• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PUBLIÇISTIKA E DOM LAZËR SHANTOJËS DHE NYJET E PAZGJIDHURA TË HISTORIOGRAFISË SHQIPTARE -3

March 22, 2020 by dgreca

(Në 15-vjetorin e botimit të vëllimit “VEPRA” të Shantojës, nën kujdesin e Arben Markut, Niketa Stefës dhe Ardian Ndrecës)/

NGA EUGJEN MERLIKA/Milano-ITALI/

Nga ana e tij Zogu ishte i vetëdijshëm për forcën intelektuale të kundërshtarëve të tij, por dinte gjithashtu se mendësia evropiane e tyre nuk gjente një tokë të lëruar tek shqiptarët, që donin kohë të tresnin shtresat dhjamore të botkuptimit lindor të trashëguar nga pesë shekuj. Ai u mundua me të gjitha mjetet  t’a bëjë të parrezikëshme  këtë Opozitë të shpërndarë e të përçarë në grupe, shtete e bindje politike të ndryshme. Kjo luftë në largësì vazhdoi, mes sharjesh, mallkimesh, denigrimesh e përbetimesh të ndërsjellta, deri në shtatë prillin 1939, kur Musolini dhe Çiano vendosën t’i shtojnë kurorës së Viktor Emanuelit edhe Mbretërinë shqiptare, duke dërguar ushtritë pushtuese në brigjet e saj.

Si shumë të tjerë edhe meshtari Shantoja la famullinë në Jurën Berneze dhe u kthye në Shqipërinë e “çliruar” nga “tirania” e Mbretit Zog. Ndryshimet e ndodhura i pa me shpresë e besim për t’ardhmen. Pushtimin e Vendit nuk e quajti një tragjedì, përkundrazi si një mjet për t’u bashkuar me Italinë e, nëpërmjet saj, me Evropën e qytetëruar, ku ai ëndërronte të shihte edhe Vendin e tij me të gjitha atributet. Shkrimet e kësaj periudhe ndoshta kanë qenë aktakuza më e fortë që drejtësia komuniste i ka bërë martirit të parë të ligjeve të saj. Ai merr në mbrojtje haptas e me forcë bashkimin me Italinë, jo sepse është i ndjeshëm ndaj interesave të saj, mbasi në shkrime të mëparëshme, sidomos në lidhje me vrasjen e Gurakuqit, flet mjaft ashpër për te. Në këtë bashkim kurorash ai sheh mundësinë e ecjes së Shqipërisë në rrugën e përparimit. Nëse i duhet të zgjedhë ndërmjet pavarësisë në varfëri e prapambetje, apo varësisë në mirëqënie e përparim ai zgjedh të dytën. Ai bën pjesë në atë aradhë intelektualësh e politikanësh shqiptarë që i konsideronin lidhjet me Italinë strategjike e parësore, miqësinë me popullin e përtej detit si themelore për t’ardhmen e Vendit të tyre, e pushtimin si një dukurì e përkohëshme që nuk cënonte thelbin qenësor të shqiptarëve, të atyre që herë me qesëndì e herë me përbuzje apo urrejtje u quajtën “italofilë”. Në atë aradhë figura më e spikatur kishte qënë prijsi Luigj Gurakuqi që, për Shantojën si për shumë të tjerë, kishte qenë një etalon atdhetarizmi.

Duke dalë pak nga kuadri i bisedës së ngushtë për publiçistikën e Dom Lazër Shantojës, desha të hap një tjetër fushë diskutimi që më duket i nevojshëm e që merr shkas nga leximi i librit. Si i ka trajtuar e vazhdon t’i trajtojë historiografia jonë zyrtare e jo këto ndodhì e figura që mbushin faqet e librit, për të cilin po flasim, dhe a ka vend për ndryshime n’atë drejtim? Duke marrë në analizë tre periudhat kryesore që trajton Shantoja si revolucioni i qershorit dhe Opozita antizogiste, mbretërimi i Zogut dhe roli i tij, pushtimi fashist e bashkimi me Italinë, për më shumë se gjysmë shekulli më duket se janë trajtuar vetëm në formë manikeiste, në vështrimin bardh e zì. Për historiografinë komuniste që, fatkeqësisht ende nëpërmjet studjuesve dhe mendësisë, vazhdon të diktojë në forma të ndryshme logjikën e saj, revolucioni i qershorit 1924 ka qenë një ngjarje epokale në drejtim të demokratizimit të Shqipërisë, periudha e Zogut një kohë e errët tiranie dhe bashkimi me Italinë tragjedia më e madhe për Shqipërinë.

Sot, kur kemi lënë mbas krahëve qindvjetorin e shkuar, me të gjitha mizoritë që ideologjitë totalitare shënuan me pasoja të mnershme për botën dhe për ne, më duket se ka ardhur koha të bëjmë një bilanc objektiv, të saktë e të vërtetë të atyre ngjarjeve, të shkaqeve e pasojave të tyre, por edhe të jetëve të protagonistëve të tyre. Duhet të jetë një bilanc pa pasion politik, t’i nënështrohet analizës së ftohtë të një arsyetimi që duhet të ketë si bosht qëndror  vetëm një idè, interesin e vërtetë të Shqipërisë larg skemave ideologjike, si lëndë për të bluajtur në mullirin e tij vetëm faktet historike të shkoqura, të pastra e të pashtrembëruara. Studjuesit, që duhet të shkruajnë një historì të vërtetë të Vendit tonë, duhet të jenë si gjykatësit e paanshëm që duhet të shqyrtojnë ata fakte për të nxjerrë prej tyre të vërtetën e pakundërshtueshme. Do të ishte mision i tyre shkokolepsja e shumë nyjeve të pazgjidhura të historiografisë tonë e vlerësimi, në përmasat e tyre të vërteta, të figurave politike të mpleksura në to. Besoj se është kjo një nga detyrat kryesore të brezit të ri të studjuesve shqiptarë, mjerisht të pakët e të mangët, sidomos në këtë fushë.

Ёshtë detyrë e tyre të çlirojnë historiografinë nga termat “tradhëtarë të atdheut”, “armiq të popullit”, “të shitur”, “kriminelë” e të tjera paçavure të këtij lloji, që një klimë e helmuar arbitrariteti komunist ka projektuar pa mëshirë mbi të. Jam i bindur se kuadri, që do të dilte nga një punë e tillë e që do të ishte fotografia e vërtetë e së shkuarës sonë, duke iu referuar periudhave historike për të cilat shkruan Dom Lazër Shantoja, do të kishte një pamje krejt tjetër nga ai që gjejmë në tekstet e historisë dhe pjesërisht edhe nga ato që shohim në shkrimet e tij. Ndoshta do të gjenim revolucionin e qershorit 1924 dhe qeverimin e Nolit si një nga gabimet më të mëdha të një pjese të klasës politike t’asaj kohe dhe Ahmet Zogun jo vetëm si një tiran që urdhëron vrasjet e kundërshtarëve politike, por edhe si një nga shtetarët më të shquar të këtij kombi, me një ndihmesë themelore në formimin e strukturave të Shtetit shqiptar dhe të ecurisë së tij në rrugën bashkëkohore. Po ashtu të ashtuquajturit “kolaboracionistë”, jo si “tradhëtarë” e “të shitur” tek fashizmi, por si atdhetarë në shkallë sipërore që, për të mbrojtur interesat e Vendit të tyre, në një nga çastet më të vështira të tij, nuk nguruan të venë në altarin e tij gjënë më të shtrenjtë që kishin, dinjitetin njerëzor e politik.   

Jam i bindur se sita e historisë, shpejt a vonë, do të kryejë funksionin e saj për t’i dhënë të rinjve të Shqipërisë së sotme e të nesërme mundësinë të njohin me saktësi bëmat e të parëve të tyre, për të shmangur mashtrimin e madh që ne dhe brezat parardhës pësuam, si pasojë e vënies në jetë të një projekti politik që i kushtoi kaq rëndë Atdheut tonë. Ne duhet t’a nxisim këtë proçes jo se jemi të përmalluar të së shkuarës, por se jemi idhtarë të së vërtetës e se mendojmë se në themelet e së ardhmes së shoqërisë sonë nuk duhet të ketë mashtrime e shtrembërime dashakeqe. 

Këtij qëllimi i shërben edhe botimi i këtij libri, meritë e punës së gjatë, të ndërgjegjëshme, cilësore e plot pasion të vëllezërve Marku, të cilëve i shkon falënderimi im i sinqertë dhe përgëzimi  i ngrohtë së bashku me urimin që kjo punë të vazhdojë në dobi të së vërtetës historike, të kulturës sonë, të nxjerrjes në dritë të vlerave kombëtare të mbuluara nga pluhuri i harresës që komunizmi qëllimisht hodhi mbi to për një gjysëm shekulli.                                                       

Nga ana e tij Zogu ishte i vetëdijshëm për forcën intelektuale të kundërshtarëve të tij, por dinte gjithashtu se mendësia evropiane e tyre nuk gjente një tokë të lëruar tek shqiptarët që donin kohë të tresnin shtresat dhjamore të botkuptimit lindor të trashëguar nga pesë shekuj. Ai u mundua me të gjitha mjetet  t’a bëjë të parrezikëshme  këtë Opozitë të shpërndarë e të përçarë në grupe, shtete e bindje politike të ndryshme. Kjo luftë në largësì vazhdoi, mes sharjesh, mallkimesh, denigrimesh e përbetimesh të ndërsjellta, deri në shtatë prillin 1939, kur Musolini dhe Çiano vendosën t’i shtojnë kurorës së Viktor Emanuelit edhe Mbretërinë shqiptare, duke dërguar ushtritë pushtuese në brigjet e saj.

Si shumë të tjerë edhe meshtari Shantoja la famullinë në Jurën Berneze dhe u kthye në Shqipërinë e “çliruar” nga “tirania” e Mbretit Zog. Ndryshimet e ndodhura i pa me shpresë e besim për t’ardhmen. Pushtimin e Vendit nuk e quajti një tragjedì, përkundrazi si një mjet për t’u bashkuar me Italinë e, nëpërmjet saj, me Evropën e qytetëruar, ku ai ëndërronte të shihte edhe Vendin e tij me të gjitha atributet. Shkrimet e kësaj periudhe ndoshta kanë qenë aktakuza më e fortë që drejtësia komuniste i ka bërë martirit të parë të ligjeve të saj. Ai merr në mbrojtje haptas e me forcë bashkimin me Italinë, jo sepse është i ndjeshëm ndaj interesave të saj, mbasi në shkrime të mëparëshme, sidomos në lidhje me vrasjen e Gurakuqit, flet mjaft ashpër për te. Në këtë bashkim kurorash ai sheh mundësinë e ecjes së Shqipërisë në rrugën e përparimit. Nëse i duhet të zgjedhë ndërmjet pavarësisë në varfëri e prapambetje, apo varësisë në mirëqënie e përparim ai zgjedh të dytën. Ai bën pjesë në atë aradhë intelektualësh e politikanësh shqiptarë që i konsideronin lidhjet me Italinë strategjike e prioritare, miqësinë me popullin e përtej detit si themelore për t’ardhmen e Vendit të tyre, e pushtimin si një dukurì e përkohëshme që nuk cënonte thelbin qenësor të shqiptarëve, të atyre që herë me qesëndì e herë me përbuzje apo urrejtje u quajtën “italofilë”. Në atë aradhë figura më e spikatur kishte qënë prijsi Luigj Gurakuqi që, për Shantojën si për shumë të tjerë, kishte qenë një etalon atdhetarizmi.

Duke dalë pak nga kuadri i bisedës së ngushtë për publiçistikën e Don Lazër Shantojës, desha të hap një tjetër fushë diskutimi që më duket i nevojshëm e që merr shkas nga leximi i librit. Si i ka trajtuar e vazhdon t’i trajtojë historiografia jonë zyrtare e jo këto ndodhì e figura që mbushin faqet e librit, për të cilin po flasim, dhe a ka vend për ndryshime n’atë drejtim? Duke marrë në analizë tre periudhat kryesore që trajton Shantoja si revolucioni i qershorit dhe Opozita antizogiste, mbretërimi i Zogut dhe roli i tij, pushtimi fashist e bashkimi me Italinë, për më shumë se gjysmë shekulli më duket se janë trajtuar vetëm në formë manikeiste, në vështrimin bardh e zì. Për historiografinë komuniste që, fatkeqësisht ende nëpërmjet studjuesve dhe mendësisë, vazhdon të diktojë në forma të ndryshme logjikën e saj, revolucioni i qershorit 1924 ka qenë një ngjarje epokale në drejtim të demokratizimit të Shqipërisë, periudha e Zogut një kohë e errët tiranie dhe bashkimi me Italinë tragjedia më e madhe për Shqipërinë.

Sot, kur kemi lënë mbas krahëve qindvjetorin e shkuar, me të gjitha mizoritë që ideologjitë totalitare shënuan me pasoja të mnershme për botën dhe për ne, më duket se ka ardhur koha të bëjmë një bilanc objektiv, të saktë e të vërtetë të atyre ngjarjeve, të shkaqeve e pasojave të tyre, por edhe të jetëve të protagonistëve të tyre. Duhet të jetë një bilanc pa pasion politik, t’i nënështrohet analizës së ftohtë të një arsyetimi që duhet të ketë si bosht qëndror  vetëm një idè, interesin e vërtetë të Shqipërisë larg skemave ideologjike, si lëndë për të bluajtur në mullirin e tij vetëm faktet historike të shkoqura, të pastra e të pashtrembëruara. Studjuesit, që duhet të shkruajnë një historì të vërtetë të Vendit tonë, duhet të jenë si gjykatësit e paanshëm që duhet të shqyrtojnë ata fakte për të nxjerrë prej tyre të vërtetën e pakundërshtueshme. Do të ishte mision i tyre shkokolepsja e shumë nyjeve të pazgjidhura të historiografisë tonë e vlerësimi, në përmasat e tyre të vërteta, të figurave politike të mpleksura në to. Besoj se është kjo një nga detyrat kryesore të brezit të ri të studjuesve shqiptarë, mjerisht të pakët e të mangët, sidomos në këtë fushë.

Ёshtë detyrë e tyre të çlirojnë historiografinë nga termat “tradhëtarë të atdheut”, “armiq të popullit”, “të shitur”, “kriminelë” e të tjera paçavure të këtij lloji, që një klimë e helmuar arbitrariteti komunist ka projektuar pa mëshirë mbi të. Jam i bindur se kuadri, që do të dilte nga një punë e tillë e që do të ishte fotografia e vërtetë e së shkuarës sonë, duke iu referuar periudhave historike për të cilat shkruan Don Lazër Shantoja, do të kishte një pamje krejt tjetër nga ai që gjejmë në tekstet e historisë dhe pjesërisht edhe nga ato që shohim në shkrimet e tij. Ndoshta do të gjenim revolucionin e qershorit 1924 dhe qeverimin e Nolit si një nga gabimet më të mëdha të një pjese të klasës politike t’asaj kohe dhe Ahmet Zogun jo vetëm si një tiran që urdhëron vrasjet e kundërshtarëve politike, por edhe si një nga shtetarët më të shquar të këtij kombi, me një ndihmesë themelore në formimin e strukturave të Shtetit shqiptar dhe të ecurisë së tij në rrugën bashkëkohore. Po ashtu të ashtuquajturit “kolaboracionistë”, jo si “tradhëtarë” e “të shitur” tek fashizmi, por si atdhetarë në shkallë sipërore që, për të mbrojtur interesat e Vendit të tyre, në një nga çastet më të vështira të tij, nuk nguruan të venë në altarin e tij gjënë më të shtrenjtë që kishin, dinjitetin njerëzor e politik.   

Jam i bindur se sita e historisë, shpejt a vonë, do të kryejë funksionin e saj për t’i dhënë të rinjve të Shqipërisë së sotme e të nesërme mundësinë të njohin me saktësi bëmat e të parëve të tyre, për të shmangur mashtrimin e madh që ne dhe brezat parardhës pësuam, si pasojë e vënies në jetë të një projekti politik që i kushtoi kaq rëndë Atdheut tonë. Ne duhet t’a nxisim këtë proçes jo se jemi të përmalluar të së shkuarës, por se jemi idhtarë të së vërtetës e se mendojmë se në themelet e së ardhmes së shoqërisë sonë nuk duhet të ketë mashtrime e shtrembërime dashakeqe. 

Këtij qëllimi i shërben edhe botimi i këtij libri, meritë e punës së gjatë, të ndërgjegjëshme, cilësore e plot pasion të vëllezërvë Marku, të cilëve i shkon falënderimi im i sinqertë dhe përgëzimi  i ngrohtë së bashku me urimin që kjo punë të vazhdojë në dobi të së vërtetës historike, të kulturës sonë, të nxjerrjes në dritë të vlerave kombëtare të mbuluara nga pluhuri i harresës që komunizmi qëllimisht hodhi mbi to për një gjysëm shekulli.                                                                                                                                   Fund   

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika, Lazer Shantoja, Vepra 3

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT