NGA MAKENSEN BUNGO, NEË YORK/
Në gazetën“Dielli“ të datës 20 qershor analisti dhe studiuesi i mirënjohur, zoti Enver Memishaj ka botuar një artikull “ Mbi një vepër të pabotuar të Isuf Luzaj “.
Zoti Enver Memishaj në artikullin në fjalë është marrë me një vepër të titulluar“Prosopopea “,shkruar në vitin 1944 në Tiranë dhe zbuluar mbas shkërmoqjes së komunuzmit,e daktilografuar, por pa u shënuar në asnjë faqe të veprës emri i autorit .
Në artikulllin në fjalë zoti Enver Memishaj e vlerëson këtë vepër,se“ i bënte jehonë heroizmit të popullit tonë në shekuj,vecanërisht vullnetarëve të lirisë gjatë Lëvizjes Antifashiste 1939-1944 “ e tregon se si është munduar shumë për të gjetur emrin e autorit ta kësaj vepre dhe së fundi nga krahasimi i dy shkrimeve,kishte mundur të mësonte se autori Ishte Isuf Luzaj.
Për këtë punë zoti Enver Memishaj duhet përgëzuar.
Edhe unë dorëshkrimin e kësaj vepre e kam hasur,kur po përgaiisja në vitin 1996 një monografi mbi heroinën Musine Kokalari për ta mbajtur me rastin e përkujtimit të 80 vjetorit të lindjes të saj, që organizoi Shoqata e ish të Përndjekurve Politlkë Demokratikë në bashkëpunim me stafin e gazetës‘LIRIA A “.
Po atë vit,si e përmend edhe zoti Enver Memishaj kam botuar një artikull mbi këtë vepër dhe një fragment të saj,duke kërkuar, cili dinte emrin e autorit të më njoftonte,por pa asnjë përfundim.
Mbas një viti,kur unë u vendosa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mësova nga një letër që më dërgoi Dr.Isuf Luzaj,se autori i kësaj vepre ishte ai.
Në letrën e fundit Dr Isuf Luzaj, më ka njoftuar se, kur ishte në Tiranë,i kishte diktuar heroinës Musine Kokalari për t’i daktilografuar katër vepra origjinale të tijat,duke përmendur shtëpitë ku kishin punuar dhe tipat e makinave me të cilat i kishin daktilografuar,“ për të dëshmuar të vërtetën sinqerIsht “dhe, kur ishte larguar nga Shqipëra i kishte lënë asaj disa dorëshkrime.
Vepra e katër,që kishin daktilografuar ishte “PROSOPOPEA‘,por si shprehej Dr.Isuf Luzaj në këtë letër,nuk ishte me këtë titull,por“ Zëri i gjakut“,që sigurisht Musinea me kokë të sajë e ka titullluar “ Prosopopea”.
Nga kjo letër unë mësova se autori i veprës“Prosopopea “ishte Isuf Luzaj dhe po e deklaroj sot publikisht që të vërtetohet plotësisht mendimi i shprehur nga zoti Enver Memishaj mbi autorësinë e kësaj vepre.
Për të dokumentuar c’ka më ka shkruar Dr.Isuf Luzi mbi këtë vepër, po riprodhoj fragmentin e kësaj letre, që bën fjalë mbi autorësinë e veprës në fjalë :
***
0 5 / 06 / 97 .
I dashur bashkatdhetar,
Po i jap priority përgjegjes së letrës tënde.Të përgëzoj për ndërmarrrjen fisnike Musinesë,Heroinë dhe martire e Përpjekjes Kombëtare.I kam diktuar:
A) Në shtëpinë e Vesim Kokalarit(vëllai i Musine Kokalarit, M.B),me makinë CORONA;
B )Në apartament të Kujtim Koculit,Tirana e re, me makinën CITROEN;
C )Në shtëpi të Ferid Vokopolës me makinë OLIVETI këto vepra:
1 )Akrobatët e politikës 1939 – 1943,
2 )Ditari i përpjekjes 1939 – 1943 ,
3 )Jehona legjendash, këngë lapce të historisë së Rilindjes Kombëtare 1912 – 1939,
4) Zëri i gjakut që sigurisht Musinea me kokë të sajë e ka titullluar‘Prosopopea“. Këtu flasin të vdekurit dhe sendet, si tryeza e Zogut të 1rë, Musa Juka, Mehdi Frashëri, Mid’hat Frashëri e të tjerë.
Të cilësova tipat e makinavet të shkrimit për të dëshmuar të vërtetën sinqerisht.
Në qoftë se i gjeni këto vepra të mija,më lajmëroni t’ju dërgoj dokumentin përkatës me të cilin ju autorizoj ti botoni dhe ju dhuroj të ardhurat si e drejtë arkëtari.
Musinesë i lashë edhe dorëshkrime.
Po deshe dërgomë një kopje të PROSOPOPESË,që ta ushqej me shartime të eksperiencës time, kështu do të jetë një testament serioz.
Nuk të thirrra në telephonë se nuk kam fuqi zëri për të bisedur.
Të faleminderit për besimin që ke ne mua.
Me simpathi intelektuali
Dr Isuf Luzaj.
Kjo letër vërteton plotësisht,se autori i veprës“ PROSOPOPEA“, ashtu si e ka gjetur së pari dhe ka deklaruar në artikullin e tij të sipërpërmendur zoti Enver Memishaj,është pa asnjë dyshim DR.Isuf Luzaj dhe unë këtë letër po e publikoj vetëm për të vërtetuar me një dokument të pakundërshtueshëm ate c’ka deklaruar zoti Enver Memishaj mbi autorësinë e kësaj vepre.
Nga përmbajtja e kësaj letre vërtetohet edhe se shkrimtarit Isuf Luzaj i kanë humbur edhe tri vepra të tjera letrare sic i kanë humbur edhe tregjedianit Etëhem Haxhiademit dhe tregimtarit Mitrush Kutelit.Por persona të interesuar,nga të dhenat,që jep Dr.Isuf Luzaj për veprat e tij të hunbura që shënohen në këtë letër,se ku janë daktilografuar këto vepra, mund t‘izsbulojnë.
Vepra “Prosopopea“, për të cilën bëmë fjalë në këtë shkrim,është e plotë dhe duhet të botohet për vlerën e saj letrare dhe historike,e si është shprehur zoti Memishaj,që ‘’i bën jehonë heroizmit të populllit, vecanërisht vullnetaëve të lirisë gjatë Lëvizjes Antifashiste 1939 – 1944‘ dhe që vërteton se shqiptari gjatë luftërave për liri e pavarësi ka mbajtur në një dorë pushkën për liri dhe në tjetrën penën për dituri.
Le të shpresojmë!
MAKENSEN BUNGO