• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosharja s’është as FARK as LPK…KOSHARJA është vetëm UÇK

April 12, 2018 by dgreca

5 vendim1 KosharjaNga Vendim Demaj/3 vendim 2

Pas debatit të panevojshem qe keto dite eshte nxitur ne opinionin Kosovar dhe une si dëshmitar i gjall i shumë zhvillimeve  në terren të asaj kohe e shoh të arsyeshme qe ti them ca fjalë në lidhje me realitetin e kohës.

1 Vendim 2

Në Marsin e vitit 98 për here të parë në jetem time kam hyrë në Kosove me një grup qe kishin ardhur në Tropojë për tu furnizuar me armatim pasi kishin filluar disa vatra zjarri mes njësiteve të UÇK dhe forcave policore Serbe dhe ky grup ishte nën komanden e asaj që atëhere quhej Lëvizja.

Pas qendrimit tim disa ditor në Kosove jam kthyer ne vendlindje ku pastaj hyrje daljet për në Kosove ishin të shpeshta pa marr parasysh se nën komandën e kujt ishin grupet e organizuara që vinin për furnizim me armatim

si rezultat i kesaj une kam marr pjese ne shoqerimin e Brigades se udhehequr nga Kolonel Tahir Zemaj e cila ishte nën komanden e Ministrise se Mbrojtjes se Kosoves ku si fillim ndaloi ne Jasiq për të vazhduar marshimin pastaj drejt Prapaqanit ku aty dihen peripecitë qe kanë hasur gjatë rrugës.

Në korrik të 98 teksa po shoqeroja për ne Shqipëri qindra femije gra dhe pleq kemi hasur në pritat Serbe ku fatmirësisht une aty jam plagosur dhe personat e parë  që me ka ardh në ndihmë kanë qene Xaj Çela dhe Heroi Agim Ramadani

që nga aty unë pastaj krijova njohjen dhe lidhjen me Katanën.

Në Gusht të 98 ofensiva që ndermorën forcat policore, ushtarake dhe paramilitare Serbe në Rrafshin e Dukagjinit

detyruan njësitë e UÇK të vendosura ne Jasiq dhe Prapaqan qe të sigurojne lëvizjen e mijëra banorëve qe ishin nisur për në Shqipëri ku lëvizja u mundësua përmes koridorit të Doberdolit në trekëndshin e kufirit Kosove Mal i Zi Shqiperi,

vlen të theksohet që njësitet  e ushtrisë që operonin në Kosove nën komandën e Ministrise se Mbrojtjes së Kosoves kishin ngelur pa armatim pasi furnizimi që prisnin nga njësit e udhëhequra nga Fuat Foniqi ngelën të bllokuara në Ujezë për shkak të mbylljes se korridorit Lugina2 – Jasiq.

Pas ardhjes në Shqipëri të njësive që ishin nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes, në vjeshte filloi riorganizimi i tyre në Shtabin Papaj,

ndërsa njësitet që ishin nën komandën e Lëvizjes ishin të vendosura ne Padesh ku unë njihesha me z.Nasim Haradinaj i cili së bashku me vëllain e tij Naim Haradinaj  edhe ai nga Suedia i ishin bashkangjitur njësive të UÇK- së .

Unë dhe Naimi i  kemi kërkuar Nasimit për të pranuar një takim me Agim Ramadanin sepse ne na kishte lënë përshtypje shumë të mira pasi ishim takuar  pas bllokimit të armatimit që kishte ndodhur në Sylbicë dhe Agimi na kishte lënë përshtypje të një luftëtari trim atdhetari të etur për liri dhe fjalë-ëmbël plot shpresë, pas kembënguljes sonë Nasimi pranoi që të takohej pasi dihej qe Nasimi ishte direkt nga Shtabi Qendror dhe kishte gjithë autoritetin dhe mundesine e vendimmarjeve autonome.

Pas marrjes së fjalës nga Nasimi kemi takuar Agimin  dhe ai u shpreh i gatshëm,takimi u zhvilluar shumë miqësor dhe rezuloi shumë produktiv pasi  ditët në vijim pasuan me bashkimin dhe unifikimin e forcave.

Menjëherë pas këtij bashkimi është mëse e vertete qe Nasim Haradinaj ka pasur shumë kritika nga Shtabi i UÇK për këtë lëvizje dhe unë kam qenë prezent ku  ndër të tjera nga telefoni satelitor e  akuzuan si tradhtar, por ai vazhdoi përpara sepse qellimi i tij kalonte këto barrierat dhe hamendësimet personale të atyre qe jepnin urdhëra nga karriget e luksit.

Edhe një here e theksoj që Nasim Haradinaj ka qenë nyja kryesore për bashkimin unifikimin e gjithë njësive nën një komandë të vetme që i dhanë goditjen më të madhe ushtrise Serbe me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar në #Koshare.

Prandaj kushdo që mundohet për privatizim,përvetësim meritash është thjesht një qëllim dashakeq përçarës që shërben për zbehjen e meritave dhe  Lavdisë që  Ushtria Çlirimtare e Kosovës  tregoi në Koshare.

#KOSHARJA ka

#një_flamur

#një_emblemë

#një_emër

#UÇK.

#LAVDI dhe MIRËNJOHJE PËRJETË

Heronjve të rënë dhe të gjallë.

Filed Under: Histori Tagged With: Koshare, uck, Vendim Demaj

DISA PYETJE PËR GJENERALËT DHE VARRMIHËSIT E PD-së

July 10, 2017 by dgreca

DISA PYETJE PËR GJENERALËT DHE VARRMIHËSIT E PD-së, PARA SË TË FLASIN E TË KËRKOJNË LLOGARI ?/
1 Vendim
Nga Vendim DEMAJ/
Nënkryetar i Bashkisë dhe i degës së PD në Kamëz/
 
 Kaluan edhe katër vite të tjera dhe Partia Demokratike, pas zgjedhjeve të 25 qershorit, e sheh veten përsëri në opozitë dhe jo fituese të tyre, ashtu siç duhet të ishte dhe siç shpresonte çdo shpirt i lirë demokrati. Por kjo gjë u ka shkuar për shtat disave, të cilët, të mësuar me ofiqe, duan të mbesin përjetësisht në kupolë, në çdo kohë, duke qenë gjeneralë të përjetshëm, të cilët kanë qenë edhe më aktivët këto ditë, duke kërkuar llogari në një mënyrë të tillë që shkon deri në histeri.
Përpara se të flasin dhe të kërkojnë llogari, këta gjeneralët dhe varrmihësit e PD-së duhet që t’i tregojnë opinionit, anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD-së:
 
• Cili është kontributi i tyre në këto 4 vite opozitë?
 
• Kush nga këta mori përgjegjësi dhe u largua nga ofiqet që mbanin siç bëri kryetari i PD-së, Sali Berisha, pas humbjes së zgjedhjeve të 2013-ës?
 
• Cili apo cila i kërkoi ndjesë elektoratit për humbjen në zonat ku këta “senatorë” ishin koordinatorë?
 
• Ku ishin këta zullumqarë kur kërkohej motivim dhe ndërgjegjësim i opinionit publik për të protestuar kundër qeverisë së hashashit?
 
• Cila është zona e tyre dhe sa aktivë ishin në fushatë për të ndihmuar PD-në që të vinte në pushtet? Ku dhe si votuan këta/këto dhe familjarët e tyre?
 
• Si mundet që këta humbës të pështirë të ngrenë kokë dhe të kërkojnë kokë turku kur vetë janë përgjegjësit dhe kontribuuesit kryesorë për humbjen e PD-së në 2013-ën dhe në 2017-ën?
 
• A është faji ynë dhe i të gjithë atyre pak fituesve të zgjedhjeve të 2013-ës që nuk kërkuam largimin e këtyre sabotatorëve nga çdo nivel drejtues i PD-së?
 
Në zgjedhjet e fundit munguan rreth 200 mijë të Partisë Demokratike vota krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013. E përkthyer në përqindje, mund të thuhet se shkon nga 5 deri në 10% sipër rezultatit katastrofik që u mor, duke bërë që të kishte një hartë tjetër të shpërndarjes së mandateve e për rrjedhojë mbase edhe një konfigurim tjetër politik të Shqipërisë dhe të Kuvendit të saj. Kjo do të sillte pa dyshim edhe një emër tjetër si Kryeministër e as më shumë e as më pak, por Lulzim Basha. Janë pikërisht këto vota, të cilat kanë munguar, për shkak të gjeneralëve që nuk e bënë betejën e tyre si çdo demokrat i sinqertë, por punuan si varrmihës të partisë së tyre, duke e paraqitur tashmë më keq se në vitin e tmerrshëm `97, kohë në të cilën as plumbat nuk i penguan demokratët të merrnin aq sa mundnin në një kohë lufte e pasigurie jete e jo më vote. PD duhet të jetë parti e të gjithëve duke mos përjashtuar askënd, por janë pikërisht ”gjeneralët” e përjetshëm që e përjashtojnë veten nga çdo lloj përgjegjësie, por e përjashtojnë dhe e privojnë çdo demokrat a shqiptar të ndershëm nga përfaqësimi, qoftë edhe në nivelet më të ulëta të hierarkisë politike apo qeverisëse,dhe një nga këto zona është pa dyshim Kamza, ose kështjella e pamposhtur e Partisë Demokratike, ku falë anëtarësisë së kësaj dege dhe punës së strukturave në çdo palë zgjedhje kanë njohur vetëm fitore pavarësisht nga kjo, ofiqet dhe benefitet kanë shkuar diku tjetër.
 
Ku qëndron, pra, morali i këtyre individëve, për të cilët më e rëndësishme është karrigia dhe posti i tyre, si në pushtet apo edhe në opozitë, për të vënë në qendër të shënjestrës dhe për të vënë para llogarisë kryetarin e katër viteve opozitë nën pushtetin e kanabisit, korrupsionit të një qeverie të kapur nga krimi?
 
Më vjen ndërmend një prej thënieve më të njohura të Presidentit Kennedy: “Mos pyesni çfarë bën Amerika për ju, por çfarë bëni ju për Amerikën”. Të njëjtën gjë do të thosha edhe për rastin e Partisë Demokratike, e cila në vetvete, është një pasuri kombëtare, që ka ndikuar dhe ndikon jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku ka shqiptarë e flitet shqip. Pra, u drejtohem të gjithë të pakënaqurve gjeneralë:
 
• Çfarë keni bërë dhe bëni ju për Partinë Demokratike, pasi e shfrytëzuat në pushtet dhe doni ta shfrytëzoni përsëri në këto vite opozitë?
 
• Çfarë dhatë ju dhe çfarë sakrifikuat ju për partinë e parë opozitare në Shqipëri, që lindi si shpresë e të gjithë shqiptarëve në kohën e fundit të diktaturës? U bënë ditë që këta parazitë, bukëshkalë, përfitues janë vërsulur duke mallkuar dhe goditur me gurë PD-në dhe z. Basha, duke dhënë mend, pavarësisht se kontributi i tyre ka qenë i fjetur, ka qenë inekzistent, i dhënë nga kondicioneri, nga kafenetë dhe ndonjëherë nga faqet e librit virtual (Facebook).
 
U bënë ditë që janë zgjuar pikërisht në çastin kur e gjithë Partia Demokratike duhet të ishte shtëpia jonë e përbashkët, ajo shtëpi e lirisë, e demokracisë, e shpresës së çdo qytetari për një jetë si e çdo qytetari euroatlantik; në një kohë kur kjo shtëpi e lirisë ka nevojë për kontributin e sinqertë dhe të pakushtëzuar të gjithsecilit prej nesh, paçka se e nesërmja na gjen në karrigen e deputetit apo të ministrit. Por nuk duhet të harrojmë një gjë: Partia Demokratike vërtet na dha lirinë e gjithçka tjetër që sjell demokracia; tani është momenti ynë që të japim dhe të bëjmë maksimumin për Partinë Demokratike. Ndaj dhe e mbyll këtu, duke thënë serish që përpara se të flasin dhe të hedhin baltë, gjeneralët dhe varrmihësit e PD-së duhet të kthejnë lupën e shikimit të hollësishëm mbi vete, pastaj të shigjetojnë gjithkënd e gjithçka përveç vetes së tyre.

Filed Under: Politike Tagged With: DISA PYETJE PËR GJENERALËT DHE, VARRMIHËSIT E PD-së, Vendim Demaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT