• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PROF. NIKOLL DAKAJ-VIKTIMË E “REVOLUCIONIT KULTUROR”

September 7, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/  Melbourne/Australi/

1 Nikoll-Daka-

  Prof. Nikoll Dakaj (1920? – 1988)/

1967 – Një Shqipni aq e vogel me aq shumë trazime, gati e pabesueshme! Frenat e shtetit gjithmonë nder duertë e vrasësve injorantë. Po Europa, shka thotë?

– Shkoni në Shqipni e shikoni modelin e “harmonisë fetare”, si aty askund tjeter!

Hapja e Dosjes së Prof. Nikollë Dakës, asht një tregues i saktë i atij “Revolucioni” që ende sot nuk e njeh jo vetem Europa, po perveç Kinës, vështirë se din kush shka u ba?

Në Dosjen e Tij  shumë shkodranë do të gjejnë “shumë sekrete” që nuk i mendojnë!!

Perpara arrestimit të dytë kur po zhvillohej “Revolucioni Kultural i 1967” edhe unë e kam njohë Profesor Nikollen, vetem per paraqitje. Një Burrë i heshtun, me një paraqitje të kujdesëshme dhe gjithmonë i gatshem me të pershndetë me perzemersi. Fliste me za të lehtë dhe t’ jepte pershtypjen se nuk e flet një fjalë pa e mendue mirë perpara…

Atë ditë kur asht hapë fjala per arrestimin e Tij, jam kthye me i tregue atë lajm edhe Prof. Gasper Ugashit, i cili u mpij dhe ju mbushen sytë me lot… Nuk e dijshe se janë njoh në Normalen e Elbasanit, ku e kishte drejtue Prof. Karlo Gurakuqi, porsa asht kthye nga Italia dhe e rekomandonte Prof. Gasprin me e ndihmue se asht një “djalë i ri, po me një

përgatitje të admirueshme në fushen e Gjuhësisë dhe si perkthyes nga italishtja…”

Prof. Gaspri filloi me dyshue per ndonjë “informacion” të dhanun per perkthimet e Tij dhe, per disa punime që kishte fillue qyshë i rij në Elbasan, po, që ishin të ruejtuna nga Prof. Nikoll Dakaj teper sekret, mbasi nuk perputheshin me zhvillimet e kohës. Ishte në dijeni edhe per konsideraten e Prof. Joklit, kur Prof. Nikolla, ishte 21 apo 22 vjeç i rij…

Nga Profesorët Guljelm Deda, Arshi Pipa dhe Gasper Pali dinte prirjen e Prof. Nikollës në folklor, histori dhe dramaturg me prirje shumë moderne. Shkruente po thuej në të gjitha revistat e kohës me disa pseudonime: Melibeu, Basho Jona, NI, N.D., etj., se 
landa që botonte ishte e shumtë dhe e njëkohëshme mbrenda Atdheut.
Autorë të mëdhaj të letërsisë antike greko e latine dhe asaj italiane prej Homerit, Virgjilit, Horaci, Dante, Petrarka, Leopardi, Karduçi, Manzoni, të gjithë i gjenë në përkthimin mjeshtror të Prof. Nikoll Dakaj, me një gjuhë të pastër e të gjallë e me atë tingullin akustik të Maleve që kanë në origjinal, ku ruhet struktura e vargut, rrima dhe figuracioni i pasun.

***

Poema “Koineja e gjuhës shqipe”, u shkrue me një frymë Burrash, me çiltërsi, me vrullin e një shperthimi të mbrendshem, kur “kazma dhe pushka” i rrenonin thëmelet…

Nuk ecën para gjuha me ligje e dekrete,

as me vendime gjuhëtarësh gjysmakë,

që vetë të zbehtë fjalën e kanë të pakë

e s’u shkon as proza, as vargu nuk u vete.
Mjeshtria e fjalës, zotësi më vete,

thithet në vogëli nga gjyshja plakë,

merr turr e rritet, digjet zjarr e flakë

e n’gojë të poetit buron si mjaltë blete.

Fatkeqsisht disa nga veprat e Prof. Dakaj janë zhdukë. Barbari Ramiz Alia, kur po i vente kazmen kulturës Veriut, ngarkoi skilen Jup Kastrati me detyren e njohun tashma: “Kryetar i Komisionit Përzgjedhjes Leteratyrës Fetare Kishtare”, mbasi ia kishte marrë doren asaj punë që në vitet 1950, me shkenctarin At Justin Rrota…

Prof. Nikolla asht e vertetë se studjoi në shkollat e Klerit Katolik, po Prift nuk ishte…

Atëherë pse u arrestue? – Ishte e mjaftueshme kenja Katolik. Kaq i duhej drejtuesit të “Revolucionit” Ramiz Alia në Shkoder, mandej Xhemal Dinat e Musa Krajat plotsonin dokumentacionin dhe zhdukej ajka e kulturës së Veriut perjetsisht. Ndonse, Profesor Nikolla, plotsonte edhe një kusht ma shumë “me kenjen nxanës i At Gjergj Fishtës”!

At Gjergj Fishta, mbasi kishte lexue poezinë “5 Maj” të A. Manzonit të përkthyeme nga nxanësi i vet i apasionuem tek artet e bukura, në mencë gjatë ngranjes së mëngjezit i asht drejtue para të gjithëve i entuziazmuem: “O Nikollë, ma ke kalue!” 

Po, Prof. Nikoll Dakaj i këndon Dedë Gjo’ Lulit dhe, asnjëherë nuk harroi At Fishten:
– Sa Osja bashkë e Marash Ucit t’kndohen – 

Gjithmon Atmes do t’i rrijë parzmore, 

Gjithmotin FISHTËN gjallë e ruen ndër ne, 

Valët e Drinit sa t’dynden rrotullore. 
Prof. Nikoll Dakaj asht Burri i Hotit, që mbeti deri diten e fundit të jetës Atdhetar!

Madhështia e Tij qendron në paften e bronxit që Trimit i ngjeshej per parzem…

      

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz radovani, Prof. Nikoll Dakaj, Revolucioni Kulturor, viktimë

Bisedimet me Serbinë “Shou marketing i marrëveshjeve”,viktimë edhe emigrantët!

August 11, 2014 by dgreca

Shqiptarë, koha po punon për neve, prandaj ta gjunjëzojmë Serbinë e ngordhur akoma me pretendime cariste . Kjo është një skandal për mërgimtarët kosovar nga një pushim tri javor të mbesim 8 ditë vetëm rrugëve vajtje ardhje është breng për vitet në vijim të shkojmë në Kosovë apo të shkojmë në pushime luksoze për të përfituar në kosto kohën dhe paranë.
Ku je zonja Edita Tahiri si përfaqësuese e bisedimeve me Serbinë edhe zoti Hashim Thaqi që vini pas çdo takimi proklamoheni pran popullit me këtë e atë marrëveshje!!!/
Shkruan Asllan Dibrani/
Bisedimet me Serbinë dhe marrëveshjet e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka disa vite që zhvillohen si procese të veçanta dhe në disa pika.
Të dy palët konfirmojnë përkushtimin për bashkëpunimin efektiv dhe normalizim të marrëdhënieve. Organizatat rajonale të cilave u referohen konkluzionet janë organizatat e tashme dhe të ardhshme ndërqeveritare ose marrëveshjet ,qëllimi i të cilave është të promovojnë bashkëpunimin dhe integrimin në rajonin e Ballkanit. Ato duhet të zbatohen në praktikën e organizimit të takimeve rajonale duke linçuar të drejtat e qytetarëve në të anët . BE duhet të mbikëqyrë implementimin e këtyre marrëveshjeve sipas zhvillimit dhe pikat konkluduiese që janë zhvilluar në shumë takime. Siç duket këto takime dhe bisedime janë vetëm sa për sy e faqe, kur shihen që këto konkluzione dhe marrëveshje me nënshkrimet nga të dy përfaqësitë qeveritare të Kosovës dhe Serbisë, po edhe organeve kompetente evropiane. Kjo ma shumë është një ” Shou marketing marrëveshje” në mes Serbisë dhe Kosovës derisa këto marrëveshje shkelen nga pala serbe!!!???…
Këto marrëveshje janë në kundërshtim praktik që po e përjetojnë qytetarët e Kosovës çdo ditë. Kjo ngecje, po ndihet kudo në popullin e Kosovës , rasti konkret i Mitrovicës që bëhet një politikë e njëanshme .Vapa e këtyre ditëve dhe rreshtat e gjatë të emigranteve deri ne 30 km në pritje për në Kosovë e tregoj ma se miri emigracioni si viktimë e “Shou marketing marrëveshjeve me Serbinë” duke pritur me ditë të tëra të kalohet kufiri në mes Kosovës dhe Serbisë !!!???…

Derisa në Ministrinë e Diasporës thonë kenë arritur një numër i madh i ankesave të emigrantëve të Kosovës të cilët kanë potencuar se janë krijuar kolona të gjata dhe se ata po presin deri në 30 orë për të kaluar procedurat kufitare nuk flasin asgjë ma tepër, pos një informate që atje qenka krijuar një rend i gjatë i pritjes ?.
Politika zyrtare e Qeverisë së Kosovës në duart e zëdhënësve të policisë ?
Është për tu habitur me zyrtarët e Kosovës me Zonjën Edita Tqahirin qe është përcaktuar si përfaqësuese e bisedimeve me Serbinë edhe zotin Hashim Thaqin, që këto kompetenca të tyre dhe këto skandal të torturimit dhe pritjeve të jashtëzakonshme i kalojnë të zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili thekson se:” Këto pritje të gjata janë si rezultat i fluksit të madh të qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë shtetit, e që pushimet vinë t’i kalojnë në vendlindje”.Këto thënie nuk janë as bindëse as të logjikshme, as qe kane ndonjë senës mirëkuptimi , aq ma pak nga segmenti politik. As zëdhënësit, as policia e Kosovës nuk është kompetente të flas ma shumë edhe se kanë mundur të shprehen pak ma ndryshe .Për këto gjera janë kompetent qeveritarët e Kosovës që nuk kanë ngritur edhe një ankesë në strukturat e larta evropiane .Qeveria e Kosovës duhet te ngrehin zërin edhe në politiken serbe edhe në strukturat evropiane , ata që janë zotuar në ndërmjetësimin e këtyre bisedimeve .
Shtypi kosovar merret me vajtime siç merret ndonjë politikan i opozitës në Kosovë. Maltretimi , pritja dhe zvarritja siç duket qeverisë së Kosovës nuk ja prish tymin e duhanit. Po ju shkon për shtati edhe Serbisë që me ditë të tëra i lenë mërgimtarët në dy anët e kufirit!?. Kjo është një skandal për mërgimtarët kosovar nga një pushim tri javor të mbesin 8 ditë rrugëve vajtje ardhje, është breng për vitet në vijim të shkojmë në Kosovë apo të shkojmë në pushime luksoze për të përfituar në kosto kohën dhe paranë .Një matematike e thjesht nxjerr rezultatin me shumë humbje . Kjo rrëmujë nuk e besoj qe ka kaluar ma larg se ne tek mediat e Kosovës pa e vrarë ndërgjegjejen e qeveritarëve.
Numri i qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë emigruar në vende të ndryshme të botës, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës është mbi 700 mijë persona . Më së shumti kanë emigruar kosovarët, është Gjermania me 35.25 për qind, e pasuar nga Zvicra me 22.94 për qind. Këto shifra nuk përputhen me realitetin që asnjë organ nuk mundet me dalë me një shifër të saktë për numrin e emigrantëve. Kur kemi para sysh se një qift i ikur para 20 vitesh ,sot mund të ketë edhe 3-4 fëmije, që as kund nuk janë në evidencë. Mërgata gjithmonë ka qenë promotor i ngjarjeve në Kosovë, andaj nuk e meritojmë një injorancë aq brutale edhe në administratën e Kosovës për dokumente dhe shërbimeve tjera. Zotëritë qeveritarë , le t’i vrajë ndërgjegjja e një politike boshe qe jeni duke e bërë ndaj Kosovës , qytetareve të saj dhe emigracionit kosovar.Po tu kishte ndodh serbëve kjo qe po ju ndodhë kosovarëve , me një diskriminim kishin me dëgjuar edhe kombet e bashkuara e lëre me këtu në Evropë. Qeveritarët tanë qofshin të mallkuar s’qet të zotë me quar një protestë kundër Serbisë për asnjë shkelje që po i bënë Serbia në dëmin e Kosovës. Shqiptar koha po punon për neve prandaj ta gjunjëzojmë Serbinë e ngordhur akoma me pretendime cariste .Le tu vret zëri i popullit qe ju besuam te zhvilloni biseda te mirëfillta si shteti me shtet e jo të” lozet si macja me miun”

Filed Under: Opinion Tagged With: "Shou marketing, asllan dibrani, bisedimet me Serbine, edhe emigrantët!, i marrëveshjeve", viktimë

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT