• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NESËR NË VATËR “DY FESTA NË NJË DITË”: PESË VJETORI I SHENJTËRIMIT DHE FESTA E NËNË TEREZËS SI SHENJTE

September 4, 2021 by s p

Dielli/


Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA do të organizojë nesër ditën e Dielë më 5 Shtator ora 11:00 AM në Selinë Qëndrore të Vatrës me adresë: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458, një ceremoni festive me rastin e pesë vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, dhe festën e saj (5 Shtator) si Shenjtore e Kishës Katolike dhe e Kombit Shqiptar nga Papa Françesku në Vatikan. E ftuar speciale në këtë ceremoni nderimi e festimi do të jetë Ines Murzaku, profesore e Historisë Kishtare, Drejtoreshë e Programit të Studimeve Katolike dhe Themeluese e Departamentit të Studimeve Katolike në Universitetin Seton Hall në New Jersey. Prof. Murzaku do shpalosë për të pranishmit fakte të reja dhe një interpretim të fakteve rreth impaktit të Nënë Terezës në historinë e kishës katolike dhe historinë e kombit shqiptar. Vatra fton të gjithë komunitetin shqiptar në USA dhe më gjërë që të bëhet pjesë e një ceremonie madhështore festimi e nderimi në respekt dhe vlerësim të shqiptares së madhe, Shenjtores së Kombit tonë Nënë Terezës, për të festuar “Dy Festa në Një Ditë”.Pjesëmarrja juaj na nderon.

Filed Under: Featured Tagged With: PhD.Ines Murzaku, Vatra

KRYETARI I VATRËS MESAZH NGUSHËLLIMI PËR HUMBJEN E ISH-KRYEPARLAMENTARIT TË KOSOVËS KOLË BERISHA

August 30, 2021 by s p

Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, në emër të të gjithë vatranëve, të familjes sime dhe në emër tim personal, përcjellim ngushëllimet më të sinqerta e më të dhimbshme për ndarjen nga jeta të Kolë Berishës, njërit ndër veprimtarët më të shquar të lëvizjes për pavarësinë e Kosovës, bashkëpunëtorit e bashkëmendimtarit të presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës. Kosova humbi një burrë shteti, unë humba një mik të ngushtë dhe një bashkëpunëtor të shkëlqyer së bashku me presidentin Rugova. Federata VATRA, shqiptaroamerikanët, patriotët shqiptarë e mbarë viset shqipfolëse do i jenë mirënjohës dhe s’do ta harrojnë kurrë kontributin e Kolë Berishës në shtetformimin e Kosovës si ish-Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe ish-Nënkryetar i LDK-së. Kolë Berisha ishte një patriot i madh dhe luftoi pa u lodhur e punoi për liri, pavarësi dhe demokraci në Kosovë. Federata VATRA dhe shqiptaroamerikanët i gjendet pranë familjes, bashkëpunëtorëve, e miqve të Kolë Berishës në këto momente trishtimi e lamtumire.

Pranë jush dhe me nderime

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Kole Berisha, Vatra

ARTI SHQIPTAR NË ZI, SHUHET SHERIF MERDANI, VATRA SHPREH NGUSHËLLIMET MË TË THELLA

August 29, 2021 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të artistit të madh të këngës shqiptare Sherif Merdani. I burgosur politik dhe i përndjekur mizorisht nga regjimi diktatorial, artisti i madh Sherif Merdani nuk urreu askënd dhe në çdo moment ishte i mbushur me dashuri dhe fisnikëri të paimagjinueshme. Artisti Merdani së bashku me të tjerë artistë të mëdhenj, pas Festivalit të 11-të të muzikës së lehtë shqiptare, përjetoi një tërbim absurd të xhelatëve komunistë të cilët padrejtësisht i shkaktuan një kalvar të gjatë vuajtjesh e mundimesh pse guxoi të jepte një dritare shprese e çlirimi nëpërmjet artit të tij në një kohë të zezë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Vatra ngushëllon familjen, të përndjekurit e diktaturës bolshevike, komunitetin e artistëve për këtë humbje të pazëvendësueshme dhe të gjithë artëdashësit që u magjepsën me zërin e Sherif Merdanit. Ai do të kujtohet përherë me nderim dhe respekt. Sherif Merdani iku prej nesh, por nga ne nuk do ndahet kurrë me trashëgiminë që na la pas si një artist i madh, antikomunist dhe njeri i papërsëritshëm.

Filed Under: Featured Tagged With: Arti shqiptar, Sherif Merdani, Vatra

PROFESORI I MUZIKËS IZET KALLABA I BASHKOHET VATRËS

August 27, 2021 by s p

Patrioti Izet Kallaba nga Gjilani i Kosovës, profesor i muzikës për 40 vite në Gjilan, sot më 27 Gusht 2021, i bashkohet Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra. Profesor Kallaba u prit nga Editori i Diellit Sokol Paja i cili i shpjegoi me detaje rrugëtimin historik të Federatës Vatra dhe të gazetës Dielli si organ zyrtar i saj. Z.Kallaba ka botuar librin “Tingujt e Artë” dhe ka në proces një botim për poezinë e diasporës. Profesori i muzikës Izet Kallaba është ofruar në Vatër që të zhvillojë kurse muzike dhe aktivitete kulturore për të gjithë fëmijët e vatranëve dhe patriotëve shqiptarë që jetojnë në New York dhe më gjërë. Ai u shpreh shumë i lumtur që iu bashkua Vatrës dhe se e ka dashur dhe vlerësuar që dekada më parë veprimtarinë e kësaj Federate në dobi të çështjes shqiptare. Profesor Kallaba mbeti shumë i impresionuar nga burrat e shtetit dhe kontributi që shqiptarët e Amerikës kanë dhënë për shtetin dhe kombin shqiptar. Ai gjithashtu e vlerësoi Vatrën si një atdhe i dytë për shqiptarët e mërgatës së Amerikës. Kur viziton Vatrën të mbushet shpirti plot e zemra krenohet nga historia, lavdia dhe vlerat e kombit tonë që Vatra ka trashëguar dhe rrezatuar gjithmonë, përfundoi fjalën e tij në ditën e anëtarësimit në Vatër profesor Izet Kallaba.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Izet Kallaba, Sokol Paja, Vatra

VATRA SHPREH NGUSHËLLIMET MË TË THELLA PËR AKSIDENTIN NË QAFË –MUZINË

August 26, 2021 by s p

Foto: Gazeta Panorama

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA shpreh ngushëllimet më të thella për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Qafë-Muzinë. Vatra lutet për shpirtrat e humbur dhe uron shëndet të plotë të lënduarve nga ky aksident fatal. Pesë jetë humbura është një tragjedi e tmerrshme. Vatra u qëndron pranë familjarëve në këto momente dhimbjeje të madhe e trishtimi të rëndë. Vatra u bën apel autoriteteve të dhe instancave përgjegjëse që të marrin masa për parandalimin e tragjedive të tilla. Vatra bën thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë e demostrojnë përgjegjshmëri të lartë në drejtimin e automjeteve të tyre në mënyrë që të mos kemi jetë të humbura tragjikisht në rrugët e atdheut.

Filed Under: Uncategorized Tagged With: aksident, Qafe-Muzine, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT