• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Veprimtaritë zyrtare për Lumnimin e 38 martirëve në Shqipëri

October 24, 2016 by dgreca

 

1-lumnimi2Mesha Shenjtë e Kremtimit Liturgjik, do të celebrohet në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër më 5 nëntor 2016. Ky celebrim do të udhëhiqet nga Hirësia e Tij Kardinali i Kongregatës për Çështjen e Shenjtërve Angelo Amato./rv13100_articoloLajmi i shpalljes së datës së “Lumnimit të imzot Vinçenc Prenushit me 37-shokët e tjerë martirë”, ndezi e ngrohu zemrat e çdo besimtari duke i kaluar përmasat e Kishës lokale dhe kombëtare. Njohja zyrtare nga Kisha Universale e martirizimit të tyre, përveçse ngre në altarët e çdo Kishe heroizmin fetar, është edhe një shenjë mirënjohje për të gjithë ata burra, gra, pleq e fëmijë të cilët, si pasojë e një ideologjie ateiste, u dënuan padrejtësisht duke pësuar tortura nga më çnjerëzoret që shekulli i kaluar kishte njohur.

Ky vit Jubilar Mëshire, pa është padyshim viti i Kishës në Shqipëri. Shenjtërimi i Nënë Terezës, shpallja dhe emërimi i Kardinalit të nderit, dom Ernest Troshani si dhe shpallja e Lumnimit të Martirëve me datën 5 Nëntor, dëshmojnë  fuqishëm se Zoti nuk e braktis kurrë popullin e vet, dhe se Vërteta do të ngadhënjejë gjithmonë.
Kjo bindje ishte muza e atyre që përballë vuajtjeve e torturave zgjodhën të shpallin fuqinë e Zotit që fal. Gjaku i derdhur është heroizimi që lartëson forcën e besimit dhe dëshmon pushtetin e së Mirës dhe së Drejtës që nuk thyhet dhe nuk i nënshtrohet së keqes, sado e madhe dhe e fuqishme të jetë ajo. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Shqipëria, i fali ato që më kanë bërë keq dhe që do të më pushkatojnë të shqiptuara në çastet e fundit të jetës, ndërsa breshërit e automatikëve prisnin të fundit komandë për tu shprazur, vërtetojnë forcën e madhe fetare, shpirtërore dhe njerëzore me të cilën ishin të ushqyer martirët shqiptar.

Ceremonia e Lumnimit
Sikurse tashmë jeni në dijeni, Mesha Shenjtë e Kremtimit Liturgjik, do të celebrohet në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër më 5 nëntor 2016. Ky celebrim do të udhëhiqet nga Hirësia e Tij Kardinali i Kongregatës për Çështjen e Shenjtërve Angelo Amato.
Sigurisht, për një ngjarje të tillë, asnjë ambient nuk do të ishte i mjaftueshëm për të mikpritur besimtarët e shumtë që s’do ja lejonin vetës të humbnin këtë ditë historike. Për t’ju dhënë të gjithëve mundësinë e përjetimit të kësaj ngjarje, në sheshin përballë Katedrales së Shkodrës, Sheshi Gjon Pali II, do të instalohen ekrane të mëdhenj që do të transmetojnë gjithë Kremtimin.
Për të na nderuar dhe për të qenë afer nesh në këtë Kremtim Solemn,  përveç kardinalit udhëheqës, i dërguari i Papa Françeskut, Angelo Amato, do të jenë të pranishëm: Kardinali i jonë dom Ernest Troshani, kryetar i Konferencës Ipeshkëvnore të Italisë, Kardinali Angelo Bagnasco; ipeshkvi i Kelnit, Kardinali Ranier Maria Ëoelki; Kardinali Salvatore de Giorgi, nga Roma; Ipeshkvi i Napolit, Kardinali Crescenzio Sepe.
Do të jenë të pranishëm në bashkëkremtim 20 ipeshkvij nga vende të ndryshme të botës; si dhe rreth 300 meshtarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, diaspora dhe vende të tjera të botës.
Besimtarëve të shumtë që do ngarendin për të marrë pjesë në këtë kremtim solemn, nga Shqipëria, do u shtohen edhe besimtarët e tjerë nga Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe mbarë diaspora shqipfolëse nëpër botë.
Për të nderuar këtë kremtim janë të ftuara autoritetet më të larta shtetërore si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova.
Kisha Katedrale do jetë e hapur për të gjithë, të vetmet vende që do të rezervohen do të jenë për familjarët e martirëve dhe për autoritet e larta shtetërore.
I gjithë kremtimi do të transmetohet nga Televizioni publik Kombëtar TVSH. Çdo media që dëshiron të transmetoje live do të ketë mundësi të lidhet në frekuencat që TVSH do vë në dispozicion.
Në lidhje me sigurinë, forcat e policisë do të angazhohen për mbarvajtjen sa më të  mirë të Meshës së Shenjtë.
Në pritje të kësaj ngjarje, për një pergaditje sa më dinjitoze, Komisioni i KISH-it i ngritur për këtë rast, ka pergaditur një seri veprimtarish/aktivitetesh si më poshtë:

Programi i aktiviteteve kulturore dhe fetare.

  • Me datën 26/10/2016, në orën 18.30- Promovimi i librit: “Imzot Vincens Prenushi me shokë martirë” në sallën Mikel Koliqi, dhe me datë  31/10/2016 i njëjti promovim do të jetë në Tiranë, në orën 11.30 pranë ambjenteve tek Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” .
  • Me datën  27/10/2016, në Emisionin në Top Story, në Top Channel “Ecuria e Procesit të martirëve”, në studio Mons. Angelo Massafra.
  • Me datën  29/10/ 2016, ora 19:00, Koncert në katedrale. Interpreton Kori i katedrales, dirigjent (Lukë Mllugja).
  • Me datën 31/10/ 2016, ora 18:30, salla Kardinal Mikel Koliqi do të mbahet dramatizimi me temë “ Fajtor të pa faj”, i përgatitur nga Seminari Nderdioqezan Shqiptar në bashkëpunim me dirigjent Zef Çoba.
  • Me datën 03/11/2016, ora 17:00, në Katedrale, Koncert me pjesëmarrjen e korit “Prenke Jakova”, dirigjent Gjon Shllaku.
  • Me datën 4 Nëntor, ora 10:00, në përkujtim të 26- vjetorit të Meshës së Parë, në Varrezat e Rrmajt do të kremtohet Mesha e Shenjtë.
  • Në Vigjilje të Kremtimit të Meshës së Lumnimit të 38-Martirëve, së bashku me autoritetet më të larta Kishtare, në Kishën e Shën Françeskut “Gjuhadol” do të jetë lutja e Mbrëmësores në orën 18.00.

AKREDITIMET
Sa i përket kësaj pike; të gjithë fotoreporteret, kameramanët dhe gazetarët, janë të lutur që të akreditohen pranë faqes se Web-it;www.katedraljashkoder.com, duke klikuar tek zëri “Akreditimet për Martirët”. Akreditimi tek webi do të jetë kusht I domosdoshëm për të pasur akses.

Komisioni për mediat, Dom Artur Jaku & Dom Mark Shtjefni(Kortezi:Radio Vatikani)

 

Filed Under: Featured Tagged With: 38 martirëve, ne Shqiperi, për Lumnimin e, Veprimtaritë zyrtare

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT