NGA VEDAT SHEHU/
Është e qartë, Toka është konsoliduar në gjendje të shkrirë, për një kohë të gjatë në vlim; masa e shkrirë sipërfaqësorë shpërthente dhe shpërndahej përqark rruzullit dhe binte ne formë derdhjesh copërash shkëmbore: ishte faza e qarkullimit prej gjendjes së lëngët në të ngurtë.
Nga kjo faze e pa stabilizuar e qarkullimit të kores është ruajtur një komponent shkëmbor fare fragmentar me moshë rreth 4.3 miliard vjet (rreth 300 milion pas formimit të sistemit Diellor), përcaktuar prej moshës së kristaleve të Zirkon-it, në një pikë të kores më të vjetër.
Gjatë fazës paraprake të konsolidimit të kores, masa silikate acide e shkrire e shtresës potenciale granitike, duke qenë e lehtë dhe me temperaturë ngurtësimi të ulët (700 °C), ishte shtruar si një det gjigant magme përmbi nënshtresën e vet prej silikatesh shkëmbore mafike dhe ultramafike, që, duke pasur një temperature ngurtësimi më të lartë (1300 – 1400 °C), ishin ngurtësuar më parë. Kështu, duke u ftohur ky det acid prej shkëmbinjsh silikat të shkrire krijoi shtresën e sipërme granitike të kores tokësore të vjetër, e njohur si kore e tipit kontinental. Mandej, koria e tipit kontinental çahej dhe nëpër çarje futeshin dhe ngurtësoheshin prurjet e magmës mafike (bazike) që formonte brezat e njëpasnjëshëm, analogë me tipin e ri shumë të vonshëm të kores së tabanit oqeanike me shtresë të sipërme bazaltike.
Ky proces i stabilizimit të krejt kores kontinentale vazhdoi gjatë zhvillimit gjeologjik në një interval kohe tepër të gjatë deri në fillimin e Eonit Protozoik , pikërisht rreth 2.5 miliard vjet me parë. Por, zhvillimi i kores kontinentale nëpërmjet procesit të rritjes vazhdonte shumë ngadalë, gjersa rritja u përshpejtua rreth 200 milion vjet me parë, kur procesi i prurjeve lartë të magmës së tipit oqeanike u stabilizua midis fragmenteve të copëtuar të kores kontinentale globale duke shkaktuar rritjen e tyre si pjesë fillestare të pllakave globale aktuale. Stabilizimi i udhëve të ngjitjes lart të magmës ndodhi kur rritja e mbulesës silikate të bërthamës kishte arritur limitin përkatës dhe kur litosfera kishte arritur një trashësi limit dhe distancë të caktuar nga bërthama.
THELBI I BËRTHAMËS DHE SHPËRTHIMI I MADH I VETMUAR, (SINGLARITETI I BIG BANG-UT)
Pavarësisht që unë nuk kam pasur ndër mend të merresha me astrofizikë apo kozmologji të Shpëthimit të Madh (Big Bang-ut) dhe të diskutoja për problemet përkatëse, unë hyra në udhën që të shpinte drejt problemit global, d.m.th. drejt marrëdhënies së shtresës së sipërme bazaltike të kores se re tabanit oqeanik ndaj shtresës se sipërme granitike të kores së vjetër të kontinenteve, kur u obligova të interpretoja origjinën e një damari granitik të futur brenda stivës së bazaltëve në një brez ofiolitik⁽⁴⁸⁾, dhe mora për sipër të zgjidhja problemin se në
ç’ mënyrë ishte diferencuar magma granitike që të formonte damarin granitik midis bazaltëve.
Pasi kisha botuar nja dy artikuj për damarin granitik, erdha në përfundim që ishte e domosdoshme të vështroja për shkakun e proceseve të brendshme gjeologjike si vazhdim i proceseve të formimit dhe zhvillimit të Tokës krahas planetëve të sistemit planetar, dhe mandej, hyra në udhën e unitetit universal të lidhjes materie-energji, si universaliteti i bashkëveprimit dhe transformimit të materies⁽¹⁷⁾ në vazhdimësinë e hapësirës, kohës, objekteve, fenomeneve, proceseve dhe në pafundësinë e kombinimeve të trajtave atom molekulare të lidhura me shkëmb-formimin në kozmos dhe në Tokë.
Gradualisht, nxora konkluzionin që masa e shkrirë në Tokë nuk mund të jete as pasojë e nxehtësisë së akumuluar qysh nga origjina, dhe as e çliruar nga izotopet radioaktive që shkrin shkëmbinjtë e mëparshëm, por duhet të formohet nga transformimi i një materieje të caktuar kozmike që duhej të ishte vendosur në strukturën energjetike të bërthamës qysh në fazën e formimit të planetëve në sistem diellor. Ky përcaktim më orientoi mua drejt eksplozionit të madh të tipit supernova, dhe më ballafaqoi me Universin Unik të teorisë Shpërthimi i Madh (Big Bang).
Mbi Shpërthimin e Madh (Big Bang)
Teoria e shpërthimi i Madh unik është një konstruktim fizikë-matematik imagjinar që ka për bazë një premisë fantastike sikur universi fillon nga një pikë fillimi irracionale, një pikë e pozicionuar në imazhin e themeluesit dhe të përkrahësve.
Këtu, duhet theksuar se premisë bazë e Shpërthimit të Madh dhe Zgjerimit të Universit është interpretimi i gabuar i “zhvendosjes së kuqe” në spektrin e galaktikave të largëta, sikur zhvendosja shkaktohet nga që galaktikat largohen me shpejtësi fantastike prej vëzhguesit nga Toka. Ky fenomen ndodh kur gjatësia e valës së dritës që çlirohet nga galaktikat e largëta zmadhohet dhe zhvendoset na anën e skajit të kuq të spektrit, por kjo nuk duhet kuptuar se kjo zhvendosje është pasojë e largimit të galaktikave. Më vonë, fizikanë dhe kozmologë e shpjeguan zhvendosjen e kuqe si pasojë të fenomeneve që ndodhin brenda flukseve të dritës gjatë përshkimit të largësisë së jashtëzakonshme prej miliarda vjet-dritë.
Thelbi i Bërthamës dhe Shpërthimi i Madh i vetmuar (Singulariteti)
Thelbi i bërthamës e ka origjinën nga mbetjet e ultrangjeshura të një eksplozioni të madh si ngjarje e tipit supernova brenda-galaktikës, ngjarje e ndodhur në hapësirë reale të bashkëveprimit dhe transformimit të materies dhe është përshtatur forcërisht në hipotezën e Shpërthimit të Madh si një eksplozion absolut i vetmuar në boshllëk .
Bota reale: Toka, galaktika, hapësira e vijueshme funksionon prej bashkëveprimit dhe transformimit të materies. Çdo fenomen, dhe çdo ekzistence në cilëndo pikë të hapësirës kozmike të vijueshme është pasojë e bashkëveprimit dhe transformimit të trajtave të materies.
Natyrisht, nocioni primitiv i universit, si hapësirë e mbyllur brenda qiellit të Tokës është pakuptim. Shpërthimi Unik i Madh është një marifet teorik që aludon zgjerimin e qiellit kozmik imagjinar, i cili gjoja është në fryrje të përhershme dhe krijon hapësirë nga asgjëja.
Përkrahësit e konceptit të Shpërthimit të Madh, shumë fenomene kozmike dhe zbulime të reja i interpretojnë si mbetje nga ky eksplozion imagjinar dhe krijojnë ide të reja⁽²³⁾, ⁽¹⁾ që gjoja janë fakte nga Shpërthimi i Madh Unik.
Teoria e Shpërthimit të Madh ka një qëndrim thellësisht të kundërt me unitetin e materies në transformim në univers⁽⁴⁶⁾,⁽⁴⁹b⁾; astrofizikanë shumë të rëndësishëm⁽²⁾,⁽²⁵⁾, e kanë vlerësuar Shpërthimin e Madh si mit të papërfillshëm midis vrojtimeve shkencore, zbulimeve, interpretimeve dhe arritjeve shumë të avancuara; kanë ardhur në përfundim që i ashtuquajturi Shpërthim i Madh është “një ngjarje që shfaqet nga asgjëja, prandaj askush nuk ka arsye që të mendoje se kjo ngjarje paska ndodhur ne të kaluarën e largët”.
Interpretimet mbi disa fenomene kozmike si dëshmi të ngjarjes së Shpërthimit të Madh janë pa bazë, përfshirë nocionet: universi ynë, universet e tjera, Shpërthime të Mëdha të shumta. Në fakt, eksplozionet e mëdha të shumta janë ngjarjet supernova dhe hipernova. Hapësira nuk mund të jetë e mbyllur dhe të formojë universin si një objekt të vetëm.
KONKLUZIONE
Konkluzionet e jashtëzakonshme të Teorisë së Rritjes së Tokës prej Transformimit të Thelbit të Bërthamës, që është pozicionuar si një shtresë qendër-sferike e tej-hollë dhe e super-ngjeshur në brezin e periferisë së brendshme të gjeosferës së shkrirë, janë premisa të reja nga Toka për të plotësuar mangësitë e hipotezës standarde të origjinës së Tokës, thënë më mirë, për të shkulur ca ide të rreme brenda në hipotezat e tektonikës globale që janë huajtura prej defekteve kozmologjike standarde.
Atëherë, le të përpiqemi që ti rendisim pikat esenciale të teorisë dhe të shprehim në mënyrë koncize çdo të thotë rivlerësimi i interpretimit të vjetërsuar për burimin e nxehtësisë së Tokës dhe për origjinën e bërthamës si masë e precipituar dhe të përcaktohet realiteti që nxehtësia dhe masa e shkrirë e bërthamës, të dyja janë pasojë e transformimit te thelbit të bërthamës, në pajtim me pikat kryesore të mëposhtme.
- Pra, bëhet domosdoshmëri që teoricienët e astrofizikës dhe kozmologjisë duhet të marrin në konsideratë proceset dhe fenomenet e brendshme të Tokës si të një planeti në morinë e sistemeve planetare në Galaktikë dhe ta vrojtojnë Tokën si objekt studimi kozmik. Kështu, ata do të arrinin të konfirmonin praninë dhe funksionimin e thelbit bërthamës si faktor energjetik dhe origjinë e tij prej copërinash të ultra-ngjeshura në përbërjen e resë kozmike të prejardhura nga eksplozioni i ngjarjes supernova. Mandej, duke vërtetuar se energjia e brendshme e Tokës prodhohet nga thelbi i bërthamës në procesin e formimit të sistemit planetar, ata do të eliminonin defektet e teorisë kosmologjike aktuale.
- Qysh në fazën e planet-formimit, nëpërmjet shpërbërjes të vetvetishme të thelbit të bërthamës, grimcat dhe ultra-grimcat çlirohen prej gjendjes së tyre të ultra-ngjeshur dhe, nga njëra anë ri-konstruktohen në flukse të fushave fizike dhe të çdo rrezatimi dhe, nga ana tjetër, formojnë bërthama atomesh të një mase tip-plazmë që më tej re-konstruktohen në lidhje atom-molekulare, që zënë një vëllim jashtëzakonisht më të madh. Kjo masë atom-molekulare shtesë e gjeosferës së shkrire (bërthamës së jashtme), e cila largohet si magmë, shkakton rritjen e kores dhe të gjitha gjeosferave d.m.th., krejt Toka rritet duke ruajtur masën e vet konstante, sepse thelbi i bërthamës humbet po atë masë që kalon në lidhjet atom-molekulare që i shtohet gjeosferave. Për më tepër, rrezja e thelbit të bërthamës zmadhohet paralelisht me shpërbërjen e vet.
- Në qoftë se realiteti i rritjes së Tokës do të përcaktohej dhe do të pranohej prej autoritetit shkencor, atëherë do të bëhej domosdoshmëri absolute që të pranohej ky koncept i ri i transformimit të faktorit tip thelb bërthame dhe, si hipotezë pune, ky faktor do të krijonte një kapërcim epokal në shkencat fondamentale, veçanërisht në fizikë dhe njohuritë e përgjithshme të botëkuptimit dhe do të ndikonte orientimin e kërkimeve si në mjedisin e Tokës edhe në hapësirën kozmike. Për më tepër, bërthama e Tokës do të shihej si një Diell në miniaturë brenda mbulesës së gurtë silikate, ndërsa Dielli do të shihej si një bërthamë ultra-gjigante brenda pështjelljes prej gazesh të tej-nxehura. Rrjedhimisht, studimi i vëmendshëm i bërthamës së Tokës do të na obligonte ta kuptonim më mirë Diellin, ndërsa vrojtimi i Diellit do të na ndihmonte ta kuptonim më mirë funksionimin e bërthamës së Tokës.
REFERENCeS
⁽¹⁾1. Afshordi, N. Mann, Robert, B. and Pourhasan, R. (2014). “The Black Hole at the Beginning of the Time.” Scientific American.311 (2) 38-43.
⁽²⁾2. Alfven, Hannes (1984). “Cosmology: Myth or Science?” For the Golden Jubilee of the Indian Academy of Sciences, representing a culture which has investigated cosmology for four millennia, edited in Jour. Astrophysics and Astronomy, No. 5, 79-98.
⁽³⁾3. Anderson, S. F., et al. (1999). “Mapping low density galactic: third helium Lyman-alpha forest.” Astronomic . 117, 56-62. DOI: 10.1086/300698; e-print: astro-ph/9808105 | PDF.gas
⁽⁴⁾4. Barcelo, C., Liberati, S., Sonego, S., Visser, M. (2009). “Black Stars, Not Holes.” Scientific American 301 February 46-52
⁽⁵⁾5. Berhe, S. M. (1999.) “Ophiolites in Northeast and East Africa: implications for Proterozoic crustal growth.” (London: Journal of the London Geological Society; V. 147; No. 1, 51-57.
⁽⁶⁾6a. Blinov, V. F. (1973). “On the hypothesis of Earth’s expansion.” (In Russian). Fizika Zemli 1, 27-35.
⁽⁷a⁾7a. Carey, S. W. (1976). “The Expanding Earth”. Amsterdam (Elsevier Scientific Pub. Co., 1976). 488
⁽⁷b⁾7b. Carey, S. W. (1988). Theories of the earth and universe: a history of dogma in the earth sciences. (Stanford CA: Stanford University Press, 1988). 436.
⁽⁸⁾8. Cataldi, G., & D., Straser, V. (2016) “Solar activity correlated to the M7.0 Japan earthquake occurred”. At New Concepts in Global Tectonics Journal, V. 4, No. 2, p. 79-85
⁽⁹a⁾9a. Choi, Dong R. (2010). “The January 2010 Haiti Seismic Disaster Viewed from the Perspective of the Energy Transmigration Concept and Block Tectonics.” NCGT Newletter, 54,.36-54.
⁽⁹b⁾9b. Choi, Dong R. and L. Maslov.(2010) “Global seismic synchronicity. “NCGT Newletter, 55, 66-74.
⁽¹⁰⁾10. Close, Frank. (2004) “Particle Physics, a very short introduction” (Oxford: Oxford University Press. 160. ISBN 0-19 280434-0.
⁽¹¹⁾11. Condie, Kent C. (1997) “Plate tectonics and crustal evolution.” Fourth Edition, (Oxford: Butterworth-Heinneman, An Imprint of Elsevier Science Linacre House, Jordan Hill, Oxford OX2 BDP 200 and Wheeler Road, Burlington, MA, USA. 282
⁽¹²⁾12. Cwojdzinski, G. (2012) “Geological Evolution of the Sudety Mts. (Central Europe) on the Expanding Globe.” In: “The Earth Expansion Evidence, A challenge for geology, geophysics and astronomy. Selected Contribution to the Workshop, held in Erice, Sicily, Italy (4-9 October 2011). 263-273. Post-conference publication edited by Giacarlo Scalera (editor in chief), Enzo Boschi, and Stefan Cwojdziński. Rome, 492
⁽¹³⁾13. de Hilster, D. (2008) “The Growing Earth.” p. 24. At:
<www.dehister.com/docs/TheGrowingEarth.ppt>, 77.
⁽¹⁴⁾14. Dimitriev, L. V., Vinogradov, A. P., and Udentsev, G.B. (1971) “Petrology of ultrabasic rocks from rift zones of The Mid-Indian Ocean Ridge.” Philosophical Transactions of the Royal Society of London.Series A Mathematical and Physical Sciences, V. 268, No. 1192. A discussion on Petrology of igneous and Metamorfic rocks from the Oceanic Flore. (London: The Royal Society,). 403-408.
⁽¹⁵a⁾15a. Dilek, Y. and Robinson, P. T. (2003). “Ofiolites in Earth History: Geological Society of London Special Publication 218 edited by Dilek, Y.& Robinson, P. T. 723 p.
⁽¹⁵b⁾15. Dilek, Y., Shallo, M. and H. Furnes. (2005) “Rift-drift, seafloor spreading and subduction tectonics of Albanian ophiolites.”International Geology Review V. 47. (New York: Taylor & Francis Group. 147-176.
⁽¹⁶⁾16. Elbeze, A. C. (2013). “On the existence of another source of heat production for the earth and planets, and its connection with gravitomagnetism”.
Published online: http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3825064/ p.18
⁽¹⁷⁾17. Erickson, F.P. (2008). Absolute space, absolute time and absolute motion. 2678. Publisher: Xlibris, ISBN: 978-1599261171
⁽¹⁸⁾18. Farley, K. A., Neroda, E. (1998). “Noble Gases in the Earth’s Mantle”.Annual Review of Earth and Planetary Sciences. Vol. 26: 189-218 [From:
http://www.annualreviews.org/doi/abs/10.1146/annurev.earth.26.1.189]
⁽¹⁹⁾19. Hilgenberg, O. C. (1933/2003) “The Formation and development of Earth: contraction or expansion.” In: Why Expanding Earth? (Eds) Scalera, G., Jacob, K. Proceedings of the Lautenthal Colloquium held on May 26, 2001 in honor of Ott Christoph Hilgenberg. Rome (2003).
⁽²⁰⁾20. Hooft, G. (2007). “The conceptual basis of quantum field theory.” In: The Oxford Handbook of Philosophy and physics. (Ed. Robert Batterman, p. 661-729).
⁽²¹⁾21. Kokus, M. (2004). “Alternate theory of gravity and geology in seismic prediction.” In New Concepts in Global Tectonics; Urbino Workshop 29-31 Aug. Italy.
⁽²²⁾22. Mareschal, J-C. (2012) Jean-Claude, et al. “Geoneutrinos and the energy budget of the Earth”. Journal of Geodynamics, Vol. 54, p. 43– 54.
⁽²³⁾ 23. Krouss L. (2014). “A Beacon from the Big Bang”. Scientific American 4, 311.59-67.
⁽²⁴⁾24. Lay, Th., Hernlund, J., Buffett, A. B. (2008). “Core–mantle boundary heat flow”. In Nature Geoscience, No. 1, p. 25-32.
⁽²⁵⁾25. Lerner, Eric. J. (1992): Big bang never happen 466 p. [t: http://bigbangneverhappened.org/]
30 64. Manuel K. Oliver (2009). “Earth’s Heat Source, the Sun”. At: Energy & Environment 20131-144. <https://arxiv.org/ftp/arxiv/papers/0905/0905.0704.pdf>.
⁽²⁶⁾26. Love, Jeffrey J., Thomas, Jeremy N. (2013). “Insignificant solar-terrestrial triggering of earthquakes.” Geophysical Research Letters. Vol.40, is. 6:1165-1170.
⁽²⁷⁾27. Low, F. S. and Kristna, S. (1970).:” Narrow bond infrared photometry of alfa -tory.” Nature: 3. 23. 13-22.
⁽²⁸⁾28. Makarenko G.F. (1983). “Volcanic Seas on Earth and Moon.” (In Rusian), (Moscow, Izdatel’stvo Nedra.
⁽²⁹a⁾29a. Marvin, J. H. (2003). “The Nuclear Heart of the Earth”. Interview at:
http://www.spacedaily.com/news/earth-03k.html
⁽²⁹b⁾ 29b. Marvin, J. H. (2014).). “Herdon’s Earth and the Dark Side of Science”; Perface at:
http://nuclearplanet.com/Herdon’s_Earth%20.html
⁽³⁰⁾30. Maxlow, J. (2005) “Terra Non Firma Earth: Plate tectonics is a myth”. Electronic ed. ISBN 0 952 2603. 189.
⁽³¹⁾31. Moores, Eldridge M., Kellogg, Louise H., and Yildirim Dilek. (2000). “Tethyan Ophiolites, mantle convection and tectonic historical contingency: A resolution of the ophiolite conundrum.” GSA., Inc., Special Paper #349 in Ophiolites and Oceanic Crust: New Insight from the Field Studies and the Drilling Program, 349, 3-12.
⁽³²⁾32. Myers, L.S. (2008) “A growing and expanding Earth is no longer questionable.” (Washington, D.C.: American Geophysical Union, Spring Meeting,.26a. Myers
⁽³³⁾33. NASAsnaps photo of remote planet. Information by Rick C. Hodgin (November 13, 2008). At:
³⁴⁾34. Noel, D. (2013). “Inside the Earth — The Heartfire Model “.
http://www.aoi.com.au/bcw/Heartfire/index.htm
⁽³⁵⁾35. Ollier, C. D. (2003). “The Origin of Mountains on Expanding Earth, and other hypotheses”, in vol. “Why Expanding Earth?” (ed.) Scalera G.: and Jacob K-H. Rome (2003).
⁽³⁶⁾36. Orlenok, V. (2010). “Global volcanism and oceanization of the Earth and planets. Kaliningrad: I.Kant State University of Russia Press, 167.
⁽³⁷⁾37. Owen, Hugh. “The Earth Is Expanding and We Don’t Know Why.” in New Scientist, No. 22, Nov. 22, 1984. 27-
⁽³⁸⁾38. Peale, J. S. (1999). “Origin and Evolution of the Natural Satelits”.Annu. Rev. Astron. Astrophys. 37:533–602
⁽³⁹⁾39. Puchkov,V. N. “The evolution of the Uralian orogen.”(London: Geological Society, Special publication, V. 327, 2009), 161-195. DOI: 10.1144/SP327.9.
⁽⁴⁰⁾40. Romanowicz, B. and Y. Gung. “Superplumes from the Core-Mantle Boundary to the Lithosphere: Implications for Heat Flux.” Science 96.5567. (Stanford, CA: Highwire Press, 2002).513-516. DOI: 10.1126/science.1069404.
⁽⁴¹⁾41. Scalera, Giancarlo (2003). ‘The Expanding Earth: sound idea for the new millennium.” In Giancarlo Scalera, and Karl-Heinz Jacob (eds): Why Expanding Earth? :. Proceedings of the Lautenthal Colloquium, held on May 26, 2001 Honour off Ott Chistoph Hilgenberg. INGV, Rome.
⁽⁴²a⁾42a. Scalera, Giancarlo (editor in chief): Hilgenberg, O. C. (2003/1933/ 1939) “Formation and development of the: contraction or expansion.” In Giancarlo Scalera, and Karl-Heinz Jacob (eds): Why Expanding Earth? Proceedings of the Lautenthal Colloquium, held on May 26, 2001 Honour off Ott Chistoph Hilgenberg. INGV, Rome 2003
⁽⁴²b⁾42b. Scalera Giancarlo (2011). “The Earth Expansion Evidence, A challenge for geology, geophysics and astronomy”. Contribution to the Interdisciplinary Workshop, held in Erice, Sicily, Italy (4-9 October 2011). Post-conference publication edited by Giancarlo Scalera (editor in chief), Enzo Boschi, and Stefan Cwojdziński. Rome (2012), 492.
⁽⁴²c⁾42c. Scalera, Giancarlo, Boschi, E. and G. Cwojdzinski (2012). “The Earth Expansion Evidence, A challenge for geology, geophysics and astronomy. Selected Contribution to the Workshop, held in Erice, Sicily, Italy (4-9 October 2011). Post-conference publication edited by Giancarlo Scalera (editor in chief), Enzo Boschi, and Stefan Cwojdziński. Rome, 492.
⁽⁴²d⁾42d. Scalera, Giancarlo. (2011). “South American volcanoes and great earthquakes.” Article Cwojdziński. Rome, (2012), 492
⁽⁴³⁾43. Scalera, G. (2006). “The Mediterranean as a slowly nascent ocean.” Annales of Geophysics, Supplement to V.49, No. 1, 13-21.
⁽⁴⁴⁾44. Scalera, G. (2009). “Roberto Montovani (1889/1899). In: Biography of a forerunner of the expansion of theocean floor and the Earth.” Montovani and his ideas on the expanding Earth, as revealed by his correspondence and manuscripts. Annales of Geophysics, 52(6), 615-648.
⁽⁴⁵⁾45. Schirber, M. (2005). “Core of a Supernova Goes Missing”. At: http://www.space.com/1168-core-supernova-missing.html.
⁽⁴⁶⁾46. Sciama, w. D. (2012/1959) “The unity of the Universe”. Courier Corporation ISBN 0486135896 p. 256
⁽⁴⁷⁾47. Shannon, M. C. & Agee, C. B. (1998). Percolation of core melts at lower mantle conditions. Science280, 1059 – 1061.
⁽⁴⁸⁾48. Shehu, V. (1971). “The age and origin of the porphyry granite of Fierza.”(In Albanian).Bul.Of Sc. Tirana Unv. No 1 p 127 – 141.
⁽⁴⁹a⁾49a. Shehu, V. (1988).“Developing Earth” (In Albanian). Tirana, Albania. (Sht. Bot. 8 Nëntori, 180.
⁽⁴⁹b⁾49b. Shehu, V. (2004). “The Earth, a sample of universe in our hands, according to the Earth expansion through growing and developing processes,” New Concepts in Global Tectonics. (Urbino (Italy: Workshop, Aug. 29- 31,
⁽⁴⁹c⁾49c. Shehu, V. (2005). “The Growing and Developing Earth.”(No. Charleston, S.C.: BookSuege, LLC (2005), ISBN 1-4196-1963-3, USA, 218.
⁽⁴⁹d⁾49d. Shehu, V. (2009).“The Growing and Developing Earth.”(In Albanian). Tiranë, Albania: Sht. Bot. Dudaj. 361.
⁽⁵⁰⁾50. Shehu, V. (2012/2011). “Earth Expansion through Activity of the Earth Core-Kernel as an active cosmic Object.”In: The Earth Expansion Evidence, A challenge for geology, geophysics and astronomy. “Selected Contributions to the Interdisciplinary Workshop,” (held in Erice, Sicily, Italy 4-9 October. 2011). 243-262. Post-conference publication edited by Giacarlo Scalera (editor in chief), Enzo Boschi, and Stefan Cwojdziński. 263-273. Rome.
⁽⁵¹⁾51. Shehu, V. (2016), ISBN. “The Earth’s Core, an Energetic Cosmic Object”. Printed by Create Space, An Amazom.com Company. USA 2016. 80p. https://www.amazon.ca/Earths-Core-Energetic-Cosmic-Object/dp/1512290874
⁽⁵²⁾52. Shen, W. B, et al. (2008). “The expanding Earth: evidences from temporary gravity fields and space geodesic GEPH. Research Abstracts V. 10 EGU2008-A-0473.
⁽⁵³⁾53. Smith, A.G. (2006). “Tethyan Ophiolite emplacement, Africa to Europe motion, and Atlantic spreading.”In “The Tectonic Development of the Eastern Mediterranean Region” A.H.F. Robertson and D. Mountrakis, (Eds.). (London Geographical Society, Special Publication 260, 1-9.
⁽⁵⁴⁾54. Storetvedt, K. M. (2010). “Falling plate tectonics–rising new paradigm: salient historical facts and current tuation.” NCGT Newletter, 55, 4-34.
⁽⁵⁵⁾55. Vogel, K. “Contribution to the Question of Earth Expansion Based on Global Models.” (2012). In: The Earth Expansion Evidence, A challenge for geology, geophysics and astronomy. “Selected Contributions to the Interdisciplinary Workshop,” (held in Erice, Sicily, Italy 4-9 October. 2011). Post-conference publication edited by Giacarlo Scalera (editor in chief), Enzo Boschi, and Stefan Cwojdziński. 161-172. Rome.
⁽⁵⁶⁾56. Wegener, Alfred (1912). “The Origins of continents and oceans.”(Dover Earth Science: 1915). Originally presented at A Yearly Meeting of the German Geological Society (6 January, 1912).
⁽⁵⁷⁾57. Welsh, W.E. and L.R. Doyle. “World with two stars,” Scientific American 309 (5): 4. (Nov. 2013). 40-47. DOI: 10. l038/scientific American 1113-40.
⁽⁵⁸⁾58. Wood J. A. “Meteorites and the origin of planets.” (New York: The McGraw Hill Companies, 1968) 117.
⁽⁵⁹⁾59. Yano, T., Vasiliev, B.I., Choi, D.R.et al. “Continental rocks in Indian Ocean.” NCGT Newsletter 58, (Australia NGCT.org, 2011). 09-28
⁽⁶⁰⁾60. Yuecheng C., et al. (1998). “A new interpretation of the Himalayan orogenic belt.” Chinese Science Bulletin, 43.1, 83-84. DOI: 10.1007/BF02885523
⁽⁶¹⁾61. Young, C. J., and T. Lay. “The core-mantle boundary. “Earth Planet Science Annual Review, 15, (1987).25-46.
⁽⁶²⁾62. Young, T. Erick. “Cloudy with a chance of stars. “Scientific American V. 302. (2010). 34-41.DOI:10.1038/scientific American 0210-34.
⁽⁶³⁾63. Zagorevski, A. et al. (2008). “Tectonic architecture of an arc-arc collision zone, Newfoundland Appalachians.” Annals of Geophysics, Supplement to V.49, No. 1., Special Paper #436 in Draut A., Clift, P.D. and D.W. Scholl (Eds.). “Formation and application of the sedimentary record in arc collision zones.” (Boulder, CO: Geographical Society of America, Inc., Special Paper #346,). 309-334.
⁽⁶⁴⁾64. Zolensky, M. E. et al. “Mineralogy and petrology of Comet 81 P/Wild 2 Nucleus Samples.” In Science, V. 314, No. 5806. (Stanford, CA: Highwire Press, 2006).1735-1739.
⁽⁶⁵⁾65. Sudiro, P. (2014). “The Earth Expansion Theory and its transition from scientific hypothesis to pseudoscientific belief”. History of Geo-and Space Sciences, No 135-148. Web: http://www.hist-geo-space-sci.net/5/135/2014/hgss-5-135-2014.pdf