fund në mjediset e Bibliotekës së Vatrës do të ketë edhe një koteil.
PROGRAMI
10:00 -12:00 — KUMTESAT
- DR. GJON BUÇAJ: FJALA E HAPJES
- ILIR IKONOMI: FAIK KONICA SI DIPLOMAT
- NEKA DOKO: FAIK KONICA NË HARVARD
- FOTAQ ANDREA: Roli i “Vatrës” në trajtimin shkencor dhe evidentimin e vlerave të veprës koniciane.
- ARJETA FERLUSHKAJ: ALBANIA E FAIK KONICËS
- ANTON ÇEFA: FAIK KONICA: “PËR SHPIRITËN E VATRËS JAM RESPONSIBLE UNË”
- IDRIZ LAMAJ: MERITA E FAIK KONICËS NË PËRCAKTIMIN E ALFABETIT TË PËRBASHKËT SHQIPTAR.
- THANAS GJIKA: DOKTOR GJIPERA –ROMANI I PARE REALIST I LETËRSISË SHQIPE.
- DALIP GRECA: FAIK KONICA DHE GAZETA DIELLI
12:00-12:30 – PROMOVIMI I LIBRIT TE Z. FOTAQ ANDREA ME DY ROMANET E FAIK KONICES.
12:30 -12:45 — NDARJA E ÇMIMEVE “FAIK KONICA”
PS: Kumtesat do te percillen ne variant te permbledhur nga autoret-10 minuta
shefqet says
Urimet me te mira per organizatoret e ketij aktiviteti te rendesishem.
Percjellja e jetes, vepres dhe krijimtarise se Faik Konices, pergjate vitit 2017 nga Shoqata Panshqiptare “VATRA” , qe kulmon me kete sesion shkencor, eshte mirenjohja me e mire per kete figure te shumeanshme te kombit shqiptar.
Ndaj kete veprimtari do ta ndjekin shqiptaret kudo qe jane, duke ju rikthyer leximit te veprave te Konices, vlerave qe mbartin ato, per te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen e shqiptareve.
Ju lumte, suksese per kete pune te paqme e fisnike!
Shefqet Kercelli