• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Mjeshtri i madh” i humorit shqiptar, Veli Rada, ndërron jetë

December 27, 2014 by dgreca

*Presidenti Nishani: Humbje e madhe për artin shqiptar/
TIRANË, 27 Dhjetor/- Aktori i mirënjohur i humorit shqiptar, Veli Rada , ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare pas një sëmundje te rëndë
Aktor profesionist i Estradës së Tiranës prej 35 vitesh, Veli Rada në vitin 2013 u nderua nga Bashkia e Tiranës me titullin “Mirënjohja e kryeqytetit” si dhe nga Presidenti i Republikës “Mjeshtër i Madh”.
Rada ka studiuar në Institutin e Lartë të Arteve në vitet 1972-1975 në degën e aktrimit dhe menjëherë pas studimeve, u bë anëtar i Teatrit të Estradës së Tiranës, ku punoi për 35 vjet. Ai ka realizuar qindra role, prej të cilëve shumë do të mbeten të paharruar dhe punoi si regjisor e asistent regjisor, skenarist humori. Rada ka realizuar një sërë skeçesh, parodish, etj. Veli Rada ishte edhe një komentator i njohur i sportit.
Nishani: Humbje e madhe për artin shqiptar
Presidenti Bujar Nishani ka shprehur sot ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit të humorit Veli Rada. Nishani është shprehur se ndarja nga jeta e Radës përbën një humbje të madhe për kulturën dhe humorin.
“Të nderuar familjarë të artistit të shquar të skenës dhe ekranit Veli Rada!
Sot në mëngjes mora vesh për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj më të dashur dhe aktorit të nderuar të humorit shqiptar, zotit Veli Rada.
Ky lajm, ashtu si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e humorit që ai krijoi, më ka prekur jashtëzakonisht thellë. E konsideroj vërtet një humbje të madhe për kulturën tonë shqiptare dhe veçanërisht për gjininë e humorit që Veliu ushtroi vazhdimisht në Shqipëri. E gjithë shoqëria shqiptare ndjen një dhimbje për këtë ndarje, sepse nuk do ta kenë më mes tyre për së gjalli në skenat e humorit dhe ekranet e televizorëve duke interpretuar skeçe dhe pjesë të tjera humoristike, nëpërmjet të cilave jo vetëm që i bënte njerëzit për të qeshur duke u falur momente argëtimi, por njëkohësisht stigmatizonte me mençuri mjaft plagë të shoqërisë shqiptare.
Veli Rada do kujtohet përherë, se e vuri jetën e tij të thjeshtë në shërbim të humorit dhe të transmetimit të sportit të bukur të futbollit shqiptar, duke mbetur një qytetar i mirë, sportdashës shembullor dhe aktor vullnetplotë dhe optimist.
Veli Rada që në hapat e para të debutimit në Estradën e Tiranës para katër dekadash arriti të spikasë si një nga talentet më premtuese në fushën e aktrimit të trupës së saj. Me kalimin e viteve dhe sidomos me ardhjen e pluralizmit dhe masivizimin e humorit, do të ishin vitet e demokracisë ato që do e bënin atë një personalitet të arenës mbarëkombëtare shqiptare, me interpretimet tij virtuoze në sallat e shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, etj. ku fitoi simpatinë e gjerë të krejt publikut artdashës të të gjitha trojeve shqiptare. Në rreth 40 vite ai na ka dhuruar një fond rolesh aktoreske që do mbeten përjetësisht në kujtesën tonë.
Duke ndarë në këto çaste me ju dhimbjen time më të thellë për ikjen e këtij artisti, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të afërmin tuaj që do mbetet përherë i paharruar.
U prehtë në paqe shpirti i tij!
Me nderimin e pakufishëm për të dashurin tuaj.
Me respekt!
Bujar Nishani”, përfundon mesazhi i tij.

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: “Mjeshtri i madh” i humorit shqiptar, ndërron jetë, Veli Rada

Artikujt e fundit

  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”
  • Zhvillimi e përdorimi i Gjuhës Shqipe në diasporë
  • Diaspora, kapitali kombëtar që ende nuk dimë ta vlerësojmë
  • HOMAZH E NDERIM PËR TË GJITHË ATA QË NDIHMUAN TË BËHEJ SHQIPËRIA
  • FEDERATA VATRA DHE RIKRIJIMI I SHTETIT SHQIPTAR 1920-1921
  • Kolë Idromeno, “parganjoti” që u bë artist i madh në Shkodër
  • KRIJIMTARIA POETIKE E DRITËRO AGOLLIT
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1914) / INTERVISTA EKSKLUZIVE ME PRENK BIB DODËN NË DURRËS RRETH “AKSIONIT TË TIJ USHTARAK” PËR TË SHPËTUAR PRINC VIDIN
  • Ja pse Venezuela e Maduros nuk është viktimë, dhe pse SHBA po vepron ?
  • Rizza Milla: Radio “Zëri i Shqiptarëve” në Chicago, 3 dekada në shërbim të komunitetit dhe çështjes kombëtare
  • Promovohet filmi dokumentar “Shaban Murati-diplomati antitabu”
  • SHKRIMTARËT, LEXUESIT, KRITIKA…
  • REZISTENCA ANTIFASHISTE SHQIPTARE NË KONTEKSTIN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR NAZIZMIT GJERMAN NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT